• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

  • POLITIKË

    Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

    Spiropali në Turqi: Marrëdhënie e institucionalizuar në forma konkrete bashkëpunimi

    Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet

    Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

    Vijon saga e dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Vendimi i Parlamentit të Amerikës Qendrore demonstrim i përkushtimit universal të bashkësisë ndërkombëtare ndaj parimit të ‘Një Kine’

8 Tetor, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Një ngjarje e rëndësishme në aspektin e politikës së jashtme dhe të veprimtarisë diplomatike ndërkombëtare është shënuar kohët e fundit lidhur me vendimin e Parlamentit të  Amerikës Qendrore, i cili zyrtarizoi vendimin e marrë prej kohësh për të  ftuar Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK) të jetë vëzhguese e përhershme në PARLACEN, parlamenti i  këtij rajoni të Amerikës Qëndrore, që ka gjashtë vende anëtare. Ky zhvillim pasoi vendimin unanim te këtij institucioni të dëbonte rajonin ishullor kinez të Tajvanit, që mbante vendin e vëzhguesit në mënyrë të paligjshme jashtë çdo norme ndërkombëtare, të cilat rregullojnë marrëdhëniet midis vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare, duke mirëpritur Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës si vëzhguese të përhershme veprim tjetër që plotëson kuadrin e njohjes mbarëbotërore të parimit “një Kinë” nga komuniteti ndërkombëtar e përfaqësuar nga Republika Popullore e Kinës.

Në një takim të mbajtur në kryeqytetin e Nikaraguas, Managua më 21 gusht, Parlacen miratoi përfshirjen e Kinës dhe përjashtimin e rajonit të Tajvanit pas më shumë se dy dekadash si vëzhgues i përhershëm, duke sjellur në vëmendje rezolutën përkatëse të dëbimit të ishullit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 1971 në favor të Kinës. Ajo rezolutë historike e miratuar nga shumica e vendeve anëtare pas një kundërshtimi të paprinciptë të SHBA dhe aleatëve të saj, të makinacioneve nga më diaboliket të tyre në OKB e strukturat e saj, që në atë kohë ishin nën kontrollin amerikan, e konsideronte Tajvanin si një provincë të Kinës “gjë që e skualifikoi atë nga pjesëmarrja si një vend i pavarur”.

Për momentin Parlamenti i Amerikës Qendrore përbëhet nga përfaqësues prej gjashtë vendeve anëtare, që janë përkatësisht Guatemala, El Salvadori, Hondurasi, Nikaragua, Panamaja dhe Republika Dominikane. Në fakt Panamaja, Republika Dominikane, El Salvadori, Nikaragua dhe Hundurasi i kishin  ndërprerë të ashtuquajturat “marrëdhënie diplomatike” me Tajvanin që nga viti 2017dhe kishin rivendosur lidhjet zyrtare me Kinën, fuqinë e dytë më të madhe në botë, që në atë kohë, duke i hapur rrugë zhvillimit normal të marëdhënieve politike dhe ekonomike me secilin vend. Por zyrtarizimi edhe në grup parlamentar, që zë fill qysh në prillin të vitit të kaluar kur Parlacen bëri të njohur për opinion publik në rajon dhe në botë se pranonte unanimisht parimin e “Një Kine”, çka do të thotë se edhe Guatemala, e cila vazhdon të mbajë e vetme në rajon lidhjet me provincën kineze të Tajvanit, duke ndjekur kuptohet edhe për pak kohë skemën e SHBA, që e konsideronte në të shkuarën Amerikën Qëndrore si ‘oborrin e tyre të pasëm’  me junta ushtarake të vendosura nga strategët e Uashingtonit në shumicën e vendeve të rajonit, si dhe të Amerikës Latine.

Të zhgënjyer nga ‘tradhëtia’ e fundit e ish-aleatëve në këtë rajon, bastioni i fundit i mbështetjes së imponuar për politikën anti-kineze të SHBA, pati reagime inatçore e nervoze, madje edhe kërcënuese ndaj këtyre vendeve prej politikanëve amerikanë, gjë që nuk habit askënd në Amerikë Qëndrore por edhe ne arenën ndërkombëtare. Përkundrazi ky zhvillim i ri i rrit vlerën Kinës, e cila nuk kërkon asgjë më shumë se marrëdhënie miqësore në interes reciprok me të gjithë popujt e botës, veçanërisht me vendet në zhvillim, kur të gjithë po përpiqen të kapërcejnë sfidat globale që kanë goditur njerëzimin.

Kongresmeni Republikan i SHBA Mario Diaz-Balart, bashkëkryetar i Grupit të Kongresit të Tajvanit, u citua nga CNN më 23 gusht 2023 të kishte thënë në një postim në Twitter se vendimi për të anuluar statusin e vëzhguesit të përhershëm të Tajvanit në Parlamentin e Amerikës Qendrore ishte “një sulm i dënueshëm ndaj demokracisë”. Duke ndjekur këtë linjë, senatori republikan Marsha Blackburn tha se Shtetet e Bashkuara “duhet të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Tajvanit për të trajtuar ndikimin në rritje të Kinës në mbarë botën”.

Si kundërpërgjigje ndaj grahmave të fundit të përpjekjeve të atyre qarqeve politike amerikane, që janë ngujuar në barrikadën e tyre të vjetër anti-kineze, e cila po shembet dita-ditës, Salvadoran Carlos Hernandez, president i Komisionit të Punëve të Jashtme i Parlacen, në deklaratën e tij në favor të vendimit unanim të deputeteve nga gjashtë vendet e Amerikës Qendrore iu referua parimit të së drejtës ndërkombëtare publike të “një Kinë” të ratifikuar me rezolutën 2758/1971 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Republika Popullore e Kinës do të bashkëpunojë me Parlacen për çështjet e zhvillimit të infrastrukturës, energjisë, tregtisë, bujqësisë dhe për të promovuar së bashku sigurinë ushqimore”, tha presidenti Hernandez në deklaratën e tij, që është përgjigja e qartë dhe e drejtëpërdrejtë ndaj Uashingtonit se kohët e shkuara të hidhura të grabitjes neokolonialiste të monopoleve amerikane kanë marrë fund dhe popujt po kërkojnë zhvillim jo prapambetje, bashkëpunim përfitues jo grabitje, luftë ndaj varfërisë ekstreme jo luftë të ftohtë.

Ndërkohë Kryetari i Komitetit të Përhershëm të AKPK-së , Zhao Leji deklaroi se “Ky vendim historik ka tërhequr shumë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, i cili tregon edhe një herë se parimi një Kinë është një normë e njohur botërisht dhe mbështetja dhe respektimi i këtij parimi është një prirje e papërmbajtshme e kohës”. Ai falënderoi Parlamentin e Amerikës Qendrore për mbështetjen e vendosur të pozicionit të Kinës për çështjet që lidhen me interesat thelbësore.

Kjo deklaratë pasoi bisedimet e Zhaos me Kryetarin e Parlamentit të Amerikës Qendrore, Amado Cerrud në Pekin, ku të dy palët nënshkruan marrëveshjen që i jep Kongresit Kombëtar Popullor statusin e vëzhguesit të përhershëm në Parlamentin e Amerikës Qendrore. Zhao theksoi se marrëdhëniet e Kinës me vendet e Amerikës Qendrore po zhvillohen me një vrull të shëndoshë dhe të gjitha vendet me të cilat Kina ka marrëdhënie diplomatike në rajon janë bashkuar në përpjekjet për të ndërtuar Një Brez, Një Rrugë.

Sipas tij, Kina është e gatshme të punojë me vendet përkatëse të Amerikës Qendrore për të forcuar bashkëpunimin në fusha të tilla si infrastruktura bujqësore, investimet dhe mjetet e jetesës së njerëzve, për të zgjeruar konsensusin strategjik, solidaritetin dhe koordinimin dhe për të kundërshtuar hegjemonizmin, politikën e forcës, unilateralizmin dhe barrierat tregtare, duke promovuar bashkërisht ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Në vazhdim ai tha se Asambleja Kombëtare Popullore është e gatshëm të rrisë bashkëpunimin me Parlamentin e Amerikës Qendrore dhe koordinimin me të në Unionin Ndërparlamentar dhe Parlamentin Latino-Amerikan për të mbrojtur së bashku të drejtat dhe interesat e vendeve në zhvillim. Çështja e Tajvanit është thelbi i interesave thelbësore të Kinës dhe parimi një Kinë është premisa themelore politike për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve, tha Zhao.

Ndikimi i Kinës në Amerikën Latine, veçanërisht në Amerikën Qendrore, është rritur në dekadën e fundit me lidhje më të ngushta me vendet e rajonit në fushat e ekonomisë dhe tregtisë, të marrëdhënieve politike dhe diplomatike, Xu Shicheng, një studiues në Institutin e Studimeve të Amerikës Latine pranë Akademisë Kineze të Shkencave Sociale, i tha  Global Times më 22 gusht. Xu theksoi se se Parlamenti i Amerikës Qendrore ka bërë një fillim të mirë dhe është e mundur që pozicioni i rajonit të Tajvanit në organizata të tjera si Sistemi i Integrimit të Amerikës Qendrore (SICA) gjithashtu të zëvendësohet nga Kina në të ardhmen e afërt.

Nëqoftëse dy dekada më parë marrëdhëniet e Kinës me Amerikën Qendrore kanë qenë në nivel të ulët, dhe në vëllimin e tregtisë së Kinës me të gjithë Amerikën Latine, që arriti në vetëm 12 miliardë dollarë dy dekada më parë, pjesa e Amerikës Qendrore ishte e vogël.

Aktualisht Pekini është partneri i dytë ose i tretë më i madh tregtar me vendet e Amerikës Qendrore. Investimet kineze në këtë rajon janë të pranishme në projektet e infrastrukturës në Honduras, Nikaragua, Kosta Rika dhe Panama, dhe ka plane për investime të mëtejshme në El Salvador dhe Guatemalë. Investimi kinez në infrastrukturën e Amerikës Qendrore ka arritur shifra prej miliarda dollarësh.

Shumë gjëra kanë ndryshuar, veçanërisht që nga viti 2007, kur Kosta Rika u bë kombi i parë i Amerikës Qendrore në mijëvjeçar që u shkëput nga Tajvani dhe njohu Republikën Popullore të Kinës. Ky veprim bëri që Kosta Rika të përfitonte nga flukset më të larta tregtare me Kinën, të kishte rritje të investimeve kineze dhe një stadium i ri kombëtar sportiv, mes projekteve të tjera të infrastrukturës dhe zhvillimit. Panamaja ofron një histori të ngjashme. Në vitet 2001–02, eksportet e saj në Kinë arritën në 2 milionë dollarë amerikanë; importet e saj nga Kina arritën në vetëm 41 milionë dollarë. Megjithatë, pas njohjes së Kinës në qershor 2017, qeveria panameze hapi negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe u bë e para në rajon që nënshkroi Iniciativën Një Brez, Një Rrugë. Tregtia e dyanshme u shumëzua në përputhje me rrethanat me një faktor 22. Eksportet e Panamasë në Kinë u rritën në 33 milionë dollarë deri në vitin 2019, importet e saj nga Kina u rritën në 27 herë më shumë se shifra e lartëpërmendur.

Përkatësia në BRI e Panamasë premton shumë dhe po jep rezultate shpejt. Njëzet e një projekte të mëdha infrastrukturore ose kanë përfunduar ose janë në ndërtim, duke filluar nga portet dhe terminalet e kontejnerëve të lidhur me Kanalin e Panamasë deri te një urë e katërt mbi rrugët ujore, linjat hekurudhore, linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe telekomunikacionin. Ndërkohe një minierë bakri që renditet ndër më të mëdhatë në botë ka ngjallur interesat tregtare kineze.

“Rritja e investimeve kineze në Amerikën Qendrore mund të karakterizohet aktualisht nga një rritje në marrëdhëniet tregtare dhe investimet e huaja direkte. Vendet në rajon shohin lidhje më të mëdha ekonomike me fuqinë aziatike si një mjet për të adresuar mangësitë e infrastrukturës në fusha të tilla si spitalet, digat, rrugët dhe objektet e telekomunikacionit”, parashikonte kohë më parë Grupi i Amerikës Qëndrore (Central American Group).  Jorge Heine, profesor kërkimi në Shkollën e Studimeve Globale Pardee në Universitetin e Bostonit dhe ish-ambasador i Kilit në Kinë tha më 8 shtator 2023 se të gjitha investimet e huaja direkte kineze në Amerikën Latine kapnin shifrën e rreth 70 miliardë dollarëve. Ai vinte në dukje se Brazili ka përfituar gjysmën e të gjitha investimeve të huaja direkte kineze në Amerikën Latine. Sipas tij, në vitin 2021, Brazili, një vend anëtar i BRICS, ku Kina luan një rol kryesor, tërhoqi 5.9 miliardë dollarë në investime kineze.

Kina e ka vlerësuar lart zhvillimin e fundit të triumfit të së vërtetës historike të sovranitetit dhe integritetit të popullit kinez prej 1.4 miliard njerëzish si një i tërë, duke përfshirë bashkëqytetarët e Tajvanit si pjesë të Republikës Popullore të Kinës dhe në këtë drejtim fjala e parlamenteve, ligjëvënësve që përfaqësojnë popujt si në rastin e Parlacen, ka vlerë të veçantë dhe prandaj udhëheqja kineze i kushton një rëndësi të dorës së parë bashkëpunimit ndërparlamentar si një përgjigje popullore ndaj sfidave globale, ndaj hegjemonizmit, ndaj fryrjes së erërave të Luftës së Ftohtë. Parliamentarizmi kinez i kapërcen ndasitë politike e partiake, duke vënë në plan të parë bashkëpunimin midis popujve sepse, në fund të fundit, çdo sfidë bie mbi popujt e përballohet prej tyre dhe përfaqësuesve të tyre parlamentar sepse qeveritë e administratat në çdo vend janë individuale dhe shkojnë e vijnë.

Prandaj zëdhënësi i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Xu Dong e shikonte vendimin e Parlacen në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit midis parlamenteve të Kinës dhe të këtyre vendeve, duke shprehur gatishmërinë për të krijuar dhe zgjeruar shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin me parlamentarët mbi bazën e parimit një Kinë. Në këtë kuadër ai premtoi përpjekje për të nxitur më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin me parlamentet e vendeve përkatëse të Amerikës Qendrore dhe për të dhënë kontribute të reja për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe përfitimin në të mirë të popujve të vendeve të tyre.

Lëvizja e drejtë e Parlacen për çështjen lidhur me Tajvanin ka ilustruar gjerësisht se respektimi i parimit të një Kine i shërben të mirës më të madhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe është në përputhje me vullnetin e popujve dhe prirjen e parezistueshme të kohës, tha Xu. Ky është një demonstrim tjetër i përkushtimit universal dhe të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare ndaj parimit të një Kine, i cili është i palëkundur dhe i padiskutueshëm, tha zëdhënësi, duke shtuar se çdo përpjekje për të krijuar “dy Kina” ose “një Kinë, një Tajvan” është i destinuar të dështojë./cri

Related- Posts

Bota

Sllovenia shpall “non grata” dy ministra izraelitë

17 Korrik, 2025
Bota

Presidenti Erdoğan: Turqia nuk do ta lejojë asnjëherë copëtimin e Sirisë

17 Korrik, 2025
Bota

Forcat izraelite sulmojnë famullinë katolike në Gaza, reagon papa Leo

17 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz and UK Prime Minister Keir Starmer sign a new friendship treaty. Photo: Michael Kappeler/dpa

Britania e Madhe dhe Gjermania nënshkruajnë traktatin e miqësisë,

17 Korrik, 2025

Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

17 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.