• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Rezoluta për Kosovën/ Kryeministri Rama: Draftrezoluta për Kosovën e propozuar nga PD, propagandë për politikë të brendshme

Shqipëria, faktor aktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal

12 Tetor, 2023
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të Posaçme, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës.

Gjatë mocionit me debat, Rama kujtoi se Shqipëria tashmë është një zë i fortë për rajonin në SHBA e BE por se puna e saj po dëmtohet nga qëndrimi që po mban Albin Kurti për konsum të brendshëm politik.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se draftrezoluta e propozuar nga Partia Demokratike për Kosovën ka si qëllim propagandën kinse patriotike për politikën e brendshme.

Gjatë mocionit me debat të kërkuar nga deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku mbi qëndrimin e Shqipërisë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, Rama u shpreh se “draftrezoluta e PD-së e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë doli nga i njëjti oxhak kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës, mbi ngjarjen tragjike të vrasjes së efektivit të policisë nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri të Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi se Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën e vet, por edhe në detyrën e tij të miratojë rezolutë të kësaj natyre.

“Kuvendi i Kosovës i drejtohet për mbështetje politike dhe institucionale fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtarë ku Kosova nuk bën pjesë. Po Shqipëria, vend anëtar në NATO, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka ulëse në KS dhe të gjitha rrugët e komunikimit institucional me botën demokratike, që ka ambasadat e veta në të gjithë organizmat, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që na propozuat? Cilat parlamente të vendeve të NATO-s apo BE-së miratojnë rezoluta të tilla drejtuar botës, organizatave të komunitetit euroatlantik, ndërkohë që janë vetë pjesë e tij?”, tha Rama.

“Cili është qëllimi i një nisme të tillë përtej propagandës kinse patriotike për politikën e brendshme? Draftrezoluta të tilla shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e propagandës kinse patriotike për t’u përdorur si politikë ditore e llojit më të ulët, duke folur edhe për viktimat e Millosheviçit në Kosovë e deri në Bosnje e Hercegovinë dhe për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shek. XXI”, shtoi Rama.

“Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të aleancës së shkuar, me akuza për tradhti e tradhtarë? Botës demokratike jo njëherë, fatmirësisht por edhe shumë fatkeqësisht për gjithë shqiptarët, bota nga vijnë këto shkulme dëshpërimi politik ekstrem i përket një planeti tjetër nga i ynë, që ka marrë edhe emrin e vetë të vërtetë, planeti nongrata, nga burimi i të keqes së vjetër që ka helmuar politikën shqiptare dhe atrofizuar organizmin e një pale të saj në pikë pa kthim të humbjes së logjikës, shikimit, dëgjimit”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “ne nuk mund ta mbrojmë sot shëndetin e demokracisë sonë parlamentare nga lëndimi i helmeve që lëshohen këtu në emër të fjalës së lirë, por ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë si edhe deri më sot”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se Shqipëria është sot faktor aktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe pozicioni i saj është ngritur në një majë të re në rajon.

Kjo, sipas tij, shihet gjithnjë e me më shumë respekt nga bashkësia ndërkombëtare.

“Puna është se në Tiranë por edhe në Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria e djeshme nuk është më e njëjta në arenën ndërkombëtare. Nëse sot ne respektohemi si absolutisht të barabartë në çdo instancë dhe rrethanë, vlerësohemi për dinjitetin dhe qartësinë që tregojmë me fjalë dhe me vepra, pyetemi nga të gjithë aktorët kryesorë të komunitetit euroatlantik që na konsultojnë rregullisht për problematikat rajonale, çmohemi si një vend serioz që i besohen role me rëndësi në tryezat kryesore ndërkombëtare, më e fundit zgjedhja e Shqipërisë vetëm dy ditë më parë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së mes vetëm 15 vendeve të botës”, tha Rama, gjatë mocionit me debat në Kuvend.

Rama theksoi po ashtu se Shqipërisë sot i kërkohet mikpritje samitesh të rëndësishme të atij komuniteti këtu në Shqipëri, gjëra të paimagjinueshme disa vite më parë.

“Kjo nuk ndodh as se unë vesh atlete në samite dhe as se ata që na besojnë nuk kanë se ku të mblidhen. Kjo ndodh vetëm sepse ne e kemi ngritur Shqipërinë në një nivel të ri, politikën tonë të jashtme në një stad të ri dhe pozicionin e shtetit tonë në rajon në një majë të re. Shembullit të kahershëm të këtij vendi si faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal i kemi dhënë një rrezatim të ri për një anëtar të denjë e të përgjegjshëm të komunitetit euroatlantik, aktiv në mbrojtjen e interesave të veta kombëtare dhe në mbrojtje të interesit strategjik të paqes, stabilitetit dhe progresit në këtë rajon”, theksoi ai.

“Deri dje Shqipëria ishte faktor pasiv i paqes dhe stabilitetit, ndërsa sot është faktor aktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kjo shihet gjithnjë e me më shumë respekt nga bashkësia ndërkombëtare. Ne nuk e bëjmë këtë as për tu dukur bukur në sytë e komunitetit ndërkombëtar, por e bëjmë këtë për veten tonë në radhë të parë, për Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptar”, theksoi ai.

Kosova rrezikon të humbasë shansin historik nga plani franko-gjerman

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se Kosova sot po rrezikon ta humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman, për të bërë një progres të jashtëzakonshëm, më kuptimplotë në luftën diplomatike me Serbinë.

Gjatë mocionit me debat në Kuvend për Kosovën, Rama tha se ajo po humbet dita – ditës, dhe vetëm prej mosbërjes së atij asociacioni, besimin dhe respektin e atyre që e njohën si shtet të pavarur dhe që janë angazhuar ta çojnë drejt njohjes përfundimtare nga të gjithë si një Republikë e pavarur e komunitetit të madh të shteteve të OKB-së.

“Ndërsa duke u bërë fakt i kryer, pikërisht ai asociacion që mistifikohet përditë si të ishte kali i rilindur i Trojës që aleatët strategjikë po duan ta fusin me hile në Prishtinë, do të kthehet menjëherë në një litar në këmbët e Serbisë. Nëse asociacioni bëhet si duhet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë, Serbia nuk do të lëvizë dot aq lirshëm sa ka lëvizur tërë këto kohë mes Brukselit e Uashingtonit, duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në procesin e dialogut dhe duke e nënvizuar në çdo rast si viktimë refuzimin me një çmim krejt të paarsyeshëm të një asociacioni komunash, i cili i kyçur brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, do të ishte i zhveshur nga çdo potencial kërcënimi për destabilizim të shtetit të Kosovës”, shtoi ai.

Rama kujtoi se këtë gjë e kërko edhe Presidenti Clinton kur erdhi në Tiranë.

“Presidenti Clinton më tha: ‘Thuaju miqve të mi në Prishtinë, të mos e humbasin shansin e madh të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman. Tregoju nga ana ime se si e humbi Jaser Arafati mundësinë e artë të paqes, kur e kishte mbi tavolinën e Zyrës Ovale dokumentin e marrëveshjes më të mirë që është shkruar ndonjëherë, për zgjidhjen përfundimtare të atij konflikti, pak javë përpara se sa unë të lija Shtëpinë e Bardhë. Izraelitët thanë po, do ta firmosim. Edhe Jaser Arafati tha po, do ta firmos. Unë porosita të më bënin gati urdhrin për të filluar organizimin e ceremonisë së shumëpritur me dekada. Të nesërmen Arafati më mori në telefon dhe më tha, “Zoti President, ju keni bërë atë që askush nuk e ka bërë për Palestinën dhe marrëveshja është më e mira e mundshme, por unë nuk e firmos dot’”. u shpreh Rama.

Duke cituar më tej Presidentin Clinton, kryeministri u shpreh se ai kërkoi që Kosova jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e saj të ditëve më të vështira, po duhet të punojë njësh me ta, për të bërë paqe. Dhe të finalizosh paqen kërkon edhe më shumë kurajë se sa të nisësh luftën”.

Në këtë drejtim, Rama u shpreh se ajo që po ndodh sot mes Palestinës dhe Izraelit është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore, të prodhuar nga frika e lidershipit politik për të bërë paqe me armikun historik. “Ky është thelbi.

Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka sqaruar deklaratën e tij që KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun e Kosovës.

Ai tha se ka thënë gjënë e duhur pasi Kosova nuk ka forca të mjaftueshme ushtarake. Ai theksoi se në kufirin në Veri futen armatime dhe drogë dhe forcat ekzistuese që janë atje nuk janë të mjaftueshme.

“Kufiri me Serbinë është katandisur në një rrjet të çarë kudo, ky hyjnë armatime drogë, ndërkohë që forcat ekzistuese të kufirit janë të pamjaftueshme. Unë këtë flasë për përgjegjësinë absolute që KFOR do të marrë për ta vënë në kontroll Veriu. Gjë që forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot. Këtë e thonë vet udhëheqësit e lartë të Kosovës. KFOR e ka shprehur sa herë ka kërcitje pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës, sepse është e qartë nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet se nuk kemi bashkëpunimi. Kam thënë gjënë e duhur për interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës”-theksoi ai.

Ai theksoi se KFOR do të vazhdojë të rri në Kosovë deri kur dialogu i normalizimit me Serbinë të jetë kryer me sukses.

“Mua kjo mënyrë e qasjes ndaj një problemi kaq serioz më duket një alibi për ta mbajtur gjallë burimin e konfliktit, jo si një shqetësim logjik, për sovranitetin e Republikës së Kosovës, garanti më i fortë që është prania e NATO-s e jo turma e sherrxhinjve. KFOR nuk është një ushtri pushtuese në Kosovë. KFOR është njësia e çlirimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës, apo nuk e mbani mend këtë. Kur tjetri ta ruan shpinën dhe mbase të ka shpëtuar dhe kokën ekziston mundësia që fillon e të gënjen mendja sikur rreziku nuk ekziston më, dhe të duket se ai po të spiunon.

KFOR do të vazhdojë të rri në Kosovë deri kur dialogu i normalizimit me Serbinë të jetë kryer me sukses. Çfarë garancish ka që vrasja e Bunjakut nuk do të përsëritet. Si mund të garantohet qetësia atje nëse nuk garantohet paqja me Serbinë. Paqja bëhet me armikun jo me vëllanë. Pse duhen harxhuar kaq shumë kohë në një rrugë kaq zhgënjyese. Sovraniteti shtetëror i Kosovës mund të lëndohet prej kësaj rrugë”-tha ai.

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025
NGJARJE

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025
Kryesore

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.