• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Ambasadori i Kroacisë në Tiranë, Kramaric: Kroacia dhe Shqipëria dy vende që garantojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Ambasadori Zlatko Kramaric: Radojçiç u përpoq të ishte Arkani dhe Dodiku në të njëjtën kohë!

18 Tetor, 2023
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Kroacia dhe Shqipëria përfaqësojnë një bosht të ri politiko-ushtarak në këtë pjesë të Evropës – këto dy vende mund të garantojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Aksi Zagreb-Tiranë paraqet një fakt të ri politik dhe si i tillë nuk është i ngarkuar me asnjë trashëgimi negative nga e kaluara. Për më tepër, ky aks kombinon disa komponentë të rëndësishëm gjeopolitikë – Mesdheun, Evropën Qendrore, dhe Ballkanin! Nëse do ta krahasonim këtë bosht me projektin e Ballkanit të Hapur, do të shihnim sa më gjithëpërfshirës dhe më i gjerë është ky bosht dhe si i tillë edhe më premtues.Thjesht, është më i gjallë, më europian…, më afër pritshmërive të shqiptarëve“, kështu shprehet ndër të tjera Ambasadori kroat në Shqipëri Zlatko Kramaric në një intervistë ekskluzive për “Albania Daily News“.

Argumentum.al sjell në versionin shqip intervistën si më poshtë:

Nga Genc Mlloja

Albanian Daily News: Z. Ambasador, dy ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur midis Shqipërisë dhe Kroacisë gjatë muajve të fundit dhe konkretisht krerët e shtetit dhe qeverisë, përkatësisht Bajram Begaj dhe Edi Rama, kanë bërë vizita zyrtare në Zagreb. Është shkruar shumë për ta dhe media shqiptare i ka mbuluar gjerësisht ngjarjet, por, ju lutem, a mund t’na jepni disa hollësira të bisedimeve mes drejtuesve të dy ‘partnerëve strategjikë’ ku morët pjesë edhe ju si i dërguari i lartë diplomatik i Zagrebit në Tiranë?

Ambasadori kroat Zlatko Kramaric: Nuk ka dyshim se këto dy vizita të njëpasnjëshme të liderëve shqiptarë në Kroaci (vizita në pranverë e Presidentit Begaj dhe vizita e fundit e kryeministrit Rama) vërtetuan padyshim partneritetin strategjik të vendeve tona! Kjo do të thotë se Shqipëria është e vetëdijshme për rëndësinë e Kroacisë në rrugën e saj evropiane sepse ajo është promotore e interesave politike dhe ekonomike shqiptare, dhe nga ana tjetër, Kroacia dhe Shqipëria përfaqësojnë një bosht të ri politiko-ushtarak në këtë pjesë të Evropës – këto dy vende mund të garantojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Aksi Zagreb-Tiranë paraqet një fakt të ri politik dhe si i tillë nuk është i ngarkuar me asnjë trashëgimi negative nga e kaluara. Për më tepër, ky aks kombinon disa komponentë të rëndësishëm gjeopolitikë – Mesdheun, Evropën Qendrore, dhe Ballkanin! Nëse do ta krahasonim këtë bosht me projektin e Ballkanit të Hapur, do të shihnim sa më gjithëpërfshirës dhe më i gjerë është ky bosht dhe si i tillë edhe më premtues.Thjesht, është më i gjallë, më europian…, më afër pritshmërive të shqiptarëve.

– Presidenti Begaj i shoqëruar nga presidenti Milanovic, vizitoi komunitetin arbanas të Zarës dhe të dy presidentët vlerësuan kontributin e tyre prej më shumë se tre shekujsh në forcimin dhe diversifikimin e lidhjeve midis popullit shqiptar dhe kroat. Qytetarët arbanas janë të kënaqur me jetën e tyre në Kroaci dhe kroatët i trajtojnë ata si pjesë përbërëse e shoqërisë së vendit në të gjitha aspektet. Z. Ambasador, i referohem këtij aspekti në një kohë kur çështja e pakicave në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë mollë sherri mes vendeve të rajonit. Së pari, cili është çelësi i një bashkëjetese kaq të shëndetshme dhe së dyti, a mund të jetë një rast i tillë një shembull i mjaftueshëm për t’u zbatuar nga popujt e tjerë të rajonit, natyrisht duke marrë parasysh rrethanat konkrete përkatëse të secilit vend?

– Jam plotësisht dakord me atë që thoni se Arbanasit e Zarës janë një shembull paradigëm i bashkëjetesës së suksesshme midis shumicës së kombit dhe pakicave. Shumica jo vetëm që respekton plotësisht të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive të pakicave në jetën e tyre të përditshme, por edhe i realizon të gjitha këto të drejta në praktikë.

Në këtë mënyrë Arbanasit kanë arritur të ruajnë identitetin, gjuhën, traditat, ndërgjegjësimin për veçantinë e tyre, dhe nga ana tjetër, ata kanë marrë pjesë aktive në jetën politike, kulturore, fetare, ekonomike, sportive kroate. Gjurmët e tyre në jetën shoqërore dhe politike të Kroacisë janë shumë të dukshme. Askush nuk mund ta injorojë këtë, dhe një gjë e tillë përfaqëson një nga provat më të bukura të diversitetit kroat. Natyrisht, si e tillë mund të përfaqësojë një shembull që duhet të ndjekin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë të ngjashme mendon edhe një filozof i mirënjohur hebre, Yuval Noah Harari, i cili beson se marrëdhënia midis hebrenjve dhe palestinezëve duhet të ndryshojë në mënyrë dramatike nëse do të arrihet paqja e vërtetë në Lindjen e Mesme.

-Vizita e kryeministrit Rama u zhvillua pas aktit të agresiv të 24 shtatorit të bandave të armatosura serbe ndaj policisë së Kosovës, i cili rrezikoi të kthehej në një ‘operacion’ të armatosur nga Serbia, ashtu siç kërcënonin krerët e Beogradit. Të dy liderët e Shqipërisë dhe të Zagrebit dënuan aktin dhe përsëritën qëndrimin e tyre të palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Ju lutem, çfarë mund të ketë qenë prapa skemës së armatosur të 24 shtatorit kur serbët e kanë bërë krijimin e Asociacionit të komunitetit serb në veri të Kosovës si parakusht kryesor në dialogun Prishtinë-Beograd në përputhje me synimet e tyre? Për të qenë i drejtpërdrejtë, zoti Ambasador, a lënë të kuptohet të gjitha veprimet serbe se krijimi i ‘Republika Srpska’ në veri të Kosovës është objektivi i tyre përfundimtar?

– Për atë që ndodhi më 24 shtator të këtij viti në veri të Kosovës, ende nuk po ecim përpara. Ky nuk ishte një incident i zakonshëm, i izoluar, i cili gjoja ishte shpikur nga një njeri i caktuar – Milan Radojcic, nënkryetar i një partie politike serbe që vepron në Kosovë, e cila mbështetet hapur nga Beogradi dhe më saktë Vuçiç. Ajo parti nuk është aspak e pavarur në veprimet e saj.

Ajo parti menaxhohet nga Beogradi. Dhe pikërisht me urdhër të Beogradit, në fund të njw periudhë të caktuar, serbët u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës (vetëqeverisja lokale, policia, gjyqësori, parlamenti…), nuk morën pjesë në zgjedhjet e fundit lokale. Prandaj, Beogradi është i detyruar t’na përgjigjet të gjithëve mbi disa pyetjeve të rëndësishme: cili ishte motivi i vërtetë për të marrë një vendim kaq të paarsyeshëm, i cili më pas krijoi një sërë pasojash negative, nga rritja e tensionit ndëretnik e deri te tentativat për të ushtruar dhunë me armë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Po ashtu na duket se Radojçiç, me ndihmën e plotë logjistike/ushtarake të Beogradit, përpiqet të krijojë ‘territor të lirë serb’ në veri të Kosovës, një territor që më vonë do të shndërrohej në një ‘republikë të re serbe’. Nuk ka dyshim se plani ka qenë krijimi i zonave territoriale-politike për ndarjen e Kosovës në një të ardhme të afërt.

Radojçiç u përpoq të ishte Arkani dhe Dodiku në të njëjtën kohë! Ajo që është tragjike është se Beogradi zyrtar qëndron pas sjelljes së një personazhi kaq të errët dhe pse ai është fajtor e përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve gjykata e liroi. Po ashtu me veprimin e tij të çmendur ai e përkeqësoi situatën jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë rajonin… Në një situatë të tillë nuk mund të vazhdohet me dialogun Beograd-Prishtinë. Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar, SHBA dhe BE duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë, që do të thotë se reagimi i tyre duhet të jetë sa i shpejtë dhe unik ndaj të gjithë atyre që paraqesin rrezik për paqen botërore. Historia na mëson se hezitimi dhe dorëzimi nuk e zgjidh problemin. Duhet të ndërmerren veprime – tani dhe këtu!

– Në sfondin e gjithë asaj që ka ndodhur dhe ngjarjeve që pasuan, çfarë mendoni për formatin pas dy dekadash të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe qëndrimin aktual të Brukselit si dhe të SHBA-së ndaj Prishtinës dhe Beogradit? Si vazhdim, a mendoni se është e arsyeshme një ‘kthim’ në një konferencë ndërkombëtare?

– Më duket se është tamam koha që BE-ja të ripërcaktojë qëndrimin e saj jo vetëm ndaj krizës së Kosovës, por edhe ndaj të gjitha krizave në botë. Kohët e fundit, një gazetar amerikano-austriak Matthew Karnitschnig tregoi qartë të gjithë konfuzionin e BE-së kur brenda një dite mund të lexonim tre mendime krejtësisht të ndryshme për të njëjtin problem – qëndrimin ndaj aktit terrorist të Hamasit. Kështu që ky rast është i papranueshëm dhe padyshim dëshmitar për mosekzistencën e strategjive unike të BE-së politiko-ekonomike.

Prandaj nuk është aspak e pazakontë që Vuçiç prej vitesh po arrin të ‘mashtrojë’ bashkësinë ndërkombëtare, i ulur në disa karrige. Shpjegimi i tij se nuk nënshkroi asnjë dokument në konferencën e fundit në Ohër sepse i dhimbte dora është jashtëzakonisht cinik. Ajo histori mund të jetë e pranueshme për një pjesë të publikut serb, por ne nuk e kemi të qartë se një deklaratë e tillë mund të tolerohet nga politikanët seriozë evropianë.

Sigurisht, ky problem do të duhet të zgjidhet në një nga konferencat ndërkombëtare; por nuk ka rëndësi se cilat premisa politike do të jenë dominuese në atë konferencë. Ne besojmë se premisa dominuese nuk mund të jetë një premisë e bazuar në “simetrinë e fajit”.

Pas asaj që ndodhi më 24 shtator, gjithçka është e qartë, maskat kanë rënë, perandori Vuçiç është lakuriq. Dua të besoj se tani është e qartë për të gjithë (përfshirë edhe ato vende të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën) se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë.

– Ndërsa po zhvillojmë këtë intervistë, konflikti izraelito-palestinez është përshkallëzuar në një luftë të përgjakshme të paparë prej dekadash. Sipas mendimit dhe përvojës suaj si një nga liderët në Luftën Kroate për Pavarësi nga viti 1991 deri në 1995 midis forcave besnike kroate ndaj qeverisë së Kroacisë, e cila kishte shpallur pavarësinë nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, dhe Ushtrisë Popullore jugosllave të kontrolluar nga serbët dhe forcave lokale serbe, cila mund të jetë zgjidhja për t’i dhënë fund konfliktit palestinezo-izraelit, sepse koha është dëshmitare e ‘humnerës që po thellohet’?

– U deshën plot 30 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Oslos (1993) për t’u siguruar që filozofi palestinez Eduard Said kishte të drejtë dhe jo politikanët izraelitë dhe palestinezë të kohës. Knketisht, Said skruante në atë kohë se Marrëveshja me të cilën palestinezët morën autonomi në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor supozohej të ishte një prelud për formimin e shtetit të Palestinës ku ai shtet do të formohej kur të arrihet një marrëveshje rreth vendbanimeve hebraike në territorin e pushtuar dhe Jeruzalemin Lindor; një marrëveshje e tillë është e pamundur dhe e paarritshme në jetën reale.

Edhe në atë kohë Saidi e kishte të qartë se këto pyetje, në mënyrën se si bëheshin ata – çfarë i takon kujt- nuk mund të zgjidheshin. Said nuk ishte i kënaqur me zgjidhjen me dy shtete dhe besonte se ideja e dy shteteve nuk mund të realizohej në realitet. Prandaj, ai propozoi formimin e një shteti me dy kombe (ky do të ishte edhe propozimi ynë i mundshëm për zgjidhjen e krizës në Kosovë), sepse ai ishte i vetëdijshëm se hebrenjtë dhe palestinezët pretendojnë të njëjtin territor dhe se ai territor nuk është e mundur të ndahet ashtu. Dhe çfarë mbetj pas kësaj? Përvoja na mëson se pas kësaj do të kemi një luftë të përjetshme deri në shfarosje! Por duhet të jemi gjithashtu të vetëdijshëm se vetë koncepti i një territori ekskluzivisht për një komb është i gabuar dhe i rrezikshëm. Ngjarjet e fundit padyshim që e konfirmojnë këtë në mënyrën më tragjike dhe më të dhimbshme.

Prandaj, duhet të pajtohemi me mendimin e Yuval Noah Hararit, i cili beson se politika shumë shpesh funksionon si një eksperiment shkencor, i cili kryhet mbi miliona njerëz shpesh pa asnjë kufizim etik. Kështu, konflikti izraelito-palestinez vazhdon prej vitesh si përmes sprovave fisnike ashtu edhe gabimeve katastrofike, si fushatat terroriste të Hamasit dhe përgjigjet brutale të shtetit të Izraelit!

-Zoti. Ambasador, lufta në Ukrainë është në muajin e 19-të, konflikti izraelito-palestinez është përshkallëzuar, duke u kthyer në një luftë të përgjakshme, ndërkohë që ka shumë konflikte në vazhdim ose të fjetura midis vendeve në rajone të ndryshme të botës (rreth 46). Në një sfond të tillë të numrit më të madh të konflikteve të dhunshme që nga Lufta e Dytë Botërore dhe një ndjesie të përhapur të pasigurisë, cila është e ardhmja e botës, e paqës dhe sigurisë përballë këtyre sfidave komplekse?

– Keni të drejtë për të gjitha këto konflikte në botë, agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, terrorizmin në Lindjen e Mesme, situatën në veri të Kosovës, kërcënimet e vazhdueshme të Dodik për shkëputje, konfliktin ushtarak midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, politikën bërthamore të Koresë së Veriut, qëndrimi i Kinës ndaj ekzistencës së Tajvanit… Të gjitha këto krijojnë një ndjenjë pasigurie të plotë në botën e sotme të globalizuar. Sot të gjitha këto konflikte janë “të nxehta” dhe është e pamundur të parashikohet se çfarë do të ndodhë nesër, të gjitha opsionet janë të hapura. Nuk jam shumë optimist për të ardhmen. Është e qartë se shumë njerëz të fuqishëm janë të kënaqur me këtë lloj pasigurie në botën e sotme. Prandaj, është shumë e rëndësishme që sot të jemi në anën e duhur të historisë dhe të kemi një qëndrim të ekuilibruar, të drejtë ndaj të gjitha ngjarjeve në botë: të bësh keq nuk mund të justifikohet kurrë me faktin se dikush dikur na bëri keq! Prandaj, është e nevojshme të thyhet kjo spirale e së keqes.

– E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, zoti Kramaric, më lejoni të ndalem në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Javët e fundit janë zhvilluar disa takime ministrore dhe aktivitete të tjera lidhur me Samitin. Si një i dërguar i lartë diplomatik në Tiranë i Kroacisë, një nga promotorët kryesorë të Procesit të Berlinit, cilat janë pritshmëritë tuaja nga eventi në lidhje me perspektivën e BE-së të BB-së dhe sigurisë dhe zhvillimit në paqe të rajonit?

– Unë nuk jam nga ata që mendojnë se mund të parashikojnë të ardhmen. Dhe është edhe më e vështirë të vlerësosh zhvillimin e proceseve politike sesa të parashikosh të ardhmen. Kjo vlen veçanërisht për proceset në këto zona ballkanike. E vetmja gjë që është e sigurt është se asgjë nuk është e sigurt. Për më tepër, përmbajtjen e këtyre proceseve nuk e vendosin vetëm shtetet ballkanike. Më shpesh, gjatë historisë, këto vende nuk kanë qënë ata që kanë vendosin për fatin e tyre. Prandaj, do të ishte shumë e rëndësishme që këto vende, sa më shumë që të jetë e mundur, të pranojnë rregullat e sjelljes së vendeve të Evropës Perëndimore, ku ‘demokracia është e vetmja lojë në shoqëri’! Në këtë kontekst, formati i procesit të Berlinit garanton që ai është i arritshëm. Unë nuk jam për atë qasje që nuk përshëndet sukseset individuale. Sepse, nëse anëtarët individualë (Serbia…) nuk i përmbushin detyrimet e veta (kapitujt e ndjeshëm individual), kjo nuk do të thotë se vendet e tjera të BB-së duhet të presin për shkak të kësaj, që do të thotë se ata do të ndëshkohen sepse dikush nuk i përmbush detyrimet.

Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme të nderohen ata vende që janë vërtet të përkushtuar ndaj axhendës së BE-së. Jam i bindur se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se e meriton, pikërisht për shkak të situatës në botë, që anëtarësimi i saj në BE të përshpejtohet sa më shumë. Do të doja që ky të ishte një nga konkluzionet e këtij takimi në Tiranë.

Dhe liderët e BE-së duhet të mendojnë se çfarë do të ndodhë nëse ky proces i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor zgjat shumë. Kam frikë se në atë rast alternativat nuk janë të mëdha. Paqja nuk ka alternativë! Dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se sot në botë ka shumë kriza. Fundi i historisë mund të jetë shumë më apokaliptik sesa mund ta imagjinojë secili prej nesh. Nuk do të jetë ‘fundi i historisë’ ashtu siç e parashikoi filozofi amerikan F. Fukuyama.

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

2 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

“Biseda telefonike midis Presidentit Putin dhe Presidentit Macron-akulli thyhet….”

1 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

2 Korrik, 2025

Xi uron për hapjen e sesionit plenar të Komitetit të 14-të të Federatës Mbarëkineze të Rinisë dhe Kongresit të 28-të të Federatës Mbarëkineze të Studentëve

2 Korrik, 2025
filter: 0; fileterIntensity: 0.0; filterMask: 0; algolist: 0;
multi-frame: 1;
brp_mask:0;
brp_del_th:0.0000,0.0000;
brp_del_sen:0.0000,0.0000;
motionR: null;
delta:null;
module: photo;hw-remosaic: false;touch: (0.35062483, 0.42312485);sceneMode: 8;cct_value: 0;AI_Scene: (-1, -1);aec_lux: 297.51645;aec_lux_index: 0;albedo:  ;confidence:  ;motionLevel: 0;weatherinfo: null;temperature: 46;

Partia Komuniste e Kinës mbush 104 vjeç, duke çuar përpara modernizimin kinez dhe objektivat e zhvillimit global

2 Korrik, 2025

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiç?

2 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.