• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Zbulimi i ujit të ngrohtë në Ballkan

15 Janar, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Miodrag Vllahoviç [i]

Viti i ri nisi me suksese diplomatike të Kosovës. E para, pasaporta kosovare nuk ka më nevojë për vizë në zonën Shengen. Vendimi hyri në fuqi me 1 janar 2024, siç ishte parashikuar. Lista e vendeve ku qytetarët e vendit tonë fqinjë verilindorë mund të udhëtojnë pa preocedura të veçanta të zgjerimit, u zgjerua përfundimisht edhe në Spanjë, Ministria e punëve të jashtme e së cilës, sikurse pritej, me këtë rast nënvizoi se kjo kurrsesi nuk do të thotë njohje e Kosovës nga ana e Madridit.

Më tej, presidentja e Kosovës vizitoi Vatikanin dhe, pas takimit me Papën, deklaroi se Kosova do të hapë misionin e saj diplomatik pranë Selisë së Shenjtë. Kjo është gjithsesi domethënëse, jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve reciproke me Shtetin  Papnor.

Ndërkohë u deklarua shitja e raketave amerikane kundërtank “Javelin (“shigjeta”) me vlerë 70 milionë dollarë. Kjo është ngjarje me vlerë të madhe jo vetëm për fushën e sigurisë por gjithsesi ka vlerë edhe diplomatike sepse ndryshon ecurinë tashmë të përcaktuar të gjërave në Ballkanin Perëndimor dhe vë në pikëpyetje njëfarë “njëdimensionaliteti” të qëndrimit amerikan të viteve të fundit i cili, në forma të ndryshme, bazohej në mbështetjen speciale për Serbinë e Vuçiçit.

Raketat “Javelin”, sikurse është treguar, janë treguar shumë efikase në luftën kundër tankeve ruse në territorin e Ukrainës… Nuk ka nevojë ta cilësojmë në mënyrë të veçantë se një gjë e tillë është mesazh direkt drejtuar Beogradit zyrtar, pas aksionit të pasuksesshëm terrorist i cili përfundoi në Banjska. Vringëllimi i armëve nga ana e Beogradit tani do të heshtë.

TELASHE ME SERBINË

Paraprakisht targat e automjeteve të Kosovës, me disa vite vonesë, u bënë legale në Serbi.

Shumë komentatorë këtë vendim “të befasishëm” të Aleksandër Vuçiçit e interpretuan si nevojë të tij për të bërë lëshime pas rezultateve tejet të dyshimta të zgjedhjeve të parakohëshme dhe situatës politike e cila tani duket dramatike – në mënyrë që të zbutë ashpërsinë e kritikave të Perëndimit për shkak të keqpërdorimeve të dukshme dhe mashtrimeve zgjedhore, jo vetëm në Beograd.

Taktika e Vuçiçit pas zgjedhjeve, efektet e së cilës nuk mund t’i parashikojmë në tërësi, është – të këmbëngulë dhe të presë.

Ballansimi mes palës ruse (ambasadori rus Bocan Harçenko praktikisht është shndërruar në një zëdhënës të pushtetit serb, deklaratat publike të të cilit plotësojnë atë që Vuçiçi, dhe, nganjëherë ndonjë prej ujëmbartësve të tij, deklaron), dhe asaj amerikane, të cilën e përfaqëson – i paevitueshmi në Beograd – ambasadori Hill. Është taktikë e vjetër e presidentit të Serbisë të cilën ai, edhe sikur të dojë, nuk ka mundësi, dhe ndoshta edhe nuk ka dëshirë, ta ndryshojë. Për atë, në vitin zgjedhor në ShBA, dhe me problemet serioze të aleatit më të afërt europian Viktor Orban, formula shpëtimtare do të ishte – kthimi i Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë. Hapësira manovruese është pra tejet e ngushtuar dhe e reduktuar në një kartë të vetme, sepse – Vuçiçi nuk ka një zgjidhje më të mirë në situatën e dhënë, pa marrë parasysh mangësitë e dukshme dhe dobësitë e opozitës së tij, ekuacioni politik serb është i thjeshtë: Vuçiçi është sfida më e madhe e vetvetes.

PERËNDIMI NË UDHËKRYQ

Që gjërat kanë ndryshuar, këtë e treguan edhe reaksionet e Berlinit dhe Londrës zyrtare. Roli dhe politika e Serbisë përfundimisht morën mesazhin të cilin shumë nga fqinjësia e Serbisë e prisnin  prej vitesh.

Serbia është emëruesi i përbashkët i të gjithë krizave ballkano-perëndimore – që nga Bosnjë e Hercegovina e Mali i Zi e deri te tensionet permanente me Kosovën. Politika tërhiq e mos këput doli joefikase. Ajo shënjoi edhe periudhën e mosdakordësisë koncpetuale dhe politike mes Uashingtonit dhe Brukselit në rastin e Ballkanit Perëndimor – mbi të cilin është folur e shkruar pak. Kjo temë “jopopullore” doli në sipërfaqe me rastin e konfrontimit të Procesit të Berlinit dhe “Ballkanit të hapur”. Përfundoi me shpërbërjen e platformës së dytë por me jo me fitoren dhe suksesin e të parës.

Shpallja e orientimit proeuropian të qeverisë malazeze të kryeministrit Spajiç do të duhet të përballet me deklaratën e ministrit Krapoviç dhe “racionalizimit” të qëndrimeve për tekstin në pllakën përkujtimore (Bëhet fjalë për një pllakë përkujtimore e cila ka të bëjë më luftën e viteve 90-të të shekullit të kaluar, teksti i së cilës, sipas ministrit Krapoviç, “nuk është adekuat” dhe se duhet të ndryshohet. Gjithashtu  edhe një deklaratë tjetër e po këtij ministri në lidhje me anijen “Jadran” që nga koha e ish-Jugosllavisë bënë që kolegu i tij kroat Anushiç ta shtyjë takimin me kolegun malazez. Shën. i përkth.) nga ana e kolegut të tij, ministrit të jashtëm Ivanoviç, me realitetin e pozicionit aktual të shtetit malaezez dhe pushtetit të tij. Kështu si janë punët, shanset për një politikë sovrane, efikase dhe proeuropiane të Malit të Zi janë të pakta. Për këtë edhe komunikimi me Kroacinë, fqinjin tonë dhe aleatin në NATO, do të varet nga pozicioni i Serbisë së Vuçiçit.

Gjërat do të ishin akoma më keq sikur rajonin tonë, në një mënyrë tragjike, por të dukshme dhe të qartë për të gjithë, të mos i ndihmonte agresioni kriminal i Rusisë në Ukrainë. Pa marrë parasysh këtë qëllim të përkohëshëm, Serbia ruajti “statusin preferencial” me palën perëndimore. Shkaku, pas disa dyshimeve, mund të merret me mend, – dërgesat e municioneve dhe armëve në Ukrainë, nëpërmjet kanaleve indirekte, e shpëtuan Vuçiçin, d.m.th. ia zgjatën jetën pushtetit të tij.

Nuk duhet harruar gjithashtu se – për shkak të “shkretëtirës” politike në skenën politike serbe, Vuçiçi në shumë adresa, në mënyrë të veçantë në Uashington, përjetohej si obsioni i vetëm i qëndrueshëm në Beograd. Situata është vërtetë origjinale” “stabilokracia” serbe e cila shkakton destabilitet në mjedisin përrteh saj.

Mesazhet e fundit të Perëndimit – tani për tani – mund të interpretohen si ndryshim i retorikës ndaj Beogradit zyrtar. Rëndësia e këtij ndryshimi nuk duhet nënvlerësuar. Ajo është tregues i të kuptuarit se politika e deritanishme ndaj rajonit në tërësi, ose më mirë të themi sipas efekteve, ishte e gabuar – sepse bazohej pikësëpari në relacionin me Beogradin. Problemet e braktisura në Bosnjë e Hercegovinë dhe thellimi i krizës në Mal të Zi si dhe zgjatja e çfarëdolloj zgjidhje për Kosovën, vënë në pikëpyetje jo vetëm agjendën proeuropiane dhe euro-atlantike, ose më mirë të themi aleancën, por edhe efikasitetin e luftës kundër ndikimit malinj të Rusisë.

Për vlerësimin e efektit të retorikës së re nga metropolet europiane dhe analizën e pasojave të qëndrimit të ri amerikan (ose më saktë, disa momenteve të reja në raportin amerikan ndaj rajonit) do të duhet kohë. Nëse nuk vazhdohet me komunikim të profilizuar qartë me Beogradin zyrtar, të cilin duhet ta pasojnë masa konkrete, do të vazhdojë inercia e keqe e cila, përveç Vuçiçit të cilit i intereson satus kuoja, më shumë u shkon për shtat asipratave dhe synimeve të Kremlinit.

Për këtë, sikurse e kemi nënvizuar disa herë, raporti ndaj Ballkanit Perëndimor është pikërisht test për efikasitetin dhe frytshmërinë e sinergjisë Uashington-Bruksel, por edhe pjesa e dukshme e raporteve komplekse, ose më mirë të themi e konfrontimit me Rusinë – gjatë dhe pas agersionit në Ukrainë.

KTHIM  NË ARENËN E LUFTËS (DUBROVNIKASE)

Gjatë kësaj kohe edhe në Bosnjë e Hercegovinë – festimi i përsëritur dhe jokushtetues i 9 janarit (në Republikën Srpska të B e H datë 9 janar është caktuar – në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës – si festë kombëtare për entitetin serb, në përkujtim të 9 janarit 1992 kur pati “fituar” referendumi për shpalljen e pavarësisë së entitetit serb të atjeshëm. Shën. i përkth.), kriza permanente, disfunksionaliteti i strukturave shtetërore dhe, thënë në mënyrën më të butë, veprimtaria kontraverse e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkopmbëtare – si edhe në Mal të Zi, pasojat e ndërhyrjeve të Serbisë së Vuçiçit janë të dukshme.

Kriza politike dhe ajo e përgjithshme malazeze çdo ditë që kalon fiton elementë të rinj degradimi. E fundit – aspak e rastësishme – shkëmbi i retorikës së rëndë me Kroacinë me rastin e pllakës përkujtimore në vendin ku ka qënë kampi përqëndrimit gjatë luftës në Morinj, dhe, në mënyrë të pashmangshme, edhe në lidhje me anijen shkollore “Jadran” është pasojë e vartësisë politike dhe ideologjike të pushtetit të pas-gushtit në Mal të Zi nga rregjimi në Beograd.

Si do të shkojën punët më tej, kjo varet nga interesimi i Uashingtonit dhe i partnerëve europianë që të ndryshojnë politikën e tyre ndaj Serbisë, ose më mirë të themi ndaj Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Ky nuk është kurrfarë zbulimi, as risie, do të thonë shumë veta. Kjo gjithsesi nuk e zvoglon nevojën historike që angazhimi në Ballkanin Perëndimor të bëhet më efikas.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.pobjeda.me/clanak/otkrivanje-tople-vode-na-balkanu

Related- Posts

FOKUS

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026
FOKUS

USHTARI I PANJOHUR SI DËSHMITAR I HESHTUR

24 Tetor, 2026
FOKUS

Polici dhe syri i humbur

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.