• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

Lisen Bashkurti boton librin e 27-të: “Serbia Dilematike -Tektonikë Gjeopolitike Ballkanike”

21 Mars, 2024
in SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë lexuesi shqiptar, por jo vetëm, po merr në duar librin e 27-të autorit të njohur brënda dhe jashtë Shqipërisë, Prof.Assoc. Dr. Lisen Bashkurti, “Serbia Dilematike-Tektonikë Gjeopolitike Ballkanike”. Është një nga monografitë shkencore më të rëndësishme të autorit, duke pasur parasysh që ka në qëndër Serbinë, dilemat e saj të gjithanshme dhe ndikimin gjeopolitik tektonik që ato shkaktojnë në Ballkan.

Redaksia e ARGUMENTUM i shpreh urimet më të përzemërta Prof. Lisen  Bashkurtit dhe i shpreh mirënjohjen, që ashtu si dhe më parë i besoi ARGUMENTUM të drejtën ekskluzive të botimit të këtij njoftimi të rëndësishëm që përfaqëson një ngjarje me jehonë politike dhe diplomatike.

Për të shuar kurreshtjen e lexuesit, më poshtë po botojmë Parathënien e këtij libri nga Botuesi, zoti Jurgen HAXHIU

Lisen Bashkurti është autor shumë kompleks, por gjithnjë brënda fushës së shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Në të gjitha këto fusha ai ka eksploruar thuajse aspektet themelore, bazuar në kërkime dhe analiza të gjëra dhe të thella, duke krijuar kështu një korpus botimesh, që kanë formuar tanimë një bibliotekë të tërë që është shpërndarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e gjetkë. Ky është një kontribut i shquar i Bashkurtit në një fushë ku ka pasur një vakum të madh të së kaluarës. Në këtë aspekt mund të thuhet pa hezitim se Lisen Bashkurti, që shumë e thërrasin ‘profesor’ dhe shumë të tjerë ‘ambasador’ është një personalitet pionier në historinë e mendimit shkencor të shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë shqiptare.

Libri që sapo ka dalë nga botimi, “Serbia Dilematike-Tektonikë Gjepolitike Ballkanike”, është i organizuar me një hyrje, shtatë kapituj dhe konkluzione. Në hyrje autori na jep një vështrim shumë të gjërë mbi historinë e formimit të mendimit politik të Serbisë, duke filluar nga parashtrimi i doktrinës së ‘Nacertanies” i Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me doktrinën e Serbisë etno-gjuhësore të Vuk Karaxhic bazuar në formimin etno-gjuhësor Serb dhe degë të tjera doktrinare si doktrina e ekspansionit ekonomik Serb e Jovan Cvijic, doktrina operacionale e doktrina kriminale e “Cerna Rukas”, Traktati i Nishit dhe koncepti pansllav i Nikola Pashicit, doktrina radikale e Vasa Cubrilovicit, ‘Përzënia e Shqiptarëve’, e Ivo Andricit, doktrina militariste e Stefan Moljevicit ‘Serbia homogjene’, memorandum SANU, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë udhëhequr nga Dobrica Cosic si dhe platforma e Sllobodan Milloshevicit  – të gjitha me karakter të thekshëm nacionalist dhe frymë ekspansioniste. Hyrja është thuasje një studim më vehte për nga gjërësia dhe thellësia që parmban dhe që përbën shtratin mbi të cilin mbështetet nacionalizmi radikal dhe ekspansiv Serb në Ballkan.

Në Kapitullin e Parë, ‘Dilemat Serbe gjatë dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë’ Bashkurti nisë analizën e thellë diakronike dhe dioptrike të dilemave të Milloshevicit midis nacionalizmit dhe federalizmit në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë mbas rënies së Murit të Berlinit. Ky proces nisi me fjalimin doktrinar Serb në Fushë Kosove në vitin 1989, ku ai paralajmëroi fushatën e tij etno-centriste serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe paralajmërimin ndaj gjithë republikave të tjera të Jugosllavisë. Nisi kështu dilema gërryese e Jugosllavisë midis etno-centrizmit Serb dhe federalizmit kroato-slloven, një dilemë e vjetër dhe e re, por që kurrë nuk u zgjidh. Ngritja e kultit të Milloshevicit përkoi në të këtë periudhë me fillimin e involvimit në procesin e shpërbërjes se Jugosllavisë të gjeopolitikës së fuqive Lindore, sic ishin Rusia dhe Kina që nisën të mbanin anën e Milloshevicit dhe synimeve të tij politike. Mbas vdekjes së Milloshevicit dilemat politike dhe gjeopolitike të Serbisë thellohen dhe komplikohen akoma më tej. Presidentët e një pas njëshëm, Koshtunica, Tadic, Nikolic deri te Aleksandër Vucic mëgjithë nuancimet që kanë në casjet ndaj zhvillimeve politike të brëndshme dhe sidomos në casjet gjeopolitike ndaj fuqive të mëdha, të ndara midis Lindjes së Perëndimit, sërish lundrojnë në të njëjtat ujra nacionaliste dhe shtrihen në të të njëjtin shtrat milloshevician. Të gjithë vërtiten në qerthullin politik, me nuancë narrative politike pa e prekur fare kushtetutën e Serbisë që është doktrina themeltare e nacionalizmit Serb aktual. Aktualisht, Presidenti Vucic është bartësi tipik i gjithë dilemave politike të nacionalizmit Serb, pa qënë i aftë t’i japë zgjidhje asnjërës prej tyre. Si pasojë, Milloshevci mbetet e ardhmja që rron në jetën politike Serbe. Trashëgimia e tij mbetet një hije e rëndë që nuk shkelet as sot e kësaj dite në Serbi, një nostalgji e përjetësuar. Në një sens të përgjithshëm politik, thekson Bashkurti, Vucic ka zëvëndësuar më së shumti Milloshevicin në doktrinë, në narrativë, në strategjinë dhe taktikat politike të brëndshme dhe në orvajtjet gjeopolitike ndërkombëtare. Në mënyrë të koncentruar zëvëndësimi i Milloshevicit nga Vucic duket në faktin se Serbia nuk po përballet me dilemat e të kaluarën genocidiale dhe kriminale në Kosovë. Vucic vazhdon kështu një qëndrim ambig ndaj trashëgimisë millosheviciane, si pinjoll i rritur në shkollën e tij politike dhe propogandistike dhe si lider që qëndron midis nostalgjisë për Milloshevicin dhe ideologjisë mikse pragmatike bashkëkohore.

Kapitulli i Dytë i kushtohet një analize të thellë të vëndit dhe rolit të armatës Jugosllave/Serbe në përmbushjen e nacionalizmit Serb. ‘Armata Jugosllave-Zgjatim i politikave nacionaliste, dilemat e saj’ përbën një kapitull shumë interesant dhe më pak i analizuar nga studiuesit. Armata Jugosllave, e brymosur, por edhe e dominuar nga faktori etnik serb, për një kohë të gjatë vuajti midis Ministrit Kadijec dhe liderit Milloshevic. Ndërsa i pari u përpoq që të ruante në një farë mënyre statusin e armatës Jugosllave si neutrale ndaj politikave republikane dhe vijimit të traditës federale të saj, i dyti bëri të gjitha demarshet formale dje jo formale që armatën Jugosllave ta nënshtronte dhe më tej ta përdorte për qëllimet etnocentriste dhe ekspansive të Serbisë. Me shume fakte, të dhëna dhe dokumenta Bashkurti e analizon me vërtetësi procesin e rreshqitjes graduale të Armatës Jugosllave në instrument te politikave serbe të Miloshevicit. Pozicioni relativisht konfuz i Bashkimit Sovjetik të asaj kohe i krijoi hapsirë Milloshevicit në këtë proces. Paralelisht me rrëshqitjen e Armatës Jugosllave në duart e Milloshevicit, Bashkurti vëren në fokus të analizës së tij edhe mpleksjen e ushtrisë, politikës, kishës për armatosjen e paramilitarëve Serbë nëpër pakicat përreth. Pra jo vetëm që nuk ruhet më tutje statusi federal i armatës Jugosllave, por nisin përpjekjet e ethshme për militarizimin e pakicave serbe në të gjithë Jugosllavinë, përfshirë Kroacinë, Bosnie-Herzegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi. Një ushtri paralele nisi të krijohej në vigjilje të procesit shpërbërës të Jugollavisë. Bashkurti vijon analizën edhe mbas luftrave në ish Jugosllavi, ku vëren se në Serbi nuk ka pasur asnjëherë proces demilitarizimi dhe se popullsia Serbe kudo vijon të jetë e armatosur dhe kësisoj edhe kërcënim për gjithë shtetet rreth Serbisë dhe për mbarë rajonin. Madje, sic arrin në konkluzion Bashkurti, në kohën e Vucicit, në vënd të demilitarizimit po shkohet drejt ri-militarizimit të mëtejshëm të Serbisë, madje një lloj militarizimi rusifikues të saj. Këtë ri-militarizim Serbia po e bën për synime strategjike në Ballkan, si dhe për imponim në procesin e negociatave me Kosovën.

Edhe Kapitulli i Tretë ‘Dilema-Armatosje ose rikthimi te vetevetja’ i kushtohet dilemave të politikave militare të Serbisë. Në ekonomi thuhet ‘ndiq paranë’ për të kuptuar më thellë proceset ekonomike, në strategji thuhet ‘ndiq politikat militare’ për të kuptuar synimet strategjike të një vëndi. Ndjekja e procesit të ri-armatrimit të Serbisë gjithnjë e më shumë, jashtë cdo nevoje për interesa thjeshtë mbrojtëse, importimi i arsenaleve sulmuese nga Rusia dhe Kina, kualifikimet e trajnimet e stafeve ushtarake me kapacitetet e larta ushtarake Ruse po e shndërrojnë Serbinë një kthim te vetvetja. Filozofia militariste është një nga më dominueset ne jetën dhe funksionimin e shtetit Serb qysh në fillesat e para të tij. Vëndi dhe roli i ushtrisë kanë qënë dhe mbetet kruzial në jetën politike Serbe. Krahas armatës zyrtare, në Serbi vijojnë edhe strukturat militare paralele si dhe popullsia e armatosur përgjithësisht. Shërbimet inteligjente ngelen dhe funksionojnë si enë kapilare brënda këtyre strukturave ushtarake. Prandaj filozofia e demilitarizimit të vëndit dhe të popullsisë as që ekziston në politikën shtetërore Serbe. Kjo mbetet një nga sfidat e mëdha të Serbisë edhe në procesin e integrimit Evropian.     

Nga Kapitulli i Katërt ‘Midis Rusisë e Ukrainës-Dilema  neutralitet’ apo ‘angazhim’, autori e fokuson studimin e tij në tektonikat gjeopolitike që Serbia po shkakton mbi Ballkan. Është pyetja e dytë kërkimore shkencore e Bashkurtit, që   merr një pjesë të konsiderueshme të librit dhe na jep një analiza mjaft shterruese të saj. Revizionizmi gjeopolitik i Rusisë dhe reagimi i Perëndimit ndaj tij përbëjnë nën-kapitujt e mëtejshëm të librit. Më tej autori ndalet tek koncepti ndërkombëtar për neutralitetin, shëmbujt e Finlandës, Suedisë e Zvicrës deri te luhatjet e paprincipta të Serbisë lidhur me neutralitetin e saj dhe angazhimin faktit përmes instrumentave politik, diplomatik, juridik dhe strategjiko-ushtarak me Rusinë e Putinit. Është pikërisht të thyerja e heshtur e neutralitetit të Serbisë që ka krijuar akses në rritje të pranisë dhe ndikimit gjeopolitik Rus në Ballkan, duke provokuar tektonika gjeopolitike përreth Serbisë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe duke kërcënuar paqen e stabilitetin në Ballkan dhe mbarë Evropën. Lufta në Ukrainë ka qartësuar mjaft situatat e dinamikat gjeopolitike në Evropë. Ky qartësim, ndërsa ka bërë që shtete vërtetë historikisht neutrale si Finlanda, e Suedia të angazhohen haptazi, duke u integruar në NATO, Serbia përkundrazi, nga këto situata të reja gjopolitike po rrëshqet gjithnjë e më shumë në angazhim pro Rus të padeklaruar. Madje edhe lufta e hapur midis Rusisë dhe Ukrainës nuk e ka ndihmuar aspak Serbinë që të qartësojë definitivisht neutralitetin e saj ndaj angazhimit. Përkundrazi, Serbia i ka thelluar dilemat e orientimit të saj gjeopolitik, duke mbështetur Ukrainën në ‘mbrojtje të sovranitetit e integritetit të saj’, por njëkohësisht duke mos e dënuar Rusinë dhe duke mos pranuar të aplikojë asnjë lloj sanksioni ndaj saj. Impaktet e kësaj luhatje në thelb pro Ruse duken në veprimet e Serbisë ndaj Bosnie Herzegovinës, ndaj Kosovës dhe Malit të Zi. Këto shtete përreth Serbisë kanë pakica serbe, të cilat po përdoren, shpërdoren dhe abuzohen nga Serbia për shtrirje të pranisë dhe ndikimi gjeopolitik të saj dhe rrjedhimisht edhe të Rusisë në këtë pjesë të Evropës.

Kapitulli i Pestë është fokusuar në marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Këto marrëdhënie vijojnë te jenë të komplikuara edhe mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga fuqitë e mëdha Perëndimore dhe nga mbi 117 shtete antare të OKB. Në lidhje me Kosovën Serbia vijon të udhëhiqet nga shkolla e vjetër politiko-diplomatike. Për këtë arsye konfrontimi midis Serbisë dhe Kosovës është njëherazi edhe konfrontim identitetesh, ku Serbia mbështetet te mitet identitare, ndërsa Kosova në realitete identitare, si dhe në konfrontime të ashpra gjeopolitike, mbas të cilave nuk është vështirë të identifikohet roli specifik i Rusisë, e pak më zbehtë edhe i Kinës.

Në Kapitullin e Gjashtë, me një zhdërvjelltësi të rallë Bashkurti analizon dilemat doktrinare Serbe të përthyera nga historia dhe të përdorura në kohët tona për manipulim të opinionit politik Serb, për mbajtjen peng të tij nga interesa politike e pushteti të Vucic dhe klanit të tij, që aq shumë mbështetet nga Putini për interesa gjeopolitike Ruse. Ndonëse këto doktrina të vjetra duken si arrne ne rrobat e reja të Serbisë, sërish të mbështetura nga politika, kisha, akademizmi  dhe shkolla Serbe ato kanë depërtuar shumë thellë në qënien dhe mentalitetin Serb, saqë janë më komode për pushtetin Serb dhe lidhjen me Rusinë sesa cdo revizionimi apo ndryshimi të tyre.        

Në kapitullin e Shtatë autori Lisen Bashkurti fokusohet te modeli gjeopolitik Rus në Ballkan. Ky model është vazhdim i strategjisë gjeopolitike të Stalinit, por që revizionohet në kushtet e rendit të sotëm ndërkombëtar. Në këtë kontekts konflikti Serbi-Kosovë është shfaqje direkte e kryqëzimit të gjeopolitikës, Ruso-Serbe mbi Ballkan, si tektonikë gjeopolitike e rrezikshme. Specifikisht në kohët tona, ashtu sikundër Putini lancon doktrinën e ‘Botës Ruse’ në hapsirat Euro-Aziatike dhe Nordike-Mesdhetare, po ashtu edhe Serbia lancon doktrinën e saj ‘Bota Serbe’ si aplikim i ‘Botën Ruse’ në mjedin gjeopolitk Ballkanik. Kjo tektonikë gjeopolitike Serbo-Ruse mbi Ballkan e ka vënë Bosnie-Hercegovinën në dilemën ‘make or break’; Malin e Zi në dilemën ‘back or forth’; dhe Kosovën në dilemën ‘precedent’ or ‘sui generis’. Këto goditje gjeopolitike në forma tektonike mbi mbarë Ballkanin, e kanë shndërruar Serbinë në një ‘Kalë Troje’ Rus të kohës sonë.

Libri ‘Serbia Dilematike-Tektonikë Gjeopolitike Ballkanike’ i autorit Prof. Assoc. Dr. Lisen Bashkurti, ambasador  është një nga kontributet shkencore bashkëkohore më të rëndësishme shqiptare me vlera për mbarë shqiptarët, Ballkanin, Evropën dhe më gjërë. Aparati shkencor i librit bazohet në rreth 500 referime shkencore, historike, politike, juridike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike dhe mediatike të ardhura nga shumë burime, shumë hapsira dhe shumë gjuhë të huaja, që autori i ka analizuar me përpikmëri rigoroze shkencore. Stili i të shkruarit është shkencor, por njëkohësisht mjaft i rrjedhshëm cka e bën librin mjaft atraktiv për lexuesin e cdo kategorie. 

Jurgen Haxhiu

Shtëpia Botuese FASTPRINT, Tiranë 2024.

/Argumentum.al

Related- Posts

SHQIPËRI

35 vjet nga hyrja në ambasada

2 Korrik, 2025
POLITIKË

Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

Trump zgjat me një vit, urdhrin për gjendje të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor

24 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

2 Korrik, 2025

Xi uron për hapjen e sesionit plenar të Komitetit të 14-të të Federatës Mbarëkineze të Rinisë dhe Kongresit të 28-të të Federatës Mbarëkineze të Studentëve

2 Korrik, 2025
filter: 0; fileterIntensity: 0.0; filterMask: 0; algolist: 0;
multi-frame: 1;
brp_mask:0;
brp_del_th:0.0000,0.0000;
brp_del_sen:0.0000,0.0000;
motionR: null;
delta:null;
module: photo;hw-remosaic: false;touch: (0.35062483, 0.42312485);sceneMode: 8;cct_value: 0;AI_Scene: (-1, -1);aec_lux: 297.51645;aec_lux_index: 0;albedo:  ;confidence:  ;motionLevel: 0;weatherinfo: null;temperature: 46;

Partia Komuniste e Kinës mbush 104 vjeç, duke çuar përpara modernizimin kinez dhe objektivat e zhvillimit global

2 Korrik, 2025

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiç?

2 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.