• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Dilema nobeliane e paqes!

15 Tetor, 2024
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PER ARGUMENTUM                           

NGA DR. JORGJI KOTE

Dhënia e Çmimit tradicional “Nobel për paqe“ më 10 Tetor 2024 u parapri nga shumë diskutime, debate dhe rezerva, aq sa kjo ngjarje u kthye  në  një dilemë nobeliane.

Kjo për shkak të gjendjes tejet të nderë dhe luftënxitëse në botë, ku vetëm për paqe nuk mund të flitet dhe ku ky Çmim tingëllon më tepër si luks se sa  si realitet.

Më konkretisht po bëhen gati tre vjet që Rusia vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës. Vërtet që ka patur nisma dhe demarshe të shumta diplomatike nga vetë Ukraina, madje ironikisht dhe Putini, Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut, Zvicra dhe liderë të ndryshëm por që vetëm me paqe nuk kanë të bëjnë. Disa prej tyre nënkuptojnë një paqe në formën e pushtimit të ri, të kapitullimit të Ukrainës duke iu nënshtruar kushteve ruse, duke hequr dorë nga pjesë të saj dhe nga vendosja me vullnetin e vet për anëtarësimin në BE dhe në NATO. Duket se këto propozime  mbeten në kuadrin e marketingut politik dhe diplomatik të gjeopolitikës dhe imazhit të brendshëm të vendeve propozuese.

Për pasojë, asnjë prej liderëve të atyre vendeve, madje me gjithë respektin, as vetë Volodomir Zelenski apo Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të cilët mendoheshin si fitues të mundshëm nuk e meritonin me plot gojën atë çmim.

As në Lindjen e Mesme, ku gjendja paraqitet akoma më keq dhe ku problemi më shumë se një paqe e vërtetë e qëndrueshme është mospërshkallëzimi i konfliktit nuk bëhet fjalë për ndonjë fitues Nobeli; jemi larg disa dekadave më parë kur u nderuan me këtë çmim nobelistët  paqebërës emblematikë Simon Peres, ish Presidenti i Izraelit, ish Kryeministrin Igzak Rabin dhe Kryetarin e Autoritetit palestinez, Jaser Arafat, mbas kompromisit dhe marrëveshjes së tyre historike të paqes mbi 30 vite më parë.   

Duke ardhur në rajonin tonë, në 5 vitet e fundit, me shpalljen e ”Ballkanit të Hapur” tashmë të mbyllur  që gati gati u konsiderua mrekulli deri në tribunën më të lartë të OKB-së, në Bruksel dhe gjetkë, dhe sidomos mbas dakordësimit midis Beogradit dhe Prishtinës, përflitej për një Nobël të mundshëm për liderët e këtyre tri vendeve; ca më tepër se në Ballkan nuk kemi ende një Nobelist Paqeje, ndonëse aty bie era përherë e më shumë luftë. Me përjashtim të Shenjtores Tereza, edhe pse ajo njihet më tepër si e Kalkutës, ku dhe ushtroi bamirësinë e saj hyjnore.

Ja pse, fjalët e përhapura këndej dhe andej për nobelizimin e Ramës, Kurtit dhe Vuçiç ishin thjesht sajesa dhe shërbime imazhi, siç ishte dhe demek ndërmjetësimi ynë i mundshëm në grindjet midis Athinës dhe Ankarasë disa vite më parë. Tani  ”Ballkani i Hapur” nuk ekziston më, ndërsa dialogu midis Beogradit dhe Prishtinë është siç i thonë fjalës ” i vdekur por i pakallur” padyshim me ndihmën dhe të BE-së.

Kështu që as që bëhej fjalë që Nobeli ”të merrte mundimin” dhe të vinte në Ballkanin Perendimor. Mos kërkoni më kot, sepse as në rajone të tjera     nuk gjen kandidatura të përshtatshme, se kudo sheh me shumë ekstreme, zjarrvënës dhe fitilpërcjellës lufte.

Në këto kushte, shtrohej pyetja madhore nëse ka kontribuar ky vit aq shumë për paqen në botë sa të ishte i denjë për çmimin Nobel? Nëse po,  kush do ta meritonte ose kujt i takonte ai çmim? Apo, cili dhe ku është ai njeri qe ka bërë dhe ka kontribuar aq shumë përpjekje për  paqen sa të meritonte Nobelin prestigjioz? Pra, a ka një njeri apo organizatë të tillë nobeliste?  “Jo“ përgjigjet Stephan – Andreas Casdorff gazetar i mirënjohur gjerman I kësaj fushe por dhe shumë të tjerë,  ndaj, konkludon ai “  më mirë të mos jepet këtë vit”

Gjithsesi, për të dhënë një përgjigje më të saktë për sa sipër, ekspertët i referohen themeluesit  emblematik të këtij çmimi që akordohet nga viti 1901 dhe që mban emrin e tij, Alfred Nobel. Ai ka thënë shprehimisht se ”Çmimi (Nobel) duhet t’i jepet atij që ”ka ndikuar më shumë ose më mirë në vëllëzërimin e popujve, në shuarjen ose pakësimin e  konflikteve ekzistuese, në zhvillimin ose promovimin e  kongreseve të paqes dhe për rrjedhojë gjatë vitit parardhës i ka sjellë dobinë më të madhe njerëzimit”.

Në këtë kuptim shumë janë të një mendjeje me Dan Smith, hulumtues i mirënjohur i paqes, i cili para pak kohësh kishte deklaruar ”po shohim aq shumë konflikte, armiqësi dhe konfrontim në botë, sa pyes vehten nëse duhet vërtet të jepet ky çmim këtë vit?”

Shkak tjetër thelbësor ishte frika nga politizimi i këtij çmimi dhe se ai mund të shihej si favorizim i njerës palë kundër tjetrës, çka ka ndodhur disa herë në të kaluarën, duke  cënuar prestigjin e çmimit në fjalë. Ndaj kërkohej një fondacion, organizatë jo-qeveritare dhe jo politikan. Kjo mbasi veç rasteve pozitive, në disa raste Nobelin nuk e kanë marrë ata politikanë që e meritojnë ose është bërë politikë jo e mirë mbas marrjes së Çmimit.  

Kështu, gjurmë shumë të mira ka lënë nobelizimi i Ish Kancelarit gjerman Uilly Brandt më 1971 për Ostpolitikën e tij të famshme. Dihet tashmë roli i saj në qetësimin e gjakrave dhe ndryshimin gradual në vendet lindore nëpërmjet afrimit dhe jo më nëpërmjet dhunës dhe armeve. Fillimisht, Ostpolitika u konsiderua tradhti e lartë nga Partia opozitare e CDY-së, madje dhe SHBA-të e panë me shumë skeppticizëm. Por koha deri te shembja e Murit famëkeq të Berlinit tregoi drejtësinë e Ostpolitikës  dhe justifikoi më së miri Nobelin për Paqe per Brandtin e shquar.

Po kështu, Nobelin për Paqe e ka justifikuar i ndjeri Martti  Ahtissari në vitin 2008 veç jo si President i Finlandës apo zyrtar i lartë i OKB-së, por si ndërmjetësues brilant në shumë kriza dhe konflikte të ashpra, e sidomos për Kosovën me Planin e famshëm Ahtisari. Disa vazhdojnë kritikat për mangësitë e atij Pakti si dhe në fillim për ” bishtat” dmth kushtëzimet e tij; por këta kritizerë nuk e kuptojnë Realpolitikën, se nuk mund të ketë në kushtet e sotme një plan apo traktat ndërkombëtar të përkryer ndaj dhe nuk dinë se çkërkojnë. Me po aq merita e fitoi Nobelin Jimi Carter, në vitin 2002 sërish jo si ish President i SHBA-ve, por  për nismat, forumet dhe ndërmjetësimin e tij të fuqishëm dhe efikas për procet e  paqes, demoracis dhe të drejtat e njeriut në Haiti, Panama, Indonezi, Etiopi, Kubë dhe gjetkë. Falë këtij aktiviteti dinamik, Carteri sot 100 vjeçar u bë shumë më tepër i famshëm jashtë se sa brenda zyrës ovale në Uashigton.

Në të kundërt, më 2009, asnjë vit nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë, Komiteti përkatës nxitoi me yrysh të pashpjegueshme dhe i dha Nobelin për Paqe Presidentit amerikan Barrack Obama, ndonëse ai nuk kiste bërë ende një vit në krye të shtetit. Mirëpo, më vonë, jo vetëm nuk pati paqe, por gjendja ra ” nga shiu në breshër” derri te aneksimi i Ukrainës Lindore nga Rusia në vitin 2014.

Veç sa sipër, ajo çka ndikoi që kjo çështje këtë vit  të kthehej në një dilemë të vërtetë nobeliane ishte se Çmimi Nobel për paqe nuk kthehet më mbrapsht, çfarëdo problemi apo skandali të ndodhë me përfituesit e tij.   

Më tipiku këtu është rasti i ish lideres së Myanmarit ( Birmanisë) Aung San Suu Kyi, të cilës Çmimi Nobel për Paqe iu dha në vitin 1991 ”për luftën e saj paqësore për demokraci dhe të drejtat e njeriut”. Mbas kësaj, sidomos mbas lirimit të saj nga burgu më 2010 dhe ardhjes në pushtet, vështirë se mbeti vend në botë pa i akorduar asaj titujt më të çmuar tdhe më të rrallë të nderit. Po ashtu, ajo u prit me pompë dhe bujë në selitë më të mëdha të botës. Mirëpo veprimtaria e saj e mëvonshme në qeveri dhe në krye të partisë së saj në pushtet rezultoi plot zhgënjime të mëdha për të gjithë vendet demokratike. Ajo nuk u distancua, nuk dënoi, madje pati shumë prova të besueshme se ishte dhe vetë porositëse dhe zbatuese e fushatave të genocidit kundër pakicave të muslimanëve Rohingya, si dhe represionit ndaj medias dhe gazetarëve.  Ajo shkoi deri në sfidimin dhe injorimin e  institucioneve më të mëdha demokratike dhe vetë OKB-së dhe liderëve të saj, duke u kthyeer nga krenari dhe model në një turp dhe tmerr për vendet perendimore. Mirëpo, më vonë, mbasi e “shtrydhi si limoni“, rregjimi ushtarak e arrestoi dhe e ka dënuar me shumë akuza të rënda; ndonëse ia ka falur disa prej tyre, sërish asaj do t’i duhet të qëndrojë dhe 27 vite të tjera në burg, ndonëse është në moshën 79 vjeçare. Të gjitha vendet dhe liderët e lartpërmendur në shenjë proteste ia hoqën të gjitha tituj dhe dnerimet e tjera të larta; vetëm Nobelin jo, çka është tejet e vështirë për t’u ” përtypur”

Ja pra, për këto arsye besohej shumë se këtë vit ”Nobeli i paqes do të bënte” pushim pra nuk do të jepej. Dhe kjo nuk do të ishte hera e parë; ai Komitet nuk ka shpërndarë Çmimin e Paqes dhe në 19 raste të tjera; dhe kjo jo vetëm për shkak të dy luftrave botërore por dhe në periudha të tjera të mëvonshme.  Rasti më i fundit ndodhi në vitin 1948, kur disa ditë mbas vrasjes së ikonës së  pacifizmit botëror Mahatma Gandhi, Komiteti nuk e dha Çmimin Nobel,në shenjë dhe pendese ndaj mosshpërblimit të ndihmesës së tij planetare për paqe, ndoënëse ishte nominuar plot pesë herë.  Kjo ndodhi për disa arsye absurde dhe jo bindëse, gjë të cilën më vonë e pranuan dhe vetë anëtarët e Komitetit Nobël. Madje, në vitin 1989, kur ia dhanë Çmimin Dala Lamës, Komiteti deklaroi publikisht se kjo ishte dhe një pendesë dhe homazh për Gandhin çuditërisht të panobelizuar.

Së fundi, Komiteti prej pesë vetësh i Nobelit dëgjon, por nuk merr parasysh verejtje, sugjerime dhe kritika, as i komenton vebdimet e veta. Kështu, më 10 Tetor ai i dha fund dilemës së mësipërme nobeliane dhe nuk e ” dogji” këtë vit.  Madje,  sipas ekspertëve bëri një zgjedhje mjaft të mirë e të pranuehsme midis të gjitha versioneve. Ai shpalli Nobelin për Paqen për  Shoqatën panjaponeze anti-bërthamore ”Nihon Hidank” të njohur gjerësisht si ”Hibakusha”. I përbërë nga pasardhësit e viktimave dhe të mbijetuarve të pakët të bombës atomike të hedhur më 6 dhe 9 Gusht 1945 në Hiroshima dhe Nagasaki Hibakushët e kanë shtrirë veprmitarinë e tyre në 47 prefektura të Japonisë. Ai është i angazhuar në fushata sensibilizuese kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore, të cilët jo vetëm nuk sjellin paqe, por përshkallëzojnë konfliktin dhe rritin rrezikun për luftra dhe më të mëdha dhe shkatërrimtare. Ishte një zgjidhje dhe zgjedhje e kënaqshhme që ndonëse pa ndonjë jehonë të ndjeshme, të paktën nuk zhgënjeu, ca më tepër se të mbijetuarit e Hiroshimës dhe Nagasakit, si dëshmimtarët e gjallë dhe më të besueshëm të dëmeve shkatërrimtare atomike po rrallohen gjithnjë e më shumë. Veprimtaria e tyre, siç u vlerësua dhe nga liderët japonezë, ata të BE-së, etj është thirrje dhe kushtrim kundër armëve bërthamore.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 Shtator, 2025

“Vllazëria Ruso-Serbe një kështjell rëre”-Studentët serb kundërshtojnë narrativën ruse dhe kërkojnë mbylljen e Ambasadës Ruse në Serbi!

16 Shtator, 2025

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gazë

16 Shtator, 2025

KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

16 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.