• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Copëzimi i Sirisë, dështimi i strategjisë ruse; çfarë do të bëjë Trampi?

23 Dhjetor, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter[i]

Lajmi kryesor në botë i javës së kaluar ishte pa dyshim rrëzimi i pushtetit sirian të Bashar Assadit, dhe kjo ndodhi për disa arësye kryesore, për të cilat më poshtë në këtë tekst do të flitet më shumë por tani po i rreshtojmë shkurtimisht:

  1. Assadin jo të prirur për demokraci e shkatërruan forcat radikale islamike të lidhura më organizatat e mirënjohura terroriste të Lindjes së Afërt, gjë e cila në kryeqytetet kryesore perëndimore për ndonjëfarë arësyesh u shpall si sukses i madh, megjithëse të gjithë atje e dinë mirë se ato forca nuk do të vendosin në Siri kurrfarë demokracie, por vetëm kaos;
  2. Siria de facto pushon së qëni subjekt unik shtetëror. Ndoshta formalisht do të vazhdojë të jetë e tillë vetëm në hartat gjeografike, sikurse ndodh zakonisht, por të presësh që Damasku do të drejtojë tërë vendin është iluzore. Aq më shumë! Madje edhe shpërbërja klasike e këtij vendi shumëetnik dhe multikonfesional në të ardhmen nuk është se përjashtohet, jo vetëm nga pozitat e forcave centrigugale ose synimeve separatiste (kurdët, turkmenët), por edhe nga pozitat e palçkitjes së fqinjëve luftarakë  në emër të gjoja zgjerimit të perimetrave të sigurisë për vendet e tyre (Izraeli, Turqia);
  3. Ngjarjet më rë reja në Siri definitivisht përbëjnë dështimin strategjik rus në këtë vend, njëlloj edhe të atij iranian – megjithëse për Teheranin kjo është një situatë tejet më e dhimbshme se sa për Moskën. Gjithsesi mendoj se Putini nuk kishte një strategji të përpunuar për Sirinë, por vepronte në mënyra të tilla me të cilat u adoptohej situatave, duke dashur të nxjerrë nga ato përfitime për Rusinë. Krijoi aleanca situacionale (të përkohëshme) me lojtarët lokalë, e më tej të zgjasë sa të zgjasë. Lëvizje të tilla ad hoc kurrë dhe askujt nuk mund t’ garantojnë sukses afagjatë – gjë e cila tani u tregua më së miri. Pa strategji nuk ka sukses, megjithëse edhe me atë, jo rrallë, nuk ka;
  4. Dështimi i Sirisë, së cilës definitivisht i kërcënohet e ardhmja e Irakut dhe Libisë, do të ketë pasoja tejet dramatike për Lindjen e Afërt, sesa pati rrëzimi me luftë i dy shteteve të shpërbëra që përmendëm – Sadam Husseinit dhe Muammer Gaddafit.

Nisim me radhë dhe që nga fillimi, sepse ka rëndësi për të gjithë kuptimi i asaj që po ndodh tani dhe asaj e cila mund të rezultojë në fund.

Assadi – diktatori që nuk ishte i tillë?

Bashar Assadi e udhëhoqi Sirinë për 24 vite me radhë, domethënë erdhi në krye të vendit pothuajse në të njëjtën kohë kur mori pushtetin në Rusi mbrojtësi i tij Vladimir Putini, dhe gjithsesi para udhëheqësit turk Rexhep Taip Erdgon me të cilin fillimisht pati marrëdhënie shumë të afërta politike dhe private ( familjare) por më vonë u ndanë dhe u bënë armiqtë më të mëdhenj të njëri tjetrit, meqënëse Assadi nuk kreu lëvizje në vendin e tij në drejtim të Turqisë nëpërmjet gjoja demokratizimit të Sirisë (atëbotë në Turqi u shfaqën tendenca shumë të forta neoosmanizmi, ndërsa vetë Erdgonai mbështeti haptazi lëvizjen pan-islamiste radikale vellazërinë muslimane dhe vendosi lidhje të afërta miqësore me kreun e ri egjyptian e më vonë me presidentin afatshkurtër të këtij vendi pas revolucionit “Pranvera arabe” Mohammed Moursi (shumë shpejt i rrëzuar nga pushteti nga ana e ushtrisë egjyptiane me në krye marshallin e atëhershëm dhe presidentin e atëhershëm Abdel Fattah Al-Sisi dhe më vonë të dënuar me burgim të përjetshëm në mënyrë që pas disa vitesh vdiq gjë që çoi në thyerjen e plotë të raporteve egjyptiano-turke).

Assadi si alavit (shiìtët e Sirisë, pakicë në raport me shumicën e madhe sunite) – me shumë dëshirë i’u kthye Iranit dhe mbrojtjes së tij, megjithëse, objektivisht, nuk i frikësohej përmbysjes revolucionare që kishin përjetuar liderët e përmendur në vendet e tjera arabe të cilët i rrënoi revolucioni “Pranvera arabe” – e përjetonte vetvten politikan plotësisht të ndryshëm se shumë udhëheqës të tjerë arabë, por gjithsesi nuk e shihte veten si diktator. Megjithatë, pas përmbysjes së Saddam Husseinit në Irak filloi të mendojë se në Siri mund të përhapeshin protestat me synimin për të pëmbysur pushtetin e partisë socialiste arabe Ba’ath (ose Baas), po asaj që në Irakun fqinjë udhëhiqte Saddami. Pikërisht për këtë Assadi bëri një kthim drejt Iranit, dhe jo për shkak të ndonjëfarë dashurie të tepruar për këtë vend, e aq më pak për sistemin teokratik të atjeshëm të udhëheqjes pas Revolucionit Islamik iranian të vitit 1979. Përveç kësaj,Irani si vend gjeografikisht i largët, nuk mund të kishte pretendime territoriale ndaj Sirisë sikurse i kishte (dhe i ka ende, mbi të gjitha në qarqet neoosmaniste) Turqia.

Objektivisht, Assadi me të drejtë konsiderohej udhëheqës i ndryshëm nga shumë të tillë në Lindjen e Afërt. Megjithëse i ati, Hafez El-Assadi ishte diktator klasik dhe ushtarak profesionist, Bashari për nga zanati është mjek, me arsim  universitar dhe manierat perëndimore i fitoi në Londër dhe kurrsesi nuk ishte i krahasueshëm me të atin pushtetin e të cilit trashëgoi pas vdekjes së tij. Ishte tejet larg demokratit të tipit perëndimor (kjo kurrsesi), por nuk ishte as diktator i tipit të Lindjes së Afërt. Për këtë të dytën, disa patriotë sirianë në njëfarë mënyre, e kritikonin sepse e dinin mirë se për të drejtuar një vend të ndërlikuar – traditë kulturore plotësisht ndryshe nga ato perëndimoret dhe plot me kundërvënie – ishte e mundur të bëhej vetëm me dorë të fortë sikurse e kishte bërë i ati, ose përshembull, Saddam Hussesini në Irak.

Vonoi me “dorën e fortë”

“Dorën e fortë” Bashari e përdori vetëm atëherë kur ishte tejet vonë dhe kur kërkesat legjitime të forcave opozitare në vitin 2011 për demokratizimin e vendit, për shkak të refuzimit të Basharit që një vit më vonë u rritën në pështjellime dhe revolucion. Vetëm atëherë, në ndryshim nga i ati i tij i ndjerë i cili të gjithë kryegnritjet i shkatërroi ushtarakisht që në fillimin e tyre, vendosi për formën klasike të larjes së hesapeve (kryengritja kishte nisur në qytetin Homs) me protestuesit.

Pas kësaj, forcat opozitare shumë shpejt u ndanë në ato të radikalizuara me organizata e ndryshme paramilitare ekstremiste islamike të cilat filluan të mbijnë në vend si “këpurdhat pas shiut” dhe pas të cilave qëndronin qoftë Turqia, qoftë Katari apo Arabia Saudite (secili nga pozitat e interesave të tij) dhe në ato të grumbulluara përreth të ashtuquajturës opozitë sirine e cila shumë shpejt krijoi edhe krahun e saj ushtarak. Këta të dytët shumë shpejt filluan të koordinojnë operacionet ushtarake me islamistët, gjë për të cilën shumë veta, para së gjithash në Rusi dhe në Iran, me kalimin e kohën pushuan së bëri dallime megjithëse ata ekzistonin (por ishin bërë gjithnjë e më të vogla për shkak se ishte bërë e qartë se islamistët radikalë ishin ajo forca e vetme në terren dhe e vetmja që ishte në gjendje të përmbyste Assadin).

Ushtria siriane, me ndihmën e bollshme nga Irani u mbajt në terren në mënyrë solide, por pas kësaj shumë shpejt filloi të humbasë territore, e akoma më shpejt pasiqë në Siri, nga Iraku, depërtoi organizata Shteti Islamik (ISIL, më vonë IS) dhe xhihadistët e saj. Ata shumë shpejt pushtuan territore të mëdha të të dy shteteve në të cilin formuan kalifatin Islamik Shteti Islam. Pikërisht, me këtë akt ndodhi rasti i parë në histori kur një organizatë terroriste krijoi shtetin e saj. Veprimtaria e tij brutale terroriste jo vetëm në Lindjen e Asfërt, por edhe në Europë (gjë të cilën elitat politike europiane e vunë pak në dukje, ndërsa i jepnin përparësi hyrjes jo selektive të qindra mijëra madje edhe miliona emigrantësh islamikë në truallin europian), si dhe sukseset luftarake në terren – çuan  në atë që territori i “Kalifatit” zgjerohej me shpejtësinë e tumorit malinjë. Dhe kjo ndodhi, pa marrë parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kishin formuar që më përpara një koalicion antiterrorist me 30 vende me synim luftimin, mbi të gjitha pikërisht të këtij Shtetit islamik.

Takim konspirativ kyç në Moskë

Pavarësisht nga kjo, xhihadistët e ISIL-it, sëbashku me grupimet e tjera radikale siriane, në pranverën e vitit 2015 në Siri pushtuan qytet pas qyteti, në mënyrë që në muajin shtator të po atij viti erdhën  deri te muret e Damsakut (një prej qyteteve më të vjetra në botë, i vjetër madje deri në 5.000 vite). Kur e tërë bota mendonte se pushtetit të Assadit i mbeteshin orë ekzistence, tërë situatën e përmbysi presidenti rus Putin i cili i erdhi në ndihmë ushtrisë siriane duke dërguar eskadrone avionësh luftarakë rusë të cilët nisën menjëherë sulmet kundër forcave xhihadiste dhe shumë shpejt lehtësuan presionin e tyre ndaj Damaskut.

Kjo ndërhyrje ruse u krye me ftesë të presidentit Assad, gjë me të cilën pati edhe legjitimitet juridik-ndërkombëtar megjithëse Perëndimi praktikisht i ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me Damaskun (po ashtu edhe vendet kryesore të Gjirit arabik nën presionin  e të cilave Siria ishte përjashtuar nga Liga Arabe). Këtyre ngjarjeve u parapriu udhëtimi konspirativ  i gjeneralit karizmatik iranian dhe komandantit të atëhershëm të Korp[usit të rojëve të gardës së Revolucionit islamik Qassem Soleimani në Moskë ku gjoja ishte pikërisht ai që e bindi kreun shtetëror rus për t’u përfshirë në ndërhyjren ushtarake në anën e Assadit me forcat e tij ajrore, ndërsa ushtria iraniane do të ndihmonte me ushtarë, instruktorë dhe armë, ndërsa ndihmën kryesore në terren e ofronte lëvizja shiìte proiraniane e Libanit, Hejzbollahu.

Kjo skemë e kënaqte Putinin dhe kreun shtetëror rus duke patur parasysh se u ofronte mundësinë e mbajtjes në këmbë së të vetmes bazë detare ruse në Mesdheun Lindor (megjithatë, për nevoja gjeopolitike nuk e përfshijmë te Deti i Zi)- asaj në Tartus, e tradhëguar nga Bashkimi Sovjetik pas shpërbërjes së tij në vitin 1991. Kjo bazë, nga ana tjetër, duke patur parasysh kryengritjen e opozitës siriane dhe përparimin e shpejtë të radikalëve islamistë kishte shanse shumë të vogla – për të mos thënë zero- për të mbijetuar.

Hakmarrja për për Ukrainën

Përveç që nisej nga intersat strategjike ruse, nëpërmjet angazhimit në Siri, Putini deshte të hakmerrej edhe kundër Perëndimit, para së gjithash ShBA-ve, për shkak të rolit të tyre në revolucionin ukrainas një vit më parë (2014) dhe pasojat e përkeqësimit të marrëdhënieve reciproke të cilat përjetuan thyerje të plotë pas invazionit rus në Ukrainë me 24 shkurt 2022. Kjo ndërhyrje e rusëve prishi plotësisht planet e atëhershme amerikane për rajonin e Lindjes së Afërt – praktikisht deri në ditët e sotme, kur Assadi është përmbysur ushtarakisht nga forcat radikale të cilave Uashingtoni, më së paku në mënyrë të heshtur, u’a lejoi të fillojnë larjen e hesapeve me Assadin e urryer. Tani do të viojë rikstruksioni i thellë i Lindjes së Mesme (në një masë të mirë edhe sipas planeve amerikano-izraelite duke shtuar këtu se tani duhen shtuar edhe interesat e Turqisë dhe monarkive kyçe të Gjirit), dhe, si dhe kur do të përfundojë kjo punë – është shumë e vështirë të thuhet duke patur parasysh konglomeratin e interesave të ndryshme kombëtare të cilat me përmbysjen e Assadit nuk është se janë zhdukur.

Pra, hakmarrja e Putinit, në kombinim me Iranin i cili nëpërmjet deal-it me Moskën pothuajse u rreshtua në orbitën ose sferën e sigurisë (megjithëse në praktikë nuk, është kështu, sepse Teherani që nga koha e revolucionit islamik të përmendur, këmbëngul në mënyrë ultimative për pavarësinmë diplomatike dhe ushtarake), ishte e plotë. Forcat xhihadiste dhe islamike në fund, pas luftimeve të ashpra në terren për pothuajse çdo qytet sirian sado të vogël, përjetuan kolaps të plotë në pjesën Perëndimore të Sirisë – deri në bregun e djathtë të lumit Eufrat i cili e ndan këtë vend pothuajse përgjysëm, njëlloj sikurse Dnjepri ndan Ukrainën.

Sigurisht, në këtë kolaps të IS-it kishin meritë edhe Shtetet e Bashkuara. Ato, pas hyrjes ushtarake të Rusisë në “lojën” siriane, u përfshinë shumë më aktivisht në shkatërrimin ajror të infrastrukturës së “kalifatit Shteti islamik” më shumë sesa e kishin bërë këtë në kuadër të veprimtarisë së koalicionit të përbashkët të vendeve arabe dhe perëndimore. Në fillim nëpërmjet të ashtuquajturit tapet bombardimesh me pasojë shkatërimin e plotë të qytetit sirian Rakka, i cili më parë ishte shpallur si kryeqytet i “Kalifatit” të IS, dhe pas kësaj edhe të selive të tij në pjesën siriane të “Kalifatit”- qytetin Mosul, i cili në fund  përjetoi fatin e njejtë me atë të Rakkës.

Në ndryshim nga xhihadistët e ISIL-it të cilët përjetuan shkatërrim të plotë, grupimet e tjera islamiste në Siri deri atëherë të grumbulluara përreth Frontit Al-Nusra u shndërruan në drejtimin e një organizate të re Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Pra, thjesht kaluan nga Al-Nusra – dega siriane e organizatës së famshme terroriste Al-Qaeda, në kohën kur Al-Nusra, në gjysmën e dytë të dhjetëvjeçarit të kaluar, pas shkatërrimit të ISIL-it, u bë ngarkesë tejet e madhe për sponsorët e saj të jashtëm për shkak të statusit të saj si “bijë” e Al-Qaedës. Natyrisht, përveç ribrendimit dhe heqjes së emblemave të vjetra dhe vendosjes së atyre të reja në mëngët e uniformave të tyre, kuadri ushtarak në HTS pak a shumë qëndroi i njejti – pra tejet radikal. Të gjithë këta grupime laramane, që përbëjnë HTS-në, u fshehën në rajonin Veriperëndimor sirian Idlib – i vetmi vend në perëndim të Eufratit i cili nuk ishte nën kontrollin e ushtrisë së Assadit- dhe kjo ndodhi ekskluzivisht për shkak të rolit të Turqisë e cila kufizon me Idlibin.

Sido që të ishin punët, Rusia atëbotë në Siri përfitoi me marrjen e bazës së madhe ajrore Hmeim, në Latakija.

Dështimi strategjik i rusëve në Siri

Për gjithçka u tha më lart nuk ishte e nevojshme të bënim si të mençur në mënyrë që të konkludonim se kjo rënie e papritur dhe e shpejtë e rregjimit të Bashar Assadit përbën dështim strategjik të rusëve në këtë vend dhe kjo për shkak të tri arësyeve kryesore.

  1. Moska ka shpenzuar shumë para në fushatën e saj ushtarake dhe suksesin e saj, si dhe për zgjerimin e kapaciteteve dhe modernizimin e bazave të saj të përmendura të cilat u bënë për të trampolinë ideale për projeksionin e interesave të saj jo vetëm në rajonin e Lindjes së afërt, por edhe në kontinentin afrikan;
  2. Moska, përveç parave të investuara, bëri dhe udhëhoqi një sërë iniciativash dhe aktivitetesh diplomatike (si puna e formatit trilateral të Astanasë me Iranin dhe Turqinë, por edhe me vendet kryesore arabe) të orientuara për rregullimin politik të krizës siriane pas sendërtimit të fitoreve ushtarake të ushtrisë së Assadit;
  3. E gjitha kjo sëbashku rezultoi me forcimin e ndikimit politik rus jo vetëm në rajonin e Lindjes së Afërt, i cili në Moskë, krahas atij Lindor (Azia) që është tani aktuale – ka qënë tradicionalisht drejtimi më i rëndësishëm gjeopolitik i veprimtarisë që në kohën e Perëndorisë ruse, gjë që ka vazhduar edhe gjatë kohës së ekzistencës së Bashkimit Sovjetik.

Pra, me dështimin e Assadit, në Siri ka dështuar edhe Rusia. Ndoshta, heret apo vonë pritet edhe tërheqja e bazave të saj ushtarake. Por edhe sikur të mos ndodhë kjo (sepse, edhe Moska, si edhe lojtarët e tjerë kryesorë është në kontakt të përditshëm me pushtetin e ri sirian, i cili tashmë ka deklaruar se armiku më i madh i tyre është Irani- i cili në ndryshim nga Rusia evakuoi menjëherë diplomatët e tij, ndërsa ambsada ruse vazhdon të punojë – dhe Hejzbollahu, ndërsa Izraeli nuk është përmendur megjithëse ai, nëpërmjet sulmeve ajrore shkatërroi në mënyrë preventive teknikën ushtarake siriane, magazinat e armëve dhe të gjithë flotën detare siriane- Rusia atëherë do të jetë e varur nga vullneti i Turqisë fjalën e së cilës e dëgjojnë më shumë disa segmente të pushtetit të ri, duke patur parasysh se në Damask marshuan radikalët e HTS-së.

Natyrisht, Rusia ka adutet e saj në raportet me Turqinë: është duke ndërtuar centralin e saj të parë bërthamor Akkuy në kuadër të të cilit synon të nisë tërë sektorin e saj bërthamor nëpërmjet blerjes së teknologjive; Rusia e ndihmon Turqinë në mënyrë aktive edhe me gazin e saj për t’u bërë qendër energjtike – gjë që është dëshirë e kahershme e presidentit Erdogan dhe e cila tani është e realizuar; këtu bën pjesë edhe bashkëpunimi reciprok në turizëm, bujqësi etj.

Të gjitha këto janë hallka me rëndësi në raportet mes Ankarasë dhe Moskës nga të cilat Erdogani nuk ka fort dëshirë të heqë dorë në kushtet e gjendjes serioze në të cilën ndodhet ekonomia turke, e ngarkuar me inflacion tejet të lartë. Por në vitet e fundit më shumë se një herë, para së gjithash në Europë por edhe në Amerikën e Veriut, është konstatuar se interesat gjeopolitike janë para atyre ekonomike e kësisoj është interesante të ndiqet zhvillimi e raporteve ruso-turke të cilët, edhe pa ngjarjet më të fundit në Siri, ishin gjithçka po jo të parashikueshme.

Ajo që në marrëdhëniet mes tyre diçka “kërcet” dëshmohet edhe në faktin se Puti vazhdon akoma të mos realizojë vizitën në Ankara shumë herë të paralajmëruar – ndërsa takimet e tyre me Erdoganin në këtë vend, ose në Rusi, janë bërë tashmë rutinë. Me fjalë të tjera, pres që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë do të përjetojnë shumë shpejt njëfarë revizionimi serioz dhe se Moska do të ketë shumë pyetje për Ankaranë duke marrë parasysh se- parë nga kjo perspektivë – gjithsesi duket se Erdogani i’a ka ngulur “thikën pas shpine” Putinit. Sepse në Siri, sido që të ketë qënë puna në lidhje me problemet e saj të pazgjidhura politike, mbretëronte një qetësi relative që nga viti 2019 dhe se Putini dhe Erdogani i kanë zgjidhur me marrëveshje keqkputimet rreth Idlibit.

Sirisë nuk i’a mundësuan zhvillimin; tërmeti shkatrrimtar si çështje morale e Perëndimit.

Përse i përket ekonomisë, nuk mund të harrohet fakti se tërë Perëndimi i kishte vendosur qeverisë së Assadit sanksione të ashpra ekonomike dhe financiare – pothuajse e kishte mbështjellë tërë territorin e Sirisë nën kontrollin e tij. Për më tepër, për shkak të presionit të fortë të Uashingtonit, as NATO-ja nuk mundej të dorëzonte ndihmat humanitare në këto territore megjithëse qeveria e Assadit ishte ajo që ishte e njohur ndërkombëtarisht dhe diplomatët e saj qëdronin ulur në karriket e saj në Nju Jork.

Sa johuman ishte një qëndrim i tillë dëshmon më së miri edhe tërmeti shkatërrimtar i cili para afro dy vjetësh goditi Juglindjen e Turqisë dhe Veriperëndimin e Sirisë duke shkaktuar me dhjetra mijëra viktima njerzore por, megjithë këtë, avionëve të organizatave ndërkombëtare u ishte ndaluar fluturimi mbi Siri nga ana e Uashingtonit. Ndihma për këtë vend mund të vinte vetëm nëpërmjet kufirit me Turqinë, por edhe në këtë rast ekskluzivisht në territorin e Idlibit i cili ishte nën kontrollin e forcave islamike. Kjo ngjarje në lidhje me ndalimin e ndihmave humanitare ndërkombëtare për civilët e dëmtuar rëndë në Siri ishte jo vetëm një precedent historik, por edhe akt egërsie i pakuptimtë në kushtet kur shumë veta në po të njëjtin Perëndim betohen për të drejtat e njeriut dhe liritë, humanizmit e për çfarëdo gjëje tjetër. Kësaj lëvizjeje të padëgjuar johumane i’a kaloi për nga egërsia vetëm Izraeli në operacionin e Rripit të Gazës, por kjo është tjetër punë.

Ajo që është e sigurtë, Turqisë, parë edhe nga këndvështrimi i të qënit të saj si antare e aleancës së NATO-s, bazat ushtarake ruse në afërsi të kufinjve të saj Jugperëndimorë nuk i shkojnë për shtat- po ashtu edhe Rusisë nuk është se i pëlqejnë bazat e NATOS- në kufinjtë e saj.

Pra këto janë çështje tejet serioze për të cilat sot nuk mund të japim një përgjigje për mënyrën sesi do të zhvillohen dhe as që do të bëjmë përpjekje për një gjë të tillë. Koha do ta tregojë.

Irani është humbësi më i madh

Nuk ka asnjë dyshim se me një zhvillim të tillë të krizës siriane, humbësi më i madh është Irani. Zgjedhja, me siguri jo e rastit, e një presidenti reformator në krye të vendit pas vdekjes në fatkeqësinë me helikopter të presidentit konservator Ebrahim Raisi në muajin maj të këtij viti (kur po shkruaj këto radhë më vinë para syve pejxherët e Hejzbollahut të cilët shpërthyen në mënyrë të sinkronizuar në prag të goditjes kundër kësaj organizate libaneze) definitivisht përjetoi një dështim gjeopolitik. Shumë veta nëpër botë (e para së gjithash në Teheran) këtë zgjedhje të papritur iraniane (sepse të gjithë mendonin se mund të fitonte njëri prej kandidatëve konservatorë) e interpretuan si dëshirë të qartë të Iranit për qetësimin e tensioneve të përndezura me Izraelin dhe Perëndimin në tërësi. Jo me më pak rëndësi, edhe për shkak të frikës nga ardhja përsëri e Donald Trampit në krye të ShBA-ve.

Megjithkëtë edhe pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri nuk pati kurrfarë qetësimesh. Izraeli nëpërmjet raketimit të ambasadës iraniane në Damask nisi një spirale sulmesh reciproke me raketa të cilat përjashtuan çdo lloj mundësie deeskalimi të situatës së tendosur. Teherani thjesht ishte i detyruar t’u përgjigje provokimeve izraelite që kishin goditur krenarinë dhe famën e Iranit në rajon.

Në fund, Irani, pas disa goditjeve të fuqishme të Izraelit kundër Hejzbollahut në Liban dhe grupimeve proiraniane në Siri – u hodh plotësisht jashtë loje në të dy këta vende. Ato, krahas Irakut, kishin një rol kyç për projeksionin e interesave iraniane në rajon. Teherani kësisoj mbeti pa majën e sipërme të “gjysëmhëhënës shiìte” të tij, ose “ylberit shiìit”. Por mund të mbetet edhe pa pjesën e mesme-Irakun, nëse realizohen parashikimët për të cilat muajin e kaluar paralajmëroi vetë Teherani. Sipas tyre, Irani pohon se Shtetet e Bashkuara në Siri tani janë duke përgatitur 11.000 pjestarë të ISIL-it për sulme në Irak, mbi të gjitha kundër qyteteve Mosul dhe Tirkit.

Vështirë të thuhet sa i saktë është ky informacion, por është fakt se në Lindje të Sirisë njësitë e forcave prokurde SDF, pas të cilave qëndrojnë ShBA-të, javën e kaluar në mënyrë të befasishme humbën qytetin e madh në zonën naftëmbajëse Deir es-Zour buzë Eufratit, të cilin vetëm disa ditë më parë e kishin marrë nga ushtria siriane, e cila, nga ana tjetër, askund në tërë Sirinë nuk është se bëri ndonjëfarë rezistence kundër forcave islamiste që depërtonin dita ditës. Forcat kurde e humbën nga ushtria kombëtare siriane proturke, njëlloj sikurse këtyre ditëve po humbasin vatrat amë kurde në Verilindjen e largët të Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë – në rajonin Hasakah. A ka mundësi që kurdët sirianë, të cilët kishin aq shumë shpresa te ShBA-të për interesat e të cilëve edhe luftuan dhe shfrytëzuan fushat naftëmbajtëse siriane, në konstelacionin e ri të marrëdhënieve dhe rireshtimit të forcave në fund të mbeten edhe pa autonominë aq shumë të dëshiruar nga ana e tyre? Ka shumë mundësi, sepse nëse Trampi dëshiron të bëjë tregti me ndokënd në përfitim të interesave amerikane në këtë vend, atëherë para kurdëve sirianë me siguri do të zgjedhë Turqinë e fuqishme dhe të madhe. Kryesisht në kontekstin e shfrytëzimit të saj për kundërvënie ndaj interesave ruse në vetë truallin e Sirisë.

Përfitojnë Izraeli dhe ShBA-të

Me zhvillimin më të ri të ngjarjeve në Siri, përveç Turqisë, më shumë përfitojnë Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithëse, për mendimin tim, pas tërë këtij projekti qëndron Ushingtoni, ndërsa Izraeli nxjerr përfitimet e tij, që po i quaj fryte taktike. Izraeli, që  ditën e parë të ofensivës së islamistëve në Alepo dhe më tej drejt Jugut, pushtoi një zonë tampon në Rrafshnaltën e Golanit dhe me këtë akt e zgjeroi akoma më shumë terrirotin që e mban të pushtuar qysh në vitin 1967 dhe të cilin, në vitin 1981, e aneksoi. E bëri këtë natyrisht nën parullën e zgjerimit të perimetrit të sigurisë së tij për shkak të destabilitetit të shkaktuar në Siri, sikurse pak më vonë shkatërroi tërë teknikën ushtarake të këtij vendi me justifikimin e frikës së mos bien në duart e forcave islamiste të cilat pastaj mund ta përdornin për sulme ndaj Izraelit (a nuk ishte më mirë që Assadi i matur të qëndronte në pushtet?- është një pyetje që të imponohet në këtë moment).

Këtu duhet thënë se disa analistë në botë nuk e përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje pas kuintave mes Erdoganit dhe Benjamin Netanjahut mbi gjithçka ka ngjarë në truallin e Sirisë megjithëse raporti i tyre që nga momenti i sulmit në Gaza ishte reduktuar në një tufë fyerjesh personale dhe të shpifura.

Megjithatë, ndërsa Izraeli deri tani përfiton në nivel taktik, megjithëse hedhja jashtë e Iranit nga Siria dhe suksesi i tij i pjesshëm (sepse i plotë mund të ishte vetëm përmbysja e rregjimit teokratik në Teheran dhe heqja dorë e tij nga prodhimi i armëve të asgjësimit në masë dhe prodhimi i raketave me rreze të gjatë veprimi) – vendi për të cilin nuk ka asnjë dyshim se përfitoi më shumë janë Shtetet e Bashkuara.

Në radhë të parë këtu kam parasysh edhe mundësinë e “daljes nga loja” të Rusisë. Jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në atë – jo më pak të rëndësishëm – politik dhe ndikimor. Pas fjaskos së Putinit në politikën siriane (megjithëse për arësyet e përmendura më sipër të cilat ndodhën në Siri në mënyrë objektive, ai nuk është fajtor sepse nuk kishte mundësi të ndikonte mbi to si puna e sugjerimit të Putinit drejtuar Assadit për të inicuar pajtimin me Erdoganin për të ardhmen e vendit, gjë të cilën i pari e refuzoi duke i vënë Erdoganit ultimatum se paraprakisht duhet të tërhiqte ushtrinë nga Idlibi, duke e quajtur ushtri okupatore) është e pritshme se Moska do të humbasë një pjesë me rëndësi të ndikimit të arritur me vështirësi pranë monarkive arabe, qoftë edhe nëse ato janë antarë të BRICS-it. Nuk do të befasohesha sikur vendet e pasura arabe në tregtinë e tyre më naftën t’i drejtohen më më dëshirë petrodollarëve, sepse shpejt do të vijë ai Trampi inatçor, i cili edhe kështu po i kërcënon të gjithë që duan ta braktisin dollarin si rezervë valutore kyçe – e kësisoj edhe BRICS-in.

Ekziston një rregull i shkruar që nga kohët që s’mbahen mend: në botë njihet vetëm forca. Kush nuk e ka, ose nuk guxon t’a përdorë atë për shkak të mungesës së trimërisë – nuk ka çfarë bën në shoqërinë e të fortëve.

Hakmarrja amerikane apo lojëra të mëdha në prapaskenë

Shtetet e bashkuara për shkak të pamundësisë për t’i shkaktuar Rusisë dështim strategjik në Ukrainë (sepse Moska është fokusuar plotësisht në operacionin e saj ushtarak pikërisht në Ukrainë duke lënë mënjanë rajonet e tjera botërore për shkak të largësisë së rrezikshme gjeografike) vendosën t’ia nxijnë jetën në “fushëbetejat” e tjera. Krijuan kësisoj një Moldavi jo stabël me një rajon të panjohur prorus Pridnjestrovlje në lindjen e saj, po “përziejnë çorbën” edhe në Kaukaz nëpërmjet revolucionit me ngjyrë në Gjeorgji i cili ende vijon, si dhe me Armeninë me të cilën ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në fund, megjithëse gjasat janë që të përfundojë në “përqafimin” amerikan, ndërsa thyerja e Assadit tani është kulmi i këtyre qëndrimeve amerikane. Njëfarë hakmarrje amerikane kundër Rusisë për shkak të Ukrainës (sikurse ishte ajo e përmenduar më lart hakmarrje e Putinit në Siri për shkak të rolit amerikan në revolucionin ukrainas në vitin 2015)

Natyrisht nëse përjashtojmë ndonjëfarë mundësie hipotetike që Putini dhe Trampi janë marrë vesh në prapaskenë për ndonjë shkëmbim të madh të tipit – ti mua Ukrainën dhe territorin postsovjetik minus vendet Balltike që tashmë janë antare të NATO-s ndërsa unë ty Lindjen e Afërt me Sirinë dhe Iranin.

Në këtë rast Kina do të ishte “zheton”, ose monedhë kusuri, tejet e madhe për llogaritë mes Moskës dhe Uashingtonit. Për Rusinë, në rrethanat e tanishme, Kina është tejet e rëndësishme, dhe e tillë mund të mbetet edhe për një kohë të gjatë. Mund të vlejë edhe e kundërta (se Rusia është tejet e rëndësishme tani për Kinën, duke patur parasysh retorikën e ashpër antikineze të Trampit dhe kërcënimet e sigurisë në Indopacifik). Por, përsëri, duhet të kemi parasysh se retorika para marrjes së detyrës presidenciale shpesh dallon nga ajo pasi bëhesh president – kur të duhet të marrësh vendime kyçe dhe të mbash përgjegjësi për to.

Për këtë le të durojmë edhe pak kohë. Në çdo rast kohë interesante. Por për fat të keq edhe ngjarjet e rrezikshme me siguri që nuk kanë për të munguar as vitin e ardhshëm “gjeopolitik”.

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-mrcvarenje-sirije-krah-ruske-strategije-sto-ce-uciniti-trump/

Related- Posts

FOKUS

Samiti i BRICS 2025: Çfarë e pret bllokun, ndërsa udhëheqësit mblidhen në Brazil?

6 Korrik, 2025
FOKUS

Arsyet kryesore për sulmin e Moskës ndaj Bakusë – Çfarë ndodhi në korridorin e Zangezurit?

3 Korrik, 2025
FOKUS

Ndërsa të varfërit vuajnë urie, të pasurit argëtohen: tregtia globale e mallrave luksoze nuk ndërpritet

3 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i BRICS 2025: Çfarë e pret bllokun, ndërsa udhëheqësit mblidhen në Brazil?

6 Korrik, 2025

”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025

Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

6 Korrik, 2025

Forumi i Alumni-ve nga Universitetet Saudite në Ballkan

6 Korrik, 2025

Gjenden vegla druri 300.000-vjeçare në Kinën Jugperëndimore

6 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.