• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

    Kosovë, dita e fundit për presidentin: Kurti-PDK pa marrëveshje, Specialja bllokon kompromisin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

    Kosovë, dita e fundit për presidentin: Kurti-PDK pa marrëveshje, Specialja bllokon kompromisin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Lufta partizane në Shqipëri – kryesisht luftë për pushtetin e komunistëve!

8 Maj, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Ekskluzivisht për „Argumentum“

Shqipëria me luftën partizane gjatë pushtimit nazi-fashist në Luftën e Dytë Botërore u radhit në koalicionin fitues. Në fakt kjo ndodhi jo menjëherë. U desh kohë, që në Konferencën e Paqes në Paris (1946) të njihej kontributi i Shqipërisë si vend aleat me koalicionin fitues të asaj kohe. U desh gjithashtu përkrahja nga ana e delegacionit të Jugosllavisë së AVNOJ-it që delegacioni shqiptar të respektohej si përfaqësues i një lëvizjeje anti-fashiste. Sido që të jetë, propaganda komuniste e ka shfrytëzuar me mjeshtëri faktin që Shqipëria në Konferencën e Paqes së Parisit fill pas Luftës së Dytë Botërore u pranua si vend I koalicionit fitues. Ndërsa pasoja positive e këtij pranimi ishte refuzimi i kryeministrit Venizellos të Greqisë në pretendim të asaj që ai e qunate Vorioepir, ose Shqipëria e Jugut.

Si pas Luftës së Parë Botërore, edhe pas asaj të Dytës, territoret e Shqipërisë Londineze u vunë në diskutim. Të dy herët ngjarja ndodhi në dy konferencat e Parisit. Por ndërsa pas Luftës së Parë Botërore ricopëtimin e Shqipërisë e parandaluan Kongresi I Lushnjës dhe Lufta e Vlorës, pas Luftës së Dytë Botërore kjo ndodhi për shkak të njohjes së kontributeve të Shqipërisë në luftën kundër fashizmit Italian dhe nazizmit gjerman të Hitlerit. Kishte dhe një pikë të fortë në këtë rast. Ishte mbrojtja e hebrejve nga shqiptarët. Në fakt ata u mbrojtën nga ata që komunistët i quanin “kolaboracionistë të nazi-fashizmit”, me në krye Mastafa Krujën. Ishin këta që i mbrojtën më fanatizëm hebrejtë, edhe pse drejtonin qeverinë shqiptare nën pushtimin Italian dhe gjerman.

Po në fakt çfarë kishte ndodhur në luftën partizane shqiptare kundër pushtuesve nazi-fashistë në vitet 1942-1945? A ishte ajo një luftë mirëfillti çlirimtare, apo ishte luftë edhe luftë e armatosur për pushtet? Çfarë ndodhi me çlirimin dhe pse u përdor lufta kundër atyre që u quajtën “forca reaksionare”?! Historiografia shqiptare e ka trajtuar këtë temë me njëanshmëri politike të skajshme. Pak ose aspak historianë të periudhës së komunizmit e pranojnë faktin se lufta partizane në Shqipëri u zhvillua më së shumti si luftë për pushtet e më pak si përpjekje për çlirim. Edhe disa historianë të “ekuilibruar” thjesht pranojnë episode të luftës për pushtet, por jo edhe faktin se komunistët në Shqipëri më shumë u fokusuan te pushteti, sesa të çlirimi i Shqipërisë prej pushtimit nazi-fashist Italian e gjerman. Kominstët në krye të luftës partizane nuk e pohuan, por e dinin fabulën e Ballit Kombëtar, kur u thoshte se “pushtuesit nazi-fashistë do të largohen nga Shqipëria kur ata të mundeshin në frontin e luftës nga ana e Fuqive të mëdha të koalicionit antifashist”! Ata ishin të vetëdijshëm se të vetëm luftën nuk mund ta fitonin.

Historianë të huaj e trajtojnë Luftën Partizane në Shqipëri edhe si përpjekje e shfrenuar për pushtet, madje për krijimin e një modeli të regjimit bolshevik sovjetik.  Kjo strategji ishte imponuar përmes përfaqësuesve të Partisë Komuniste Jugosllave në Partinë Komunistë të Shqipërisë. Komunistët shqiptarë u orientuan që në fillim për të synuar marrjen e pushtetit. Jugosllavët performuan plotësisht në krijimin e Partisë Komunistë të Shqipërisë në nëntor 1941 dhe ndikuan që në krye të saj të vinin intelektualë dhe njerëz të tjerë me formim ideologjik marksist-leninistë. Ata zgjodhën Enver Hoxhën si më të përshtatshmin për postin e numrit një të partisë e më vonë të shtetit komunist shqiptar. Historiani austriak, Oliver Jens Schmitt, shkruan se në Shqipëri u shfaqën dy palë të angazhuara për luftën kundër pushtuesve. Ballistët dhe komunistët e më një rol më të vogël ishin zogistët ose legalistët.

Por ndërsa ballistët e drejtuar nga Mit’hat Frashëri si dhe zogistët kishin si qëllim krijimin e Shqipërisë Etnike, dmth ruajten e territoreve të fituara në vitin 1941 dhe reformat sociale, komunistët kishin si objektiv vendosjen e një rendi njëpartiak të tipit Sstalinist.  (Oliver Jens Schmitt: Ballkani në Shekullin XX, faqe 317 – Botime Artini, Prishtinë 2021) Ai shkruan se ndërsa forcat nacionaliste të Shqipërisë kishin një lloj pavarësie, “komunistët shqiptarë ishin krijuar dhe kontrolloheshin nga PK Jugosllave dhe shqiptari i Jugut, Enver Hoxha, (1908-1985) u etablua si udhëheqës I tyre”. Dhe shkon më tej, kur shkruan se në “Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri ishin forcat nacionaliste para komunistëve në rezistëncë”, ndërkohë që e kundërta ndodhte në Greqi. (Po aty faqe 318). Megjithatë Shqipëria, Serbia e Mali i Zi u shndërruan në shtete të diktaturës komuniste. Profesori gjerman, Ulf Brunnbauer, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Studimeve për Europën Lindore dhe Juglindore në Regensburg, shkruan se  “Në Shqipëri ishte vendimtare mbështetja jugosllave për komunistët, të cilët ishin falenderues edhe për iniciativën e krijimit të Partisë Komunistë Shqiptare më 1941 nga komunistët jugosllavë”! (Geschichte Suedosteuropas: from fruehen Mittelalter bis zur Gegenëart, Ferlag Fridih Pustet, Regensburg, 2011. Seite 604).

Bazuar në orientimin dhe shndërrimin e situatës politike në Shqipëri në favor të komunistëve, gjithnjë me ndihmën e Partisë Komuniste të Jugosllavisë pas Mukjes dhe krijimit të frontit të luftës midis nacionalistëve dhe komunistëve shqiptarë, Fuqitë e Mëdha kishin ardhur në përfundimin se në Shqipëri më të fuqishmit në terrenin politik janë komunistët. Ndaj dhe kur Çurçilli së bashku me ministrin e tij të Jashtëm, Antony Eden, vizituan Moskën më 9 tetor 1944 në takimin me Stalinin e ministrin e tij të Jashtëm, Molotov, i parashtroi diktatorit sovjetik planin e rrregullimit e të ndikimit në Europën Lindore dhe Juglindore. Sipas atij plani, Rumania do ishte 90 përqind nën influencën sovjetike e 10 përqind të Fuqive të tjera të Aleancës, dmth Perendimit. Në të kundërtën, Greqia do të ishte 90 përqind perendimore dhe 10 përqind lindore. Ndërsa Jugosllavia dhe Hungaria u ndanë 50 me 50 përqind. Kur u fol për Jugosllavinë, Shqipëria hamendësohej njejtë sipas modelit të saj. (Po aty, faqe 597). Modeli I ndarjes 50 : 50 për Jugosllavinë (edhe Shqipërinë) dhe Hungarinë, do të thoshte se ekzistonte mundësia e fitores së nacionalistëve. Por tashmë ishte vonë. Pas Mukjes (2 gusht 1943), gjithçka kishte ndryshuar dhe de facto kishte nis një luftë e pashpallur civile midis dy fronteve, frontit komunist dhe atij nacionalist. Komunistët e fituan betejën ushtarake e të dhunës për shumë arsye. Por kryesore për shkak të ndihmës jugosllave dhe të luftës së pamëshirshme edhe ndaj nacionalistëve të paarmatosur. 

Ndërkohë, nëse I referohemi praktikave dhe rasteve konkrete, atëherë vemë re se betejat më të mëdha, përveç asaj për çlirimin e Tiranës, janë zhvilluar kyzesisht midis forcave partizane dhe ballistëve në jug të Shqipërisë dhe midis partizanëve dhe atyre që u quajtën “forca reaksionare” në veri të vendit. Partizanët e nisën luftën kundër kundërshtarëve ideologjikë shqiptarë menjëherë pas Konferencës së Mukjes, në verën e vjeshtën e vitit 1943. Dhe kjo ndodhi me rekomandimin e ndikimin e përfaqësuesve jugosllavë (serbë) në komandën e ushtrisë çlirimtare. Konferenca e Mukjës u shpreh për bashkëpunim midis ballistëve, zogistëve legalistë dhe forcave të tjera anti-fashiste në njërën anë dhe komunistëve në anën tjetër. Në këtë marrëveshje bënte pjesë edhe kërkesa për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pas luftës. Pikërisht kërkesa e krijimit të shtetit të ri të bashkuar pas lufte nxiti përfaqësuesit jugosllavë që t’i kërkonin kreut të komunistëve, Enver Hoxhës, ta dënonte Konferencën e Mukjës.

Dënimi dhe mosnjohja e vendimeve të Konferencës së Mukjes ishte fillimi i një lufte të pashpallur civile në Shqipëri. Prej kësaj kohe, përjashtuar pak javë të dimrit 1943-1944 dhe betejën e Tiranës në tetor-nëntor 1944, betejat kryesore u zhvilluan kundër forcave politike kundërshtare të komunistëve, pra kundër nacionalistëve. Pra për të marrë me çdo kusht “me grykën e pushkës” siç thuhej, pushtetin dhe për ta garantuar atë po ashtu “me grykën e pushkës”! Pushtetin e komunistëve në Shqipëri e vendosi kësisoj lufta e armatosur kundëri ntelektualëve, kundër të pasurve, kundër atyre që ndiqnin politika dhe ideologji nacionaliste. Nacionalistët, pavarësisht se kujt krahu dhe shtrese i përkisnin, u vunë në shënjestër të likuidimit fizik. Kështu ndodhi me masakrat dhe betejat kundër ballistëve në qarkun e Vlorës, në Lushnjë etj. Kjo ndodhi gjithashtu me të gjitha forcat patriotike e nacionaliste të veriut të Shqipërisë.

Për komunistët e asaj kohe forcat nacionaliste në Shqipërinë e Veriut ishin rreziku dhe pengesa kryesore e ardhjes së tyre në pushtet. Ata u konsideruan më së shumti jo kolaboracionistë të pushtuesve nazi-fashistë, italianë dhe gjermanë, sa u akuzuan si “agjentë të anglo-amerikanëve”! Që do të thoshte se Partia Komuniste e kishte vendosur që në fillim aleancën e saj me bllokun lindor të kryesuar nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Në fillim si urë e kësaj lidhjeje shërbeu miqësia e ngushtë me Jugosllavinë e Titos. Në këto kushte nisi lufta kundër forcave të nacionalistit të Lumës, të kryesuar nga Muharrem Bajraktari. Dëshmitarët thonë se kjo luftë asokohe nisi me pabesinë e komandantit të Brigadës së IV Sulmuese, Manush Myftiu dhe asaj të pestës, Shefqet Peçi. Muharrem Bajraktari ishte ftuar në një shtëpi në Gostil, tre km lard qytetit të Kukësit të Ri sot, për të biseduar dhe për t’u bashkërenduar në luftën kundër gjermanëve. Kur Bajraktari i Lumës hyri në oborrin e asaj shtëpe, ai u godit me armë për ta likuiduar. Plani ishte që me pabesi ta vrisnin Muharrem Bajraktarin. Por fati dhe zgjuarsia e qëndresa e tij e shpëtuan atë nga ky kurth. Kuptohet: – Partizanët “donin të bisedonin që të luftonin së bashku gjermanët”, por e sulmuan me armë për ta likuiduar fizikisht! Pabesi, tradhti, intrigë dhe djallëzi e paimagjinueshme ishte kjo. Pse? Sepse konsiderohej se Muharrem Bajraktari do të ishte pengesë që malësorët e Lumës e të Veriut të mbështesnin ardhjen e komunistëve në pushtet.

E njëjta gjë ndodhi në Malësinë e Madhe me Prek Calin ose në Tropojë me Halil Hoxhën, në Has me Mehmet Ali Bajraktarin e në Mirditë e Shkodër me parinë e këtyre trevave. ose me Abaz Kupin në Krujë dhe personalitete të tjera në Jug të Shqipërisë. Të gjithë u vunë që gjatë luftës në shënjestrën e likuidimit fizik. Në Malësinë e Shkodrës u dërguan Brigada e 24-të Sulmuese dhe një brigadë tjetër, me qëllim dhe detyrë të asgjësohej nacionalsiti i bindur Prek Cali dhe mbështetësit e tij. Njazi Hoxha nga Shtiqni i Kukësit ishte zv. Komandant I Brigadës së 24-të Sulmuese. ai ishte urdhëruar që të luftonte në Malësinë e Madhe kundër Prek Calit. Në një betejë me forcat nacionaliste grupi partisan i Njaziut rrethohet dhe Prek Cali ua fal jetën, duke i lënë të largoheshin, por me armët nën gjunjë. Largimi me armët nën gjunj e çoi Njazi Hoxhën në burgun e komunistëve. Kjo ngjarje dihej e njihej në publik që në periudhën e komunizmit dhe ngjallte simpati për nacionalistët, të cilët dinin të falnin. Por komunistët nuk falnin as njëri-tjetrin. Po ashtu dihej në trevën e Kukësit rasti i Muharrem Bajraktarit gjatë një beteje në Lusnë me forcat partizane. Para Muharremit del një partizan, djalë i ri nga Bicaj, H.S. Ai në vend që ta likuidonte atë, e pyet se i kujt ishte. Pasi merr përgjigje i thotë se “po ta jap një plagë, por do ta ruaj jetën”!

Kjo sjellje e forcave nacionaliste shqiptare kishte brenda saj racionalitetin, sepse për ta i pari ishte kombi e atdheu. Ndërsa nuk ka thuajse asnjë shembull si këto në sjelljen e partizanëve kundër nacionalistëve “reaksionarë”! Përkundrazi. Edhe pse dihej që Bajraktari i Hasit, Mehmet Ali Bajraktari nga Vlahna, ishte nacionalist dhe atdhetar i spikatur, ai u vu në shënjestrën e komunistëve deri sa e detyruan të arratisej familjarisht në Jugosllavi (Serbi). Shërbimi sekret jugosllavo-serb, UDB, u përpoq ta vinte në shërbimin e saj. Por ai dhe të gjithë anëtarët e tjerë meshkuj madhorë të familjes e refuzuan kategorikisht bashkëpunimin me Serbinë kundër Shqipërisë. Për pasojë pesë anëtarë të familjes së bashku me Mehmet Bajraktarin u pushkatuan dhe u asgjësuan, kësaj radhe nga forcat policore të Serbisë. Kjo do të thotë se nacionalistët shqiptarë gjatë Luftës ose më saktë në përfundim të saj u vunë midis dy zjarreve: – Midis zjarrit të dhunës e terrorit komunist në Shqipëri dhe dhunës e terrorit serb.

Ishte koha kur komunistët shqiptarë ndihmuan që komunistët jugosllavë të pranoheshin edhe nga popullsia shqiptare e Kosovës dhe trevave të tjera në ish-Jugosllavi. Që do të thotë se partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës jo vetëm zhvilluan beteja luftarake kundër shqiptarëve për pushtetin e tyre, por bënë të njëjtën gjë edhe për të garantuar pushtetin e komunistëve në ish-Jugosllavi e në Serbi. Ish- kreu i Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji, në një artikull të botuar në gazetën amerikane Çikago Tribune, të datës 12 dhjetor 1984, e përmbledh kësisoj situatën e krijuar dhe pozicionin e ballistëve gjatë luftës: “Për një farë kohë Balli Kombëtar luftoi i vetëm. Mirëpo, kur nazistët pushtuan Rusinë Sovjetike, lëvizja jonë e rezistencës papritmas u anashkalua dhe fitoi simpatinë partia e vogël koministe shqiptare, e cila i merrte urdhërat nga Tito i Jugosllavisë dhe Kominterni i drejtuar nga Moska. Shpejt Balli Kombëtar u gjend me shpatulla për muri, pasi aleatët britanikë dhe amerikanë nisën t’i japin armë e përkrahje jo Ballit Kombëtar, zërit të demokracisë dhe të patriotizmit shqiptar, por çuditërisht komunistëve. Madje Çurçilli dërgoi të birin si këshilltar pranë Titos. Britanikët vepronin kështu, sepse u bënë aleatë me Stalinin dhe u thyen para dëshirës së sovjetikëve për të ndihëmuar të gjitha frontet çlirimtare marksiste në Ballkan. Kurse ne nuk morëm pothuajse asgjë. Ç’është e vërteta morëm disa kundërajrorë, të cilat nuk mund t’i përdornim, pasi nuk na sulmonte askush nga ajri”!

Kësisoj mund të shkojmë në përfundimin se përveç jugosllavëve, në ndihmë për marrjen e pushtetit nga ana e komunistëve shqiptarë në Shqipëri ishin edhe aleatët perendimorë, të cilët natyrshëm që do të refuoheshin pas vendosjes së regjimit komunist në Tiranë. Vendosja e këtij regjimi u vulos me vendimet e Kongresit të Përmetit në maj 1944 dhe të Këshillit Antifashist në tetor të atij viti. Ndërsa pas kësaj kohe nisi ofensiva partizane në veri të Shqipërisë, ku pushtuesit gjermanë numëroheshin me dy, maksimumi me tre shifra. Ofensiva u drejtua jo vetëm për asgjësimin e “reaksionit” vendas, siç thuhej, por edhe për të mundësuar bindjen e shqiptarëve në Kosovë e ish-Jugosllavi ndaj Partisë komuniste jugosllave dhe partizanëve jugosllavë. Me ndërhyrjen e këtyre forcave, sipas kujtimeve të Sabri Godos, Rrahman Perllakut dhe dëshmitarëve të tjerë të kohës Kosova u detyrua ta pranojë sundimin e Jugosllavisë (de facto të Serbisë) edhe për 55 vite radhazi.

Marrëdhënia e ngushtë midis komunistë shqiptarë dhe jugosllavë bëri që shteti komunist shqiptar të mbyllë sytë dhe të bëhet pjesë e masakrës së madhe të Tivarit. Mbi 4000 shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe në shkurt-marsin e vitit 1945 ata i detyruan të marshonin drejt Tivarit në Mal të Zi, duke kaluar përmes Kukësit, Pukës dhe Shkodrës. Nga këta mbi njëmijë u vranë e masakruan në territorin e Shqipërisë gjatë rrugëtimit, ndërsa 3200 u masakruan në qytetin malazez të Tivarit (Barit). Mbi varrëzën masive të të masakruarve shqiptarë të Kosovës regjimi komunist jugosllav e ai serb ndërtuan një aerodrom, duke hedh mijëra ton beton dhe asgjësuar edhe gjurmët e kësaj masakre. Ndërkohë gjithçka ndodhi nën mbikëqyerjen e regjimit komunist dhe strukturave të tij të sigurisë në Shqipëri. Mjafton kjo ngjarje për të dëshmuar faktin se, sidomos gjatë vitit 1944 e pas çlirimit të Shqipërisë, Partia Komuniste udhëhoqi një luftë civile të mirëfillte krahas disa betejave të vogla kundër pushtuesve gjermanë.  Lufta për pushtet i nxiti komunistët në Shqipëri që të bënin pakt edhe me armiqtë shekullorë të shqiptarëve, serbët!

Literatura:

  • Edwin Jacues: Shqiptarët, Fondacioni Abraham Linkoln, Tiranë 1995
  • Oliver Jens Schmitt: Ballkani në Shekullin XX, Artini, Prishtinë 2021
  • Konrad Clewing, Oliver Jens Schmitt: Geschichte Suedosteuropas Regensburg, 2011
  • Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Koha, Prishtinë 2001.
  • Georges Castellan: Histori e Ballkanit, Çabej, Tiranë 1991.
  • Bernd Juergen Fischer: Albania at war, 1939–1945, West Lafayette, Ind.: Purdue University Press, 1999,
  • Lufta Nacionalçlirimtare në Shqipëri, 1939-1944 ; Author, Xhelal Gjeçovi ; Publisher, Arbri, 1999
  • Suedost-Forschungen, nr 65/66, 68 dhe 69/70.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026
FOKUS

“Drejtësia” Greke dhe Bashkëpunëtorët (Çamë) të Pushtuesit

7 Tetor, 2026
FOKUS

Komisioni Evropian përgatit BE-në për zgjerimin: Rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm

6 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026

FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

7 Tetor, 2026

“Drejtësia” Greke dhe Bashkëpunëtorët (Çamë) të Pushtuesit

7 Tetor, 2026

Gjermani, ish-shefi i inteligjencës përballet me akuza për spiunazh

7 Tetor, 2026

Marco Rubio në Greqi: SHBA e quan Athinën shtyllë të pranisë së saj në rajon

7 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.