Yanis Varoufakis-Peshçanik[i]
Fjala e mbajtur në Parlamentin Europian me temë: “Parakushtet ekonomike të paqes”, e martë me 10 qershor 2025.
Vitin e kaluar do t’a kisha nisur këtë fjalim mbi ankesën për transformimin e paimagjinueshëm deri tani të Bashkimit Europian nga një projekt paqesor në projekt luftarak. Por tani është tejet vonë për ankesa. Fjalimet luftënxitëse kanë pushtuar tërë BE-në, janë futur në politikën e saj dhe kanë infektuar grupet e ekspertëve që prodhojnë narrativat dominuese dhe qëndrimet europiane.
Nuk ka kuptim të qaravitemi mbi gjendjen e re faktike: BE-ja sot është një projekt i zhvilluar komplet luftarak i cili do të na shpjerë në një luftë të vazhdueshme ose do të na dobësojë financiarisht – e ndoshta edhe njëra edhe tjetra. Sikurse do të tregoj, kejnsianizmi luftarak do t’a bëjë Europën më pak të sigurtë, do të rrisë pabarazitë dhe do t’a dobësojë atë akoma më shumë.
Për t’a shqyrtuar situatën shtrojmë dy pyetje interesante: Përse Europa e zgjodhi këtë rrugë? Dhe meqënëse jemi në të, cila është detyra jonë ndaj popujve të Europës, ndaj europianëve për paqen? Nisim nga fillimi.
BE-ja si projekt amerikan
Duke marrë parasysh rrezikun se do të nervozoj të dashuruarit te Europa dhe mitet mbi lindjen e saj, do të jem tërësisht i hapur: Bashkimi Europian (që në fillimin e tij, në formën e Bashkësisë Europiane për qymyrin dhe çelikun) është konstrukt amerikan- pjesë e planit global të ShBA-ve i cili përfshinte edhe Breton Vuds-in, doktrinën Truman dhe, natyrisht, edhe NATO-n
Shumica e europianëve vërtetë donte që lufta dhe totalitarizmi të mos përsëriteshin kurrë. Por BE-ja është projektuar në Uashington. Është ideuar jo si treg konkurues, por si kartel i biznesit të madh të cilin e drejton burokracia e përjashtuar nga kontrolli demokratik (e njohur si Komisioni Europian), selia e të cilit, jo rastësisht, edhe në afërsi të selisë së NATO-s.
Duke filluar nga viti 1950, BE-ja është zhvilluar në përputhje me interesat e Shteteve të Bashkuara – gjë që është fakt i pakëndshëm, si për liderët fodullë europianë ashtu edhe për Donald Trumpin. Duke hedhur shikimin prapa shohim se historinë e BE-së e përshkon një fill i vetëm: dhe është pikërisht vartësia e saj nga Amerika. Në fillim në një masë të madhe varej nga përkatësia në zonën e dollarit. Pas vitit 1971 varet nga deficiti tregtar amerikan. Pra, në një mënyrë ose në një tjetër, vartësia e thellë nga ShBA-të është trupëzuar në arkitekturën e Europës. Prandaj duhet më shumë se deklarata solemne – apo disa qindra miliardë euro të huazuara të investuara në armatime – që të zgjidhet problemi i vartësisë europiane nga Amerika.
Fakti që BE-ja, qysh në fillimin e saj është ideuar si një kartel i biznesit të madh është arësyeja kryesore përse asaj i nevojiteshin kurse fikse devizore: fluktuacionet valutore destabilizojnë çdo kartel dhe rëndojnë mbajtjen e një niveli të nevojshëm mes palëve të përfshira.
Që nga vitit 1950 deri në vitin 1971, Shtetet e Bashkuara e zgjidhën këtë problem në emër të Europës. Pra sa kohë zgjaste deficiti tregtar në shkëmbimet me Amerikën, karteli europian ishte i përfshirë në zonën e dollarit – ndërsa valutat e tij të lidhura me vlerën e dollarit. Megjithatë, kur rreth vitit 1969, Eurpa dhe Japonia nisën të realizojnë sufucit tregtar në shkëmbimet me Amerikën, loja mbaroi. Presidenti Riçard Nikson, Donald Trumpi i kohës së tij, e hodhi jashtë Europën nga zona e dollarit me 15 gusht 1971. Ministri i tij i financave i këshilloi në mënyrë cinike europianët e tmerruar: “Qysh sot dollari është valuta jonë, e problemi juaj”.
Atëherë ndodhën dy gjëra. E para, në mënyrë që të mbronin kartelin e biznesit të madh, europianët u përpoqën të ndërtojnë rregjimin e kursit fiks. Provuan sistemin europian monetar dhe mekanizmin europian të kurseve valutore. Por kjo ishte zgjidhje e keqe të cilën spekulantët e anashkaluan pa probleme. Atëherë në dëshpërim e sipër krijuan valutën më të dëmshme që ka krijuar ndonjëherë mendja njerzore- euron.
Ngjarja e dytë me rëndësi është ajo se me rritjen e deficitit buxhetor dhe tregtar amerikan eurozona u shndërrua në manikeri neto eksporti nën udhëheqjen e Gjermanisë, me nënkontraktues transmentimin e gjendjes agregate në Shtetet e Bashkuara. Ishte pikërisht deficiti dysh amerikan që veproi si thithës i cili thithte në Amerikë eksportin neto europian, si dhe përfitimeët e eksportuesve europianë të cilët këto i investonin në oligacione shtetërore amerikane, aksione dhe prona të patundshme. Kësisoj, me daljen nga zona e dollarit Europa u bë e varur nga deficiti amerikan. Ky ishte rezultati i terapisë së shock-ut të Niksonit: mbështetja pa rezerva e Europës në zonën e dollarit përfundoi me vartësi akoma më të madhe të saj nga deficiti i ShBA-ve.
Këtu në Bruksel kanë qejf të përsëritin se Europa zhvillohet nëpërmjet krizave. Ky është edhe një gabim tjetër. Kriza e vitit 2008 ishte shansi jonë që Bashkimin Europian ta bënim të qëndrueshëm dhe të përmbyllnim njëherë e mirë vartësinë e tij të thëllë nga Shtetet e Bashkuara. Bankat franceze dhe gjermane bankrotuan. U shpërbënë rregullat e mundshme të eurozonës. Efekti domino i ngjarjeve e çoi Greqinë deri në bankrotimin e qeverive tona. Ishte një rast i përkryer për transformimin e BE-së nga një kartel biznesi, i cili për kërkesa agragate detyrimisht duhet të mbështetet te ShBA-të, në një federatë funksionale dhe të ekulibruar së brëndëshmi. Në vend të kësaj, qendra radikale europiane (e djathta dhe e majta) vendosi të ndryshojë gjithçka në mënyrë që gjithçka të mbetej njëlloj. Në këtë kuptim bënë përzgjedhjen më të keqe të mundshme: masat universale të kursimit për shumicën, krahas shtypjes të çmendur të parave për financierët dhe biznesin e madh.
Çfarë ndodh kur zvogloni të ardhurat e shumicës dhe u jepni miliarda një pakice? Meqënëse shumë u bënë tejet të varfër për të blerë mallra me vlerë të madhe, biznesi pushoi së investuari në kapitalin prodhues – ndërsa të pasurit shfrytëzojnë paratë e lira për pompimin e çmimit të pronave të patundshme, aksioneve, bitkoinëve, veprave të artit, në përgjithësi prona. Rezultati natyror janë nivelet vrastare të pabarazisë dhe pakënaqësia e qytetarëve. Njerëzit bien në dëshpërim. Aq shumë sa arritën të votojnë që radikalët progresivë si puna ime të hyjnë në eurogrup. Atëherë neve Brukseli dhe Frankfurti, të tmerruar na hodhën jashtë, pa ashtu sikurse e detyruan zotin Cipras për të rrëzuar qeverinë e tij, jo me tanke, si në vitin 1967, por me ndihmën e bankave – gjë që, me thënë të drejtën nuk ndryshon shumë. Grushti i shtetit është grusht shteti.
Simbiozë e dy autoritarizmave
Merreni me mend çfarë ndodhi më vonë: bash si në një periudhë mes luftërash, në skenë dolën ultradjathistët ksenofobë. Ishte kjo dhuratë nga qielli edhe për ultradjathtistët të cilëve qendra radikale u nevojitej për të imponuar politikën e kursimeve, e cila prodhon pakënaqësi dhe zemërim gjëra që ultradjathtistëve u sjell vota. Me fjalë të tjera Makroni dhe Le Peni duhet që çdo natë të mbajnë përpara fotografinë në kornizë të tjetrit dhe të luten për të mirën e kundështarit të tyre më të mirë.
Perde tymi
Totalitarizmi liberal dhe totalitarizmi ksenofob ultradjathtist janë bashkëpjesëmarrës dhe ushqejnë njëri tjetrin. Nga ana tjetër, kurisimi për shumicën dhe shtypja e parave për disa cflilitën themelet prodhuese të Europës, strukturën e saj shoqërore, ndjesinë e saj për qëllimin. Kështu Bashkimi Europian humbi çdo legjitimitet që mund të kishte në opinionin e tij publik. Atëherë totalitaristët udhëheqës njëri pas tjetrit dhe pa sukses propozuan disa iniciativa të reja të mëdha. Të gjithë i mbajmë mend planin e pasuksesshëm investues Junker, unionin bankar dhe programin e gjelbër. Tani atyre në plehrat e historisë i’u bashkua edhe raporti i Mario Dragit.
Numura të publikuar mbresëlënës të cilët kurrë nuk u realizuan. Kjo ishte e paevitueshme. Përderisa liderët tanë refuzojnë të pranojnë unionin politik i cili mund të mbështesë eurobonot funksionale dhe makroekonomikisht të rëndësishme, nuk ka për të qënë e mundur të sigurohen para për financimin e investimeve të nevojshme. Madje edhe atëherë kur, në kohën e pandemisë më në fund pranuan për huazim të përbashkët, u bashkuan për borxh të përbashkët, por jo për qëllim të përbashkët.
Çdo investim i madh përfundoi me dështim dhe me perde tymi pas së cilës fshihej pafuqia e Europës. Rezultati? Pas 15 vitesh praktikisht neto investime praktikisht jo ekzistente në prodhim, Gjermania po deindustralizohet, njëllojn si edhe Europa Lindore, Austria dhe Italia e Veriut. Paraliza politike thellohet si pasojë e presioneve fiskale. Neofashizmi dhe ksenofobia janë gjithandej në rritje. Në momentin kur Donald Trumpi heq dorë nga Europa, rritet vartësia e Europës nga Amerika. Pjesa tjetër e botës e përjeton Europën si shembull i trishtë i mossuksesit, si krijesë irrituese dhe e parëndësishme.
Në këtë mjedis të pikëlluar liderët tanë të mëdhenj dhe të mirë tani kanë një ide të dyshimtë edhe për një iniciativë tjetër: meqënëse programi i gjelbër ka vdekur, ndërsa Fonni për rinovimin është shpenzuar, përse të mos provojmë kejnsianizmin ushtarak?
Çmenduari e kejnsianizmit ushtarak
Zonja dhe zotërinj, kenianizmi ushtarak ka sukses në Amerikë sepse ajo ka institucione federale, sovranitet monetar, fuqi fiskale, teknostrukturë dhe proces unik furnizimi, gjë që është kyçi për funksionimin e kejnsianizmit ushtarak. Europa nuk ka asgjë të tillë, për më shumë nuk ka as liderë për t’a siguruar një gjë të tillë. Për këtë kejnsianizmi ushtarak në Europë nuk mund të ketë sukses.
Dhe faleminderit zotit që nuk mundet. Sepse sikur të ishte e mundur një gjë e tillë, Europa do të duhej të sillej si Amerika dhe të fillonte nga një luftë të re çdo vit në mënyrë që rezervat e muncioneve, predhave e kështu me radhë të shpenzoheshin dhe të justifikoheshin porosi të reja të mëdha të nevojshme për mbajtjen në jetë të kejnsianizmit ushtarak. Por edhe përkundër faktit se është jofunksional – kejnsianizmi ushtarak do t’i shërbejë qëllimit. Kjo është zgjidhje për Volkswagenin për shembull: meqënëse nuk mund të shesë më automobilë, tërë linjën e prodhimit mund t’ia dorëzojë Rheinmetalit që të prodhojë në të tanket Leopard, të cilët Ursula von der Leyeni atëherë do t’ia shesë Greqisë dhe Italisë, të cilëve këto tanke as që u hyjnë në punë dhe as i dëshirojnë.
Kejnsianzimi ushtarak do të jetë një tjetër mossukses i madh i Europës, por para kësaj do të varfërojë shtetet tona dhe do t’i shtojë benzinë zjarrit në të cilin zhduken jetë dhe ëndërra njerzore në fushat e vdekjes së Ukrainës.
Do të jem krejt i hapur. Asnjë prej armiqve realë të Europës nuk dridhet nga frika teksa sheh se sa Europa e prapambetur dhe mbushur me borxhe përgatitet për të investuar milarda euro në armatime. Përkundrazi. Kejnsianizmi ushtarak do të përfundojë si version i ri i programit të kursimeve për shumicën dhe shtypje të parave për pakicën. Kjo do ta bëjë Europën akoma më të dobët, ndërsa lufta ukrainase do të zgjasë, edhe përkundër qëllimit të deklaruar për ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.
Dorëzimi i Europës te NATO-ja dhe roli i saj në Ukrainë
Në këtë moment në galeritë ku qëndrojnë ulur gazetarët ka mundësi të dëgjohen thirrje të tipit: Por si t’ia bëjmë atherë kur e kemi Rusinë pas dere. Europa është në rrezik. A mos duhet të qëndrojmë të pafuqishëm tani që Trumpi po na braktis? Përgjigja ime është e qartë: rrënimi ekonomik i Europës në përpjekje për zbatimin e kejnsianizmit ushtarak, i cili do të sjellë programe të reja kursimesh dhe do ta bëjë Europën me siguri matematike më të dobët ekonomikisht, nuk do të kontribuojë për forcimin e saj.
Po, le të mos harrojmë. Europa ka tashmë 1,5 milionë burra dhe gra me uniformë, ndërsa në dhjetëvjeçarin e kaluar shpenzuam 2,7 trilionë euro për mbrojtjen – në një periudhë kur investimet tona në veprimtari prodhues ishin të barabarta me zero. Tani NATO na kërkon të shpenzojmë tri herë më shumë, gjë që është krejtësisht çmenduri, duke patur parasysh se me sa pa kujdes janë shpenzuar 2,7 trilionë eurot e mësipërme.
Në këtë kuptim, lënia në dorë të NATO-s politikën e jashtme dhe të mbrojtjes europiane dhe rritja e mëtejshme e borxhit të papërballueshëm në mënyrë që të kënaqen kërkesat e presidentit Trump janë mënyra më e sigurtë që Europa të bëhet akoma më e varur, akoma më pak e sigurtë, më e shëmtuar dhe më e trishtuar. Ky është konteksi në të cilin të fuqishmit e Brukselit përpiqen të ruajnë vendet e tyre të punës dhe të rritin buxhetet duke përsëritur rrenat mbi atë se NATO-ja duhet të zgjerohet në mënyrë që të përballojë agresionin rus. Kjo është shumë larg së vërtetës: si edhe çdo mafie, NATO-ja zgjerohet në mënyrë që të shkaktojë pasiguri, e pastaj atëherë na shet mbrojtjen e saj.
Domethënë se Putini ka patur të drejtë kur sulmoi Ukrainën? Natyrisht që jo. Kjo do të thotë se NATO-ja dhe rregjimi i Putinit janë bashkëpuntorë. Ata i’a kanë nevojën njëri tjerit në thellimin e përbashkët të konfrontimit i cili forcon të dyja palët – në dëm të Europës. Kjo do thotë gjithashtu se gjithsekush që është i interesuar për sigurinë dhe begatinë e Europës, duhet të lërë mënjanë gënjeshtrën se Rusia është e gatshme të sulmojë – ajo nuk është në gjendje t’a bëjë këtë edhe sikur të dëshirojë. Ai që është i interesuar për sigurinë dhe begatinë e Europës duhet të punojë pa u lodhur për pengimin e kejnsianzimit ushtarak europian dhe duhet t’i përkushtohet procesit paqesor i cili paratë ruse të konfiskuara do t’i shfrytëzojë jo si arkë kursimesh për tanke Leopardë dhe raketa Leonardo, por si adut në bisedimet mbi përfundimin e luftës në Ukrainë në kontekstin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqesore mes BE-së dhe Rusisë.
Përsa i përket politikanëve në këtë qytet, të cilët me sa duket nuk do të qetësohen derisa ta shohin Rusinë në gjunjë, mund t’u them vetëm këtë. Nëse vërtetë keni dashur t’a dobësoni Rusinë, ta hidhnit në gjunjë, duhet të përpiqeshit t’a tërhiqnit në eurozonë. Euroja, me një goditje do ta shkatërronte bazën prodhuese të Rusisë, do t’a fuste në borxhe popullin dhe shtetin rus dhe do t’i detyronte liderët e tij të merrnin rrugën për në Bruksel ose Frankfurt me kapele lypësi në dorë. Mendoni se pa bëj shaka. Në këtë shaka ka tejet shumë të vërteta që të jenë qesharake.
Që t’a përmblesh ekspozenë time të deritanishme: Stanjacioni ekonomik i Europës është produkt i vartësisë së saj nga deficiti amerikan. Kjo vartësi ka sjellë bashkëpunimin e Europës në projektin dhjetëvjeçar amerikan për shkaktimin e luftës në Ukrainë. Tani kur thuhet se ShBA-të po tërhiqen, liderët tanë vrapojnë si pula pa kokë për të penguar vendosjen e paqes në Ukrainë në mënyrë që të përdorin buxhetet ushtarake për të mbështetur kartelin e kalbur të biznesit të madhe europian.
Gaza dhe rënia morale e Evropës
Zonja dhe zotërinj, ndërsa në po flasim këtu, Europa po karmashitet edhe në një gropë tjetër të zezë morale: kjo është pjesëmarrja në genocidin palestinez. Nuk bëhet fjalë vetëm për turpin e zonjës Ursula von der Leyen, e cila pozon si tifoze e thekur para tankeve të ushtrisë izraelite vetëm disa orë para hyrjes së tyre në Gaza. Bashkimi Europian nuk është bashkëpuntor vetëm për shkak të vartësisë së tij nga Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Europian edhe vetë mbështet dhe financon krimet e luftës. Pa brerje ndërgjegje. BNP PARIBAS dhe ALLIANZ blejnë aksione shtetërore izraelite me të cilat financohet makina izraelite për grirjen e mishit në territoret e pushtuara palestineze. MAERSK është transportuesi kryesor i makinerisë ushtarake e cila vepron në Gaza. Bashkimi Europian ka dhënë 2 miliardë euro për financimin e kërkimeve në institucionet izraelite të cilët prodhojnë mjete të cilat palestinezët i spastrojnë etnikisht, i godasin, i vrasin dhe i sakatojnë.
Por është duke ndodhur diçka edhe më e tmerrshme: disa nga institucionet kryesore varen nga mbështetja që i japin genocidit izraelit. Nëse Europa do të duhej t’a kryente detyrën e saj dhe të sankiononte Izraelin, Universiteti teknik në Mynih do të humbiste 195,4 milionë euro nga BE-ja për programin HORIZON që financon kryerjen e kërkimeve të projekteve përbashkëta me institucionet izraelite.
Zonja dhe zotërinj, faji i Europës është i stërmadh. Këtu nisën progromet kundër hebrejve, këtu në Europë. Europianët kryen genocid në mbarë Afrikës, në Amerikë, në Australi. Duke themeluar BE-në si projekt paqesor, u përpoqën të shlyejnë mëkatet e kryera në të kaluarën. Por vartësia jonë nga ShBA-të dhe prirja e klasës tonë sunduese për të përfituar nga imperializmi e bën këtë të pamundur – prandaj në duart tona ka përsëri gjak njerëzish nga Gaza, Ukraina, Sudani, Libia, Jemeni dhe Siria.
Kështu pra totalitarizmi është ktheyr në Europë. Kur qeveria gjermane më ndaloi hyrjen në Gjermani për shkak të “krimit” të pjesëmarrjes në konferencën me hebrenjtë gjermanë me temë “Paqa e drejtë në Lindjen e Afërt”, kjo nuk ishte rastësi. Në derdhjen e gjakut palestinez që të rrjedhë pa ndaluar ata shihnin një shans të mirë për të larë duart nga faji i Holokausit, për genocidin e dytë gjerman në Namibi, për krimet kundër njerzimit në Kongo…
Paralajmërimi është i qartë: stanjacioni ekonomik shpie në luftënxitje, e cila shpie në rigjallërimin e mentalitetit të ardhacakëve europiane të bardhë. Kjo Europë ka rënë kaq thellë saqë nuk ështe e lehtë t’a nxjerrësh nga kjo gropë. Totalitarizmi europian liberal, tmerret e të cilit i shijuam në Greqi para dhjetë vitesh, tani është përhapur gjithandej dhe i’a ka hapur dyert ksenofobisë dhe totalitarizmit ultradjathtist. Është koha të ngrihemi kundër këtyre dy formave të totalitarizmit. Në emër të popujve të Europës.
Çfarë duhet bërë
Pra, shtrohet pyetja çfarë duhet bërë? Nisemi nga kuptimi i kësaj më poshtë. Parakushti ekonomik për paqen është ndarja e ekonomisë europiane nga luftërat amerikane. Për këtë është e nevojshme që njëherë e përgjithmonë të ndërpritet vartësia e Europës nga Amerika. Kjo nënkupton përfundimin e vartësisë europiane nga neto eksporti, gjë që nënkupton vendosjen përsëri të ekuilibrit të ekonomisë europiane mëpërmjet investimeve të reja të gjelbëra, ndëprerje të kursimit strukturor, fund të çmendurisë së “tregut” të energjisë elektrike të infektuar nga kartelet, bashkësi e re dhe e mirë monetare e cila do t’u hiqte monopolin bankave mbi pagesat dhe do të fuste dividendët personalë për të gjitha, si dhe një marrëveshje e re mes BE-së dhe Kinës e cila neve na çliron nga agjenda amerikane e intensifikimit të një lufte të re të pamend të ftohtë në dëmin tonë.
Vetëm nëpërmjet formësimit të ekonomisë politike europiane mund të përfundojmë fragmentizimin e pafundëm që nxit luftën dhe totalitarizmin. Edhe turpin për shkak të faktit se neve na udhëheqin tifoze të genocidit siç janë Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallasi.
Si të arrihet një gjë e tillë? Në dy mënyra. E para na duhet një plan i besueshëm për Europën për të cilën i’a vlen të luftohet. E dyta, duhet të organizojmë fushata të mosdëgjueshmërisë qytetare dhe shtetërore në vendet tona dhe potencialisht në Këshllin Europian derisa plani jonë për Europën të fitojë shansin e tij.
Neve nga DiEM25, ka dhjetëvjeçarë që punojmë për këtë plan – për një Nju dill të gjelbër për Europën – dhe me shumë dëshirë mund t’a ndajmë me ju, në mënyrë që ju të mund t’a zgjeroni, rishikoni dhe adoptoni. Ju, Lëvizja 5S dhe partitë e tjera në mbarë Europën që duan të marrin pjesë, keni një organizatë e cila neve na mungon në mënyrë që sëbashku me MERA25-ën tonë dhe partitë transnacionale të ndihmojnë sëbashku organizimin e fushatës së mosdëgjueshmërisë qytetare dhe shtetërore pa të cilën nuk është e mundur të arrihen ndryshime, sepse asgjë tjetër nuk mund ta pengojnë rënien sekulare të Europës, Italisë, Greqisë, madje edhe Gjermanisë.
Konkluzion
Që të konkludojmë, shtatëdhjetë e pesë vite të Bashkimit Europian kështu siç e njohim tregojnë se gjendemi para një zgjidhjeje të vështirë. Një mundësi është Europa e varur nga Shtetet e Bashkuara, luftënxitëse dhe e prapambetur. Obsioni i dytë është Europa e pavarur, e paangazhuar, e begatë dhe e gjelbër.
Është fjala për zgjedhjen mes Komisionit me kuadro të tillë siç është von der Leyeni, e cila mbështet genocidin, pengon paqen, fshin në mënyrë të paligjshme historikun e mesazheve me Pfajzerin, lobon për Lockheed Martin-in dhe merr hua të cilat nuk mund t’i shlyejmë për blerjen e armëve të cilat neve nuk na duhen, ndërsa njerëzit në planet i dënon me varfëri – dhe institucionet europiane të optimizuara për luftë kundër fuqisë së egër në përfitim të begatisë së përbashkët.
Njëra mënyrë është nënshtrimi ndaj komisioneve drejtuese të Rheinmetallit, Leonrado-s dhe Pfajzerit duke anashkaluar oazet fiskale në të cilët fshihen përfituesit e luftës dhe taksa të papaguara, ndërsa rojat tona bregdetare dënojnë refugjatët me vdekje – ndërsa mundësia e dytë është Europa e humanizmit racional pra radikal.
Në mënyrë që të arrijmë të kjo zgjidhje, detyra jonë direkte duhet të jetë përfundimi i luftës, përfundimi i genocidit dhe eleminimi i programit të ri të kursimeve nën velin e kejnsianizmit ushtarak, para se të jetë tejet vonë.
[i] https://pescanik.net/eu-kao-americki-projekat/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA