• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Top Channel si Narrator i Rremë i Historisë së Kosovës

10 Shtator, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Top Channel nuk na informoi për sulmet në Banjskë, por i maskoi ato. Në vend të gazetarisë, ofroi spektakël sentimental. Kur e vërteta hesht, propaganda flet më qartë se kurrë. Dhe unë nuk e duroj dot.

Vudi Xhymshiti

Këtë shtator, Kosova hyn në muajin e përvjetorit të dytë të sulmit të Banjskës së veriut të Mitrovicës, një plagë ende e hapur dhe një kujtesë e dhunshme e brishtësisë së paqes në Ballkan. Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur serb, i udhëhequr nga Milan Radojiçiq dhe i mbështetur nga Beogradi, ndërmori sulmin më serioz mbi sovranitetin e Kosovës që prej përfundimit të luftës. Për Prishtinën, Banjska ishte provë e zjarrtë: një betejë ku shteti i ri tregoi jo vetëm kapacitetin luftarak, por edhe vendosmërinë politike për të mbrojtur integritetin e vet territorial. Për Serbinë, ishte shenja e një strategjie të dështuar, por jo të braktisur, për ta mbajtur veriun peng.

Në një moment të tillë, kur historia ende është e nxehtë, kur përvjetori ngre pyetje mbi të kaluarën dhe të ardhmen, mediat kanë detyrën jo vetëm të informojnë, por të dokumentojnë me integritet. Dhe pikërisht këtu hyn në lojë Top Channel me një prodhim që e quan “reportazh”, një shëtitje televizive e gjatë me Grida Duman, kamera, ministri i Kosovës dhe një narrativë emocionale që i ngjan më shumë një videologu udhëtimi sesa një dokumentari me integritet gazetaresk.

Çfarë përpiqet të bëjë ky “reportazh”?

Në sipërfaqe, përpjekja është e qartë: t’i tregojë publikut shqiptar se çfarë ndodhi në Banjë, të sjellë zërat e autoriteteve të Kosovës, të kujtojë heroin Afrim Bunjaku dhe të ilustrojë ndryshimin e madh në veriun që dikur ishte i paprekshëm, e madje ish- Kryeministri Thaçi edhe e kishte deklaruar atë si territor të humbur që në vitin 1999. Me pamje kamera e shëtit publikun sikur një turist, duke na ftuar të shohim me të: rrugën ku u vra Bunjaku, portën e manastirit ku u strehuan sulmuesit, shtëpitë e mbushura me armatim, vilën luksoze të Radojiçiqit, kanalin ku shpërtheu eksplozivi, lumin Ibër që dikur ndante qytetin si dhe urat që sot e lidhin atë sërish.

Është një udhëtim vizual që kërkon të mbushë boshllëqet e kujtesës kolektive me imazhe të forta. Por përtej pamjeve, mungon ajo që është thelbësore: konteksti.

Por kjo nuk është gazetari

Problemi është se produkti i Top Channel nuk është gazetari. Ai nuk ka strukturë hulumtuese që e kërkon të vërtetën, nuk ka kontekst historik, nuk ka burime të pavarura. Është një përzierje e një udhëtimi sentimental me një ministër i cili shpesh duket i habitur dhe një monolog televiziv që alternon patetizmin me patriotizmin. Në vend të pyetjeve, kemi konstatime emocionale. Në vend të analizës, kemi koment të shpejtë.

Në esencë, ky nuk është dokumentar e aq më pak reportazh. Është një “travelogue” me prapavijë politike. Kamera e përkëdhelur ndalet mbi pllakat përkujtimore dhe flamujt, sikur të ishte duke filmuar një udhëtim turistik. Narratorja hedh pyetje me emocion, por jo me kërkesë për sqarim. Ministri nuk sfidohet me pyetje kritike, por përfshihet në skenografi si shoqërues i udhëtimit. Ky është produkt televiziv, por jo gazetaresk.

Editorialisht problematike

Së pari, duhet theksuar kush e prodhon këtë: një televizion kombëtar shqiptar, Top Channel, i cili prej vitit 2020 ka mbajtur një vijë editoriale shpesh të ftohtë, madje armiqësore, ndaj Kosovës. Edhe gjatë vetë ngjarjeve të Banjës1, ky kanal shpërndante dyshime ndaj versionit të institucioneve të Kosovës, pa prova2, duke e lënë shikuesin shqiptar në mjegull. Për një media me ndikim, kjo nuk është thjesht dobësi profesionale, por dëm publik.

Së dyti, “reportazhit” i mungon krejtësisht konteksti historik. Veriu i Kosovës nuk u bë problem në shtator 2023: ai ishte problem që nga viti 1999, kur Serbia, e mundur në luftë, mbajti strukturat e saj paralele nëpër komuna, duke kontrolluar ekonominë, sigurinë dhe jetën e përditshme. Ky është kapitulli që mungon. Pa këtë, tregimi për Banjën duket si një shpërthim i papritur, jo si kulmi i një procesi të gjatë.

Së treti, Top Channel shmang në mënyrë të qëllimshme dimensionin shqiptar të kësaj krize: qëndrimin e Tiranës zyrtare. Në vend të transparencës për politikën e jashtme të Shqipërisë ndaj Kosovës, publikut i ofrohen eufemizma “stabiliteti” e “neutraliteti”. Por siç kemi dokumentuar gjerësisht te Kronikat e Barutit, ky “neutralitet” ka shërbyer si kornizë arsyetimi për një afrim të zgjatur me Beogradin3 e sinkronizuar me interesat e Kremlinit: nga promovimi i “Ballkanit të Hapur” që e margjinalizoi Kosovën si palë të barabartë, te draftimi njëanshëm nga Tirana i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në vitin 2023, pa mandat nga Prishtina, duke e zhvendosur debatin nga sovraniteti te “menaxhimi teknik” i krizës.

Së katërti, opinioni publik nuk u informua dot për vendime të rënda të sigurisë që krijojnë konflikt interesi dhe rrezik strategjik duke e goditur drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Kosovës. Rasti i emërimit të Vlora Hysenit në krye të SHISH-it (2023), një zyrtare e shkarkuar më herët nga AKI në Prishtinë si e dyshuar për kontrabandimin e sekreteve shtetërore me Serbinë, u trajtua si notë protokollare, pa pyetje bazë mbi besnikërinë, verifikimet e sigurisë dhe implikimet ligjore. Hulumtimet tona (“Agjentja që nuk u verifikua kurrë”, 12 maj 2025)4 rendisin alarmet e ngritura në Kosovë dhe BE për një emërim të tillë, përfshirë pretendimet dhe dyshimet mbi qasjen ndaj informacionit të klasifikuar, elemente që mediat kryesore shqiptare ose i anashkaluan, ose i relativizuan me formulime pa substancë për favore politike të Kryeministrit Rama i cili e favorizon Beogradin me politikat e tij karshi Kosovës.

Së pesti, në kulmin e tensioneve në veri, kur Beogradi testoi një skenar “Krimeje” përmes dhunës së orkestruar dhe ideve për referendume surrogate, Tirana zyrtare i foli publikut me gjuhën e “konferencave të paqes” dhe “realiteteve të reja në terren”, duke e zhvendosur fokusin nga agresioni i serbisë te barazimi moral i palëve. Ky nuk ishte as gabim terminologjik, as miopi diplomatike; është ndërtim i qëllimshëm narrative që përgatit pranimin e ndarjes si zgjidhje “praktike”. Këtë e kemi argumentuar në artikullin tonë “Kur Vota Mund të Bëhet Vetëposhtërim” (9 maj 2025)5, ku rreshtimi me Beogradin maskohet si pragmatizëm dhe kërkon mandat politik për ta vazhduar mbështetjen ndaj armiqve tanë.

Së gjashti, publikut shqiptar iu mohua e vërteta. Një rrjet i tërë ndërmjetësish të dezinformimit dhe figurash të vjetra operative në rajon, të dokumentuar prej nesh, kanë bashkëpunuar me media të mëdha që, me strategji të qarta editoriale, kanë bërë ç’mos për të larë Serbinë nga faji. Kanë minimizuar qëllimisht rolin politik të Beogradit në destabilizimin e Kosovës, duke e zhveshur nga përgjegjësia për sponzorimin direkt të krizës, për sulmet e njëpasnjëshme ndaj të drejtës së Kosovës për vetëmbrojtje. Madje, edhe diplomatët perëndimorë (disa të korruptuar siç zbuluan gjetjet tona hulumtuese) që duhej të mbronin të drejtën, e kanë shkelur pa turp jo vetëm atë, por edhe vetë Kodin e Vjenës për diplomaci, duke sjellë një mendësi koloniale, arrogante dhe të korruptuar në Kosovë.

Top Channel, në këtë rast, nuk ka informuar, por ka maskuar. E ka zbehur rëndësinë e një konflikti që po shkon drejt luftës së hapur, duke fshehur rolin e Tiranës zyrtare në këtë afrim të frikshëm me Beogradin. Ka heshtur për mediat e Prishtinës të kontrolluara nga oligarkë vendas, që sot fotografohen duke pirë vodka të Moskës në Tiranë, përkrah Edi Ramës.

Pa këto fakte, publiku nuk mund ta kuptojë pse Tirana flet për “stabilitet”, kur në terren po shembet gjithçka që lidhet me sigurinë shqiptare. Heshtja editoriale është zgjedhur mbi të vërtetën dhe kjo nuk është vetëm një zgjedhje editoriale. Është bashkëpunim.

Në përmbledhje, problemi nuk është thjesht një reportazh i dobët. Është një mosinformim sistematik mbi shkakun, aktorët dhe pasojat. Kur një media me peshë si Top Channel fsheh kontekstin historik dhe rolin e Tiranës zyrtare, ajo nuk gabon vetëm profesionalisht, ajo kontribuon në deformimin e vullnetit publik, duke i shërbyer, me ose pa vetëdije, një projekti gjeopolitik që synon dobësimin e Kosovës dhe kapjen e narrativës shqiptare. Publiku meriton të dijë të vërtetën të plotë edhe kur është e parehatshme.

Portretizimi i gabuar i Milan Radojiçiqit

Një tjetër problem është portretizimi i Milan Radojiçiqit. Në këtë prodhim ai përshkruhet si një kriminel ordiner, një hajdut ordiner që u ngjit në hierarki kriminale, një njeri grotesk me vila luksoze. Por ky është një reduktim i rrezikshëm. Radojiçiq nuk është thjesht një bandit lokal. Ai është figura kyçe e Beogradit në veri, arkitekti i rezistencës ndaj sovranitetit të Kosovës dhe, pas 2022, një hallkë e drejtpërdrejtë e politikës pro-Kremlinase të Serbisë. Të fshish dimensionin politik dhe shtetëror të rolit të tij është t’i mohosh publikut të vërtetën.

Ministri dhe “intervista”

Mënyra se si paraqitet Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla në këtë produkt mediatik të Top Channel nuk është vetëm zhgënjyese, është e papranueshme. Ai nuk intervistohet; ai shoqëron. Nuk sfidohet; përshtatet. Nuk artikulon një narrativë shtetërore të qartë; thjesht ndjek ritmin emocional dhe teatrin e gazetares Grida Duma.

Kjo nuk është media kritike, kjo është performancë e kontrolluar. Dhe ministri pranon të luajë në këtë skenë të rreme, pa reagim, pa kundërshtim, pa dinjitet institucional. Ai nuk flet si përfaqësues i sigurisë kombëtare, por si figurant në një talk-show që prodhon më shumë mjegull sesa dritë.

Dhe këtu lind pyetja e pashmangshme: si mund të lejojë një ministër i Brendshëm të vihet në këtë pozicion, ku shteti që përfaqëson zbehet pas kamerës së një prezantueseje që as nuk fsheh agjendën e vet politike, as nuk ndjek rregullat minimale të gazetarisë? Duma nuk pyet, nuk kërkon, nuk hulumton, ajo performon. Me tone emocionale dhe gjeste teatrale, ajo nuk e informon publikun, por e manipulon atë.

Ministri, në vend që ta ndalë këtë farsë, bëhet pjesë e saj. Dhe për një ministër të Brendshëm të një shteti në krizë sigurie, kjo është më shumë se naivitet, është papërgjegjësi.

Narrativa vizuale si iluzion

Kamera ndalet me ngadalësi mbi vilën e Radojiçiqit, mbi pishinën e tij private, mbi pllakat përkujtimore ku vendosen lule. Një narrativë që kujton më shumë një udhëtim turistik: ja ku është shtëpia, ja ku është ura, ja ku është lumi. Por një dokumentar nuk është guidë. Një dokumentar është shpjegim, hulumtim, gjurmim i së vërtetës së pretenduar, verifikim dhe kontekstualizim i saj. Dhe këtu mungon gjithçka.

Pamjet janë të forta, por të zbrazëta. Kamera regjistron, por nuk shpjegon. Ajo që mungon nuk është emocioni, por mendimi. Dhe pa fjalën që jep kuptim, ato bëhen vegël e harresës, jo e kujtesës.

Shikuesit nuk i thuhet pse Serbia ka investuar për vite në strukturat paralele në Kosovë. Nuk i shpjegohet si Rusia, përmes Beogradit, ka mbështetur këtë projekt, duke e kthyer veriun në një zonë satelite të interesave gjeopolitike ruse në Ballkan. Askush nuk e informon publikun se Serbia dhe Rusia, në shtator 2022, nënshkruan një marrëveshje zyrtare për bashkërendim politikash të jashtme, një akt që flet më shumë se çdo pamje televizive.

Nuk thuhet se vetëm një vit më pas, Serbia kopjoi modelin rus të aneksimit të Krimesë, duke tentuar të zbatojë të njëjtin skenar në veriun e Kosovës. Dhe kjo nuk ishte e rastësishme: ishte një përpjekje e mirëkoordinuar, që gjeti terren të butë edhe falë Tiranës zyrtare, e cila për vite ka përqafuar në heshtje idenë e “shkëmbimit të territoreve”, një plan i rrezikshëm që praktikisht i ofronte Serbisë veriun e Kosovës si pjesë pazari.

Shikuesi i thjeshtë sheh, por nuk e kupton. Dhe kjo është më e rrezikshme se propaganda: është boshllëku informativ që mbushen nga interesat e huaja, ndërsa e vërteta hesht. Veriu i Kosovës nuk është më thjesht një zonë e kontestuar, është peng i një politike ndërkombëtare të llogaritur, të heshtur dhe të lehtësuar nga vetë qeveritë shqiptare, ato të Prishtinës zyrtare në vitet 1999-2020 dhe ato të Tiranës zyrtare përball Beogradit.

Në këtë produkt mediatik, pamjet kanë forcë vizuale, por mungesa e kontekstit i kthen në zbukurim. Dhe kur pamja zëvendëson të vërtetën, ajo nuk informon më. Ajo mashtron.

Pse kjo është e rrezikshme

Sepse prodhon iluzionin e informimit. Një audiencë e gjerë, në Tiranë e më tej, sheh një emision që duket si dokumentar, por që në fakt është i zbrazët nga përmbajtja analitike. Publiku nuk mëson pse ndodhi sulmi në Banjë, kush e orkestroi, si lidhet ajo me politikat e jashtme të Beogradit, Moskës e të Tiranës, dhe pse është kjo ngjarje një kthesë për sovranitetin e Kosovës. Në vend të gazetarisë, kemi një spektakël sentimental; në vend të dokumentimit, kemi një monolog të filmuar.

Albert Camus shkruante se qartësia është morali i intelektualit. Këtu mungon qartësia. Ky produkt televiziv nuk informon, nuk ndriçon, nuk shërben. Është një shpërdorim i kohës së publikut dhe një fyerje për kujtesën e Afrim Bunjakut dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për veriun e Kosovës.

Në fund, mbetet një pyetje: kur historia e Kosovës është kaq e rëndësishme, a mund të lejohet që ajo të reduktohet në një “travelogue” televiziv? Përgjigjja është po aq e qartë sa e dhimbshme: jo. Dhe kjo nuk është thjesht një çështje gazetarie, është një çështje kujtese, drejtësie dhe të vërtete.

Më është sugjeruar nga disa prej miqve të mi më të afërt që të mos e shkruaj këtë kritikë. Më thanë se ndoshta duhet të hesht, të mos e rëndoj më shumë klimën publike, të pres një moment më “të përshtatshëm”. Por këtë herë zgjodha të qëndroj me Albert Kamynë, jo mikun tim, por njeriun që themeloi Combat për të folur kur të tjerët heshtnin. Në eseun e tij “The Journalist and the Tyrant”, Kamy na kujton se detyra e gazetarit është të mos bashkëpunojë me asnjë formë gënjeshtre, sado elegante të jetë. Unë jam gazetar, por edhe si njeri, e ndjej detyrë ta them të vërtetën, edhe kur ajo djeg.

Pulitzeri i gazetarisë nuk është dhënë për heshtje. Hannah Dreier e fitoi atë për raportimet e saj të pamëshirshme mbi sistemin që dëmtonte të pambrojturit. Seymour Hersh e fitoi duke nxjerrë në dritë masakrën e My Lait kur të gjithë të tjerët kishin kthyer kokën mënjanë. Walter Cronkite e mbajti Amerikën zgjuar me një fjali: “And that’s the way it is.” Po në Shqipëri e Kosovë, çfarë është? Një show sentimental. Një ministër që luan rolin e vet si statujë në një skenar të shkruar nga të tjerë. Një gazëtare që emocionon, por nuk hulumton. Një media që performon, por nuk pyet. Një popull që sheh, por nuk mëson.

Në kohë të tilla, ta thuash të vërtetën është më shumë se akt intelektual, është një akt mbijetese. Dhe nëse nuk e bëjmë sot, nesër do të jetë vonë. Sepse ajo që nuk shpjegohet, deformohet. Dhe ajo që deformohet, kthehet në armë.

Unë nuk jam këtu për të kënaqur ekranin. Jam këtu për ta çjerrë atë.

/https://www.krob.online/

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Tetori i Putinit: Trumpi, Nord Stream dhe rifillimi i kontakteve me Evropën

27 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Serbi: Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit pas 14 vitesh, fitorja historike sjell reagime ndërkombëtare

26 Tetor, 2026
Bota

Lula mposht Bolsonaro në Brazil, sfida e radhës për Trumpin dhe të djathtën në Amerikën Latine

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tetori i Putinit: Trumpi, Nord Stream dhe rifillimi i kontakteve me Evropën

27 Tetor, 2026

BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

27 Tetor, 2026

Putin bisedon me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë për Ukrainën, Zelensky informohet pas telefonatës

27 Tetor, 2026

Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

27 Tetor, 2026

Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

26 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.