• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Poznani pozitiv, por pa pakte pajtuese

8 Korrik, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Më 5 korrik u zhvillua në Poznan Samiti i radhës në kuadrin e Procesit të Berlinit të Ballkanit Perëndimor. Së pari, le të shprehim vlerësimet më të mira për seriozitetin dhe masat përgatitore të politikës dhe diplomacisë polake, përfshirë dhe ambasadën e saj në Tiranë, grupet e ekspertëve, takimet ministrore dhe nivelin më të lartë, për vëmendjen dhe përkushtimin maksimal të treguar gjatë këtij viti. Vërtet një kryesi e suksesshme, e mbushur si asnjëherë tjetër me veprimtari, projekte dhe programe të shumta, me deklarime politike mbështetëse ndaj nesh. Në këtë Samit si pika kulmore e shumë veprimtarive të tjera, vështirë se mbeti ndonjë aktor/faktor rajonal pa u përfaqësuar, në rrafshin shtetëror dhe joqeveritar, shoqëria civile, komuniteti akademik, etj me një « menu » tejet të pasur tematike.

Poznani rikonfirmoi dobinë e Procesit të Berlinit, i cili pesë vitet e fundit po i jep shtysë dhe emër procesit të reformave dhe anëtarësimit në BE, me bashkëpunimin rajonal si parakusht thelbësor. Për këtë ka plot tabela, shifra dhe rezultate që janë bërë të njohura. Veçanërisht MPJ-ja jonë, me kontributin për krijimin, veç të tjerash, të Fondit të Investimeve dhe Forumin Rinor Ballkanik me seli në Tiranë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave me kryesimin e CEFTA, etj.

Por, për të qenë të sinqertë, nisur nga pritshmëritë e larta, nevojat në rritje dhe problemet «ulëritëse» të rajonit, nuk ka kurrfarë vendi për eufori. Dakord, teknikisht dhe në «gërma» ka shumë arritje, të njohura, përfshirë dhe Poznanin, ku u premtuan 700 milionë euro për 8 projekte, njohja e diplomave, tarifat « Roaming » etj. Madje, aspekti teknik, me përjashtime të vogla ka qenë gjithnjë përpara; teknikisht dhe negociatat me BE-në i kemi filluar qysh përpara një viti. Mirëpo dihet se « Thembra e Akilit » në rajonin tonë është « fryma » pra aspekti politik dhe institucional, pa të cilat projektet e ndryshme mbeten vetëm në letër. Veç kësaj, duke i parë dhe projektet ekonomike/teknike si qëllim në vetvete, ekziston rreziku i reduktimit të Procesit të Berlinit në një tender ose garë jomiqësore, që do ta kompromentonte bazën dhe objektivin themelor të bashkëpunimit rajonal. Në fakt, kjo ndodhi 15 vite më parë me Paktin e famshëm të Stabilitetit, ku gara e shfrenuar e paprincip e projekteve ishte një nga shkaqet kryesore të dështimit të tij; edhe pse për t’i shpëtuar «nderin» atë e kthyen në Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në emër të «pronësisë rajonale».

Ndaj, në aspektin politik, vështirë të ishte menduar pesë vite më parë se Ballkani Perëndimor dhe vendi ynë do të vinte në Poznan me një bilanc modest në arritje, por tejet të « pasur » në kriza, konflikte dhe me shtyrje të shumta që fshehin deri diku dhe dështimet. Kështu, disa liderë të rajonit shkuan në Poznan me mbresat negative që lanë 2-3 muaj më parë në Berlin; shto këtu shijen e hidhur që la shtyrja pa afat e Samitit të Parisit e datës 1 Korrik dhe e çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa ndonjë garanci as për në vjeshtë. Krahas Shqipërisë, shtyrje të tilla ka patur dhe Kosova, që kulmojnë më liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

Duke shkuar më në veri,  serbët janë ngulur thellë në « transhetë » dhe « llogoret » e tyre absurde. Si mund të ketë dialog, aq më tepër konstruktiv, ca më pak me frymën e Berlinit dhe Parisit, kur Serbia vazhdon me agresivitetin më të madh lobimin kundër njohjes së Kosovës, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe deri te gjuha raciste etj. ?

Në Mitrovicë, vërtet nuk ka mur si ai i Berlinit, madje ka një urë të rinovuar që ia kalon një vepre arti. Mirëpo, në vend që të lidhë e të bashkojë, ajo urë e tipit mur e mban të ndarë Mitrovicën në dy qytete, dy monedha, dy gjuhë, me dy kryetarë bashkish, me dy parqe lodrash për fëmijë e kështu me radhë!

Por, pse të mos e themi se në dështimin e deritanishëm të dialogut Kosovë – Serbi kanë patur ndikimin e tyre dhe qëndrimet e njohura dritëshkurtër të Prishtinës zyrtare, duke prodhuar teza, propozime dhe vendime, pa ditur se ku të çojnë ato.

Të gjitha këto dukuri negative shfaqen në Ballkan ku funksionojnë prej dy dekadash mbi 20 nisma, procese, dialogje dhe samite me emra tërheqës. Pa përjashtuar përgjegjësinë e aktorëve ndërkombëtarë dhe sidomos të BE-së, kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të abuzimit me to prej liderëve politikë të rajonit; këta të fundit kanë shfrytëzuar praninë e liderëve ndërkombëtare më tepër për foto familjare, makiazh dhe spektakle mediatikë, për të shkëputur disi vëmendjen nga telashet e brendshme, për të treguar « dhëmbët e muskujt » dhe për të fituar kapital politik dhe zgjedhor. Ndoshta nisur dhe nga mendimi i gabuar se bashkëpunimi rajonal nën hyqmin e BE-së çon automatikisht në rregullimin e gjendjes dhe në anëtarësimin në BE. Në fakt, koha dhe përvoja tregojnë qartë se anëtarësimi në BE dhe NATO nuk jep kurrfarë garancie dhe imuniteti nga këto të këqija dhe sëmundje. Ndryshe si shpjegohen grindjet më të fundit SHBA- Turqi, Greqi – Turqi, Sloveni -Kroaci apo dhe Rumani – Hungari ?

Kësisoj, ideja e drejtë e 10 viteve më parë për « pronësimin » e këtij bashkëpunimi nga vendet e rajonit, në fakt, ka çuar vetëm në « hipotekimin » e saj nga liderët dhe politikanët e këtyre vendeve për interesa të ngushta e të çastit.

Ndaj, këto forume dhe samite të shpeshta janë kthyer më shumë në arena përplasjesh dhe lufte se sa në zgjidhjen e problemeve. Sepse sapo fillon zgjidhja e një problemi, lindin të tjera dhe këto samite kthehen thjesht në « zjarrfikëse »

Në këtë mjedis aspak premtues, Poznani diti t’i shmangë qoftë dhe përkohësisht grindjet rajonale me një « armëpushim » të vogël, aq më tepër tani, në prag të pushimeve verore. Kur dhe liderët e lodhur evropianë, përfshirë dhe  nismëtaren e Berlinit, Kancelaren Merkel janë « deri në grykë » me telashe brenda dhe jashtë vendeve të tyre, të paktën deri sa të miratohen e të fillojnë nga puna pesë drejtuesit kryesorë të BE-së. Ja pse në Poznan pjesëmarrësit nuk e prekën « koren » e plagëve të shumta rajonale. Sepse aty nuk mund të ofrohej më shumë se projekte dhe premtime ekonomike dhe sërish « shtyrjen » e problemeve.

« Ngushëllimi » në atë rast ishin liderët polakë të cilët mbështetën fort çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, madje e fshikulluan BE-në, edhe pse ky zë shumë vështirë të dëgjohet nga disa vende; mbi të gjitha Franca, që këtë radhë u përfaqësua nga Kryeministri E. Philippe; dihet se ky i fundit në politikën e jashtme vetëm sa dëgjon dhe mban shënime për t’ia raportuar Presidentit Macron; ky i fundit mungoi ngaqë ndoshta me praninë e tij mund « t’i hidhte më shumë benzinë zjarrit » pas « bombës » që lëshoi në fillim të javës kundër zgjerimit të BE-së; dhe vetë Merkel në Poznan praktikisht nuk i tha Macron as « po as jo ». Veç kësaj, vërtet që fjalët e Presidentit polak Duda tingëllojnë « muzikë e bukur » në veshët tanë, por jo për danezët dhe holandezët që mbeten skeptikë ndaj nesh; sidomos holandezët vështirë « t’ia falin » polakëve kundërshtimin ndaj bashkëatdhetarit Timmermans, si kandidat për president i Komisionit Evropian.

Gjithsesi Poznani tregoi dhe njëherë se që bashkëpunimi rajonal të mos degjenerojë vendet e rajonit dhe liderët e tyre duhet t’i thërrasin mendjes seriozisht se si ta bëjnë atë vërtet « pronë » të popujve dhe shteteve të tyre, veçse duke filluar nga « brenda ». Aq më tepër që tani kryesimin e këtij procesi do ta marrin me radhë vendet e rajonit, duke filluar nga Maqedonia dhe Bullgaria. Sepse shkaku i deficiteve dhe e keqja më e madhe e këtij bashkëpunimi vjen nga « brenda » ; ndaj aty do kërkuar dhe zgjidhja, përpara se ajo të transferohet në rajon e më gjerë. Se a mund të luftohet krimi dhe korrupsioni në rang rajonal nëse kjo nuk bëhet efektivisht në secilin vend? Apo klima dhe mjedisi politik dhe njerëzor në Serbi që nuk premton asgjë lidhur me përparimin e dialogut me Kosovën. Shihni krizën më të fundit pas djegies së mandateve parlamentare të opozitës dhe zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri! E çfarë ndihmese efektive mund të pritet nga vendi ynë aktualisht në bashkëpunimin rajonal kur besueshmëria e tij politike dhe institucionale ka rënë në nivelet më të ulta historike? Kurse në Kosovë sapo u shpall antikushtetues ekipi negociator për zgjedhjet në Serbi dhe rrezikohet rënia e qeverisë ; kur brenda vendit nuk ka kurrfarë konsensusi dhe kur gjithçka kërkohet nga jashtë ! Apo kur në vend të përpjekjeve brenda vendit, Presidenti Thaçi shkoi më tej kur bëri thirrje të hapur për ribashkimin me Shqipërinë si Plan « B » në rast se BE-ja nuk liberalizon vizat me Prishtinën dhe nuk çel negociatat me Tiranën! « Municion » më të mirë për propagandën serbe nuk mund të ketë! Me të drejtë ato vende mund të shtrojnë pyetjen: « Po atëherë përse u kërkojmë vendeve të tjera njohjen e Kosovës kur një ditë ajo do të bashkohet me Shqipërinë? Ç’duhet anëtarësimi i Kosovës në OKB, UNESCO, Interpol e të tjera ? E përse të mos rishohin vende të ndryshme nën trysninë serbe mundësinë e tërheqjes së njohjeve të tyre, përderisa Shqipëria me Kosovën pritet të jenë një shtet? »

Në këto kushte, nuk mund të kërkohet që proceset dhe samitet rajonalë, përfshi dhe atë të Berlinit t’u japin zgjidhje këtyre sfidave dhe artificiale, sepse siç thuhet rëndom « I zoti e nxjerr gomarin nga balta»

Ja pse theksi i bashkëpunimit rajonal tani e tutje duhet të spostohet nga brenda – jashtë vendeve dhe jo anasjelltas; ndaj metoda e deritanishme kryesisht nga lart – poshtë në vendet e rajonit do të duhet të zëvendësohet me atë nga poshtë – lart, d.m.th. nga publiku, media, shoqëria civile, komuniteti i biznesit, akademik etj. te shteti dhe qeveria. Çka do të thotë që përpara se të shkohet në samitet rajonalë e më gjerë, secili vend anëtar duhet të ketë trajtuar dhe të paktën të ketë gjetur vetë zgjidhjet alternative për hallet dhe telashet e veta; pra duke ofruar dhe lehtësuar gjendjen e jo duke e kërkuar dhe e rënduar atë jashtë vendit me krizat dhe problemet e brendshme.

Mirëpo, realizimi i këtij pikësynimi madhor bën të domosdoshëm hartimin dhe miratimin ose rinovimin nga secili vend i rajonit me konsensus gjithëpartiak të një Pakti Politik Kombëtar për bashkëpunimin rajonal. Ky Pakt me frymë pajtuese të përfshijë komponentët dhe sifdat themelore, anëtarësimin në BE, forcimin e bashkëpunimit rajonal, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, etj. Kësisoj, këto pakte do t’i rezistojnë kohës, pa qenë të diktuara dhe kushtëzuara nga rotacioni politik apo dhe tekat dhe papërgjegjshmëritë e politikanëve për të kompromentuar këtë proces jetik për rajonin dhe imazhin e tij jashtë vendit. Vetëm kështu edhe çdo strategji e re, siç po i kërkohet dhe BE-së, mund të ketë shanse të vërteta për sukses afat-gjatë, të matshëm dhe të prekshëm nga të gjithë./gsh

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

13 Gusht, 2026

Zelensky i kërkon SHBA-së 5% të rezervave “Patriot” për mbrojtjen e Ukrainës

13 Gusht, 2026

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur nëse SHBA-të nuk pranojnë kushtet e tij

13 Gusht, 2026

Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

13 Gusht, 2026

A MUND TË BËHET SHQIPËRIA NJË SHTET MË I MADH SIPAS MARKO RUBIOS?

13 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.