• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Mjeshtri i ringut diplomatik në Biarritz

27 Gusht, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për ARGUMENTUM

Nga Dr. Jorgji KOTE

E kemi fjalën për Presidentin francez, mikpritës i Samitit të G-7 në Biarritz, E. Macron. Kushdo që e njeh ose është marrë me diplomaci aktive, si dhe autori i këtij shkrimi, bie dakord me këtë vlerësim pas përfundimit të Samitit më të sikletshëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës. Sepse, nuk njihet ndonjë rast tjetër në historinë e tij 45 vjeçare si ky i zhvilluar në 24- 26 Gusht në Biarritz, qytet turistik dhe klimatik në jugperëndim të Francës. Kjo për dy shkaqe themelore; së pari, « menuja » e Samitit, ku përveç ngushëllimit me delikatesat kulinare franceze gjithcka tjetër ishte plot me tema të nxehta, me një përplasje të paparë interesash ndërmjet vendeve që zotërojnë 2/3 e pasurive të botës; së dyti, nisur nga gjendja e vështirë e protagonistëve të Samitit. Zakonisht, në të kaluarën e afërt, Samiti i G-7 ka diskutuar mbi një ose e shumta dy çështje madhore dhe ku interesat e të shtatë liderëve botetore pak a shumë përputheshin dhe « kopsiteshin » në mjediset shplodhëse të këtyre samiteve. Ndërsa këtë radhë, në tryezën e diskutimit kishte të paktën 10 dosje vërtet përvëluese, disa të reja të cilat mund të shpërthejnë nga momenti në moment.

Mjafton vetëm përmendja e këtyre temave që të zenë ethe « më të forta se ato të gushtit » – ngrohja globale dhe klima të cilat shpërthyen bashkë me zjarret masive në Amazona, kjo « mushkëri e gjelbër» që prodhon gati 20 për qind të oksigjenit botëror, përshkallëzimi i rrezikshëm i gjendjes dhe marrëdhënieve me Iranin, Brexit, luftrat tregtare, protestat masive në Hong Kong dhe reagimi i mundshëm kinez, gjendja në Ukrainë e deri te konflikti më i fundit në Kashmir midis dy fuqive të mëdha bërthamore, Indisë dhe Pakistanit.

Veçoria e dytë sfiduese në Biarritz ishte gjendja dhe pozita e dobësuar ndjeshëm e pothuajse të gjithë protagonistëve të G-7. Kështu, Presidenti Trump, krahas problemeve të brendshme me afrimin e zgjedhjeve presidenciale është përfshirë në polemika dhe konflikte të ashpra me liderët iranianë si dhe në luftra tregtrare me Kinën, Rusinë, me partnerët e saj evropianë, Francën, Gjermaninë dhe vetë BE-në, me pasoja të rënda për dinamikën e ekonomisë botërore ;

Italia pas 20 muajve qeverisje nga dy ekstreme populiste ndodhet në një udhëkryq tjetër të madh historik në pritje të krijimit të një qeverie alternative ose zgjedhjeve të parakohshme. Ndaj, Kryeministri Conte konsiderohej si « fëmija i kaosit » duke qenë në Samit i dorëhequr; Kryeministri popullor kanadez Justin Trudeau ndodhet në prag të zgjedheve të reja në shtator dhe me gjasa për humbje pas disa aferave dhe skandaleve që kanë tronditur qeverinë e tij dhe shfaqjes ne horizontin politik të « Trumpit kanadez » nga opozita. Edhe Merkel, deri tani liderja e Evropës së bashkuar po mbahet « me paterica » Dridhjet që e kanë shoqëruar atë në disa takime qeveritare janë ogur i keq dhe për « dridhjen » e qeverisë. Gjithçka pritet të vendoset më 1 Shtator kur një humbje e aleatit të saj në qeveri social-demokratëvee siç dhe pritet mund të çonte në largimin e saj të pakthyeshëm nga koalicioni dhe përfundimisht në zgjedhje të poarakohshme, tashmë pa Merkel dhe me disa të panjohura. Në gjendje më të mirë ishte Kryeministri japnez Shinzo Abbe, por jo pa incidente dhe konflikte me fqinjin Korean dhe SHBA-të. Padyshim që në gjendjen më të pashpresë ishte dhe mbetet Kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë së Madhe, artizani dhe partizani i Brexit, Boris Johnson ; kjo për shkak të fillimit të nuërimit mprapsht të daljes pa marrëveshje nga BE me 31 Tetor. Kështu që prej tij nuk mund të pritej më shumë se avazi i Brexit.

Në pozitën më komode ishte mikpritësi i Samitit, Presidenti Macron. Ai pati një verë shumë më te qetë se vitin e kaluar dhe e shfrytëzoi efektivisht për t’u imponuar me shumë në skenën ndërkombëtare.

Edhe BE-ja ishte « gafil » në këët Samit, pasi presidenti i Komisionit Evropian Juncker mungoi për arsye shëndetësore, kurse Lagarde e FMN-së është larguar për të marrë në dorë BQE-në. E ndodhur në fazën e tranzicionit, BE-ja nuk mund të premtonte asgjë në këtë Samit.

Tablloja e Biarritz bëhej dhe më e zymtë për shkak të pëkënaqësive dhe kundërshtimeve të shumta publike. Gjithnjë G – 7 pritet me protesta, greva dhe manifestime hera herës të dhunshme; dhe Biarritz, ndonëse ishte fortifikuar plotësisht me mbi 13200 forca policore nga të gjitha anët nuk i shpëtoi kësaj dukurie. Thelbi i këtij kundërshtimi, veç performancës së tij të dobët vitet e fundit, është se klubi i shtatë më të pasurve të botës përfaqëson vetëm 10 për qind të popullsisë botërore dhe jep 45 për qind të GDP-së së saj. Kësisoj, atij i mungon legjitimiteti demokratik përfaqësues.

E pra pikërisht në këtë kaos të vërtetë « demokratik » Presidenti Macron u tregua mjeshtër i vërtete i diplomacisë shumëpalëshe. Ai u udhëhoq, siç e citoi vetë nga thënia e mitikut De Gol se « diplomaci do të thotë të bësh përpjekje për të mbajtur bashkë copat e thyera të xhamit» Biarritz i ngjante vërtet një ringu të boksit diplomatik ku Macron kishte përballë një peshë tejet të rëndë si Donald Trump. Mirëpo, falë një « master plani » tërësor « par excellence » e sipas traditës së diplomacisë franceze ai e filloi me logon aktuale dhe të prekshme për këdo të Samitit « Luftë kundë çdo lloj pabarazie » në të gjitha fushat.

Në vijim, Macron e zgjeroi dukshëm « gjeografinë politike » të Samitit, duke ftuar 10 presidentë/kryeministra të vendeve të mëdha, me peshë dhe relevantë; katër nga vende demokratike, si Kili, Afrika e Jugut, Argjentina dhe India; dhe gjashtë të tjerë nga vende të mëdha e me peshë dhe burime të azilit, emigracionit, terrorizmit, etj – Egjipti, Afrika Qendore, Senegali, Ruanda dhe Burkina Faso.

Macron vijoi më tej duke ftuar në Samit përfaqësues nga rinia, gratë, sindikatat, universitetet, bota akademike, e biznesit, think tanke, etj. Kësisoj, në veprimtaritë kryesore dhe anësore të Samitit ishin të pranishëm si asnjëherë tjetër plot 5.000 vetë, duke zbutur ndjeshëm presionin publik ndaj shtatë të mëdhenjve.

Novitetet diplomatike të Macron vijojnë. Ndonëse Samiti zyrtarisht ishte caktuar për 24 – 26 Gusht, ai e filloi atë praktikisht disa ditë përpara me takimin me Presidentin rus, Putin. Ndonëse Rusia u përjashtua nga G-8 pesë vjet më parë ëpr shkaqe të njohura, aktualisht është kuptuar nga të gjithë se pa Rusinë « on board », është e pamundur të trajtohen e ca më pak të zgjidhen krizat e nxehta kudo në botë. Falë konsensusit të Putinit, G-7 ra dakord që në shtator të rimblidhen liderët e Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë për të diskutuaar mbi hapat e mëtejshëm. Po aq i rëndësishëm ishte dhe takimi i Macron dhe liderëve të tjerë me Kryeministin e Indisë lidhur me qetësimin e gjendjes pas konfliktit në Kashmir ku ato kanë zhvilluar dy luftra me njera tjetrën.

Të gjitha këto dhe hapa/veprime të tjera diplomatike ndikuan së tepërmi në shmangien e çdo incidenti e dështimi dhe në përfundimin me sukses të këtij Samiti.

Më tej, për zbatimin e këtij Masterplani dhe për të mbajtur nën kontroll të paparashikueshmin Trump, krahas « diplomacisë së sharmit » Presidenti Macron improvizoi një drekë spontane vetëm për vetëm me Presidenin Trump. Me siguri aty i ka kërkuar konsensusin dhe moskundërshtimin për hapat e lartpërmendura. Dhe duket se ia arriti qëllimit.

Kështu shpjegohet surpriza e vizitës « blitz » të kryediplomatit iranian Safir në Biarritz dhe takimet me homologun francez dhe vetë Macron. Ky i fundit e konsideroi atë takim të formatit dypalësh dhe jo në kuadrin e G-7. Rezultati i këtij demarshi efektiv u pa në Konferencën e shtypit në mbyllje të Samitit kur Trump pohoi në parim takimin e mundshëm me presidentin iranian, në përpjekje për të ulur tensionet ndërmjet tyre dhe me komunitetin ndërkombëtar. Ky është një kontribut shumë i vyer për paqen dhe sigurinë në kushtet e kërcënimeve serioze që paraqet Irani lidhur me prodhimin e bombës bërthamore.

Por edhe konferenca e shtypit ishte një lëvizje tjetër origjinale e Macron, i cili theu traditën, duke e zhvilluar atë bashkë me Trump e duke e mbajtur kështu atë tashmë « në vallën diplomatike » Ndryshe çdo pohim i Macron e i kujtdo tjetër mund të ishte çbërë të nesërmen me një twitter të thjeshtë nga Trump, siç veproi vitin e kaluar, sapo u largua nga Kanadaja.

Moskëmbëngulja për një deklaratë të përbashkët ishte lëvizja e radhës e Macron, për të patur një konsensus sa më të madh në Samit. Kjo duket se i « qetësoi shumë gjakrat » sa në fund erdhi surpriza tjetër e vogël por simbolike – G-7 doli me një deklaratë edhe pse me vetëm një faqe, ku përmendeshin arritjet dhe suksesi i saj. Por, arritjet e këtij Samiti nuk mbarojnë këtu. Përmendim me këtë rast propozimin e një plani tërësor në OKB në shtator dhe livrimin e menjëhershëm të fondit prej 22 Million dollarë për Amazonën. Po kështu, G – 7 do të japë 3,5 miliard Euro për vendet afrikane, etj. Po aq e rëndësishme ishte pohimi për demarshe për uljen tensioneve dhe luftrave tregtare me SHBA, Kinën, Japoninë, BE-në etj.

Përfundimisht, falë mjeshtërise taktike të Macron mbi bazën e një strategjie me vizion dhe hap pas hapi, në ringun e boksit diplomatik në Biarritz nuk pati « knock – out » as « knock – doën », por fitore të qartë « me pikë » për Macron dhe kursin evropian. Për rrjedhojë, Biarritz nuk shënoi fillimin e fundit të G – 7, as humbjen e lidershipit botëror, siç ishte parashikuar. Macron e tregoi vehten në lartësinë e detyrës, duke u afirmuar pas Merkel, e cila është në perendim të yllit të saj politik si lideri i ri i Evropës së Bashkuar. Edhe pse Macron është i vetëdijshëm se « bota nuk ndryshohet dot me një samit por ai bëri hapa përpara» siç pohoi në intervistën për TF 1 në mbrëmjen e 26 Gushtit.

© Argumentum.

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kina u kërkon Filipineve të ndalojnë provokimet në Detin e Kinës Jugore

26 Shtator, 2026

Presidenti Xi dërgon letër urimi për dialogun e nivelit të lartë që shënon 5-vjetorin e Iniciativës Globale për Zhvillim

26 Shtator, 2026

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

26 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

25 Shtator, 2026

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën

25 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.