• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Pakicat etnike në Ballkan, ndërmjet përkujdesjes dhe patronazhit

26 Janar, 2020
in JO VETEM LAJM, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga përfundimi i luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë, çështja e pakicave etnike në shtetet e dala nga këto luftëra, duket më e shtendosur, por në fakt ajo nuk është zgjidhur dhe vazhdon të jetë burim i problemeve, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike rajonale dhe të diplomacisë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi.

Sipas tyre, në situatat dhe zhvillimet gjatë më shumë se dy dekadave të fundit në rajon, pakicat etnike kanë pësuar më së shumti, dhe kanë qenë të instrumentalizuara nga qeveritë e vendeve përkatëse për të bërë shantazh dhe kushtëzuar njëra-tjetrën, por edhe nga shtetet amë, të cilat janë sjellë dhe vazhdojnë të sillen si padrone të tyre.

Për më shumë, siç thonë ata, fatkeqësia më e madhe e pakicave, qoftë e shqiptarëve që jetojnë në Serbi, në Mal Të Zi, qoftë e serbëve që jetojnë në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë apo Kroaci dhe anasjelltas, përveç diskriminimit në rritje , të cilin e kanë pësuar, ka ndodhur edhe largimi i tyre nga rajonet ku kanë jetuar këto pakica, drejt qendrave ku jeton shumica ose janë larguar tërësishëm nga këto vende në drejtim të shteteve perëndimore.

Instrumentalizimi i pakicave etnike

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në Ballkanin Perëndimor tashmë me dekada ekziston përvoja ku pakicat etnike në shtetet e caktuara, instrumentalizohen nga qeveritë e njëpasnjëshme të shteteve amë, për të atakuar qeveritë apo institucionet e shteteve tjera me të cilat kanë armiqësi.

Siç thotë ai, kjo praktikë ka ndodhur edhe me shtetin e Serbisë, i cili nuk e ka lejuar dhe e ka penguar pakicën serbe në integrimin e tërësishëm në sistemin e Kosovës.

“Qeveria e Serbisë, që nga viti 2000, i ka instrumentalizuar serbët ( e Kosovës), duke i përdorur ata për të sulmuar sistemin e Kosovës, qoftë përmes dhunës në veri, qoftë përmes bojkotit, barrikadave, djegies së pikave kufitare, apo tani përmes vendosjes së Listës Serbe brenda sistemit. Ngjashëm ka ndodhur edhe në mungesë të ndihmës për shqiptarët e Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)”.

“Edhe Tirana, por edhe Prishtina, i përdorin shqiptarët e Luginës së Preshevës vetëm si alibi apo si karota që i duhen për të ngritur agjenda tjera e assesi për të ndihmuar dhe zhvilluar statusin e tyre”, tha Rashiti.

Sipas tij, ngjashëm instrumentalizohen edhe serbët që jetojnë në Mal të Zi, të cilët përdoren nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga elemente të Beogradit, por edhe nga Rusia, për të defunksionalizuar apo për të destabilizuar Malin e Zi.

Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se specifikat e pakicave etnike në secilin vend të Ballkanit Perëndimor, janë të ndryshme.

Por, e përbashkëta e të gjitha atyre është se udhëheqësit e shteteve amë i trajtojnë pakicat etnike si fise apo pasues të tyre, por nuk komunikojnë me ta.

Sipas tij, ata komunikojnë me udhëheqësit e atyre pakicave etnike dhe më pas paraqiten si mbrojtës të interesave të tyre politike në marrëdhëniet bilaterale me shtetin tjetër përkatës ku jeton ajo pakicë.

“Në këtë moment, qeveria ( e Serbisë) po përpiqet që të vendos monopol mbi pakicën, duke e krijuar një listë (v.j. Lista Serbe në Kosovë) ose duke shpallur se kush janë liderët e serbëve, për shembull në Mal të Zi. Askush dhe asnjëherë nuk e ka zgjedhur udhëheqjen e tanishme të të ashtuquajturit Front Demokratik, Andrija Mandiqi dhe të tjerët, për udhëheqës të serbëve. Askush nuk i ka zgjedhur. Por, kështu i ka shpallur Beogradi”, tha Janjiq.

Ai shtoi se gjithashtu, Beogradi e ka shpallur edhe (Milorad) Dodikun për udhëheqës të të gjithë serbëve në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas tij, serbët në këtë federatë e kanë statusin e pakicës, për të cilën askush nuk kujdeset, ndërkaq në Republikën Serbe, ata janë popull konstituiv.

Janjiq vlerësoi se Beogradi aktualisht është duke e favorizuar interesin e tij shtetëror për fuqizimin e Serbisë dhe imponimin e disa rregullave si lider rajonal.

Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht president i Akademisë Diplomatike Shqiptare, thotë për Radion Evropa e Lirë, që aktualisht shtetet e Ballkanit Perëndimor, kur bëhet fjalë për pakicat etnike, në mjaft raste aplikojnë politika me dy standarde.

Sipas tij, këto shtete kërkojnë të mbrohen të drejtat e pakicave etnike në vendet fqinje, madje duke i ekzagjeruar ato të drejta, ndërkaq i injorojnë, i shkelin ose i neglizhojnë të drejtat e pakicave etnike të huaja që i kanë përbrenda shteteve të veta.

Probleme të tilla ai sheh në politikat e Serbisë ndaj pakicave etnike që ka brenda, e sidomos me politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërkaq që në Kosovë përpiqen të mbajnë pakicën serbe të tërhequr nga integrimi në institucionet e shtetit. Probleme me pakicat etnike, sipas tij ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë, për shkak të marrëdhënieve ndëretnike atje.

Reagimin e serbëve në Mal të Zi, ai e sheh të ndërlidhur drejtpërdrejtë me interesat e Serbisë dhe presionit gjeopolitik të fuqive të mëdha nga Lindja.

Në Shqipëri, sipas tij, ekziston problemi me pakicën greke. Qeveria e Greqisë, siç thotë ai, ka ngritur shqetësimin lidhur me çështjen e pronave të pakicës së saj që jeton në Shqipëri. Ky problem, sipas tij, duhet të zgjidhet në tavolinë, përmes bisedimeve, ashtu sikurse edhe çështja e marrjes në konsideratë të elementeve të trashëgimisë të popullsisë çame, e cila, siç thotë ai, është dëbuar nga Greçia, gjatë dhe pas Luftës së Dytë botërore.

Bashkurti thekson që interesimi dhe shqetësimi për komunitetet pakicë është e drejtë legjitime e shteteve të pavarura sovrane. Por, kur ky interesim tejkalon kufijtë e tij, atëherë shndërrohet ndikim politik, manipulim dhe shpërdorim politik të komuniteteve pakicë, për arsye të interesave egoiste dhe shpeshherë edhe nacional-shoviniste të shteteve të caktuara.

“Në qoftë se vërehen dukuri të tilla të ndërhyrjes politike për qëllime etno-centriste dhe nacional-shovene, atëherë kemi të bëjmë me politika tuturiste, politika që e injorojnë sovranitetin e shteteve ku minoritetet tona ekzistojnë, jetojnë dhe zhvillojnë identitetet e tyre. Këtu është një fije e hollë që e ndanë interesimin legjitim dhe mbështetjen legjitime nga politika paternaliste, ndikuese, manipuluese dhe abuzuese me komunitetet pakicë”, tha Bashkurti.

“Loja” me pakicat, avantazh në negociata

Më 16 janar, katër parti politike shqiptare në Luginën e Preshevës, janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të cilat pritet të mbahen në pranverën e këtij viti, të dalin me listë të unifikuar zgjedhore. Lehtësimin e kësaj marrëveshje e ka bërë ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj. Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Dushan Janjiq thotë se në këtë rast, autoritetet e Shqipërisë dhe me theks të veçantë, kryeministri Edi Rama, po sillen si patron të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërkohë që Kosova aktualisht është shmangur nga ndikimi aty. Kjo situatë, sipas tij, i konvenon Beogradit zyrtar.

“Nuk ka dyshim që Beogradi, në mënyrë të drejtpërdrejtë po e shfrytëzon këtë situatë, sepse për të është shumë më e lehtë që të bisedojë me Tiranën se sa me Kosovën, sepse këtë të fundit nuk e njeh. Beogradi po e shfrytëzon këtë situatë që të legjitimojë si demokratike politikën e saj të ardhshme ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por edhe t’i dobësojë argumentet e Kosovës në bisedimet e ardhshme për statusin. Beogradi po e forcon pozitën e Serbisë për bisedimet për statusin”.

“Ndërkaq, Beogradi po monopolizon kontrollin e tij ndaj serbëve në gjithë rajonin”, tha Janjiq. Ai shtoi se kjo politikë e Beogradit ka dalë në pah që nga viti 2012 dhe është sforcuar deri më sot.

Por, Lisen Bashkurti shpreh mendimin që interesimi i veçantë i Tiranës për shqiptarët e Luginës së Preshevës në kohët e fundit, nuk nënkupton anashkalimin e Kosovës, ndonëse, sipas tij, kjo mund të interpretohet edhe në atë mënyrë.

“Nuk mendoj se është një tendencë për anashkalimin e Kosovës. Ajo që mund të bjerë në sy dhe që është shumë për t’u kritikuar, është fakti që Tirana dhe Prishtina nuk kanë një bashkëpunim të dukshëm, efikas dhe konkret, si dhe nuk kanë plane të njohura strategjike zhvillimi”.

“Mbështetje ekonomike dhe sociale për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Më shumë se sa një lloj anashkalimi i Kosovës, kjo ka ardhur për shkak të mos koordinimit dhe mos bashkëpunimit të duhur dhe të mjaftueshëm të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, vlerësoi Bashkurti.

Naim Rashiti, shpreh mendimin se Tirana zyrtare duhet të jetë shumë e kujdesshme në veprimet e saj në raport me Kosovën dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës. Sipas tij, situata e tanishme është mjaft delikate dhe lë shumë pak vend për angazhimin e Tiranës në trekëndëshin e raporteve Serbi – Kosovë dhe Luginë e Preshevës.

“Ky është problem i shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë për rreth Kosovës me Beogradin. Një farë forme, një lloj qasje politike, një zgjidhje përfundimtare në mes Prishtinës dhe Beogradit, do të duhej të zgjidhte edhe çështjen e serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës (së Preshevës), në kuadër të një pajtimi dhe të një marrëveshje për paqe të qëndrueshme. Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv një kohë të gjatë te shqiptarët e Malit të Zi dhe aty do të duhej të fokusohej dhe të mos zgjerohej më shumë.

“Çështja e serbëve të Kosovës dhe çështja e shqiptarëve të Luginës është çështje e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, tha Rashiti.

Ai ka shtuar se që nga viti 2014, ka nisur ideja që Shqipëria dhe Serbia mund të bëhen si Franca dhe Gjermania, në kuptimin e tejkalimit të armiqësive dhe pajtimit ndërmjet popujve, si dhe për të zgjidhur të gjitha problemet e Ballkanit Perëndimor.

Por, siç tha Rashiti, kjo qasje ishte e gabuar për shkak se problemet e Serbisë nuk janë vetëm me shqiptarët e Kosovës, por edhe me boshnjakët në Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundmi edhe me Malin e Zi. Sipas tij, problemet duhet zgjidhur vetëm ndërmjet palëve, të cilat janë të prekura nga kontestet e caktuara./REL

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Të mbrohet figura dhe pavarësia e magjistratëve

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

11 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025

NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

11 Korrik, 2025

Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

11 Korrik, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.