• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Prof. Hamlet Bezhanin ‘Shpata’ e të Cilit Ishte Dituria

13 Qershor, 2020
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Mlloja*

Kur nisa studimet në fakultetin e gjuhëve të huaja në degën e anglishtes në Universitetin e Tiranës më pat bërë përshtypje kur u njohëm me profesorët se njërin prej tyre kolegët e tij e thërrisnin Hamlet. Mendova në fillim se ishte ndonjë emër midis miqsh, por jo, ishte emri i vërtetë i profesorit tim të ardhshëm të historisë së Anglisë Hamlet Bezhanit që do t’më mësonte gjatë studimeve. Nga Shkodra vija e 18 vjec isha dhe ishte hera e parë që mësoja se një shqipëtar kishte për emër një ndër personazhet më emblematikë të dramaturgut të madh anglez, Uilliam Shekspir.

Por mësova më vonë se nuk ishte rastësi ky emër për profesorin. Ai ishte pinjoll i familjes së mirënjohur Bezhani, një dinasti e shquar në breza për dashurinë ndaj dijes dhe arsimit. Duket kur u lindi më 10 qershor 1940 në fshatin Fterrë të Vlorës, i njohur si burim patriotizmi dhe traditë arsimdashëse, babai i tij Refiku shikonte në të ardhmen e të birit një intelektual të mirfilltë.  Jo më kot Fterra, vendlindja e Hamletit, mbiquhet ‘Fshati i Diturise’…

Presidenti: Prof. Bezhani ndër intelektualët themelues të arsimit të lartë shqiptar

“Ky ambient i dha Prof. Bezhanit dashurinë për libra dhe leximin që i mbeti një dashuri e përhershme”, tha Presidenti Ilir Meta në ceremoninë e organizuar më 10 qershor 2020 për të vlerësuar gjuhëtarin, përkthyesin dhe pedagogun e shquar Hamlet Bezhani (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

E motivacioni për dekoratën në pak rradhë tregon shumë për atë ‘kalorës’ të diturisë që aq shumë i shkon përshtat titulli: “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Pesë rradhë që na tregojnë në mënyrë koncize kush ishte Prof. Hamlet Bezhani, për jetën e vecanërisht për punën e tij të përkushtuar. “Në nderim të lartë për përkushtimin dhe kontributin e tij të vyer si profesor i gjuhës angleze dhe gjermane, që edukoi breza të tërë me kulturën dhe vlerat evropiane. Në vlerësim të punës si studiues, autor tekstesh dhe gjuhëtar i talentuar, si dhe për mjeshtërinë e veçantë në shqipërimin nga gjuha angleze dhe gjermane të literaturës dhe veprave të mirënjohura historike, shkencore dhe akademike”.

Hamlet Bezhani
Prof. Hamlet Bezhani

Nuk ka se si t’mos përulesh me respekt para kësaj figure, dhe me veneracion u respektua ai në ceremoninë e organizuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës me rastin e 80-vjetorit të lindjes nga Presidenti i Republikës, familjarët e tij, kolegë dhe studentë që ishin të pranishëm në ceremoni.

“Prof. Bezhani i përket brezit të intelektualeve që hodhën themelet e arsimit të lartë në Shqipëri veçanërisht në fushën e gjuhësisë, me përkushtimin e tyre për shkencën dhe studimet e shqipërimet e paharruara nga gjuha angleze dhe gjermane.  Ai ishte ndër studentët e parë të ekselencës që u dërguan për të studiuar jashtë vendit dhe sollën vlerat e përvojën për të ndihmuar e zhvilluar arsimin, duke krijuar profile universitetesh dhe departamentesh që do të trajnonin brezat e ardhshëm të edukatorëve. Prof. Bezhani e përktheu edukimin e tij akademik dhe studimet e tij të thelluara jashtë vendit në ndihmesë të jashtëzakonshme për arsimin e lartë shqiptar. Falë përvojës së tij të vyer dhe përkushtimit për gjuhën e përkthimin ai përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare si një ambasador i shkëlqyer i popullit të tij nëpër botë, në studime dhe hulumtime shkencore të vendeve të ndryshme.

Prof. Bezhani, falë edukimit të tij dhe parimeve të pakthyeshme edukative dhe arsimore arriti të bëhej një edukator e profesor i nderuar, që kujtohet me respekt dhe nostalgji nga breza të tërë studentësh dhe kolegësh. Ai diti të përçojë vlera, dije dhe humanizëm, pasion dhe punë të palodhur e njëkohësisht, autoritet e respekt tek studentët e të gjitha brezave.

Image preview

Kolegët e tij me të drejtë e nderojnë si një akademik me integritet dhe kontribut të padiskutueshëm në krijimin dhe rritjen e departamenteve të anglishtes dhe gjermanishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja por edhe si një hulumtues të thellë të veprave shkencore dhe letrare dhe duke e vlerësuar shpesh si një “enciklopedia lëvizëse”. Sot, shoqëria shqiptare dhe bibliotekat akademike gëzojnë si pasuri të tyren disa nga veprat më të vlefshme nga puna e spikatur e Prof. Bezhanit.

Ndër to, Fjalori Gjermanisht-Shqip në dy vëllime, ku është bashkëautor, me rreth 82.000 fjalë, botuar nga një prej shtëpive botuese akademike më prestigjioze në Gjermani, mbetet ende pas 3 dekadash vepra bazë në të dyja gjuhët e përdorur si nga publiku ashtu dhe nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj. Vepra e tij didaktike shtrihet në një rreze të gjerë të sistemit arsimor shqiptar, duke nisur nga punime për ciklin 8-vjeçar e deri në kontributin me studimet e tij për gjuhësinë shqipe dhe angleze, gramatikën historike, historinë e popullit anglez e të tjera.

Pasuria akademike e akumuluar dhe respekti, që gëzonte natyrshëm, e vunë atë ndër vite në pozicione drejtuese si zëvendësdekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shef i Katedrës së Gjuhës Angleze, mbi 20 vjet kryetar i Komisionit të Diplomimit Pasuniversitar të Gjuhës Gjermane dhe mbi 10 vjet kryetar i Këshillit Shkencor.

Gjatë karrierës së tij, Profesor Bezhani është njohur për mjeshtërinë e veçantë në shqipërimin nga gjuha angleze dhe gjermane të literaturës dhe veprave të mirënjohura historike, shkencore dhe akademike për publikun dhe studiuesit shqiptare.

Falë spikatjes dhe njohurive të tij të palëkundura në gjuhën gjermane Prof. Bezhani përktheu gjatë vizitave në Shqipëri që prej vitit 1984 Kryeministrin e Bavarisë, Franc Jozef Shtraus, dhe diskutimet dypalëshe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis ish-Republikës Federale të Gjermanisë dhe ish-Republikës Popullor Socialiste të Shqipërisë

Profesori ishte një studiues i ethshëm i gjuhëve dhe një shembull prefekt se si gjuhët lidhin njerëzit dhe i sjellin ata së bashku. Prof. Bezhani ka gjithashtu një kontribut të madh në promovimin e Shqipërisë në fillimet e viteve ’90, si një vend i bashkekzistencës dhe mirëkuptimit etnik dhe fetar dhe lartësimit të identitetit shqiptar në qarqet e Kongresin amerikan dhe Parlamentit gjerman.

Kështu, ai ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë në forume ndërkombëtare vjetore si Mëngjesi i Lutjeve në Uashington DC i organizuar nga Kongresi Amerikan ku elita botërore politike, sociale dhe e biznesit mblidhen në takime disa ditorë në emër të paqes dhe shmangies së konfliktit në botë. Si simbol i paqes dhe trashëgimisë së lënë brezave, në vitin 2000, Prof. Bezhani mbolli në oborrin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, një pemë ulliri. Sot ulliri mban një pllakatë me emrin e tij.

Falë promovimit të Shqipërisë nga njerëz të nderuar si Prof. Bezhani, studentë dhe studiues të huaj vijnë tashmë të jetojnë e punojnë në Shqipëri, përmes programeve të shkëmbime akademike. Kjo shënon një fazë tjetër të zhvillimit të Shqipërisë dhe integrimit të vendit tonë në botën perëndimore, ç’ka filloi me brezin e profesorit dhe tashmë ka arritur në nivelet më të larta një dekadë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe tani kur mezi presim edhe çeljen e negociatave.

Kontributi i tij shumëdimensional ka ndihmuar jo vetëm në vendosjen e standardeve të sistemit arsimor në Shqipëri dhe përmirësimit të didaktikës së mësimdhënies, por dhe në formësimin evropian të brezave të studentëve dhe hapjen e dritareve të mendimit të shumë brezave të intelektualëve, duke shumëfishuar kështu arritjet, ndikimin dhe jehonën e punës së tij të pamatë. Megjithëse Prof. Bezhanin nuk e kemi më mes nesh prej 5 vitesh, ai ka lënë pas një familje të respektuar akademikësh, studiuesish të gjuhëve dhe përkthyes të talentuar, të cilët vazhdojnë sot denjësisht traditën e çmuar të tij dhe të familjes Bezhani”.

Gjithmonë në rendje ‘kalorsiake’

Duke biseduar me Znj. Enida, të bijen e profesorit tim te preferuar, para ceremonisë për nderimin që po i bëhej babait të saj, më mbeti ndërmend cfarë më tha: “Titulli që do t’i akordohet babait është: “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”, dhe më duket se i shkon goxha mire me personalitetin e tij kalorsiak, gjithmonë në rendje dhe në avangardë të kohes. Si të gjithë ju në ato kohëra”!

E duke u kthyer prapa në kohë ashtu ka qënë jeta dhe karriera e Hamletit: u lind në Fterrë të Vlorës, ku edhe kreu shkollën fillore ndërsa shkollën shtatëvjeçare dhe gjimnazin i përfundoi në Tiranë.  Nga viti 1958 deri në vitin 1961, Profesor Bezhani studioi në Republikën Demokratike të Gjermanisë, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, në Universitetin e Lajpcigut. Në vijim, nga viti 1961 deri në vitin 1964, ai vazhdoi studimet e tij të larta, në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gjuhës Angleze. Për rezultatet e tij të shkëlqyera gjatë viteve të studimit, pas diplomimit, ai u dërgua në Universitetin e Pekinit për studime pasuniversitare.

Për mbi 40 vjet, si profesor me kohë të plotë në Departamentin e Gjuhës Angleze dhe profesor kontribues në Departamentin e Gjuhës Gjermane të Universitetit të Tiranës, profesor Bezhani ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në formimin profesional dhe në emancipimin e brezave të rinj të mësuesve dhe të përkthyesve.

Profesori ka sjellë modelin e drejtuesit bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, gjatë viteve që ka mbajtur postin e zëvendësdekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja,  dhe si kryetar i Këshillit Shkencor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Disa herë ka mbajtur detyrën e shefit të Departamentit të Gjuhës Angleze si dhe ka kryesuar Komisionin e Pasdiplomimit të Gjuhës Gjermane për rreth 20 vjet.

Në vitin  1979 ai mbrojti dizertacionin me temë: “Sistemi i nyjave në anglisht krahasuar me sistemin e nyjave në gjuhën shqipe dhe disa gjuhë të tjera indoevropiane”. Në vijim, në vitin 1981 iu dha titulli “Kandidat i Shkencave Filologjike”, në vitin 1985 titulli “Docent” dhe në vitin 1994 iu dha titulli “Profesor”.

Formimi i tij akademik e ka bërë përfitues të disa bursave prestigjoze si: Bursa e  UNESCO në Universitetin e Sorbonës, Paris, Francë (1983-1984), Bursa Humboldt në Institutin e Gjuhës Gjermane (IDS) në Manhajm, Gjermani (1991), Bursa Fulbright si profesor vizitor në Universitetin e Teksasit, Ostin, Teksas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1995-1996).

Si një njeri mendjehapur dhe dashamirës, këtë përvojë ndërkombëtare, Prof. Bezhani e ka vënë gjithnjë në shërbim të kolegëve dhe studentëve të tij, të cilët ruajnë për profesorin e tyre vlerësimin më të lartë për rolin që ai ka pasur në formimin e tyre jo vetëm nga ana profesionale, por dhe nga ana njerëzore, me dimensionin evropian të qytetarisë.

‘Mbretëria angleze në mes nesh nga Hamleti’

Për kohën që unë flas si student (1966-1970) i profesor Hamletit binte në sy natyra aspak konformiste e tij që të bënte të ndjeheshe mirë më të si në mësim ashtu edhe jashtë shkolle. Por, sic e kishte emrin Hamlet dhe gjithashtu lëndën që më takoi ta mësoja pej tij, ‘Historine e Anglisë’, ashtu mbizotronte atmosfera në mësimet e tij.

Na i sillte profesor Hamleti si në kohë reale ngjarjet historike të Anglisë së mbushur me mbretër e mbetëresha, luftëra, komplote, drama e tragjedi. Me atë pak anglisht që kishim mësuar ai nuk lodhej t’na kthente në interpretues të ngjarjeve. E natyra e tij na e bënte të mundëshme sadopak një sprovë të tillë, e cila për të rinj si ne ishte edhe argetuese sa edhe përfituese. Si njeri pa komplekse autoreteske, korniza e profesorit të asaj kohe nuk i përshtatej Hamletit, i rrinte ‘ngushtë’, dhe kësisoj cdo gjë ishte ndryshe në lëndën e tij, në marrëdhëniet profesor-student.

Në klasat e fakultetit tonë në fund të viteve 1960, kur Shqipëria ishte përfshirë fort në furinë e Revolucionit Kulturor Kinez, ai na sillte plot pasion mistiken angleze, atmosferën e kështjellave mbretërore, gjigandët e letërsisë e artit të atij vendi, luftërat e shumta, copëza të jetës angleze  e të ngjarjeve të tjera si në një film. E kur rastiste ndonjë film me ato tema leksionet ktheheshin në bashkëbisedim sigurisht aq sa ne mund të shpeheshim në anglisht.

Diplomimi më futi në vorbullën e punës por në Tiranë isha pas vitit 1972, dhe e kam ndjekur Profesor Hamletin, vecanërisht ne aspektin profesional, cka edhe më interesonte.

Profesori ka lënë pas një veprimtari të pasur e të larmishme shkencore. Ndër të tjera, ai është bashkautor i Fjalorit Gjermanisht-Shqip në dy vëllime, me rreth 82.000 fjalë, botuar në vitin 1996 nga shtëpia botuese Harrassowitz Verlag, Wiesbaden, Gjermani. Ai është i mirënjohur si hartues i një numër tekstesh universitare për studentët si dhe për nxënësit e shkollave të mesme me mbi 1,300 faqe, etj. Po ashtu profesori është hartues i teksteve  bazë të Hyrjes në Gjuhësinë e Përgjithshme, Një Histori e Shkurtër e Popullit Anglez, Zhvillimi Historik i Gjuhës Angleze, etj.

Profesor Bezhani është i mirënjour për mjeshtërinë e veçantë në shqipërimin nga gjuha angleze dhe gjermane të literaturës dhe veprave të njohura historike, shkencore dhe akademike për publikun dhe studiuesit shqiptarë si Epiri, Histori dhe Pre-Historia e Tij (Vepër Historike, 1,200 faqe), Kohët Moderne (Vepër Historike, 560 faqe), Hap pas Hapi (Vepër Didaktike, 310 faqe), Khomreh (180 faqe) dhe të tjera.

 Nga viti 1994 e deri në vitin 2015, Profesor Bezhani ka qenë bashkëthemelues dhe Kryetar i Bordit (Board of Trustees) të shkollës së parë të gjuhës angleze në Shqipëri, Language Schools in Albania, me degë në disa rrethe të vendit.

Ai ka qenë gjithashtu përkthyes zyrtar qeveritar i të dy gjuhëve dhe është i mirënjohur veçanërisht për përkthimet midis gjuhës angleze dhe gjermane dhe anasjelltas dhe në Shqipëri. Në kujtesën popullore ka mbetur përkthimi dhe shoqërimi nga Profesor Bezhani i ish-ministrit president gjerman të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus, gjatë vizitave të tij që nga viti 1984. Ai ishte gjithashtu një njohës i mirë i gjuhëve frënge, italiane dhe ruse.

Nga ana tjetër veprimtaria e tij botuese dhe shkencore është mbresëlënëse. Po përmënd disa nga botimet si per shëmbull: Teksti i Anglishtes për klasën e 7-të – tekst shkollor, 1972; Teskti i Anglishtes për klasën e 8-të – tekst shkollor, 1973; Një Histori e Shkurtër për Popullin Anglez, 1974; .Zhvillimi Historik i Gjuhës Angleze, 1975; Teksti i Anglishtes për Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, 1978; Monografi: Sistemi i nyjave në anglisht krahasuar me sistemin e nyjave në gjuhën shqipe dhe disa gjuhë të tjera indoevropiane (Drejtues: Shaban Demiraj), 1979; Hyrje në Gjuhësinë e Përgjithshme, 1984; Lexim Intensiv për Studentët e Vitit të 4-t të Departamentit të Gjuhës Angleze, 1985; Fjalor Gjermanisht-Shqip me mbi 82.000 fjalë, në 2 vëllime, botuar nga Harrassowitz Verlag, Wiesbaden, Gjermani, 1997.

Në të njëjtën kohë, ka shkruar dhe botuar një sërë artikujsh dhe ka prezantuar disa referate mbi Gjuhësinë e Aplikuar dhe Historinë në konferenca të ndryshme shkencore brënda dhe jashtë vendit. Eshtë ftuar si profesor vizitor në disa universitete ndër vite, si p.sh. në Universitetin e Teksasit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1995-1996) me Bursën Fulbright. Ka bërë kërkime shkencore mbi Historinë dhe Civilizimin Amerikan pas Luftës së Dytë Botërore si lëndë mësimore.

Prof. Dr. Bezhani u nda nga jeta më 29 maj 2015. Në nëntor 2018, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i akordoi një Certifikatë Mirënjohjeje me motivimin “Për kontribute të veçanta në formimin e brezave të studentëve dhe intelektualëve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja”.

Profesor Bezhani ka qenë i martuar me Znj. Sashenka Bezhani dhe kanë dy fëmijë Enida Bezhani dhe Ergys Bezhani. Si znj. Bezhani ashtu dhe fëmijët janë të diplomuar në gjuhën angleze dhe kanë qenë studentë të tij.

Ngjarja më e fundit rreth figures së Profesor Bezhanit, të kësaj “enciklopedie lëvizëse”- akordimi i titullit “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” – është një vlerësim i ri i merituar për punën, veprën si dhe jetën e tij plot dinamizëm e vitaliteti, që i përmbledh një fjalë: Dituri!

Dhe pikerisht kjo – Dituria- ka qënë ‘shpata’ e profesorit të paharruar ‘kalorsiak’ Hamlet Bezhani të cilën ua ka lënë prapa me bujari brezave të rinj në rrugën e tyre të dijes!

*Gazetar, ish-diplomat, student i Profesor Hamlet Bezhanit 

Related- Posts

FOKUS

Nisma për Qeverisjen Globale: Kuadri i Kinës për Reformimin e Rendit Ndërkombëtar

13 Shtator, 2025
FOKUS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpall iniciativën “Eastern Sentry” për krahun lindor të aleancës

12 Shtator, 2025
FOKUS

Nikoliq President dhe Vuçiq Kryeministër: Riforcimi i autoritarizmit dhe rreziku për demokracinë

10 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryediplomatët arabë dhe islamikë takohen në Doha për t’u përgatitur për samitin pas sulmit izraelit

14 Shtator, 2025

Rumania: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia krijon një sfidë të re në rajonin e Detit të Zi

14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas pëson infarkt gjatë qëndrimit në Voskopojë

14 Shtator, 2025
default

Xizang i Kinës sheh rritje të shpejtë të vëllimit të karikimit të automjeteve me energji të re

14 Shtator, 2025

Mbi 2,000 pjesëmarrës në ekspozitën e industrive të kulturës dhe turizmit në Kinë

14 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.