• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Beteja e Varshavës/Ambasadori rus në Tiranë reagon pas shkrimit të homologut polak

27 Gusht, 2020
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter
Ambasadori i Rusisë në Tiranë Mikhail Afanasiev ka reaguar ndaj një shkrimi të homologut të tij polak Karol Bachura në Tiranë mbi 100 vjetorin e Betejës së Varshavës.
Shkrimin e ambasadorit polak në gazetën Dita më datën 15 gusht i cili kujtonte betejën e Varshëvës të vitit 1920 mes polakëve dhe ushtrisë së kuqe, diplomati rus e quan politizim të historisë.
Ambasador Afanasiev thekson se shkrimi nuk përmend të vërteta historike dhe i përshtatet më shumë palës polake
“Nuk mund të mos i kushtoja vëmendje botimit në gazetat ADN dhe “Dita” të artikullit të kolegut tim polak mbi 100 vjetorin e Betejës së Varshavës. Në të, me fjalët e Lordit D’Abernon, Beteja e Varshavës është cilësuar si “një nga betejat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit”. Ndoshta, ky përkufizim i përshtatet historisë së Polonisë. Megjithatë, kam dyshime se ai mund të përdoret për Evropën, lëre pastaj për gjithë njerëzimin.
Për fat të keq, tundimi për të politizuar historinë, për të nxjerrë në pah ato faqe, të cilat janë më të leverdishme për njërën palë apo tjetrën, lind shpesh. Në këtë rast e vërteta është një objekt shumë delikat, për ta zbuluar atë nevojiten argumente shkencore shumë serioze. Lidhur me temën e sipërpërmendur, vite më parë, për të lehtësuar dialogun politik, u krijua Grupi polako-rus për çështjet e ndërlikuara, qëllimi i të cilit ishte të afronte pikëmpamjet, qëndrimet e të dy vendeve ndaj çështjeve historike. Në marrëdhëniet tona dypalëshe ekzistojnë mjaft çështje të vështira, ndaj për të ecur përpara ne duhet thjesht të gjejmë gjuhën e përbashkët”-shkruan ambasadori Rus.
Replika e plotë e Ambasadorit Rus:
Nuk mund të mos i kushtoja vëmendje botimit në gazetat ADN dhe “Dita” të artikullit të kolegut tim polak mbi 100 vjetorin e Betejës së Varshavës. Në të, me fjalët e Lordit D’Abernon, Beteja e Varshavës është cilësuar si “një nga betejat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit”. Ndoshta, ky përkufizim i përshtatet historisë së Polonisë. Megjithatë, kam dyshime se ai mund të përdoret për Evropën, lëre pastaj për gjithë njerëzimin.
Për fat të keq, tundimi për të politizuar historinë, për të nxjerrë në pah ato faqe, të cilat janë më të leverdishme për njërën palë apo tjetrën, lind shpesh. Në këtë rast e vërteta është një objekt shumë delikat, për ta zbuluar atë nevojiten argumente shkencore shumë serioze. Lidhur me temën e sipërpërmendur, vite më parë, për të lehtësuar dialogun politik, u krijua Grupi polako-rus për çështjet e ndërlikuara, qëllimi i të cilit ishte të afronte pikëmpamjet, qëndrimet e të dy vendeve ndaj çështjeve historike. Në marrëdhëniet tona dypalëshe ekzistojnë mjaft çështje të vështira, ndaj për të ecur përpara ne duhet thjesht të gjejmë gjuhën e përbashkët.
Në artikullin e sipërpërmendur pretendohet se shteti i ri sovjetik paraqiste një kërcënim për Evropën. Në fakt, ky shtet i ri, më lejoni t’ju kujtoj, përveç humbjeve të mëdha gjatë Luftës së Parë Botërore dhe dy revolucioneve, në atë moment po përjetonte Luftën Civile në një shkallë të gjerë. Ndërsa Polonia, e cila rivendosi pavarësinë e saj falë Revolucionit të Tetorit, përfitoi në mënyrë aktive nga kontradiktat e pjesëmarrësve të tij. Më poshtë do të përpiqem të përmbledh sa më shkurt historinë e konfliktit sovjeto-polak, i cili ka kaluar përtej kornizave të “Mrekullisë në Vistula” të përmendur nga autori.
Në kushtet e ofensivës së shpejtë të të bardhëve dhe përkeqësimit të situatës në qeverinë bolshevike, Moska jo vetëm që nuk synonte zhvillimin e një lufte me Poloninë, por, përkundrazi, përpiqej me çdo mënyrë të mundshme ta shmangte atë. Nga fundi i vitit 1918 deri në pranverën e vitit 1920 Varshava mori propozime të shumta për paqe, përfshi edhe lëshime territoriale, të cilat tejkalonin dukshëm numrin e territoreve që më pas Polonia mori në bazë të Traktatit të Paqes të nënshkruar në Riga.
Në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919, gjatë përcaktimit të kufijve të Evropës, fuqitë fitimtare vendosën të udhëhiqen nga principi etnik, pra, nga parimi i përbërjes kombëtare mbizotëruese të popullsisë në territoret përkatëse. Mbi bazën e këtij parimi, Këshilli i Lartë i Antantës miratoi rekomandime për vijën e kufirit midis Rusisë dhe Polonisë, e cila më pas u bë e njohur si “Linja Curzon”, përgjatë së cilës sot kalon kryesisht kufiri lindor i Polonisë.
Për fat të keq, në artikull nuk përmendet fakti se udhëheqja polake me në krye J. Pilsudskin nuk i pranoi propozimet e paqes të paraqitura nga Moska dhe nuk u pajtua me rekomandimet e Antantës. Në pranverën e vitit 1919 nisën veprimet luftarake midis forcave polake dhe Ushtrisë së Kuqe, gjatë të cilave nën kontrollin polak kaluan territore të reja në lindje të “Linjës Curzon”.
Në fillim të vjeshtës së vitit 1919, gjatë bisedimeve të fshehta me përfaqësuesit sovjetikë, komanda polake ra dakord për ndërprerjen e veprimeve luftarake në frontin sovjeto-polak, në mënyrë që qeveria sovjetike të mund të përqendronte gjithë forcat e saj në luftë kundër ushtrisë së gjeneralit Denikin, i cili po avanconte në Moskë nga jugu. Pilsudski besonte se fitorja e Ushtrisë së Kuqe në Rusi do të ishte më e dobishme për Poloninë sesa fitorja e të bardhëve.
Pasi Ushtria e Kuqe u shkaktoi humbje të vendimtare forcave të gjeneralit Denikin, trupat polake, në pranverën e vitit 1920, ndërmorën një ofensivë dhe në fillim të muajit maj pushtuan Kievin. Në atë kohë, gjendja në frontet e luftës civile në Rusi kishte ndryshuar rrënjësisht, qeveria sovjetike kishte fituar një epërsi të madhe dhe tashmë mund të përqendronte forca të konsiderueshme në frontin polak. Për më tepër, në Ukrainë ushtria polake u prit jo si një çlirimtare, por si agresore, ndërsa aleatët saj, përkrahësit e Petljurës u konsideruan tradhtarë. Për këtë arsye, ushtria polake dhe mbështetësit e Petljurës u dëbuan shumë shpejt nga territori i Ukrainës së sotme dhe Bjellorusisë.
Në fillim të qershorit 1920 forcat polake u detyruan të largoheshin nga Kievi (gjatë largimit ato shpërthyen urën mbi lumin Dniepër). Ndërsa në fillim të muajit korrik Ushtria e Kuqe kaloi në ofensivë edhe në Bjellorusi.
Qeveria Sovjetike duhej të kishte ndalur ofensivën në “Linjën Curzon”, megjithatë Ushtria e Kuqe vazhdoi të përparonte drejt Varshavës. Sidoqoftë, qëllimi i saj nuk ishte aspak pushtimi i Polonisë e aq më tepër “i gjithë Evropës”. Në artikull paraqitet një mendim shumë i përhapur në Poloni, sipas të cilit, në rast të humbjes së polakëve në Betejën e Varshavës, zgjerimi i revolucionit bolshevik në Evropë apo pushtimi i plotë i kësaj të fundit do të ishte i pashmangshëm. Për këto plane grandioze, Rusia Sovjetike, thjesht, nuk kishte forcë. Pajisjet e ushtrisë ishin konsumuar, shumica e ushtarakëve kishin luftuar për 7 vjet pa ndërprerje, në vend flakëronte Lufta Civile. Për pasojë, 13 milionë njerëz humbën jetën ose braktisën Atdheun.
Pasi hynë në territorin e Polonisë së sotme, trupat sovjetike u përballën me rezistencën popullore, gjë e cila nuk përputhej me pritjet e revolucionarëve socialistë në vendin fqinj. Gabimi kushtoi shtrenjtë: humbje të mëdha, përfshi ato territoriale, si edhe dhjetëra mijëra të vrarë. Rreth 150 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe u zunë rob në Poloni. Fati i tyre mbetet ende një nga çështjet konfliktuale të historisë ruso-polake. Numri i ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe që humbën jetën në robërinë polake në vitet 1920-1921, sipas studiuesve tanë, vlerësohet të jetë 25-28 mijë njerëz, ndërsa ai i ushtarëve polakë deri në 20 mijë. Në çdo rast, shkalla e vdekshmërisë në mesin e të burgosurve të Ushtrisë së Kuqe ishte shumë e lartë për shkak të kushteve çnjerëzore të qëndrimit në kampe ku mbizotëronin uria, të ftohtit, mungesa e veshmbathjeve, kushte josanitare, rregulla arbitrare të administratës së kampit. Sipas së drejtës ndërkombëtare, autoritetet e vendit, në kampet e të cilit mbahen robër lufte, janë përgjegjës për kushtet e sipërpërmendura. Megjithatë, pala polake nuk beson se në ato kushte janë shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Në vjeshtën e vitit 2014, kur Shoqëria Historike Ushtarake Ruse u kërkoi autoriteteve polake të jepnin dakordësinë për vendosjen, në nder të të burgosurve të luftës që vdiqën në kampe polake, të një përkujtimoreje në varrezat e Rakovicës në Krakov, ku janë varrosur 1250 ushtarë të Ushtrisë së Kuqe të mbajtur në kampin Domba, përgjigjja ishte negative.

Shpresoj që kjo paraqitje e vogël, por objektive, e ngjarjeve të luftës sovjetike-polake dhe çështjeve të lidhura me të, do të ndihmojë ndjekësit tanë të kenë një tablo më të qartë të kësaj faqeje të historisë, të panjohur për Shqipërinë.

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Protesta vijon për të 22-ën ditë, qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike

21 Qershor, 2026
NGJARJE

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026
NGJARJE

Protesta kundër projektit në Zvërnec hyn në ditën e 18-të, qytetarët vijojnë kërkesat para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Marrëveshja SHBA–Iran dhe pasojat e saj rajonale: Çfarë ndryshon në Lindjen e Mesme dhe më gjerë?

22 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran përfundon me progres inkurajues, thonë ndërmjetësit

22 Qershor, 2026

Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

22 Qershor, 2026

Serbia në Udhëkryqin e Ri Politik: Zgjedhjet, Integrimi Evropian dhe Balancimi Ndërkombëtar

22 Qershor, 2026

Starmer jep dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Laburiste dhe i hap rrugën garës për kryeministër të ri në Britaninë e Madhe

22 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.