• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Dëmshpërblim për miopinë gjeopolitike: Ukraina kërkon nga BE kompensim për gazin rus.

26 Korrik, 2021
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter, Gjeopolitika[i]

Ukraina po pëson humbje për shkak të aktivizimit të gazsjellësit Rryma Turke, ose më saktë për shkak të tubave të tjerë të destinuara për të transportuar gaz natyror vendet e Europës Juglindore dhe Hungarisë. Për këtë shkruan në artikullin e saj publikuar nga media ukrainase Ukrinform, drejtoresha e Qendrës së Kievit për studime globale  “Strategjia XXI”, Oksana Isçuk. Për këtë, sipas mendimit të saj, Ukraina duhet të bisedojë me Bashkimin Europian për “dëmshpërblimin” e humbjeve.

Analistja ukrainase e di mirë përse flet, megjithëse argumentet e saj kur bën fjalë për domosdoshmërinë e pagesës së humbjeve ukrainase nga ana shteteve të treta janë disi të pa bazë dhe të pabesueshëm. Me fjalë të tjera udhëhiqen tërësisht nga instinkte të politike të çastit dhe jo në një logjikë të bazuar në konkluzione (për këtë do të flasim më gjërë në këtë tekst).

Sepse, këto humbje gjithsesi nuk është se janë të vogla, sidomos nëse merret parasysh periudha pararevolucionare në këtë vend (para të ashtuquajturit Euromajdan në Kiev në vitin 2014), kohë në të cilën, në përputhje me marrëveshjen afatgjatë të atëhershme me Rusinë, e cila kishte vlerë deri me 1 janar 2020, nëpërmjet sistemit transportues të gazit në Ukrainë kalonte çdo vit një sasi prej 180 miliardë metra kub gaz rus i destinuar për tregun europian. Sipas marrëveshjes aktuale afatshkurtër mes Moskës dhe Kievit, të nënëshkruar në muajin dhjetor të vitit 2019 nën presionin e Berlinit,  gjë që në njëfarë mënyre ishte edhe kushti gjerman vënë Rusisë për përfundimin e ndërtimit të gazsjellësit Rryma e Veriut 2 të cilin Gjermania e ka mbështetur gjithmonë edhe përkundër presioneve të fuqishme nga ana e administratës së Trampit (mbi arësyen shih më poshtë në këtë tekst), sasia e gazit rus që tranziton nëpër Ukrainë është gjithsejt 30 miliardë metra kub në vit.

Por tani ekziston kërcënimi që Ukraina të mbetet edhe pa këtë sasi të reduktuar dhe “kulaçit” financiar përkatës.

Për këtë, punët për Ukrainën përkeqësohen akoma më tepër kur pas muajit të kaluar përfundoi ndërtimi i interkonektorit në kufirin hungarezo-serb, gjë për të cilën Hungaria (ka shumë mundësi  që në muajin tetor të këtij viti, por gjithsesi me siguri deri në fund të tij) do të furnizohet me sasitë e gazit rus nëpërmjet të ashtuquajturit Gazsjellësi Ballkanik (i cili nuk është tjetër vetëm emri për degëzimin e  dytë të gazsjellësit rus Rryma turke, i cili nga territori europian i Turqisë, nëpërmjet Bullgarisë dhe Serbisë tani shkon drejt Hungarisë) duke anashkaluar kësisoj territorin ukrainas.

“Për vendin tonë riorientimi i tranzitit të gazit (rus) në drejtim të Europës së Mesme nëpërmjet Rrymës Turke, sipas vlerësimeve preeleminare të operatorit ukrainas të gazsjellëit (OGTSU), do të thotë humbje prej 10-12 miliardë metra kub gaz në vit. Në kuptimin financiar kjo gjë Ukrainës do t’i “kushtojë” 450 milionë dollarë humbje vjetore”, nënvizon analistja ukrainase.

Momentalisht, gazi rus kalon nëpërmjet Ukrainës vetëm deri në Moldavi, gjë që është në fakt shkatërruese dhe përbën një dështim të vërtetë për pushtetin ukrainas i cili për dhjetëvjeçarë të tërë është mburrur me rolin e vendit të tij si tranzit i paevitueshëm dhe kryesor për furnizimin e tërë Europës me gaz natyror- gjë e cila i garantonte asaj jo vetëm përfitime të mëdha financiare, por edhe pozitën e vendit strategjik jashtëzakonisht me rëndësi në lidhje me energjetikën, si të thuash njëfarë magazine për gazin. Me fjalë të tjera, Ukraina e ka shfrytëzuar me perfeksion pozitën gjeografike të “urës” mes Rusisë (Lindjes në përgjithësi) dhe Bashkimit Europian.

Por gjithçkaje i vjen fundi një ditë dhe, shembulli më eklatant, sesa janë budallenj, të paarësyeshëm, miopë apo luajnë “vetëm” me emocionet, elitat politike (të udhëhequra nga logjika sipas së cilës ka më shumë rëndësi që komshiut t’i ngordhë lopa, paçka se mbetet edhe vetë pa qumësht), është pikërisht Ukraina. Kreu shtetëror i këtij vendi, në emër të idealeve të ndryshme, pak a shumë edhe të shoqëruara me premtimet e politikanëve perëndimorë dhe strategëve të niveleve (dhe mençurive) të ndryshme mbi të ardhmen e ndritur që e pret Ukrainën me hyrjen në integrimet euroatlantike (të cilët ka mundësi të mos ndodhin kurrë për të, ose në rastin më të mirë në një periudhë shumë afatgjatë, kur dhe nëse do të stabilizohen raportet e Perëndimit me Rusinë deri në atë masë saqë për këtë të dytën të mos ketë më rëndësi se në cilën anë vështron Kievi), shumë shpesh “ia ka prerë vetes degën ku ishte ulur”: ka shkatërruar industrinë e vet, bujqësinë, ka sjellë humbje në ekonomi ndoshta edhe territoret kyçe, ka shtresëzuar shoqerinë e çfarë nuk ka lënë pa bërë.

Këtu nuk mund të bëjmë krahasim me Kroacinë, sikurse pohojnë disa nga analistët tanë analfabetë duke kërkuar mirëkuptim për lëvizjet e Kievit, se ai na paska luftuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit nga njëfarë ndikimi fatal rus. Kroacia doli nga ish RFSJ-ja në mënyrën më të vështirë, duke mbrojtur me gjak pavarësinë dhe lirinë e fituar, pa ushtri dhe pa armë, pa diplomaci dhe kuadro ekspertë në shumë fusha të domosdoshme për funksionimin normal të cilitdo shtet. Nga ana tjetër, Ukraina, deri në vitin 2014, kishte pothuajse 25 vite shtet i pavarur, me diplomacinë, ushtrinë dhe policinë e saj- me ndërtimin e saj politik demokratik dhe shumëpartiak në përputhje me të cilin shpesh (në vartësi nga rezultati i zgjedhjeve) lëkundej gjeopolitikisht mes Lindjes (Rusisë) dhe Perëndimit (BE-së), duke i dhënë përparësi herë njërës palë e hetë tjetrës, por përherë duke kërkuar të gjejë zgjidhjen më të mirë për veten e saj. Pra, vlerat komparative që kishte, Ukraina mund ti shfrytëzonte më mirë dhe jo si ndodhi që ”brenda natës” të vihej në në një situatë ku, nga subjekt me rëndësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, të shndërrohej në objekt i tyre- me të cilin ka vite që merren forume të ndryshme ndërkombëtare, politikanë, strategë, të cilët shpesh as që kanë kurrfarë lidhje me këtë vend dhe as dinë shumë për të.

Prandaj edhe nuk të çudit Oksana Isçuku kur jep prognoza të zeza, duke nënvizuar se në rastin e shfrytëzimit të kapacitetit të plotë të gazsjellësit rus Yamal-Europa, Rryma Veriore (1) dhe Rryma turke atëherë OGTSU-ja ukrainase vetëm do të bëjë balancimin, domethënë do të jetë funksional vetëm në raste të lëkundjes së kërkesës për gaz ose vështirësive teknike, gjë e cila në këto kushte do të shtrojë problemin e “optimizimit të mëtjeshëm” të tij në përputhje me kërkesën reale pas vitit 2024.

Isçuku nënvizon gjithashtu se antarët e BE-së (kryesisht Gjermania) nuk duhet ta konsiderojnë të mjaftueshme që Ukrainës ti paguhet “dëmshpërblim” për shkak të refuzimit të tyre (europian) për ndërtimin e gazsjellësit Rryma e Veriut 2. Sipas saj, fillimisht duhet shqyrtuar “dëmshpërblimi” për humbjet e Ukrainës për shkak të tranzitimit të gazit nga Jugu, domethënë për gazsjellësin Rryma Turke.

Megjithëse për kopensimet e lartpërmendura flitet në linjën Berlin-Uashington, ndërsa të njejtën temë, përveç politikanëve ukrainas e “ngasin” edhe shumë syresh europianë, ende nuk ka shenja konkrete se Perëndimi mendon të dëmshpërblejë humbjet ukrainase në lidhje me çështjen e tranzitimit të gazit rus nëpër territorin e saj. Natyrisht, problemi si gjithmonë është se dikush duhet ta “zgjidhe qesen” por për momentin  askush nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.  Në këtë kuptim gishti  drejtohet më së shpeshti për nga Gjermania, si “lokomotivë” e BE-së dhe shtet “mëkati” i të cilit është se dëshiron të përfundojë gazsjellësin tashmë të ndërtuar që siguron kësisoj të ardhmen e saj energjetike në këtë kohë me plot të panjohura për një gjë të tillë.

Por gjithsesi në Berlin ka kundërshtim ndaj këtyre ideve. Kështu, me 15 korrik u bënë publike fjalët e Klaus Ernstit, kryetar i komisionit për ekonominë dhe energjetikën në Bundestag në një intervistë dhënë medias ruse Izvestija, i cili në lidhje me pyetjen në fjalë thotë:

“Për mendimin tim në këtë rast as që mund të flitet për për pagesa dhe dëmshpërblime të Gjermanisë për Ukrainën, dhe as që mund të pranohet kjo nga taksapaguesit gjermanë. Është absolutisht e papranueshme që Gjermania ta ndërtojë politikën e saj energjetike në përputhje me interesat e Ukrainës. Nëse atyre u nevojiten para, atëherë ata duhet t’u drejtohen donatorëve ndërkombëtarë siç është Bashkimi Europian”.

Nga ana tjetër, gazeta gjermane Der Shpigel me datë 9 korrik shkruan mbi mundësinë e zgjidhjes së konfliktet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth gazsjellësit Rryma e Veriut 2. Sipas asaj që shkruan kjo media, konflikti do të bëhet i mundur të zgjidhet nëpërmjet pagimit të dëmit Ukrainës nëse ajo pushon që qëni vend tranzitimi për gazin rus.

“Bëhet fjalë edhe për premtimin e mundshëm të palës gjermane që të investojë miliarda për rimëkëmbjen e rrjetit plotësisht të shkatërruar të transportit të gazit në Ukrainë”, shkruan Der Shpigeli.

Përse të paguhet për budallallëkun e dikujt?

Humbja ukrainase e pozitës së këndshme dhe fitimprurëse të vendit tranzit për gazin rus, përfshirë edhe furnizimin me këtë gaz për nevojat e vendit me çmime të privilegjuara, është pasojë e vendimeve gjeopolitike të elitave të saj mbi kthimin e vendit drejt Perëndimit dhe integrimeve euroatlantike. Për këtë vendim Kievi gjithsesi ka të drejtën  e tij për të vendosur në mënyrë të pavarur, por gjithashtu ka edhe “ekskluzivitetin” që të përballojë pasojat financiare dhe politike që rrjedhin nga ai vendim. Të presësh, në rrethanat e reja të krijuara, se mund të vijojë bashkëpunimi energjetik mes Kievit dhe Moskës në të njëjtën mënyrë si ai pararevolucionar (para vitit 2014), do të ishte iluzion, siç është edhe të presësh se një i tretë do të duhet të paguajë kompensimet e humbjeve uikrainase për shkak të vendimeve gjeopolitike të elitës së saj. Nga ana tjetër, Moska nuk nuk ka asgjë kundër vazhdimit të tranzitimit të gazit të saj drejt Europës qoftë ky edhe nëpërmjet territorit ukrainas (për atë ka rëndësi që gazi i saj të shitet dhe të zvoglojë hapësirën për hyrjen ne gazit të lëngshëm amerikan LNG), por kësaj here me çmime tregu dhe jo me çmime dhe kritere vëllazërore, si dhe në sasitë që do të jenë të nevojshme për blerësit europianë në një kohë që pjesa kryesore  e nevojave të tyre do të plotësohet nëpërmjet gazsjellësve që anashkalojnë Ukrainën – Rryma Turke dhe Rryma e Veriut 2.

Ky është realiteti nga i cili duhet nisur. Gjermania, në emër të marrëdhënieve prej aleati me ShBA-të, në këtë kuptim  ndoshta edhe do ta ndihmojë deridiku financiarisht Ukrainën ose do të kërkojë nga Rusia        që të vazhdojë edhe në të ardhmen të dorëzojë një sasi gazi nëpërmjet këtij vendi pasiqë marrëveshja pesëvjeçare e lartpërmendur e vitit 2019 mbaron në vitin 2024. Por puna është se kjo ndihmë gjithsesi heret apo vonë do të “hiqet nga rendi i ditës” si në Berlin ashtu edhe në Bruksel, sepse për këtë do të duhet pyetur edhe Moska që është pronari i gazit dhe e cila në fund të fundit është ajo që merr vendimin se në cilën mënyrë duhen furnizuar apo nuk duhen furnizuar blerësit. Ajo ka mundësi, pas ndërtimit të gazsjellësit të ri siberian i cili do të kyçet në gazsjellësin tashmë operativ “Fuqia e Siberisë”, ta orientojë gazin pothuajse plotësisht drejt tregut kinez ose në formë të lëngshme-LNG ta shesë atë në tregun e madh aziatik – gjë e cila gjithsesi nuk mund të përjashtohet në rast të radikalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ruse me BE-në. Rusia nuk e dëshiron  një gjë të tillë dhe është tërësisht e sigurtë se asaj i leverdis mbajtja e sëpaku këtyre levave energjetike (gjithsesi shumë të rëndësishme) që i sigurojnë asaj domosdoshëmrinë e kontakteve politike me BE-në dhe shtetet e saj kyçe si dhe njëfarësoj bashkëpunimi reciprok me ata. Në të kundërt nuk mund të pritet asgjë të mirë nga tanket e ngujuara në llogore nga të dyja anët e kufirit dhe të presësh që ndonjë budalla të tërheqë këmbëzën. Njëlloj me Moskën mendojnë edhe në Berlin, Paris, Romë, Vjenë, Budapest- por jo edhe në nivelin e BE-së në Bruksel (krahu Lindor i BE-së në këtë kuptim nuk vlen të përmendet, politikën e tij e përbëjnë lëvizjet vetëvrasëse vetëm e vetëm për të kënaqur kërkesat që vinë nga ana tjetër e Atlantikut), të cilët ia kanë lënë më dorë Uashingtonit, po aq edhe Londrës, drejtimin e politikës së tyre të jashtme.

Përsa i përket  Ukrainës, ndoshta Berlini në të ardhmen do të investojë edhe në transformimin sistemit të saj të gazsjellësit në sistemin për tranzitimin e “energjentëve të gjelbër”, si puna e hidrogjenit (ndoshta përsëri atij rus). Por ky është një proces që zgjat shumë dhe është i shtrenjtë, nga i cili Kievi mund të presë fitim financiar vetëm pas disa vitesh dhe vetëm në rast të përfundimit të tranzicionit energjetik të BE-së, në vitin 2050, por atij paratë i duhen tani.

Merkeli në Uashingtonu edhe zyrtarisht e mbrojti para Bajdenit “Rrymën e Veriut-2”.

Energjetika, krahas ekonomisë dhe sferës së mbrojtjes, është përbërësja e tretë e sigurisë strategjike të cilitdo vend që mban parasysh interesat e tij. Berlini e di fort mirë këtë, gjë që e tregoi edhe me fuqinë e qëndrimeve të tij rreth nevojës së përfundimit të gazsjellësit Rryma e Veriut 2 nga i cili nuk deshi kurrsesi të hiqte dorë edhe përkundër presioneve politike dhe sanksioneve të forta  amerikane. Këtë e vërtetoi edhe vizita e kancelares gjermane Anxhela Merkel në Uashington me datë 15 korrik dhe biseda e saj me presidentin  amerikan Xho Bajden. Pavarësisht deklaratave të të dy liderve mbi “reinkarnacionin” e raporteve të aleancës amerikano-gjermane, të prishura plotësisht gjatë presidencës së Trampit në ShBA, Bajdeni thjesht ishte i detyruar t’ia lejonte Berlinit Rrymën e Veriut 2 në emër të “qëllimeve të larta”- në mënyrë që të mos e shndërronte Gjermaninë nga mike në armike, gjë që në këtë moment Uashingtoni nuk mund t’ia lejojë vetes. Në këtë kuptim, Bajdeni eci në drejtim të kundërt me paraardhësin e tij Tramp, i cili e pati trajtuar Gjermaninë pothuajse si armikun kryesor, ndërsa antarët lindorë të BE-së i nxiste për të mbjellë përçarje në Berlin dhe në Paris.

Bajdeni, edhe pse vetë kundërshtar i dikurshëm i Rrymës së Veriut 2, në këtë rast u detyrua prishaqejf të bëjë lëshim, duke rrezikur humbjen e rejtingut të tij në emër të interesave të gjëra gjeopolitike amerikane. Bisedimet e tij me Anxhela Merkelin në lidhje me kompensimin e Ukrainës për shkak të gazsjellësit të lartpërmendur (për të cilin Bajdeni të enjten e kaluar tha para Merkelit se tani është e pamundur ta ndalosh nëpërmjet sanksioneve për shkak të përfundimit të tij të shpejtë) ishin vetëm përpjekje për të “larë fytyrën” para oponentëve vendas dhe opinionit publik ndërkombëtar, i cili gjithsesi ndjek me shumë  vëmendje se çfarë po ndodh në trekëndëshin ShBA-Kinë-Rusi dhe vlerëson “peshën” e secilit prej tyre nëpërmjet vendimeve të tyre të mëdha- nëse ata janë të vendosur, kalkuluese-kompromise, apo përbëjnë lojë fjalësh nën mbulesën e vendosmërisë. Mbi këtë vlerësim varet edhe qëndrimi i “pjesës tjetër të botës” ndaj secilit prej tyre.

Shënim i autorit: ky tekst është shkruar para nënëshkrimit të marrëveshjes amerikano-gjermane mbi Rrymën e Veriut-2.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-naplata-geopoliticke-kratkovidnosti-ukrajina-od-eu-trazi-kompenzacije-za-ruski-plin/

Related- Posts

Bota

Rusia uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

4 Korrik, 2025
Bota

Biseda e gjashtë mes Putin dhe Trump: Në kërkim të marrëveshjes për Ukrainën, tensionet në Lindjen e Mesme në agjendë

3 Korrik, 2025
German Chancellor Friedrich Merz speaks at the Banking Conference of the Federal Association of Volksbanken and Raiffeisenbanken. Photo: Michael Kappeler/dpa
Bota

Merz i kundërpërgjigjet reagimeve për uljen e taksave, ndërsa në Berlin vërshojnë akuzat kundër njëri-tjetrit

3 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vuçiç i bën thirrje protestuesve: Mos bllokoni qytetet më 4 korrik

4 Korrik, 2025

Rusia uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

4 Korrik, 2025

Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

4 Korrik, 2025

Biseda e gjashtë mes Putin dhe Trump: Në kërkim të marrëveshjes për Ukrainën, tensionet në Lindjen e Mesme në agjendë

3 Korrik, 2025

Arsyet kryesore për sulmin e Moskës ndaj Bakusë – Çfarë ndodhi në korridorin e Zangezurit?

3 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.