• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Opozita, mazhoranca dhe ndërkombëtarët 1990-2023!

23 Dhjetor, 2022
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Në veprimtaritë përkujtimore të 32 vjetorit të Dhjetorit, muajit të pluralizmit politik, liderët e opozitës vazhduan me forcë thirjet dhe premtimet për çlirimin, sipas tyre, nga kthetrat e partiokracisë në vendin tonë. Ndonëse ky ka qenë refren i vazhdueshëm  politik në këto 10 vite, ai ka rezultuar kryesisht retorikë boshe.

Që të mos përsëritet kjo histori e trishtë, në radhë të parë kërkohet vlerësimi real i dinamikave të trinomit madhor tematik -gjendja dhe mundësitë e opozitës, fuqia e mazhorancës dhe roli përcaktues i faktorit ndërkombëtar midis periudhës Dhjetor 1990 – 2022.

Kjo analizë krahasuese Realpolitike ndihmon për të kuptuar se rrëzimi demokratik i këtij rregjimi është mision mamuthian, shumë më i vështirë se më parë.

Ca më tepër se të vetmit komponentë të mbetur nga katalogu i larmishëm tematik opozitar 1990 është retorika politike, denoncimet e shpeshta dhe protestat e rralla, takime të ngushta  dhe konferenca shtypit, si reflektim i pakënaqësisë masive. Mirëpo, do kuptuar drejt se vetëm me to, apo dhe me alternativat/ kandidatët më të mirë, do të jetë jashtëzakoniht  e vështirë  që opozita të vijë në pushtet.

Më konkretisht, gjendja politike  dhe social – ekonomike në Dhjetor 1990 ishte krejt e ndryshme nga e sotmja, me papunësi dramatike, varfëri ekstreme, mungesa të artikujve ushqimore bazë, etj; sado i egër, sistemi ishte në rënie, megjithë përpëlitjet e tij për «  demostrim force » ; kishte rënë Muri i Berlinit,  Çaushesku…Atëhere në kushtet e pronës shtetërore absolute, njerëzit në fabrika, uzina, miniera, i mblidhje në mitingje, protesta dhe greva shkatërruese urie  «  me një të fryrë të bilbilit»! Kudo mbizotëronte fryma e rrëzimit të rregjimit me çdo kusht.

Ndërsa sot nuk është ende kjo frymë; megjithë krizën dhe prapambetjen ekonomike, veç të tjerash, kushdo ka njerëz jashtë që i ndihmojnë familjet ta mbajnë frymën gjallë; atëhere ishim në diktaturë, sot në demokraci, ndonëse më tepër fasadë; sot kemi një polici shumë më të madhe në numër, të armatosur dhe të pajisur me gjithçka për të shtypur protesta masive dhe një shtet të polizuar, që përdor “të drejtën e  forcës“ në vend të “forcës të së drejtës“.

Pavarësisht nga valët e refugjatëve, sërish në Dhjetor 90 kishte një popullsi shumë më homogjene dhe më të re në moshë, me shpresa dhe pritshmëri të mëdha. Ndërsa sot, për fatin e keq të opozitës, azili i paligjshëm është kthyer në shpopullim masiv dramatik me shifra që të ngjethin mishin. Tanimë 60 për qind e popullsisë jeton jashtë. Vetëkuptohet që shumica dërmuese e tyre janë të opozitës, pengesë e madhe kjo për protesta masive e të pandërprera që mund ta gjunjëzonin qeverinë. Nga ana tjetër, atëhere gjithë disapora ishte në mbështetje të opozitës, ndërsa sot jo, sepse në këto 32 vjet dihet se ka patur disa valë emigrimi « të djathta, por dhe të majta »

Atëhere bënte shumë jehonë publike kur në protesta dhe në media shfaqeshin portretet dhe mesazhet  e Kadaresë, Agollit, Qoses dhe liderëve euopianë, apo dhe me shkrimet e akademikëve dhe aktivistëve të shquar shoqërorë; ndërsa sot, ndonëse shkruajnë plot profesorë, ekspertë dhe akademikë të shquar, fjalëve të tyre vështirë se ua ve veshin njeri atje lart, sepse është qeveria dhe NJESHI që vendos për gjithçka.

Faktor tejet negativ për opozitën për të ardhmen e afërt  është deformimi, cënimi dhe  dhunimi i votës, e cila është shumë larg zgjedhjeve të Marsit 1991/1992.  Më vonë votat te ne nuk kanë qenë as të lira dhe as të ndershme. Dhe vetë ODIHR i cilësoi zgjedhjet e 25 Prillit 2021 thjesht “të mirë organizuara“; mirëpo SHBA dhe BE nxituan t’i njihnin ato pa pritur ODIHR, siç veprohej më parë!  Harruan ndoshta se për ironi të fatit,  të “të mirë organizuara ato ishin dhe në periudhën e monizmit! Bashkë me ligjet dhe procedurat përkatëse dukshëm në disfavor të saj, kjo është një pengesë serioze për opozitën, që të mos shkojë më në zgjedhje “si capi te kasapi“

Atëhere opozita erdhi shumë shpejt në qeverisje, në Qershor 1991, pasi kishte fituar bindshëm në qytetet më të mëdha dhe në dhjetor e prishi koalicionin, duke provokuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fitores së saj plebishitare më 22 Mars 1992. Ndërsa sot as që bëhet fjalë për një gjë të tillë, përjashto gafën trashanike më 2017 me krijimin e qeverisë teknike që nuk zgjati as 60 ditë, ku opozita  nuk kishte as «  çelësat e kashtës» Ca më keq akoma, në pushtetin vendor opozita ka vetëm Bashkinë e Shkodrës dhe asgjë tjetër. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 30 vite ; gjithmonë, si opozita dhe mazhoranca kanë patur gati gjysmën e pushtetit vendor. Mirëpo ky është një MINUS dhe disavantazh i madh i opozitës për 14 Majin dhe më tej.

Në atë kohë administrata publike ishte shumë e vogël dhe u depolitizua. Sot ndodh e kundërta, administrata publike është dyfishuar  në numër në 10 vitet e  Rilindjes, kudo janë shtuar agjencitë me plot partiakë dhe sidomos patronazhistë, krenaria e mazhorancës që më parë nuk njihej as si term. Ndërsa sot përbën një detashment të madh të superpolitizuar, shumë më të rrezikshëm për opozitën se “enveristët“ e djeshëm.

Në pikpamje mediatike, në atë  kohë kishte vetëm një televizion publik, i cili u detyruar të pasqyronte dhe veprimtaritë e shumta të opozitës, kishte shtypin e vet të shkruar që në atë kohë “ bënte namin”; ndërsa sot, praktikisht media kontrollohet më së shumti nga qeveria me trysni në rritje.

Tepër e rëndësishme, 30 vite më parë nuk kishte krim dhe korrupsion apo dhe para si sot kur ato po bëjnë kërdinë. Atëhere nuk guxoi njeri t’i dilte përpara e të kërcënonte liderët e opozitës, ndërsa sot ai u godit në mes të ditës me diell në bulevard, pak metra larg vendit ku zhvillohej Samiti i parë i BE-së në Tiranë!

Atëhere, të gjitha shpresat ishin varur te opozita, kundrejt zhgënjimit total me regjimin 45 vjeçar; kjo e fundit ishte unike, e bashkuar dhe solide; madje dhe partia social-demokrate, ndonëse e majtë ishte rreshtuar krahas saj, me partinë Republikane dhe të tjerë ; pa harruar Sindikatat e pavarura që atëhere « bënin gjëmën » duke kijuar një front të bashkuar.

Po ashtu, lideri i saj Sali Berisha dhe bashkëpuntorët e tij ishin të rinj, të njohur, mbi të gjitha të paprovuar  dhe me shumë pritshmëri për qeverisjen e tyre ; ndaj kishin shumë besueshmëri politike dhe popullaritet publik, brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa sot opozita është më e përçarë se asnjëherë; vetë PD-ja brenda saj  në pritje dhe të një procesi gjyqësor; ndërkohë që aleatët e saj nuk sigurojnë dot vetë qoftë dhe një vend në Kuvend! Veç kësaj, opozita vazhdon të paguajë faturat e dy qeverisjeve të saj të mëparshme. Madje, ajo i trashi zullumet në vitet e fundit me djegjen e mandateve parlamentare, diçka e paparë dhe në vendet diktatoriale ! Vijoi pastaj me bojkotin absurd të zgjedhjeve vendore, duke krijuar një « monizëm » të ri, veç kjo jo për faj të sistemit, as të mazhorancës, por për idiotizmin dhe aventurizmin e lidershipit të PD-së.

Ndërkohë, për hir të së vërtetës, lideri i saj historik dhe të tjerë janë konsumuar goxha, mbasi kanë qenë dy herë në qeverisje, ku krahas arritjeve historike, patën dhe shumë gjynahe dhe kusure; kësisoj, imazhi dhe besueshmëria e tyre është reduktuar ndjeshëm, madje dhe  brenda PD-së, le pastaj jashtë tyre. Ndërkohë, shohim shumë pak të rinj e të reja premtuese politike, ose «  si nata me ditën » me 1990 dhe me vitin 2005 kur lindi «  KOP-i » i famshëm!

Këtë lidership aq të nevojshëm e goditi dhe më  rëndë shpallja “ non – grata e liderit të saj historik nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. Ndonëse, kjo «  non – grata » jo vetëm që nuk ishte bindëse,  me transparencë dhe prova ligjore, por ajo është kthyer në një «  karta bianka » duke i dhënë liri të shfrenuar veprimi qeverisë, e cila siç i thonë fjalës, «  gjen shesh dhe bën përshesh »! Problemi i madh është se nuk dihet nëse kjo “non – grata“ a do të hiqet ndonjëherë dhe nëse po, kjo do të dojë kohë të gjatë; për faktin se mekanizmat përkatës në SHBA, duke filluar nga Ambasada në Tiranë dhe te Departamenti i Shtetit lëvizin me shumë ngadalësi dhe ca më tepër ato nuk mund të pranojnë se kanë gabuar. Ky është problem me aparatin zyrtar në SHBA; ja shihni në Afganistan, ku u deshën 20 vite luftë, mijra të vrarë, miliarda dollarë dëme dhe ndryshimi i 4 presidentëve që të pranohej disfata, natyrisht me gjysëm zëri dhe të tërhiqeshin trupat ë një kaos të paparë, duke i rikthyer sërish talibanët në pushtet. Vetëm se humbësja më e madhe në të gjitha këto raste është opozita, drejtësia dhe demokracia.

Më tej,  në vitet 90 e tutje, opozita kishte mbështetjen pa rezerva të homologëve të saj europiane, madje dhe të majtës dhe të qeverive perendimore, OJQ-ve, medias, të gjithkujt. Në Mars 1991, Departamenti Amerikan i Shtetit ftoi dhe liderët e opozitës së atëhershme në ceremoninë e nënshkrimit të dokumentit mbi rivendosjen e  marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve nga dy ministrat e jashtëm, ndërsa sot ndaj pjesës së saj kryesore ka « embargo » pothuajse të plotë!

Për fat të keq sot, opozita nuk e ka më « luksin » e madh të mbështetjes ndërkombëtare, e cila është në minimumet e veta historike edhe te “ simotrat e saj” europiane. Ndërkohë që mazhorancës i janë hapur portat me «  7 kanate »!

Në vitet 90 po bëheshin kërkesat për antarësim në OSBE, NATO, KiE, që e kishin vendosur mazhorancën qeverisëse përpara sprovave të rënda; ndërsa sot nuk është më ky problem, jemi, por kemi kryesuar KiE-në, OSBE-në, jemi antar i Përkohshëm i KS të OKB-së, në 6 Dhjetor në Tiranë mikpritëm Samitin e parë në rajon BE – Ballkani Perendimor, me një shtim të ndjeshëm të rolit dhe ndikimit tonë gjeopolitik. Në të gjitha këto aksione, padyshim aktori kryesor është qeveria dhe mazhoranca, ndërsa opozita është sërish në periferi të tyre.

Shumë  rëndësi atëhere për faktorin ndërkombëtar kishte DEMOKRACIA,  ndërsa sot, ndonëse flitet shumë, në rend të ditës ka dalë STABILOKRACIA dhe interesat gjeopolitike, të cilat i kanë nxjerrë “prapa liste” të drejtat e njeriut, vlerat dhe parimet.  Kjo natyrisht “ shpie ujë në mullirin e mazhorancës” dhe jo të opozitës. Strehimi i afganëve, muxhahedinëve, ofrimi i ndonjë baze ushtarake, lufta në Ukrainën, etj shkojnë në favor të qeverisë,  ca me tepër nisur nga problemet dhe dyshimet e mëdha ndaj opozitës dhe lidershipit të saj.

Tepër e rëndësishme, atëhere nuk kishte lobim ndërkombëtar, ndërsa  sot ky i fundit është gjithandej dhe këtu sërish mazhoranca qeverisëse ka shumë avantazhe të njohura dhe me emra. Rasti më i fundit me ish zv.Presidenten e Europarlamentit tregoi qartë se premtimet dhe zotimet janë fjalë në erë dhe se paraja po tregon një forcë ta jashtëzakonshme dhe te të të huajt në Tiranë, pavarësisht se kë përfaqësojnë. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që përfaqësitë e huaja në Tiranë, ndryshe nga disa vite më parë, bëjnë «  shurdhin, të verbërin dhe memecin » dhe kur plasin aferat/skandale të bujshme që përfundojnë në dyert e gjykatave!

I përmendëm këto fakte për të treguar vështirësitë e shumta me të cilat ndeshet opozita në rrugën e saj drejt pushtetit. Megjithatë, nuk ka vend për pesimizëm, përkundrazi, është momenti për  punë e përpjekje të shumta dhe  të organizuara, “me mend në kokë dhe me këmbë në tokë“ e jo vetëm me « urra »! Në këto momente vlejnë dhe më shumë fjalët monumenale të Viktor Hygo se “ nuk ka ushtri  që t’i rezistojë një ideje, të cilës i ka ardhur koha”! Problemi është se kur do të vijë kjo kohë dhe çduhet të bëjë opozita e bashkuar që ajo të vijë sa nuk është më vonë!

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Editorial

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025
Kryesore

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

1 Korrik, 2025
Kryesore

Samiti G 6+1! Samit historik dhe Trump Show! Zelenski 0:2! Humbësit dhe fituesit e luftës 12 ditore!

30 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vuçiç i bën thirrje protestuesve: Mos bllokoni qytetet më 4 korrik

4 Korrik, 2025

Rusia uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

4 Korrik, 2025

Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

4 Korrik, 2025

Biseda e gjashtë mes Putin dhe Trump: Në kërkim të marrëveshjes për Ukrainën, tensionet në Lindjen e Mesme në agjendë

3 Korrik, 2025

Arsyet kryesore për sulmin e Moskës ndaj Bakusë – Çfarë ndodhi në korridorin e Zangezurit?

3 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.