• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

    SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

    Vota e Diasporës: 180,144 zarfe të mbërritura në KQZ

    Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore, mediet mos të publikojnë spotet elektorale

    Partia Demokratike mban mitingun përmbyllës; Berisha: Brenda 100 ditëve të para do të vendosim themelet që çdo i ri dhe e re të mund të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

    PS mbyll fushatën elektorale në Parkun Olimpik Tiranë

    Partia Mundësia mbyll fushatën/ Shehaj: Mundësi historike për të lënë pas të kaluarën

    Presidenti Begaj apel qytetarëve për 11 majin: Ushtroni të drejtën tuaj për të votuar me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet!

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

A DUHET TË ARMATOSET SHQIPËRIA?

13 Shtator, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Blushi*

Si një njeri që ka jetuar njëzet vjet nën një rregjim gjysëm ushtarak, unë pothuajse e kam urryer ushtrinë. Më dukej sikur ushtria ishte një magazinë e mbushur me gjëra që nuk duheshin.

Në klasat ushtarake isha indiferent, armët që na jepnin i përdorja si dekor karnavalesh, kapelat me yll të kuq që më prishnin flokët i palosja në xhep, kallashnikovin model 56 e zbërtheja me përtesë dhe në zbor shkoja ashtu si shumica e djemve dhe vajzave për t’u marrë me punë të tjera që i shkonin moshës.

Njëlloj ishin pak a shumë nxënësit dhe studentët në atë kohë. Pothuajse asnjeri nuk kishte dëshirë të mësonte sesi mbrohej Atdheu.

Nuk e di a ka ekzistuar në ndonjë vend të Europës një kategori e tillë adoleshentësh, por në Tiranën e viteve 80 që njoh, ky kontigjent ushtarësh potencialë ishte i madh.

Ne besonim se një vend që na pengonte të dëgjonim muzikë, të udhëtonim jashtë, të flisnim, të shanim, të ankoheshim, të talleshim, të kërcenim, të harbonim,të lexonim, nuk meritonte të mbrohej.

Për këtë vend ndoshta nuk ia vlente të vdisje.

Në këtë vend ne nuk kishim asnjë pronë. Çdo gjë ishte e përbashkët, asgjë nuk ishte e jona. Ata që kishin luftuar para nesh, gjyshërit tanë në vitet 1940 kishin prona, të cilat i humbën, pasi luftuan.

Kurse ne lindëm pa e njohur pronën dhe ndoshta Atdheu pa pronë, ka diçka që i mungon, prandaj dukej e çuditshme të mbroje dicka që nuk e kishe.

Për këto arsyeja ne e përçmonim ushtrinë.

Ushtria ishte gardiani i burgut ku jetonim. Ajo nuk lejonte botën të hynte në Shqipëri dhe nuk lejonte asnjë shqiptar të dilte jashtë, sepse kontrollonte kufinjtë me armë.

Në 45 vjet, ushtria shqiptare vrau më shumë shqiptarë se të huaj dhe kjo e bën atë ushtrinë më të pavlefshme në historinë e botës. Ajo e mbrojti çdo ditë Shqipërinë nga shqiptarët dhe asnjë ditë nga të huajt.

Por megjithëse ishte një nga ushtritë më të pasura në planet, ajo ishte njëkohësisht më e varfra. Kishte shumë armë, por nuk kishte duar. Kishte shumë vullnet, por nuk kishte shpirt.

Ushtarët e saj adhuronin armikun.

Nuk e di çfarë do kishte ndodhur në atë kohë, sikur Amerika, Gjermania apo Franca të na kishin sulmuar, por jam i bindur se shumë ushtarë do kishin kaluar me armikun që më vonë u provua se ishte çlirimtari.

E pavarësisht se nuk u testua asnjëherë dhe nuk mundi dot asnjë armik të jashtëm, Ushtria Shqiptare ishte pasuria më e madhe që kemi patur në histori.

Para dhe pas saj ne nuk kemi krijuar asgjë që mund të krahasohet me ushtrinë e komunizmit dhe ndoshta nuk do arrijmë të krijojmë kurrë më një institucion aq të organizuar, aq të madh dhe të pajisur me armë të të gjitha kalibrave.

Ushtria Shqiptare ishte e vetmja gjë gjigande në një shtet liliput si Shqipëria.

Përveç bombës atomike, ajo kishte gjithshka që i duhej për t’u mbrojtur, në ajër, në tokë dhe në det.

Kur komunizmi ra Shqipëria kishte 1200 tanke. Që të kuptohet sa janë 1200 tanke, duhet të dini se sot Serbia ka vetem 230 tanke. Ndrësa Greqia ka aktualisht aq tanke sa ne kishim në kohën e komunizmit rreth 1300. Rusia që lufton dhe pushton nuk ka më shumë se 6 mijë tanke, disa prej të cilëve si ata që na ka falur ne dikur.

Kurse Shqipëria sot ka vetëm 40 tanke. Nga 1200 që kishte.

Në vitin 1990 Shqipëria kishte 240 avionë nga të cilët 120 ishin Mig të disa llojeve, përfshi MIG 15, 19 dhe 21 të gjithë avionë sulmues, ky i fundit edhe më i shpejtë se F 22 amerikan i kohës së vet që kapte një shpejtësi më shumë 2200 kilometra në orë.

Sot Shqipëria është i vetmi vend antar i NATOs, që nuk ka asnjë avion luftarak. E vetme Shqipëria nuk mbrohet dot nga ajri.

Ndërkaq Maqedonia ka tre avionë luftarakë, që meqë ra fjala i bleu nga Ukraina për t’i përdorur kundër rebelimit të shqiptarëve në vitin 2004, kurse Serbia ka 18 MIG si ata që kemi pasur ne, në gjendje pune dhe të gatshëm për sulm.

Por nuk mbaron me kaq. Të tjerët janë armatosur kur ne jemi çarmatosur.

Sot Serbia është bërë një eksportuese armësh, Maqedonia prodhon pistoleta dhe pushkë, ndërsa Kroacia është një nga furnizueset kryesore me armë personale të të gjitha llojeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sidomos me pistoleta, armë gjahu dhe automatikë.

Ndërkohë të gjitha fabrikat e prodhimit të armëve në Shqipëri janë mbyllur. Shqipëria është i vetmi vend që nuk prodhon më as fishekë për vete. Vetëm tre dekada më parë në Polican prodhoheshin 40 ton municion në ditë, në Gramsh deri në 400 automatikë në ditë.

Më kujtohet në vitet 2000 kur në rrethet tona qarkullonte një shaka e hidhur.

Kur tanket çoheshin për skrap kishte nga ata që talleshin duke thënë se mund ta blenin një tank për 200 dollarë thjesht për t’ia bërë peshqesh fëmijëve. Një tank kinez dyzet tonësh kushtonte në ato kohë më lirë se një qen kinez i llustruar që bënte fotografi me një bateri të fshehur pas kurrizit.

Sikur këto pasuri t’ua kishin shitur njerëzve si relike, gjysma do t’i kishin ruajtur. Por ato u çuan në furra për t’u shkrirë.

Kjo e bën edhe më të kobshme atë që ka ndodhur. Ushtria Shqiptare, është e para e llojit të vet që në vend të shkatërronte armikun shkatërroi armët e veta.

Edhe vetëvrasja është më e llogjikshme se vetëgjymtimi.

Tanket dhe avionët u shitën me kile, sipas peshës, pa marrë parasysh funksionin e tyre. Kjo është njëlloj sikur vlera e një futbollitsti të matet nga pesha e tij trupore dhe jo nga cilësitë atletike.

Në tregun e lirë sot, një tank kinez do kushtonte më shumë se 200 mijë dollarë, ndërsa një avion MIG pa dyshim disa milionë. Shumë prej këtyre modeleve që ne kemi patur lëvizin çdo ditë mes fushave të Ukrainës dhe Rusisë, duke bërë pushtime të vogla dhe duke mbrojtur ushtarë, pasi kanë kaluar nëpër një proces rinovimi teknologjik.

Nga një llogari pak euforike, del që vlera e gjithë armatimeve të ushtrisë shqiptare me çmimet e sotme të tregut do shkonte më shumë se 100 miliardë dollarë nëse do i shitej vendeve të etura për armatim siç po ndodh sot kudo në botë.

Por edhe sikur gjysma apo çereku i kësaj vlere të jetë e vërtetë, ajo duket edhe më dramatike në kushtet kur buxheti vjetor i ushtrisë shkon afërsisht 400 milion dollarë në vit, që do thotë se vetëm duke shitur pasurinë ushtarake që kishim, mund ta kishim siguruar për 250 vjet ose 125 vjet këtë buxhet, pa prekur taksat.

Është njëlloj sikur babai të të lërë një pasuri aq të madhe saqë mund të jetosh disa qindra vjet pa punuar.

Kur i bëj këto llogari më duket se Shqipëria i ngjan një familje që ka shitur armët e gjyshit për të blerë buzëkuq dhe për të shkuar në një dasëm. Komshinjtë kanë qeshur dhe kur ka mbaruar dasma të gjithë kanë shkrepur armët në ajër, siç ndodh në Ballkan, kurse ty të është fshirë buzëkuqi nga turpi.

Sa e dhimbshme.

Nëse në vitin 1990 ishim një vend që kishte shumë armë, por nuk kishte çfarë mbronte sepse ishte shumë i varfër, sot i ngjajmë një vendi që ka çfarë mbron por nuk ka me se e mbron.

Prandaj pyetja është kjo:

A duhet të armatoset Shqipëria?

Për arsye që para luftës në Ukrainë dukeshin të pamundura, të gjitha vendet kanë nisur të armatosen, madje rëndë. Fshati jonë po mbushet me armë dhe tani të gjithë shkojnë nëpër dasma me xhepat plot me bomba. Aty mund të plasë një konflikt nga çasti në çast.

Kështu duket sot Europa dhe Bota, e cila nuk kuptohet pse gjithnjë i bën luftërat në Europë. Amerikanët luftojnë në Europë, rusët luftojnë në Europë, kinezët nuk kanë ardhur akoma. Kështu ka qenë dhe kështu është. Dhe meqë kështu ka qenë, mesa duket kështu do jetë, sepse të gjithë po presin që në Europë të ketë luftë prandaj të gjithë po armatosen.

Franca për 10 vjet e dyfishon buxhetin e saj ushtarak, nga 30 miliardë në 60 miliardë euro. Zvicra një vend neutral, ka vendosur që deri në vitin 2030 ta dyfishojë buxhetin e ushtrisë nga 6 në 11 miliardë. Greqia e ka rritur me dy herë në dhjetë vjet shpenzimin për ushtrinë dhe sot harxhon 8 miiliardë dollarë në vit. Serbia, vendi që kërcënon më shumë fshatin afër nesh, nga viti 2016 e ka dyfishuar buxhetin e ushtrisë nga 700 milion në 1.5 miliradë dollarë dhe të njëtën gjë ka bërë dhe Kroacia.

Jo çuditërisht, më shumë nga të gjithë, shpenzimet ushtarake po i rrisin ata që kanë ushtritë më të forta dhe armët më të frikshme. Të mëdhenjtë. Amerika, Rusia dhe Kina.

Në dy vitet e fundit Kina e ka dyfishuar buxhetin ushtarak nga 230 miliarde dollarë në 470 miliardë. Natyrisht bëhet gati të mbrohet por më e sigurt është se po bëhet gati të sulmojë.

Rusia harxhonte në vitin 2021, 65 milirdë dollarë për ushtrinë, sot harxhon 140 miliardë dhe për tre vitet e ardhshme do shkojë në 600 miliardë. Ukraina mjafton për të kuptuar pse. Do vazhdojë të sulmojë në Perëndim në Europë, sepse në Lindje nuk ka ku shkon.

Shumë njerëz në Shqipëri, përfshi dhe mua, mendojnë se askush nuk ka ka pse e sulmon Shqipërinë por edhe nëse kjo ndodh, për arsye që sot nuk i kuptojmë, NATO do na mbrojë.

Natyrisht që kjo është një garanci e madhe, megjithatë duke parë se të gjithë fqinjët armatosen nuk mund të flesh i qetë.

Çfarë dinë ata që ne nuk e dimë?

Çfarë ndodh nëse ka një konflikt global si ai i Luftës së Dytë Botërore kur Gjermania, fuqia më e madhe e botës erdhi në Shqipëri dhe na pushtoi gati një vit për të kaluar në Greqi? A do kalojnë prapë në territorin tonë ata që duan të shkojnë diku tjetër ? A do e sulmojë Rusia Naton apo do ndodhë e kundërta, NATO do sulmojë Rusinë e dobësuar nga Ukraina ?

Ndoshta jo, por ndoshta po. Ne jemi gjithmonë si ai fshati mes dy qyteteve në luftë. Nuk mund të mos prekemi. Ciflat e bombave që kalojnë mbi qiellin tonë mund të na plagosin cdo ditë.

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh dhe shumë më i paparashikueshëm se para tre ditësh.

Nëse Bota jashtë nesh ka ndryshuar shumë, megjithëse disa thonë që nuk ka ndryshuar shumë, në 30 vjet diçka ka ndryshuar shumë brenda nesh.

Fëmijët që tani kanë mbushur moshën e armëve kanë më shumë arsye për ta mbrojtur vendin. Ky vend mund të mos jetë çdo ditë i dashur, por nuk të jep më asnjë arsye për ta urryer. Ai nuk të fut në burg kur e shan, nuk të vret kur e braktis dhe nuk të ndalon të kesh prona.

Të rinjtë e Shqipërisë kanë sot poaq arsye sa një francez, një zviceran dhe një kroat për të mbrojtur vendin e tyre.

Atyre nuk ju mungon as shpirti, as fuqia dhe as dashuria. Atyre ju mungojnë vetëm armët.

Sepse prindërit e tyre i shitën.

*Marrë nga faqja personale facebook e autorit

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Burracak – të jesh apo të mos jesh

10 Maj, 2025
FOKUS

Kur Vota Mund të Bëhet Vetëposhtërim

10 Maj, 2025
FOKUS

BE-ja përpiqet të justifikojë Vuçiçin me të gjitha mënyrat

9 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

11 Maj, 2025

Putini propozon bisedime të drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë javën e ardhshme

11 Maj, 2025

SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

11 Maj, 2025

Shqipëria voton! Nis procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare.

11 Maj, 2025

Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

10 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.