Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër nga kjo parti. Ndërkohë, me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ai mori besimin e këshillit të përgjithshëm të kësaj partie.
Konjufca në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm tha se kriza institucionale zgjati sepse partitë tjera vendosen që Albulena Haxhiu të mos jetë kryetare e kuvendit dhe tash po zgjat sepse po mendojnë se s’mund të ketë Kuvend pa Listën Serbe, gjë që sipas tij janë politika antishtetërore.
Sipas tij, edhe Gjykata Kushtetuese kontribuojë për krizën politike.
Propozimi i LVV-së, vjen përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e Kuvendit të Kosovës deri në fund të shtatorit pas ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarëve.
/Kosovapress/