• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

    Kryeministri Edi Rama njofton paketën e re ligjore për Reformën Territoriale

    Mesazhi i Presidentit Begaj në çeljen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit: Legjislatura e re, përgjegjësi për Shqipërinë Evropiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

    Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

    “Rama në prapaskenë, Batoni në publik”/ Bytyçi me deklaratë të fortë: Ja si u lobua për ndarjen e Kosovës

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Aleksandër Duma, shkrimtari i shquar që gjeti kohë të merret edhe me historinë tonë

27 Shtator, 2021
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Digital Capture

Digital Capture

Share on FacebookShare on Twitter

Shpendi TOPOLLAJ

E kam fjalën për Aleksandër Duma atin (Alexandre Dumas pere), se ju e dini që në mes shkrimtarëve më të shquar francezë të shekullit të XIX – të, një vend nderi zinte edhe i biri, autori i romanit “Zonja me kamelie”, i cili mbante po atë emër. Se atë emër, pra Aleksandër, veç të birit shkrimtar, e mbante edhe babai i tij, gjeneral i Napoleon Bonapartit, që njihej si trim, por që pati shumë rezerva për fushatën që Perandori ndërmori në Egjipt. Edhe Napoleoni ia ruajti gjatë inatin e këtij qëndrimi të hapur kundra, të gjeneralit me nënën zezake, aq sa edhe pensionin nuk ja lidhte gruas së tij, pasi ai vdiq. Po të shohësh biografinë e shkrimtarit të madh, do vësh re se atë e konsiderojnë algjeriano – francez. Në vendin tonë ai u bë mjaft i lexuar dhe shumë i kërkuar, sidomos për ata librat që u botuan, si “Konti i Monte Kristos” dhe “Tre musketierët”. Çuditërisht, në kohën e diktaturës vinin te ne plot filma francezë. Edhe vetë kinematografia e atij vendi ishte me sa duket në vitet e saj më të mira. Regjisorë të mëdhenj dhe artistë të paharruar, sillnin mes nesh një klimë kënaqësie të pafund, jo thjeshtë me atë që artistikisht realizonin, por edhe me përmbajtjen e tyre. Kuptohet, që ata me aventura ishin edhe më të pëlqyerit, ndaj ekranizimi i dy romaneve që përmenda, me lojën e papërsëritshme të Zhan Maresë, Zherar Bareit apo Mylene Domonzhosë, ishin objekt simpatishë dhe diskutimesh të pafund.

Pse pikërisht këta me aventura, do thoni ju? Epo ndofta natyra jonë si shqiptarë, natyrë që edhe vetë autori i atyre romaneve e kishte konstatuar, por edhe ajo që ne ishim futur në rresht si në mendime ashtu edhe në veprime, dhe asgjë nuk mund të shkonte përtej moralit komunist. Sjellja jonë në shoqëri ishte e diktuar, hapësirat për çdolloj nisme krejt të ngushta. Ndaj nuk na mbetej tjetër, veçse të admironim bëmat e heronjve të filmave që shihnim apo librave që lexonim. Mirëpo, kur pamë më vonë se këto filma e këta libra pëlqeheshin po kaq shumë anë e kënd rruzullit, kuptuam se ç`vlera të mëdha kishte autori i tyre. Ai kishte lindur në 24 korrik tëvitit 1802 në Vile – Kotre, dhe gjatë fëmijërisë, tregojnë ata që e patën njohur, ka qenë një fëmijë i bukur dhe shumë i shkathët. Studimet i vazhdoi gjersa kreu gjimnazin dhe më tej vijoi të vetarsimohet duke lexuar. Sido që duan të thonë se më shumë se kultura e madhe e marrë nga leximet, atij i ka shërbyer fantazia e admirueshme. Kur ai ishte njëzet vjeç, familja e tij u vendos në Paris, ku atë e tërhoqën shfajet teatrale që jepeshin. Aq u dashurua pas kësaj gjinije, sa nisi të shkruaj edhe vetë drama, ku “Henriku i Tretë”, mbreti që u përpoq t`i jepte fund luftës ndërfetare, qe edhe ajo që u luajt nga trupa e një teatri. I nisur nga suksesi i saj, ai vazhdoi të shkruajë të tjera drama, gjë kjo që bëri të afrohet me aktorë të njohur dhe personalitete të tjera. Nga puna që bënte, siguronte fitime të mjaftueshme, që ishin të bollshme për ta jetuar jetën ashtu si donte ai, por edhe për të ndihmuar familjen e tij. Ishte dorë shpuar, por edhe mbeti gjithmonë partizan i mendimit se me punë  të palodhur, mund të fitosh gjithçka. Dhe kur e ndau mendjen që t`i kushtohej vetëm krijimtarisë letrare, atëherë punoi si pak të tjerë. Veprat e tij nuk kanë të numëruar, aqsa mendohet se ai i krijoi ato, duke bashkëpunuar edhe me të tjerë.

Ndofta e kanë fjalën që bënte atë që kishin bërë mjeshtrat e mesjetës, si dikur fjala vjen Mikelanxhelo Buonaroti me skulpturat e tij, ku gjithmonë kishte ndihmësit që i kontrollonte, ndihmonte dhe udhëzonte. Një ditë të bukur, Dumai ra në dashuri me një rrobaqepëse që punonte poshtë shtëpisë, e cila quhej Katrinë Labe. Me këtë Katrinën pati djalin që i vuri emrin e tij, Aleksandër. U lidh shumë me atë djalë, i cili njëkohësisht e kishte edhe brengën se i ati qejfli, po e shpërfillte të ëmën. Për të cilën, mesa kuptohet, dita e njohje me mjeshtrin e letrave, nuk kishte qenë dhe aq e bukur. A. Dumai, ishte i dhënë pas jetës mondane të salloneve, dashurive dhe kënaqësisë që ndiente kur i shihte edhe të tjerët të lumtur e të gëzuar. Për dashurinë kishte mendimin se “Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve”. Nuk përjashtohet që shpesh i merrte fabulat nga të tjerë, por edhe pse u bënë gjyqe për të drejtat e autorit, akush nuk e vinte në dyshim se çdo vepër ishte skalitur nga një dorë me talent gjeniu. Për studiuesit shpesh lindin debate; për dikë thonë se prodhoi aq pak, pasi u kujdes që gjithçka ta shihte me kujdes të madh, ta ripunonte, ta përmirësonte e me zor bindej për ta botuar, pasi synonte përsosmërinë. Kurse për dikë tjetër, shprehen se prodhonte pafund vepra të mrekullueshme, pa u menduar gjatë. Unë them se kjo është diçka shumë personale dhe askënd nuk e pengon as kohëzgjatja dhe as shpejtimi në të shkruar. Mjaft që shkrimtari (ai i talentuari), të ulet dhe të ketë vullnetin e duhur për t`u përqendruar dhe për t`ju përkushtuar asaj që krijon. Mjaft të jetë i qartë, se ku do hyjë e ku do dalë. Në proçesin e krijimit, ai i gjen vetë rrugët për të mbërritur atje ku synon; pra të kënaqë shijet e lexuesve dhe të bëhet i dashur për ta.

Në veprën e tij prej qindra librash, kushdo nuk e ka të vështirë të njohë atë të pamohueshmen; stilin e tij të mrekullueshëm. Asnjëherë ai nuk e mori historinë si histori. Ai ishte letrar, ndaj e shihte historinë, sikurse shprehej vetë, si gozhdë për të varur romanet. Ja, këtu i nevojiet ajo fantazia që jo kujtdo i është dhuruar. Por sikurse thamë, kjo fatazia e tij i kalonte caqet e letërsisë; ai edhe një jetë, e sidomos në dashuri e kishte shumë të zhvilluar atë. Kur u ftoh me ish rrobaqepësen kokëulur, krijoi një lidhje të re dhe të zjarrtë me Mellani Valdorin. Në këtë kohë, pra nga mesi i jetës së tij krijuese, sikur e la pas dramën, dhe iu fut me vrull romanit, të cilin e lëvroi si romantik. Ishte viti 1844,  kur publiku u njoh me bëmat e katër personazheve të rinj; d` Artanjan, Atos, Portos dhe Aramis. Qe një katërshe e panjohur më parë. Të gjithë të ndryshëm dhe të gjithë njësoj. Besnikë ndaj njeri – tjetrit, ata mbartin vlera njerëzore, që të mbledhura së bashku, çojnë drejt përsosshmërisë. Po pse ky autor i ka ndarë veç e veç ata. Pa tjetër, se ka menduar që Franca e tij i ka me bollëk të mirat. Për të mos thënë se ai, kujtdo prej tyre i ka dhënë diçka nga cilësitë e veta. Pak a shumë, ata nuk janë tjetër, veçse Franca me diell, me hare, me optimizëm, pra, me dëshirë për ta gëzuar jetën, me përpjekjet e saj për liri, barazi, vëllazëri, që do merrnin atë formë që morën gjatë revolucionit që pasoi. Ja pra, pse këta të katërt, përfaqësues të këtyre parimeve të mëdha, ngjitën aq shumë te ne shqiptarët. I deshëm, pasi te ne, ishte zhdukur guximi apo lufta vetflijuese për t`i kërkuar ato. Se ishta koha, kur diktatura të merrte gjithçka, edhe vetë jetën, po të dilje kundër saj. Ishte koha, kur edhe opinion i përgjithshëm, mund të të quante Don Kishot. Dhe në të njëjtën linjë ishte dhe romani tjetër i bujshëm i këtij autori, “Konti i Monte Kristos”. Me këtë emër, Dumai e quajti kështjellën ku banonte e jepte ato pritjet për miqtë e shokët e shumtë. Por në roman, ngjarjet marrin një tjetër drejtim. Në luftën për drejtësi dhe shpagë, heroi është i vetëm. Ai nuk shquhet në përdorimin e shpatës, por të mendjes. Gjithçka e bën me paramendim, të llogaritur mirë e me gjakftohtësi. Në hakmarrjen e tij, sikur e ndih dhe fati. Fernani që i mori Mercedesin, vret veten, Vilforit i ikën truri, Danglari shkatërrohet ekonomikisht. Ja, kjo ishte dhe ana tjetër e Francës dhe sidomos e kryeqytetit të saj Parisit, ku qe mbledhur ajka e shoqërisë aristokrato – borgjeze, me veset e saj, pabesitë dhe imoraletin. Ndaj dhe u prit aq mirë mes masave të gjera ky roman. Në jetën e përditshme, Aleksandër Duma, ishte shumë i dhënë pas kuzhinës; gjente kohë jo vetëm të gatuante për miqtë, por edhe të shkruante një libër për kulinarinë, të quajtur “Fjalori i madh i artit të gatimit”.

Ky libër që u botua nja tre vjet pas vdekjes së tij, dhe ku ai ndërthuri dhe historiza nga të pushtetshmit, mbetet si të thuash, një encikopedi mjaft e vlefshme e gatimit të gjithçkaje. I dehur nga suksesi letrar, por dhe i dëshpëruar nga rënia për shkak të harxhimeve pa kriter dhe borxheve, Aleksandër Duma, tani aventurier si dhe presonazhet e tij, bashkohet me “këmishë kuqtë” e Xhuzepe Garibaldi. Luftoi pranë gjeneralit të graduar nga konti Kamilo Benso Kavuri, dhe ky, fill pas vdekjes së tij në 5 dhjetor 1870, ja shpërbleu duke luftuar për Republikën e Tretë franceze. Por, ka edhe diçka që tashmë pak a shumë njihet nga shqiptarët. Nuk e kam fjalën për përfshirjen e Hajdesë, bijës së Ali Pashë Tepelenës te romani i tij “Konti i Monte Kristos”, por për vetë Pashanë, atë që ka mbetur zakon ta quajmë “Luani i Janinës”. I ka kushtuar një libër atij, edhe pse pretendonte se nuk i interesonte historia e mirëfilltë. Libri e ka emrin “Ali Pasha – Krime famëkeqe”, botim i “Saras”, dhe është redaktuar nga e mirënjohura Alda Bardhyli dhe përshtatur në shqip nga Blendi Lami. Nuk e kam fjalën gjithashtu, tek ato që bëri Pashai i Janinës, të cilin Dumai e përcakton si “I guximshëm në ide, i patundur në vendosmëri, i paepur në veprim, i pamëshirshëm në hakmarrje”, se për të kanë shkruar shumë, dhe mjafton të kujtoj kolonelin francez të islamizuar Ibrahim Mansur efendiun, por dua të vë në dukje përcaktimin që shkrimtari i madh i bën popullit shqiptar. Atij i ka bërë përshtypje të madhe reagimi i mirditorëve kur Pashai i urdhëron të vrasin të pambrojturit dhe i thonë atij: Lirojini kardhiqiotët, armatosini dhe ne do të luftojmë deri në vdekje; ne ju shërbejmë si ushtarë, jo si xhelatë”. Vetëm te heronjtë e Plutarkut ndeshim të tillë luftëtarë. Dhe ja bindja e tij për të parët tanë: “Hakmarrja dhe dashuria janë pasionet thelbësore të shqiptarëve”. Vitet e fundit, shkrimtari i madh i kaloi në bregdet, ku i ulur në një kolltuk e zuri gjumi për të mos u ngritur më. S`kishte shumë që kishte mbushur 68 vjeç. Por siç thamë, nuk u largua; punën e tij e vazhdoi i biri, ai Aleksandri i Tretë.

/ Argumentum.al

Tags: aleksander topollajshpendi topolljaShqiperia

Related- Posts

FOKUS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpall iniciativën “Eastern Sentry” për krahun lindor të aleancës

12 Shtator, 2025
FOKUS

Nikoliq President dhe Vuçiq Kryeministër: Riforcimi i autoritarizmit dhe rreziku për demokracinë

10 Shtator, 2025
Kötcse, 2025. szeptember 7.
A Miniszterelnöki Kommunikációs Fõosztály által közreadott képen Orbán Viktor miniszterelnök, a Fidesz elnöke beszédet mond a Polgári Magyarországért Alapítvány rendezvényén, a Polgári Pikniken a kötcsei Dobozy-kúriában 2025. szeptember 7-én.
MTI/Miniszterelnöki Kommunikációs Fõosztály/Fischer Zoltán
FOKUS

Pas Sllovakisë, edhe Hungaria nxjerrë në pah dështimin dhe fragmentimin e Bashkimit Evropian

8 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë. Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpall iniciativën “Eastern Sentry” për krahun lindor të aleancës

12 Shtator, 2025

Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

12 Shtator, 2025

Gjermania dhe Franca thërrasin ambasadorët rusë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë

12 Shtator, 2025

Kina shpall planin trevjeçar për të shtuar rezervimin e energjisë të tipit të ri  

12 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.