Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi sot popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ambasada theksoi në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale se SHBA pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në postimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare në 11 maj, ku fituese doli Partia Socialiste e cila fitoi mandatin e katërt qeverisës me 83 mandate.
