Ambasadori Rus në Shqipëri Mikhail Afanasiev i ka dërguar një letër urimi për festën e Pashkëve orthodhokse Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Fortlumturisë së Tij Anastas Jannullatos.
“Në këtë kohë të vështirë për të gjithë njerëzimin, festa e Pashkës bashkon zemrat e njerëzve që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Gjithashtu, jam i sigurt se solidariteti universal i njerëzimit, përfaqësuesve të të gjitha feve dhe besimeve, natyrisht, edhe i të gjithë të krishterëve orthodhoksë, do të ndihmojë për të kapërcyer me lehtësi çdo sfidë.” – theksoi ambasadori në letrën e tij.
© Argumentum.