Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka pësur infarkt teksa ndodhej në fshatin e Voskopojës në Korçë.
Ai më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Korçës ku ka marrē ndihmën e parë.
Ambasada e Ukrainës bën të ditur se, gjendja e ambasadorit është stabël, teksa ka vlerësuar profesionalizmin e mjekëve të spitalit të Korçës.
“Gjendja e ambasadorit është stabël. Po pergatitet te transportohet me helikopter drejt Tiranës. Mjekët e spitalit të Korçës kanë treguar profesionalizëm,” njoftoi ambasada ukrainase.
Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë.