Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të diel një takim me deputeten Rudina Hajdari. Diplomatja amerikane shprehet se kanë diskutuar mbi sfidat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.
“U takova me Rudina Hajdari, për të diskutuar drejtimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian si dhe për vendimin e saj strategjik për të mbështetur marrëveshjen e 5 majit për reformën zgjedhore, në mënyrë që Shqipëria të plotësojë kushtet e BE-së. Respektoj principet për të cilat ajo lufton, ndërsa mban parasysh pamjen e gjerë në mendje”, shkruan znj. Kim.
Met with @rudina_hajdari to discuss her leadership of National Council for European Integration & her strategic decision to support 6/5 Electoral Reform agreement so that can meet preconditions. I respect her principled fight for more while keeping big picture in mind.