• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Analistja gjermane: Në fitoren e socialistëve luajti një rol të madh vetë opozita!

5 Maj, 2021
in FOKUS, JO VETEM LAJM, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Analistja gjermane, Johanna Deimel analizon fitoren e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, “patronazhistët”, gabimet e PD, që me bojkotin i hoqi vetes çdo mundësi ndikimi dhe ndryshimin e imazhit të Edi Ramës.

Deutsche Welle: Zgjedhjet në Shqipëri përfunduan me fitoren e Partisë Socialiste. Kreu i saj, Edi Rama ia doli për herë të parë të kapë një mandat të tretë, një risi në Shqipëri. Si e shpjegoni ju fitoren e socialistëve?

Johanna Deimel: Vërtet për herë të parë pas vitit 1991, Edi Rama ia doli që të fitojë një mandat të tretë. Suksesi i Edi Ramës mund të jetë objekt analizash e pyetjesh të tjera, kur kujtoj vitet e fundit: protestat e studentëve, shembja e Teatrit Kombëtar, ligji i kontestuar i medias, opozita brenda dhe jashtëparlamentare, përgjimet e bëra të njohura nga gazeta BILD për manipulime – këto janë vetëm disa aspekte. E vështirë ishte edhe rruga para hapjes së negociatave të anëtarësimit, ku duhej të plotësohej një katalog kushtesh. Lufta e llogoreve mes partive PD dhe PS por edhe mes Edi Ramës dhe presidentit Ilir Meta e kanë helmuar klimën dhe kanë vështirësuar reformat. Premtimin e tij elektoral të vitit 2017, si “shërbimin shëndetësor falas për të gjithë” Rama nuk mundi ta përmbushë.

Të gjitha këto do të bënin të mendoje, që populli do dëshironte një ndryshim themelor, të drejtohej nga ide të reja dhe fuqi të reja. Por sistemi politik i përçarë thellë duket shumë rezistent dhe ndarja në dy kampe mes PS dhe PD është shumë dominuese, që të thyhet edhe pas kaq vitesh dhe ngjarjesh turbulente. Duhet të na bëjë të mendohemi, që sipas sondazheve, vetëm 38% besojnë që përmes zgjedhjeve mund të ndryshojnë një qeveri. Ndërkohë tani armiqësia e ashpër mes Edi Ramës dhe presidentit Meta kalon në një raund të ri, ku pritet të iniciohet një procedurë shkarkimi, sipas vullnetit të Ramës. Autori komedian bavarez, Karl Valentin ka pasur një shprehje: Më parë e ardhmja ishte më e mirë!

E si ia doli atëherë Edi Rama të fitojë sërish këto zgjedhje?

Nëse filloj të kërkoj gjurmët, si mund të shpjegohet fitorja e Edi Ramës, arrij në disa përfundime. Sido që të jetë suksesi i socialistëve në zgjedhje i nuk i dedikohet një programi vizionar zgjedhor, në këtë pikë nuk pati asgjë. As tek demokratët. Kjo ishte një luftë zgjedhore bosh nga ana programatike dhe shumë e personalizuar, që kryesisht operoi me denigrimin e kundërshtarit politik. Në fitoren e socialistëve luajti një rol të madh vetë opozita, që përmes bojkotit të saj parlamentar dhe zgjedhor jo vetëm solli një parlament jofunksional, por ajo nga fundi i vitit 2019 i hoqi vetes mundësinë për çdo lloj ushtrimi të ndikimit në nivel lokal. PD dhe Lulzim Basha e nxorrën veten jashtë loje dhe thjesht i lanë skenën Edi Ramës si edhe burime institucionale dhe shtetërore. Fitorja e Edi Ramës kështu është me shtrirje të gjerë.

Albanien WahlenPërkrahësit socialistë festojnë fitoren

Domethënë këto zgjedhje Rama i fitoi falë gabimeve të opozitës?

Vetëm në qarkun zgjedhor Shkodër fitoi PD-ja tani. Ishte sigurisht një gabim taktik, që PD sërish doli bashkë në një fushatë me LSI-në, megjithëse pikërisht ky koalicion qeveritar u rrëzua në vitin 2013. Dhe PD-ja vetë ishte e përçarë mes atyre që qëndruan në parlament dhe atyre jashtë tij. Të larguarit, ish-demokratët si Topalli, Patozi, Hajdari, Shabani, i kanë kushtuar shumë vota PD-së, pa i dalë që me partitë e tyre të reja të kalonin kufirin minimal  të 1%. Edhe ata duhet t’i kishin bashkuar forcat.

Çfarë duhet të bëjë opozita tani pas humbjes së zgjedhjeve për herë të tretë?

Që tanë janë shtuar zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës është rrjedhojë logjike. Demokratët duhet të riformatohen nga përmbajtja dhe personeli. Tjetra: Edi Rama fitoi edhe për shkak të mungesës së alternativave. Kritikët e brendshëm të partisë, si Ditmir Bushati, ai i mënjanoi dhe ish-kritikë të dikurshëm si kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, besoj unë, ai e solli në linjën që donte. Forca të reja nuk duken gjëkundi. Edhe përpjekja e “Vetëvendosjes” së sukseshme në Kosovë për t’u futur në parlament e sistemin partiak shqiptar dështoi qartësisht në Shqipëri.

Po ashtu ishte e qartë, se duhej të ishin mobilizuar më shumë votues, që me këtë rast të votonin për ndryshimin. Pjesëmarrja në zgjedhje me më shumë se 46% megjithë pandeminë, tregon se zgjedhjet parlamentare i mobilizojnë votuesit. Por kjo nuk mjaftoi për një erë të re dhe ndryshim. Ka gjasa që rezultatet zgjedhore, pa ndryshimin e vërtetë të peizazhit mediatik, mund të lidhen edhe me atë që rreth 1,3 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë për shkak të COVID-it nuk erdhën dot në vend. Sipas një publikimi të institutit studiomor Eliamep për zgjedhjet në Shqipëri, ky kontigjent mund të jetë zë i pavarur kritik i ndryshimit, sepse nuk janë të varur nga rrjetet klienteliste si bashkëvendasit e tyre dhe kështu do të ishin më të lirë në vendimet e tyre. Zgjedhjet e fundit në Kosovë e bënë të qartë rolin e diasporës për fitoren e Albin Kurtit.

Interesant është këtë herë qëndrimi i shtypit gjerman ndaj Edi Ramës para e pas zgjedhjeve, ai shihet shumë më tepër me sy kritik se më parë, nuk shihet më si ai “shpresëdhënësi”, madje Neue Zürcher Zeitung e cilësoi “autoritar”, një cilësim për disa liderë në Ballkan ky, e megjithatë ata votohen. Pse?

E vërtetë. Po të bëj një retrospektivë të shtypit gjerman, shpresëdhënësi, Edi Rama me sharmin “jokonvencional” dhe elegant në një farë mënyre është bërë sot një yll në plakje me tuta sporti dhe zinxhirë floriri, që flet me slogane futbolli, i zemëruar me BE që të mos përzihet në punët e brendshme, sepse një komisionere e BE ishte e shqetësuar për situatën e rinisë në Shqipëri, një Ramë që është në shkëmbim me kryeministrin slloven për një “non paper”, që ndër të tjera e paramendon edhe një Shqipëri të Madhe. Ai nuk i tërheq më simpatitë.

Albanien | Parlamentswahlen 2021 | Tableau 26.04.21Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale

Kësaj i shtohet vërtet një stil politik që po shfaqet gjithnjë e më autokrat. Polarizimi i skajshëm dëmton demokracinë, siç e shënoi Freedom House në raportin e fundit. Ditmir Bushati duhej të largohej, sepse ai hapur ngriti një problem, që pasuria kombëtare e vendit me gjasë ndodhet në duart e katër pesë oligarkëve. “State capture”- kapja e shtetit është për fat të keq e kudogjendur në Shqipëri. Si në Hungari, ku një rrjet patronazhi kontrollon institucionet shtetërore dhe individët afër pushtetit. Veton Surroi e ka thënë mirë – nuk ka rëndësi kush qeveris në Shqipëri, kapja e shtetit sido që të jetë shihet si një gjë “normale.” Deviza “fitimtari i merr të gjitha”, – edhe nën demokratët ishte kështu- , tani do të forcohet edhe më tej në favor të socialistëve në mandatin e tretë dhe kam frikë se do të gjenerojë më shumë para nga shteti i kapur. Prandaj qeveria e SHBA-së në një raport në shkurt 2021 shprehet, se Shqipëria për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe strukturave të dobta mbetet një terren ushqyes për larjen e parave, edhe nga jashtë.

Një problem që vihet re në Shqipëri është sistemi klientelist që kanë krijuar partitë. A është ky tanimë faktori vendimtar për të fituar zgjedhjet e jo më vullneti i popullit?

Politikanë si Edi Rama janë votuar gjithmonë në Ballkan, sepse ata – dhe janë gjithmonë burra – (dua të përmend shprehimisht presidenten Vjosa Osmani si shenjë ndryshimit të trendit) i ndikojnë zgjedhjet përmes klientelizmit zgjedhor. Një sistem favorizues përgjues partiak dhe depërtues e njoh nga kohët e Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, po ashtu si u bë tani publik para zgjedhjeve në Shqipëri. Se sa rezistent e relativisht pa drojë mund të vazhdojë përdorimi i strukturave të përgjimit edhe 30 vjet pas diktaturës është një këmbanë alarmi. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e përdor në përgjithësi inteligjencën artificiale përgjuese kineze, dhe në zgjedhje “verifikuesit” e tij u bien pas votuesve pasi janë larguar nga kabinat. Për këtë ka edhe një video. Socialistët e Edi Ramës krijojnë para zgjedhjeve 9000 karta për 910.000 votues në rajonin e Tiranës me të dhëna për punën e tyre (shumë prej tyre në sektorin publik) dhe preferencat zgjedhore dhe si dhënia e votës mund të ndikohej me dhurata. Kush do ta mbajë punën kështu voton përkatësisht.

Që Edi Rama këta përgjues, patronazhistët dhe mbledhjen e të dhënave që bëjnë ata e quan “normale” tregon se sa është larguar ai nga koncepti i demokracisë liberale, ku votimet në kabina duhet të jenë të fshehta. Kjo duhet të ketë një pasojë juridike, edhe në kontekstin e BE, nuk duhet pranuar kaq lehtë. Në Tiranë dhe Shkodër janë bërë të njohura raste, ku janë fotografuar me gjasë fletëvotime për votimin “e duhur”. ODIHR dhe BE e prekën këtë problem të blerjes së votës. Megjithatë, nëse kjo ka qenë në masë të gjerë është e vështirë të provohet. Për këtë, janë shumë të rafinuara “teknikat” e ndikimit ndaj vendimit personal të votuesve.

A është afruar më shumë Shqipëria me BE pas këtyre zgjedhjeve?

Me ato që ndodhën rreth zgjedhjeve, nuk është bërë më e lehtë për Shqipërinë të bindë kritikët brenda BE. Në tërësi brenda vetë BE atmosfera nuk është patjetër pozitive lidhur me zgjerimin, për ta formuluar me kujdes. E nuk duhet shumë që të rrezikohet miratimi i negociuar me aq mundim për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Qeveria dhe opozita duhet të kuptojnë mirë fjalët e qarta të përfaqësuesit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe komisionerit të zgjerimit, Oliver Varhelyi. “Të gjithë forcat politike, duhet si rezultat i këtyre zgjedhjeve të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit. Kjo përfshin edhe përgjegjësinë për ndjekjen e parimit demokratik të respektimit të rezultatit.” Sfidat e këtij mandati kërkojnë fuqi veprimi, politikë të përgjegjshme dhe aftësi për kompromis. Pasojat e tërmetit janë ende të rënda dhe pandemia është një sfidë e jashtëzakonshme. Sipas të gjitha gjasave të paktën parlamenti po rikthehet sërish në normalitet. Për hapa të tjerë në drejtim të BE-së Edi Rama ka nevojë për mbështetjen e opozitës./DW

Dr. Johanna Deimel është analiste e pavarur gjermane. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore në Mynih, aktualisht është anëtare e bordit të shoqatës së Europës Juglindore.

Tags: Edi Ramafiorja e tretelulzim bashaopozita

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025
President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.