• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare

    Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e lirisë

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

    Kosova dështon sërish në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Hekuran Murati nuk merr votat e nevojshme

    Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

ASKUSH NUK KA TË DREJTË T`I NGATËRROJË MË TEJ SHQIPTARËT DHE TË SILLET SI PADRONI I TYRE

2 Tetor, 2021
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shpendi  TOPOLLAJ

Nuk e di në u kujtohet ai majmuni me tre pamje që kishte zënë me pëllëmbët e duarve të veta sytë, veshët dhe gojën. Ja kështu po kërkojnë të na shndërrojnë edhe ne shqiptarëve të huajt. Dhe duke qenë se na ka mbetur pa zënë hunda, më duket gjithashtu se po synojnë të na fusin atje atë zinxhirin e viçave të Brehtit për të na çuar drejt thertores. O Zot! Si u katandisëm. Gjithkush është i lirë të gjykojë si të dojë, por unë personalisht, kur shoh se po fiton terren çdo ditë e më shumë, bindja se na bën mirë nënshtrimi, e quaj detyrim ta ngre zërin deri në kupë të qiellit: Mjaft me këtë qëndrim që na turpëron! Dhe jo vetëm na turpëron, por edhe po na dëmton. Flas ashtu siç ma ndien shpirti, dhe e shpall atë në media, pasi jam mbrujtur me mësimin e autorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara Tomas Xhefersonit (Thomas Jefferson), se “Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt”. Kurkujt nuk kemi pse t`i druhemi, pasi kjo është alfa e demokracisë.

E di se Shqipëria po kalon ashtu si pa kuptuar, situata politike aspak të lehta, të cilat mesa duket, po vinë duke u komplikuar akoma më shumë. Dhe e gjithë kjo, thjesht për fajin e drejtuesve tanë, të cilët duke qenë pa përvojë dhe me atë entuziazmin e kohës, gabuan, sidomos në politikën e jashtme, qysh në fillim të vendosjes së demokracisë. Nisur nga nevojat, qoftë ekonomike që vendi i porsadalë nga mjerimi komunist kishte, qoftë nga interesi i mbështetjes për mbajtjen e pushtetit, qoftë dhe nga besimi në ndihmën e sinqertë të tyre, ashtu si pakuptuar, ata e lanë atdheun në dorën e të huajve. Këta të fundit, njësoj si Papa dikur, fituan të drejtën të imponohen: “Roma lacuta est, causa finita est”, pra “Roma ka folur, çështja ka përfunduar”. E gjithë kjo i kënaqi ata që besonin tek ajo teza e poshtër se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese. Jo! Nuk është aspak kështu.

Sekretari i Republikës së Firences, diplomati i mprehtë Nikola Makiaveli (Nicolo Machiavelli), shpallte pa doreza se “Politika nuk ka lidhje me moralin”. Por pika u rëntë si atyre politikanëve që deklarojnë pa u skuqur se vendosa kështu se isha nën presion e kërcënim, ashtu edhe atyre opinionistëve që mburren me tezën se është në interesin tonë t`u bindemi të huajve edhe kur ata gabojnë, pasi kështu mbrojmë interesat e tyre. Më vjen rëndë nga vetja kur dëgjoj të papërgjegjshëm si ata që flasin për turbullira ashtu edhe të tillë që thonë se aty është ajo ushtria e huaj dhe lëvizni po guxuat. Ndaj duhet të rrimë sus. Ne jemi vërtetë në gjendje nockdauni, ata duke u bërë qesharakë, këshillojnë të ulim shpinën, të pranojmë pushtimin e të bëhemi shërbëtorë të tyre. Pra, të shkojmë nga shiu në breshër. E gjithë kjo sipas tyre, ngaqë dikur një President i nderuar bëri një deklaratë pro nesh, apo një tjetër po aq i nderuar, urdhëroi forcat ushtarake në mbrojtje të Kosovës, nga barbarët serbë. Gjithë brezat tanë do t`u jenë mirënjohës atyre. Monumentet më të mëdha për ta, janë brenda zemrave tona. Por kjo nuk do të thotë të hiqemi zvarrë para çdo nëpunësi të administratave që venë e vinë sa herë atje bëhen zgjedhje. Ne, në detyrat si aleatë, madje edhe ndaj asaj Evrope që na ka bërë aq dëme, jemi treguar plotësisht korrektë, edhe pse ajo vazhdon të luaj teatër me ne.

Duhen hapur mirë sytë kur këshillojnë zgjidhje, qoftë edhe me dhimbje të madhe. E pse u dashka kjo? Për t`i bërë agresorëve, pasues të Sllobodan Millosheviçit dhe Arkanit, qejfin. Për t`i përkëdhelur ata? Prandaj, mesa duket i dërgojnë në gjyqin e Hagës komandantët e UÇK – së. Prandaj ndërmarrin dhe imponojnë nisma që tragjikisht dëmtojnë rëndë marrëdhëniet mes nesh dhe popullit vëlla të Kosovës. Apo nga ato që djallësisht e çojnë punën deri te shkëmbimi i akuzave mes udhëheqësve të të dy shteteve (që realisht duhet të jenë një dhe vetëm një!). Po pse, si pandehni ju, se shpallja e dikujt “non grata” ka lidhje vetëm me një figurë? E ç`punë u prishi ai atyre, kur dihet se për 30 vjet me radhë ka predikuar dashurinë për atë vend të madh? Jo, or jo! Ata kanë shfrytëzuar thembrën e Akilit për të na ndarë e përçarë akoma më keq seç jemi dhe për ta pasur dorën më të lirë mbi ne, por harrojnë se Paridi që e vrau dhe Apoloni që drejtoi shigjetën atje i përkasin mitologjisë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me miqësinë mes popujve dhe dy vendeve dhe as me korrektesën në marrëdhëniet diplomatike.

Kjo ja bën muuu, dhe ne bëjmë sikur nuk e kuptojmë. Në këtë koniukturë politike, vetiu vjen pyetja: Mos po lindin dyshime ndër ne, që i bëjnë dëm edhe vetë atyre vendeve, lidhur me miqësinë dhe aleancat që kanë me ne? Po ku ka popull në botë që ta pranojë që miku të bëjë ligjin në shtëpinë e tij? Vërtetë jemi vend në nevojë, ama nderi dhe dinjiteti tani më shumë se kurrë duken. Nga amerikanët e vjetër kemi shumë mësime. Kështu, Presidenti nobelist Teodor Rusvelt (Theodore Roosevelt), këshillonte: “Kurajë nuk do të thotë të kesh forcën të ecësh përpara, por të ecësh përpara edhe kur nuk ke forcë”. Ne duhet të kemi kurajë të bashkohemi me njëri – tjetrin në radhë të parë. Të debatojmë, por t`a duam shqiptari – shqiptarin e jo të urrehemi deri atje sa të hidhemi përpjetë nga kënaqësia kur të tjerët e vënë në pozitë të vështirë vëllanë tonë. Kemi ç`kemi, problemet që dalin mes nesh, duhet t`i zgjidhim vetë. Historia na ka dhënë boll shembuj, nga të cilët duhet të nxjerrim mësime. E tillë është ajo shprehja se “Grekët janë dënuar për marrëzitë e kryetarëve të tyre”.

O kryetarë shqiptarë! Ku po e çoni Shqipërinë. Ku vajti dinjiteti i saj i fituar me aq sakrifica ndër shekuj? Hidhini pas krahëve inatet personale dhe makutërinë për pushtet. Ngjallni besimin te njerëzit se ky vend do të bëhet, por vetëm atëherë kur fatet e tij t`i marrin në dorë vetë shqiptarët. Mos lejoni të na vënë zinxhirin në hundë, siç bënin dikur pushtuesit evropianët me indigjenët e Amerikës. Vetëm kështu, pra duke u paraqitur si të barabartë, do fitojmë respektin e vërtetë të të huajve dhe ata do lehtësohen nga barra e sjelljes si guvernatorë të këtij vendi me qytetërim shumë më të vjetër se i tyre. Lexojeni E. Kantin (Immanuel Kant), krijuesin e filozofisë kritike dhe frymëzohuni nga ajo që ai thotë se “Njeriu që varet nga një tjetër nuk është më qenie njerëzore”.

/ Argumentum.al

Tags: Kosovashpendi topollajShqiperia

Related- Posts

FOKUS

Fitoret taktike në bisedimet e paqes në Ukrainë do të çojnë vetëm në humbje strategjike

25 Gusht, 2025
FOKUS

Lufta në Gaza nxori lakuriq hipokrizinë e shumë vendeve

23 Gusht, 2025
SOCIALE / KULTURË

“Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

22 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Biseda telefonike/ Vuçiç dhe Lavrov diskutojnë për Kosovën, Republikën Srpska dhe bashkëpunimin ekonomik

26 Gusht, 2025

Pakti i parë sekret Zogu-Musolini, 100 vjet si sot

26 Gusht, 2025

Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025

Këshilltarët politikë kinezë diskutojnë hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar të vendit

26 Gusht, 2025

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.