Të enjten u zhvillua në Astana të Kazakstanit Forumi i Bashkëpunimit Mediatik Kinë-Azi Qendrore për vitin 2025, me temën e krijimit të një bashkësie më të afërt me një të ardhme të përbashkët Kinë-Azi Qendrore.
Presidenti kazakistanas Kassym-Jomart Tokayev i dërgoi një letër urimi këtij forumi.
“Kazakistani i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Kinën. Ky forum synon të thellojë integrimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore. Ai është një veprimtari e rëndësishme bazuar në konsensusin e besimin në fushën mediatike dhe është i përkushtuar për forcimin e partneriteteve. Unë i uroj forumit një sukses të plotë dhe arritje të frytshme!” tha Tokayev-i.
Pjesëmarrësit në forum shprehën mendimin se shkëmbimet mediatike janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve Kinë-Azi Qendrore. Mediat e Kinës dhe të vendeve të Azisë Qendrore duhet të ecin me ritmin e kohës, të zgjerojnë bashkëpunimin, të tregojnë së bashku historitë e bashkëpunimit miqësor dhe të kontribuojnë me diturinë dhe forcën e tyre për ndërtimin e një bashkësie më të afërt me një të ardhme të përbashkët Kinë-Azi Qendrore.
Më tepër se 200 përfaqësues të medias, zyrtarë, ekspertë, studiues dhe drejtues biznesi nga Kina dhe vendet e Azisë Qendrore morën pjesë në këtë veprimtari./cgtn