Të paktën 9 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në një shkollë të mesme në qytetin Graz të Austrisë.
Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig tha se një shkollë në Dreierschützengasse në Graz u krye sulm me armë zjarri dhe se shumë persona u plagosën.
Kryebashkiakja e Grazit, Elke Kahr tha se 9 persona, përfshirë sulmuesin, u vranë në sulmin e kryer në një shkollë të mesme në qytet.
Ajo deklaroi se të vrarët janë 7 nxënës, një i rritur dhe sulmuesi.
Kryeministri Christian Stocker anuloi të gjithë programin e tij për shkak të sulmit ndërsa ministri i Brendshëm, Gerhard Karner shkoi në Graz, ku ndodhi sulmi.
Sipas mediave austriake, në sulmin i cili është i pari në këtë nivel në historinë e vendit, sulmuesi që vrau 8 persona kreu vetëvrasje në tualetin e shkollës. Pretendohet se sulmuesi është nxënës i shkollës dhe ai ka qenë i përballur me “mobbing”.
Në lajme thuhet se sulmuesi kreu vetëvrasje pasi hapi zjarr “në mënyrë të rastësishme” në shkollë.
Grazi është qyteti i dytë më i madh i Austrisë dhe ka një popullsi prej rreth 300,000 banorësh.
Kancelari austriak Christian Stocker, i cili po udhëton për në qytet pas incidentit, tha se të shtënat “është një tragjedi kombëtare që trondit thellësisht të gjithë vendin tonë”.
“Nuk ka fjalë për dhimbjen dhe pikëllimin që të gjithë ne – e gjithë Austria – ndiejmë tani”, shkroi ai në një deklaratë të postuar në X.
Ministri i Brendshëm Gerhard Karner po udhëton gjithashtu për në qytet.
Presidenti Alexander Van der Bellen tha: “Ky tmerr nuk mund të përshkruhet me fjalë.
“Këta ishin të rinj që kishin gjithë jetën përpara; një mësues që i shoqëronte në rrugën e tyre.”
Në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në X: “Shkollat janë simbole për rininë, shpresën dhe të ardhmen.
“Është e vështirë të durohet kur shkollat bëhen vende vdekjeje dhe dhune.”
/Argumentum.al