Bashkimi Evropian ka mirëpritur transparencën e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me rrëzimin e avionit të linjave ajrore të Ukrainës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, të shtunën në mbrëmje deklaroi se ka pranuar një letër nga Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në lidhje me rrëzimin e avionit ukrainas dhe tha: “Transparenca e Iranit në lidhje me këtë çështje, ka rëndësi shumë të madhe.
Avioni i linjave ajrore të Ukrainës ditën e mërkurë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar “Imam Khomejni (ra)” në Teheran, është rrëzuar dhe të gjithë pasagjerët e tij kanë humbur jetën.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ditën e shtunë ka deklaruar se ky avion si pasojë e një gabimi njerëzor dhe të paqëllimtë, është goditur me raketë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka garantuar se do të kryejë të gjitha veprimet e duhura për reforma themelore në proceset operative me qëllim të parandalimit të mundësisë përsëritjen e gabimeve të tilla, ndërsa fajtorin për këtë ngjarje do t’a dorëzojë pranë autoriteteve gjyqësore të forcave të armatosura në mënyrë që gjykohen sipas ligjit gabimet e bëra./parstoday/