• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

BB: Ballkani Perëndimor me rritje ekonomike, por parashikimi për të ardhmen i pasigurt

17 Tetor, 2024
in EKONOMI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti, por paralajmëron se parashikimi për të ardhmen mbetet i pasigurt.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, në tërësi, rajoni pritet të shënojë një rritje ekonomike prej 3.3 për qind në vitin 2024, krahasuar me 2.6 në vitin 2023 dhe kjo rritje e “moderuar” pritet të vazhdojë përgjatë vitit 2025, thuhet në raport.

Rritja e përgjithshme ekonomike në rajon parashikohet të arrijë në 3.7 për qind gjatë vitit 2025, sipas Bankës Botërore.

“Përkundër parashikimeve pozitive, rajoni mbetet i brishtë” për shkak të rritjes së dobët ekonomike botërore, inflacionit, pasigurisë politike dhe motit ekstrem, thuhet deklaratën e Bankës Botërore të publikuar të enjten.

Tabela nga raporti i Bankës Botërore
Tabela nga raporti i Bankës Botërore

Në raportin mbi rritjen ekonomike dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në të, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje krahasuar me viti 2023. Shqipëria ka përjetuar të njëjtin nivel të rritjes ekonomike si në vitin 2023, ndërsa Mali i Zi është i vetmi vend që ka rënie ekonomike në rajon, nga 6.3 për qind në 2023 në 3.4 për qind në vitin 2024.

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2024 Shqipëria pati një rritje ekonomike prej 3.3 për qind, njësoj si vitin e kaluar, e nxitur kryesisht nga konsumi, turizmi dhe ndërtimet.

Shkalla e varfërisë, sipas raportit, pritet të zbutet ndërkohë që pagat do të vazhdojnë të rriten. Aktualisht, sipas Bankës Botërore, 21.7 % e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, punësimi ka shënuar rritje me mbi 1% dhe pagat në sektorin privat kanë shënuar një rritje prej 12.7%. Investimet e huaja në Shqipëri gjatë vitit 2024 janë rritur me 8.5% krahasuar me një vit më parë.

Sfidat kryesore për Shqipërinë mbeten rënia e numrit të popullsisë për shkak të emigracionit, cilësia e dobët e forcës së punës dhe vendeve të krijuara të punës, si dhe kryerja e reformave strukturore jo me ritmin e nevojshëm, thuhet në raport.

Në Kosovë rritja ekonomike është 3.8 për qind, kryesisht e nxitur nga konsumi dhe investimet e diasporës në ndërtime.

Sfidat kryesore për Kosovën, sipas raportit, mbesin reformat në sektorin e energjisë, furnizimit me ujë dhe përmirësimin e kapitalit njerëzor, si dhe lidhjet me tregjet e jashtme.

Në mesin e rreziqeve, Banka Botërore thekson trysninë për rritjen e shpenzimeve buxhetore në prag të zgjedhjeve, por edhe pasigurinë e vazhdueshme gjeopolitike, përfshirë në kontekstin e veçantë politik të Kosovës.

Në rajon rritjen më të madhe ekonomike, sipas Bankës Botërore e shënoi Serbia, me 3.8 për qind, apo 1.3 për qind më të madhe se ajo e vitit 2023 për shkak të investimeve dhe shtimit të konsumit të brendshëm.

“Rritja ekonomike gjatë vitit 2024 është rezultat i politikave stimuluese fiskale, rritjes së mundësive për huamarrje dhe masave për të kontrolluar ngritjen e çmimeve, të cilat kanë çuar në rritje të konsumit dhe investimeve,” thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore.

Megjithatë, sipas raportit, rritja e vogël ekonomike në vendet partnere evropiane ka çuar në uljen e kërkesave për eksporte dhe shërbime nga rajoni, kryesisht në sektorin e turizmit.

“Pasiguria që lidhet me rënien e kërkesës nga vendet e BE-së për eksporte dhe ndikimi i saj në rajon mbetet i lartë. Ruajtja e nivelit të tanishëm të rritjes ekonomike kërkon një kombinim reformash strukturore dhe integrim më të afërt ekonomik të vendeve të rajonit”, thuhet në raport.

Në parashikimet e Bankës Botërore, rritja ekonomike në vendet e rajonit deri në vitin 2026 do të pasqyrojë prirjet e deritashme. Shqipëria pritet të ketë një rritje prej 3.4 për qind në vitet 2025 dhe 2026, ndërsa Kosova 3.9 dhe 4 për qind.

Rritja e dobët ekonomike në Bashkimin Evropian, sidomos në Gjermani, po ndikon në pasigurinë e përgjithshme ekonomike të rajonit si dhe në rritjen e deficitit buxhetor, sipas Bankës Botërore. Raporti vlerëson se dërgesat nga diaspora në vitin 2024 do të shënojnë ngecje.

Sipas raportit, deficiti buxhetor i shteteve të rajonit parashikohet të thellohet më tej gjatë këtij viti, duke arritur në 2.5 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, kryesisht për shkak të zgjerimit të skemave të pensioneve, pagave dhe sigurimeve shoqërore.

“Kërkesat e dobësuara për eksporte nga jashtë, krahas çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe rritjes së pamjaftueshme të tregut të punës në BE, që ndikojnë tek dërgesat e diasporës, kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes buxhetore”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Shkalla e punësimit në mbarë rajonin, (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë) sipas raportit, ka shënuar përmirësim, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit, apo vetëm gjashtë pikë më poshtë se shkalla e punësimit në shtetet anëtare të BE-së, por edhe në këtë aspekt rritja nuk është e njëtrajtshme në të gjitha vendet. Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të të papunëve, me vetëm 37% të popullsisë së aftë për punë, të punësuar. Në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%.

Zbutja e varfërisë, sipas raportit, ka vazhduar në tërë rajonin, por shkalla e uljes së saj është më e ngadaltë se para pandemisë, kryesisht për shkak të rritjes më të ngadaltë ekonomike dhe rritjes së çmimit të prodhimeve ushqimore gjatë viteve të fundit. Në përgjithësi, Banka Botërore parashikon një zbutje të varfërisë me 1% çdo vit.

Sipas raportit të Bankës, konsumi dhe investimet pritet të luajnë një rol më të rëndësishëm në rritjen ekonomike gjatë viteve të ardhshme, ndërkohë që importi do të tejkalojë eksportin.

Shqipëria dhe Serbia kanë shënuar rritjen më të mirë ekonomike në rajon të nxitur nga investimet. Në Shqipëri rritja po nxitet nga ndërtimet si dhe klima e përmirësuar e të bërit biznes, sipas raportit.

Banka Botërore e vlerëson planin e ri të BE-së për Ballkanin Perëndimor si hap pozitiv që mund të mbështesë rritjen ekonomike të rajonit, por njëkohësisht paralajmëron që ekzistojnë rreziqe të vazhdueshme, siç janë “rritja e ngadaltë botërore, rritjet e çmimeve, pasiguria politike dhe dëmet nga moti ekstrem.” Raporti bën thirrje për reforma të tregut të punës, në veçanti për shtimin e përfshirjes së grave në të.

Banka Botërore po ashtu veçon emigracionin në rajon, i cili sipas saj, është vendi më i madh i origjinës së emigrantëve në botë në raport me popullsinë, me 1 në katër banorë që jetojnë jashtë vendit. Në këtë kategori, Bosnja dhe Shqipëria janë shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve nga rajoni, me rreth një të tretën e banorëve që kanë braktisur vendet e tyre në kërkim të një vendi pune.

Sipas raportit të Bankës, ndërkohë që banorët e rajonit janë larguar nga vendet e tyre, ata janë zëvendësuar me punonjës të huaj që po plotësojnë kërkesat e tregut të punës.

“Në periudhën në mes vitit 2000 dhe 2020, popullsia ka shënuar rënie me 8 për qind, apo 1.2 milionë banorë,” thuhet në raportin e Bankës, duke shtuar se prirje të tilla do të vazhdojnë në të ardhmen dhe nxitur vendet e rajonit të hartojnë politika për të angazhuar emigrantët për të kontribuar në ekonomitë e vendeve të tyre të origjinës.

Për të përshpejtuar qëndrueshmërinë ekonomike, Banka Botërore thotë se është i nevojshëm një integrim më i madh ekonomik i rajonit.

“Për të nxitur këtë rritje, shtetet duhet të shtojnë tregtinë rajonale dhe me BE-në, të shkurtojnë kohën e pritjes në kufi dhe të integrojnë sistemet e pagesave… Për të kaluar nga statusi (i vendeve) me të ardhura mesatare në atë të vendeve me të ardhura të larta, është thelbësore të përmirësohen sistemet arsimore dhe shëndetësore,” thuhet në raport./VOA

Related- Posts

EKONOMI

Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

2 Shtator, 2025
EKONOMI

Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

21 Gusht, 2025
EKONOMI

Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

7 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Ndërmjet kujtesës dhe mohimit: Historia si pengesë në marrëdhëniet Japoni–Kinë”

19 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.