• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Begaj: Pavarësia e Kosovës, meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u përkul

17 Shkurt, 2025
in KOSOVA, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 17-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës u bëri thirrrje shqiptarëve për unitet, bashkëpunim dhe përkushtim për të ruajtur dhe çuar përpara atë që kanë arritur deri tani.

“Ne shqiptarët, përgjatë gjithë historisë sonë të lashtë, nuk kemi pasur nga askush dhurata politike. Na është dashur të luftojmë për të drejtat tona më themelore: lirinë, pavarësinë, gjuhën tonë. Sot kemi arritur t’i gëzojmë. Për këtë jemi krenarë. E me këtë krenari të mbajmë edhe përgjegjësi për sfidat që kemi përpara. Ta duam kombin shqiptar me fuqinë hyjnore, të punojmë së bashku me fuqinë njerëzore për të ruajtur lirinë, për të forcuar paqen, demokracinë dhe stabilitetin, të punojmë së bashku për prosperitet dhe integrim, të jemi ndërtues të së ardhmes së begatë të kombit shqiptar”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili në mënyrë të veçantë theksoi përgjegjësinë për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke e konsideruar si rrugën drejt forcimit të dy shteteve për fuqizimin e ndikimit të faktorit shqiptar në rajon e më gjerë, për forcimin e  kombit shqiptar.

Në lidhje me këtë bashkëpunim, Presidenti i Republikës u shpreh se ka një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar plotësisht: “Qytetarët tanë presin më shumë ndërveprim dhe bashkëpunim, më shumë rezultate të prekshme dhe shkëmbime ekonomike, më shumë lehtësim në tregje dhe nisma të përbashkëta, më pak burokraci apo keqkuptime”.

Ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e  Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset integruese dhe progresin e arritur në këto 17 vite shtet,  Presidenti Begaj i bëri apel BE-së të heqë sanksionet ndaj Kosovës dhe të shtojë njohjet nga vendet evropiane që kanë refuzuar deri tani.

“Ne besojmë se Evropa e Bashkuar është destinacioni ynë strategjik dhe jetik, është një projekt në shërbim të paqes, demokracisë, sigurisë, stabilitetit e prosperitetit. Shqiptarët besojnë në Bashkimin Evropian, në vlerat që ai përfaqëson, si dhe në përkushtimin për zgjerim, por mosnjohja e shtetit të Kosovës është akt që bie ndesh me këtë përkushtim. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë qëndrimet e tyre dhe, gjithashtu, Bashkimi Evropian të heqë sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj shtetit të Kosovës”.

Kosova ka provuar se jo vetëm di të kërkojë, të mbrojë e të respektojë lirinë dhe demokracinë, por edhe të përmbushë përgjegjësitë ndaj qytetarëve të saj dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar”, – u shpreh Presidenti i Republikës.  Presidenti Begaj, gjithashtu, përgëzoi arritjet e deritanishme duke u shprehur se “Republika e Kosovës gjithnjë e më shumë është kontribuuese për paqen, dialogun dhe bashkëjetesën”. “Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptar në rajon, është aleat besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, aleat i përkushtuar i Aleancës Euroatlantike dhe vlerave të saj në rajon. Shqiptarët do të jenë përgjithnjë mirënjohës për mbështetjen e tyre të pakursyer”, – theksoi Kreu i Shtetit, duke shprehur nderim për përpjekjet dhe sakrificën e të gjithë shqiptarëve për Pavarësinë e Kosovës.

Fjala e Presidentit të Republikës. SH. T.Z. Bajram Begaj në pritjen shtetërore me rastin e 17- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Pavarësia e Kosovës është testament i qëndresës, amanet i shenjtë, ngadhënjim i sakrificës dhe besimit në të drejtën e një populli autokton për të jetuar i lirë, me dinjitet dhe në një shtet të barabartë mes të barabartëve.

Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u përkul dhe nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit.

Sot e përjetë nderojmë arkitektin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, liderin dhe Presidentin historik të Kosovës, dhe Adem Demacin, nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificat për një të ardhme në liri të mijëra burrave dhe grave, nderojmë lotët dhe dhimbjet e nenave, nderojmë firmëtarët e pavarësisë.

26 vite më parë, çështja e Kosovës bashkoi shtete dhe kombe. Me mbështetjen e aleatëve tanë Euroatlantikë dhe me ndërhyrjen unike vendimtare të NATO-s kundër terrorit, krimeve të luftës dhe gjenocidit serb u hap rruga e lirisë, u krijua shteti i Kosovës, arritje e madhe për kombin shqiptar në këtë shekull.

Republika e Kosovës gjithnjë e më shumë është kontribuuese e paqes, dialogut dhe bashkëjetesës. Ajo ka forcën, kurajën dhe vizionin të shohë përpara. Kosova ka provuar se jo vetëm di të kërkojë, të mbrojë e të respektojë lirinë dhe demokracinë, por edhe të përmbushë përgjegjësitë ndaj qytetarëve të saj dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptar në rajon, është aleat besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, aleat i përkushtuar i Aleancës Euroatlantike dhe vlerave të saj në rajon. Shqiptarët do të jenë përgjithnjë mirënjohës për mbështetjen e tyre të pakursyer. Ne besojmë se Evropa e Bashkuar është destinacioni ynë strategjik dhe jetik, është një projekt në shërbim të paqes, demokracisë, sigurisë, stabilitetit e prosperitetit. Shqiptarët besojnë në Bashkimin Evropian, në vlerat që ai përfaqëson, si dhe në përkushtimin për zgjerim, por mosnjohja e shtetit të Kosovës është akt që bie ndesh me këtë përkushtim. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë qëndrimet e tyre dhe, gjithashtu, Bashkimi Evropian të heqë sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj shtetit të Kosovës.

Duhet të jemi shumë të kthjellët për vlerat tona Euroatlantike dhe duhet të punojmë pareshtur për forcimin e aleancave tona strategjike. Paqja, liria dhe demokracia janë realitete që duhen ushqyer e mbrojtur kurdoherë, me të gjitha fuqitë tona.

Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës, në të gjitha përpjekjet e arritjet e saj. Ne do të përkrahim dhe mbështesim kurdo dhe kudo Republikën e Kosovës, në çdo iniciativë integrimi rajonal, në organizatat ndërkombëtare, në rrugën drejt integrimit evropian dhe për njohje të reja.

Bashkëpunimi ynë është përgjegjësi, është rruga drejt forcimit të vetë shteteve tona për fuqizimin e ndikimit të faktorit shqiptar në rajon e më gjerë, por edhe për forcimin e kombit shqiptar.

Ky bashkëpunim ka një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar plotësisht, e mbi të gjitha ne kemi një xhevahir, që është gjuha shqipe, e cila duhet ruajtur, zhvilluar, pasuruar, e trashëguar.

Qytetarët tanë presin më shumë ndërveprim dhe bashkëpunim, më shumë rezultate të prekshme dhe shkëmbime ekonomike, më shumë lehtësim në tregje dhe nisma të përbashkëta, më pak burokraci apo keqkuptime.

Ne shqiptarët, përgjatë gjithë historisë sonë të lashtë, nuk kemi pasur nga askush dhurata politike. Na është dashur të luftojmë për të drejtat tona më themelore: lirinë, pavarësinë, gjuhën tonë. Sot kemi arritur t’i gëzojmë. Për këtë jemi krenarë. E me këtë krenari të mbajmë edhe përgjegjësi për sfidat që kemi përpara.

Ta duam kombin shqiptar me fuqinë hyjnore, të punojmë së bashku me fuqinë njerëzore për të ruajtur lirinë, për të forcuar paqen, demokracinë dhe stabilitetin, të punojmë së bashku për prosperitet dhe integrim, të jemi ndërtues të së ardhmes së begatë të kombit shqiptar.

Urime, Kosovë, 17-vjetorin e Pavarësisë!

Gëzuar përjetë Pavarësinë, Republikë e Kosovës, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik!

Lavdi heronjve të Pavarësisë!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj!Zoti i bekoftë shqiptarët!

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Nga Kaliningradi në Beograd: kordoni i kërcënimit euro-atlantik

18 Shtator, 2025
KOSOVA

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025
Kryesore

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.