• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Beketi dhe Beleri me 10 “B“ bllokuese!

13 Dhjetor, 2023
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. JORGJI KOTE

 Në pamje të parë duket se ndërmjet tyre nuk ka lidhje tematike: François Becchetti( Beketi) , ish pronari i televizionit privat “Agon Channel“, të cilit arbitrazhi i Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet e Huaja“( ICSID) i ka njohur përfundimisht të drejtën e shlyerjes nga shteti shqiptar të shumës prej 120 milion dollarë për dëmet e shkaktuara ndaj biznesit të tij. Ndonëse qeveria  ”nuk la gur pa lëvizur“  dhe pavarësisht nga stërbetimet e saj, Becchetti do t’i marrë  ”si Çeçoja” ato 120 milion Euro”. Madje, ai ka filluar mbledhjen e këtij borxhi dhe së fundi ka alarmuar  me kërkesën gjyqësore për kompensimin e kësaj shume nga shteti italian nga fondi i posaçëm për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin.

Këtu vlen të theksojmë rëndësinë e veçantë të ICSID-it. Në mars 1991 shoqërova  si përkthyes misionin e parë të FMN-së dhe Bankës Botërore që erdhi në Tiranë në kuadrin e procedurave të anëtarësimit tonë në to. Ndër të tjera, shefi i Misonit, Mario Bleyer i porositi drejtuesit tanë të “mos bënin shaka“ me ICSID-in, për shkak të integritetit të tij absolut dhe se zbatimi i vendimeve të tij është i padiskutueshëm. Ndryshe, kjo do kishte pasoja të dëmshme për imazhin e vendit, sidomos për investitorët e huaj, të cilët do të frikësoheshin dhe dekurajoheshin kur të dëgjonin se shteti ynë nuk zbaton vendimet e asaj gjykate. Me të drejtë do të mendonin se kur ajo nuk respekton vendimin përfundimtar të ICSID-it, atëhere çmund të ndodhte me gjykatat e tjera e sidomos ato të vendit?

Dhe rastet në këtë drejtim nuk mungojnë; shembullin më të freskët e dha sërish Kryeministri Rama  para tri javësh kur pohoi publikisht se nuk do të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë!

Dhe tani le të vijmë te çështja e dytë e madhe, e cila lidhet ngushtë me të parën në disa aspekte, e shoqëruar me plot 7 “ B” të tjera shpërthyese, të cilat kanë helmuar marrëdhëniet me Greqinë, te çështja  ”Beleri“, Kryetari i Bashkisë së Himarës i zgjedhur më 14 Maj dhe i arrestuar vetëm dy ditë përpara tyre për shitblerje votash.

Këtu le ta themi fort se në parim kemi qenë dhe mbetemi në mbështetje të vendit, qeverisë  dhe drejtësisë sonë kundër çdo akti, pakti dhe insinuate të kujtodoqoftë.

E mira do të ishte që Greqia të mos mbante këtë qëndrim ” in extremis”. Por, nëse kjo nuk varet nga ne, ajo që pala jonë  ka në dorë ta bëjë shumë më mirë  është sjellja, qëndrimi dhe menaxhimi i duhur i kësaj çështjeje; ca më tepër që  në të dy këto raste, në një masë të madhe është vetë ajo shkaktarja e këtyre tensioneve me sjellje, pohime dhe sulme me gjuhë të drunjtë të Kryeministrit tonë; madje ajo sjellje e gabuar ka krijuar shtigje për veprime të tepëruara por të justifikueshme për një vend anëtar të BE-së, si Greqia sidomos  në pikëpamje të së drejtës ndërkombëtare.

E meta e madhe e palës sonë është se po e menaxhon keq problemin me betime nga tribuna mediatike, publike dhe partiake, por pa asnjë veprim të vërtetë politik, pa takime, demarshe dhe sidomos kompromiset diplomatike të rastit me Greqinë.

Këtu na pëlqen apo nuk na pëlqen neve, kjo e fundit është më përpara  nesh dhe në pikpamje proceduriale e diplomatike. Kështu, ajo e korrigjoi gabimin e mëparshëm, duke shpallur se nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendit tonë dhe  pavarësisë së drejtësisë, siç pati tendenca të kësaj natyre në fillim.  Por, si shtetas grek që është Beleri, Greqia ka të drejtën e vet  të kujdeset,  interesohet dhe të shqetësohet, ca më tepër kur kur bëhet fjalë për një Kryetar Bashkie.

Ajo kërkon zbatimin e parimeve dhe dispozitave demokratike  të  Kushtetutës sonë si dhe të dy neneve  të Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut. Më konkretisht ajo që këmbëngul pala greke është që Beleri të lejohet qoftë dhe për disa orë të bëjë betimin si Kryebashkiak i Himarës, si  i certifikuar nga KQZ-ja e në respekt të zgjedhësve. Aq. Pra, pala greke  kërkon që duke respektuar parimin tjetër të shenjtë europian të prezumimit të pafajësisë për Belerin,  përderisa nuk ka një vendim gjykate, ca më pak të  formës së prerë, ai të marrë zyrtarisht detyrën. Ndryshe nga B-ja e Beketit, B-ja e Beleri është e lehtë për zbatim, natyrisht nëse në këtë mes nuk ka interesa okulte ose inate kokëmushke me pasoja të rënda.

Tani pala jonë stërbetohet për pavarësinë e gjyqësorit, meqenëse vettingu dhe reforma janë bërë me mbështetjen amerikane dhe europiane. Dakord, por dhe kjo nuk e imunizon aspak gjyqësorin tonë nga gabimet dhe difektet, ca më tepër se ajo është ende në ndërtim e sipër; madje dhe vetë SHBA-të dhe BE-ja kanë patur raste të mosdhënies së duhur të drejtësisë! Ndaj, të ”mos bëhemi më katolikë se Papa”!

Nga ana tjetër, këtu ka rëndësi të theksojmë thënien lapidar të Kryegjyqtarit emblematik britanik Lord Heëart 99 vite më parë se  “ drejtësia duhet jo vetëm të bëhet, por dhe  të shihet se po bëhet”! Mirëpo kjo e fundit është larg realitetit në rastin Beleri. Veç ping pongut juridik dhe lojës gjyqësore ” e ka kush e ka ” apo dhe “ hidh e prit” ende nuk po shohim veprimet e duhura nga gjykatat tona. Le pastaj tri dëshmitarët e dyshueshëm, njeri prej të cilëve as nuk paraqitet dhe vetë momentin  e arrestimit që vetëm flagrant nuk dukej se ishte.

Vijmë natyrshëm te aspekti tjetër dhe më i rëndësishëm përse Greqia mesa duket  ka vendosur të bllokojë çeljen e negociatave për grup kapitujt e parë në dhjetor dhe çdo hap tjetër drejt anëtarësimit tonë nëse Beleri nuk do të lejohet të bëjë betimin?

Tani, siç i thonë fjalës, “le të rrimë shtrembër, por të flasin drejt”! Në fakt, ajo po vepron me të drejtën që i jep çdo vendi tjetër anëtar strategjia e re e zgjerimit e muajit Mars 2020 e cila përcakton qartë se secili vend anëtar i BE-së ka të drejtë të kërkojë, kur sheh dhe gjykon se një vend aspirant nuk respekton qoftë dhe një parim dhe vlerë të BE-së ndërprerjen ose dhe bllokimin e procesit të negociatave, sidomos kur është fjala për grupin e parë “ themeloret” dmth drejtësia dhe shteti i të drejtës. Pra, tashmë ndjekja e ecurisë së negociatave nuk është më si më parë vetëm në dorë të Komisionit Europian, por dhe të çdo vendi anëtar, madje të çdo segmenti, shtetëror dhe jo-qeveritar e jo më vetëm të diplomacisë së tij.

Veç kësaj, Greqia i ka ngritur këto shqetësime në takime dhe forume të ndryshme dy dhe shumëpalëshe, madje dhe në Tiranë në nivelet më të larta, me shpresë se ky problem do të ishte zgjidhur me vullnet politik nga pala shqiptare, çka ka munguar nga pala jonë. Ca më keq akoma,  në vend të ulet në tryezë dhe ta marrë shtruar problemin me frymë pozitive dhe mirëbesimi si vend fqinj, pala jonë mban qëndrime të forta, “ majë më majë” duke harruar se “uthulla e fortë prish enën e vet”.  Këtu i vetmi sinjal pozitiv ishte ngritja e bustit të Kostantin Mitsotakis, babai i Kryeministrit të tanishëm në Derviçan. Ishte pa dyshim shenjë e vullnetit të mirë nga Kryeministri Rama. Siç ishte dhe çelja e ekspozitës së tij personale në Athinë disa muaj më parë me mbështetjen dhe në prani të homologut grek.

Mirëpo, problemi është se tensione të tilla politike me 10 ”B” shpërthyese nuk zgjidhen as me burg, as me bust dhe as me “bubullima”! Por, me frymë pozitive, nëpërmjet kanaleve diplomatike, duke shqyrtuar dhe premtuar rrugë dhe mundësi për kapërcimin e problemeve, sipas parimit “ urtë e butë dhe plot tigani”. Për këtë nevojitet B -ja vendimtare në këtë rast, dmth Betimi i Belerit si Kryebashkiak. Nëse nuk veprohet kështu, atëhere rrezikohen 2 “ B” e tjera madhore, Brukseli, dmth negociatat dhe BE-ja, më konkretisht përshpejtimi i anëtarësimit tone në BE.

Refuzimi dhe më 11 Dhjetor për t’ia dhënë këtë leje zotit Beleri mbasi sipas Gjykatës së Apelit nuk mbështetet në ligj, megjithë mundësinë për ankimimin brenda dy javësh nuk është lajm i mirë dhe premtues. Ca më keq akoma, atij i parapriu betimi i Kryeministrit Rama “ harrojeni betimin e Belerit” vetëm disa ditë më parë, ndonëse ai flet e bërtet për pavarësinë e gjyqësorit! Në vend të  këtyre qëndrimeve kompromentuese për drejtësinë tonë, do të ishte më e udhës dhe askush nuk e pengonte shumicën tonë  parlamentare që në këto 7 muaj të paraburgimit të Belerit të rregullonte me ligj mundësinë për një leje të tillë; mbushja e këtij boshllëku ligjor do shërbente dhe për raste të tjera; sepse nuk është aspak normale që kjo leje u jepet në raste fatkeqësish dhe të burgosurve për krime të rënda por jo  të zgjedhurve për të kryer betimin dhe kur nuk janë gjykuar ende.

Kujdes, ky nuk është aspekt i brendshëm teknik, ashtu sikurse  dhe anëtarësimi në BE nuk është çështje teknikalitetesh, siç u shpreh Rama në Vlorë më 27 nëntor. Duke u marrë si diplomat për 15 vite rresht sidomos në Bruksel dhe në Berlin me këtë megadosje, e them me bindje se teknikisht asnjëherë nuk kemi patur probleme me BE-në; ekipet tona me ekspertë dhe negociatorë të aftë e të trajnuar jashtë vendit  në të gjitha fazat dhe në procesin e shqyrtimit analitik  që sapo përfundoi janë vlerësuar me notat më pozitive nga të gjitha institucionet e  BE-së; veçanërisht vlerësime positive ka në adresë të Administratës së Kuvendit dhe tani që po flasim.

Por problemi dhe pengesat tona kryesore kanë qenë dhe mbeten politikat e gabuara dhe politikanët, mungesa e vullnetit politik të lidershipeve tona në qeveri si dhe në opozitë, madje dhe kur gjeopolitika dhe momentet kanë qenë të favorshme për ne.

Nisur nga sa sipër, shqetësimi për një bllokim nga Greqia e ndoshta jo vetëm të procesit tonë të negociatave ende pa filluar në dhjetor është bërë pothuajse realitet. Ndaj, kjo do marrë seriozisht nga pala jonë, nëse synon vërtet një perspektivë sa më të shpejtë anëtarësimi në BE; për të cilën dihet se kjo qeveri ka bërë shumë sakrifica, në vitin 2014 hoqi dorë nga arbirtrazhi për CEZ vetëm e vetëm për të marrë statusin kandidat ndaj vetos çeke!

Për fat të keq, përgjigjet e Ramës në 2 – 3 konferenca shtypi e sidomos në Kongresin e PS-së më 8 Dhjetor se jo vetëm nuk mërzitej nga një veto greke dhe as nga  bllokimi i negociatave, por do të kthehej  më krenar nga Brukseli e të tjera broçkulla janë tejet brengosëse. Në vend të “ bubullimave” euroskeptike, ashtu siç vepron çdo lider perendimor europian, edhe Rama  mund të pohonte me gjuhë diplomatike  se jemi në kontakt me palën greke dhe do gjejmë një zgjidhje, që “ mishi të piqet dhe helli të mos digjet” dhe do t’i rregullojmë të dy “B”-të, Belerin dhe  Brukselin.

Në fund të fundit, parësore dhe jetike nuk është se kush ka të drejtë në këtë mes,  ne, greku apo Beleri, por çdo bërë që Këshilli i BE-së më 15 Dhjetor t’i thotë PO çeljes së negociatave për grup kapitujt e parë e të mos na thonë prapë “ kthehuni në shtator! ( se në qershor janë zgjedhjet europiane)

Dhe atëhere as Inteligjenca Artificiale  dhe as ultratalentja  e saj Mira Murati nuk do të na ndihmojnë dot! Se problemi ynë nuk është fare përkthimi, por zbatimi i korpusit ligjor europian dhe në rastin konkret kjo përkthehet “Beleri të bëjë Betimin”. Ndryshe, do të rifillojmë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme për një rimont kapital të marëdhënieve me Greqinë, me “ punime/riparime”të vështira dhe me kosto të lartë; mjafton të përmendim Dosjen e  Detit që nuk është “as në qiell dhe as në tokë” dhe aspekte të tjera të njohura; dhe kryesorja, do të humbasim shumë më tepër kohë në përparimin drejt anëtarësimit në BE. Vërtet që rrugtimi ynë drejt Brukselit dhe kështu pritet të jetë i gjatë, i lodhshëm, plot kthesa, të përpjeta dhe  dhe pengesa; por kjo të mos shërbejë si alibi politike për ta ndërlikuar me tej me papërgjegjshmërinë tonë, duke e çuar këtë anëtarësim vërtet në kalendat greke! Gjithsesi, urojmë që si ne dhe grekut t’i dalë inati këto ditë dhe ne ta “kalojmë  me sukses provimin” e radhës në Këshillin Europian këtë 15 Dhjetor në Bruksel!

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 Shtator, 2025

“Vllazëria Ruso-Serbe një kështjell rëre”-Studentët serb kundërshtojnë narrativën ruse dhe kërkojnë mbylljen e Ambasadës Ruse në Serbi!

16 Shtator, 2025

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gazë

16 Shtator, 2025

KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

16 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.