• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Berlini – adresa e preferuar për Uashingtonin

9 Korrik, 2021
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ftesa për kancelaren Merkel në Uashington ndriçon renditjen strategjike të aleatëve nga SHBA. Zhvillimi i marrëdhënieve do të ndikohet nga pritjet amerikane dhe përgjigjet gjermane, shkruan Auron Dodi.

Vizita e kancelares Angela Merkel në Uashington ka rëndësi praktike: ajo pritet të kontribuojë në rigjallërimin e marrëdhënieve SHBA- Gjermani. Njëkohësisht vizita flet me simbolikën e saj. Ajo evidenton mënyrën si i qaset botës sot administrata Biden, si edhe renditjen strategjike që presidenti Biden u bën aleatëve të SHBA.

Presidenti Biden ka ftuar deri tani në Uashington liderët e atyre vendeve ku SHBA kanë të stacionuara numrin më të madh të ushtarëve amerikanë në botë. Më shumë ushtarë amerikanë SHBA kanë të stacionuar në Japoni, më tej në Korenë e Jugut dhe pastaj në Gjermani. Bideni ka ftuar deri tani kryeministrin e Japonisë dhe presidentin e Koresë së Jugut. Tani po fton kancelaren e Gjermanisë Merkel.

Dy liderët e parë të ftuar janë aleatët kryesorë të SHBA për arkitekturën e sigurisë në Azi. Atje SHBA e shohin veten përballë “konkurencës ekstreme” të Kinës, siç është shprehur Bideni. Kurse nga Evropa dhe BE, Bideni po pret të parën kancelaren e Gjermanisë.

Vizita në 15 korrik është cilësuar nga Shtëpia e Bardhë si „vizitë pune”. Në të do të diskutohen që nga pandemia dhe klima e deri të siguria e mirëqënia ndërkombëtare. Disa analistë evropianë e shohin vizitën e Merkelit në Uashington si dëshmi të një boshti të ri Berlin-Uashington. Ata janë të bindur se presidenti Biden ka zgjedhur Gjermaninë si adresën e preferuar në Evropë.

A do ta formësojë në të ardhmen politikën një bosht Berlin-Uashington?

Një bosht politik Berlin-Uashington është i mundur. Ai do të ishte një zhvillim i mirëpritur, jo vetëm nga shqiptarët në Ballkan. Megjithatë, për momentin si SHBA, ashtu edhe Gjermania janë në fazën kur po përpiqen për një fillim të ri në marrëdhëniet bilaterale. Në një konferencë shtypi së fundi (23.06.) kancelarja Merkel tha se në Cornwall, në samitin e G7-ës, në takimin me presidentin Biden kishte gjetur një bazë për të vepruar së bashku në sfidat gjeopolitike në botë. Ndër to ajo përmendi Rusinë dhe Kinën. Por me Bidenin ajo kishte diskutuar edhe se cila aleanca mund të lidhen.

Antony Blinken dhe Angela Merkel, Berlin, 23.06.2021Antony Blinken dhe Angela Merkel, Berlin, 23.06.2021

“SHBA nuk kanë partnere më të mirë dhe mike më të mirë se Gjermaninë”, tha ministri i Jashtëm i SHBA, Antony Blinken në vizitën e tij prezantuese në Gjermani (23.06.). Në këto gjashtë muajt e fundit, Presidenti Biden është përpjekur të riparojë sa më shumë deformimin e shkaktuar nga administrata Trump, në raportin me Gjermaninë. SHBA e ndalën tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, të vendosur nga Trumpi, dhe madje e shtuan numrin e ushtarëve në Gjermani.

Së dyti, SHBA hoqën sanksionet amerikane kundër gazsjellësit Nordstream 2 dhe nuk vendosën sanksione të tjera. Ministria e jashtme amerikane tha se kjo është në dobi të “interesave kombëtare” të SHBA dhe të raporteve me Berlinin.

Presidenti Biden tha në fund të majit (26.05.) se ka qenë që prej fillimit kundër Nordstream 2 dhe është kundër tij. Por tani ky projekt thuajse ka përfunduar.  Bideni tha se sanksionet do të kishin qenë “kundërproduktive” për raportin me Evropën.

Së treti, Bideni ka caktuar një akademike si ambasadore të re në Gjermani: presidenten e Universitetit të Pensilvanisë, Amy Gutmann. Profesorët dhe akademikët gëzojnë përgjithësisht vlerësim të lartë në Gjermani, edhe ambasadorja Guttman është pritur me vlerësim në mediet gjermane. SHBA e kanë pasur traditë që dërgonin në Gjermani përfaqësues të botës akademike, kur kanë qenë të interesuara për forcimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. Ish-presidenti i Universitetit të Harvardit, James B. Conant qe ambasadori i parë i SHBA në Gjermani menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

 Amy Gutmann pritet të bëhet ambasadore e SHBA në BerlinAmy Gutmann pritet të bëhet ambasadore e SHBA në Berlin

Takimi Biden-Merkel mund të konkretizojë pritjet amerikane ndaj Gjermanisë

Çfarë presin amerikanët tani në këmbim nga Gjermania? Në këtë çështje mund të hidhet dritë pas takimit në Uashington. SHBA e kuptuan se presioni ndaj një aleati si Gjermania, ndonëse i argumentuar për amerikanët, po shkaktonte më shumë deformim të marrëdhënieve. Ai arriti të trondisë lidhjen me një aleat të sigurtë të SHBA. Hapat e deeskalimit të presidentit Bidenit dëshmojnë padyshim vullnet të mirë të tij ndaj Gjermanisë. Njëkohësisht, në thelb, ato eleminojnë disa anomali të panevojshme në marrëdhëniet SHBA-Gjermani.

Nga trupat amerikane në Gjermani, Gjermania përfiton. Por përfitojnë edhe SHBA, që përdorin investimet milardëshe ushtarake të bëra për mbi 50 vjet në Gjermani. Ndërsa për rezervat gjeopolitike ndaj gazsjellësit Nordstream 2, Gjermania do të ofrojë kompensim.

Gjermania është sot fuqia më e madhe ekonomike dhe politike e Bashkimit Evropian. Gjermania mbetet e përmbajtur për t’i mbrojtur ushtarakisht interesat e saj, në dallim nga Franca apo Britania e Madhe. Por fuqia e saj dhe roli i saj në Evropë janë të pamohueshme. Kjo do të thotë se nuk mjafton më që me rikthimin e gjeopolitikës në politikën ndërkombëtare, Gjermania të trajtohet me mendësinë e luftës  së ftohtë.

Sovraniteti i Gjermanisë sot administrohet plotësisht prej saj. Ndryshe ishte situata deri në vitet 1990, kur stacionimi i ushtarëve të fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore në Gjermani diktonte indirekt, edhe një politikë (të jashtme) gjermane me kufij.

Ceremonia e lamtumirës së trupave aleate nga Gjermania, Berlin, 08.09.1994 (Helmut Kohl (i dyti nga e majta), kryeministri britanik John Major, ministri i jashtëm i SHBA Warren Christopher, Presidenti i Gjermanisë Roman Herzog etj.)Ceremonia e lamtumirës së trupave aleate nga Gjermania, Berlin, 08.09.1994 (Helmut Kohl (i dyti nga e majta), kryeministri britanik John Major, ministri i jashtëm i SHBA Warren Christopher, Presidenti i Gjermanisë Roman Herzog etj.)

Në janar të këtij viti (26.01.), kancelarja Merkel kujtoi në një konferencë shtypise me SHBA diskutime do të ketë, se “Joe Biden përfaqëson interesat e SHBA, kurse unë përfaqësoj interesat e RFGJ”. Presidenti Biden është i ndërgjegjshëm për raportet. “Nuk është se unë kam mundësi të lejoj Gjermaninë ta bëjë diçka apo të mos e bëjë”, tha Bideni në maj, lidhur me Nordstream2.

Ndoshta për të kërkuar më shumë nga Gjermania e sotme, p.sh. ndikimin që Bashkimi Evropian të mos afrohet me Kinën, SHBA mund të bëjnë hapa të tjerë. P.sh. të mbështesin aktivisht kandidaturën gjermane për një vend të përhershëm në KS të OKB-së. Siç deklaruan së fundi se do të bëjnë britanikët. Mund të pasojë edhe zbutja e disa sanksioneve tregtare të SHBA ndaj BE, të vendosura nga presidenti Trump.

SHBA vlerësojnë rolin e Merkelit dhe mendojnë për të ardhmen

Me ftesën në Uashington, SHBA i njohin kancelares Merkel rolin e saj si partnere e besueshme dhe e parashikueshme në veprime, edhe në marrëdhëniet me SHBA, në 16 vitet e saj si kancelare. Angela Merkeli do të largohet nga politika në shtator. Shtëpia e Bardhë tani dëshiron të vendosë piketa bashkëpunimi për pasardhësit e saj.

SHBA janë të ndërgjegjshme për rolin drejtues të Gjermanisë në kohezionin e BE. Gjermania ka rol parësor në qëndrimin e BE ndaj Rusisë dhe në avancimin e lidhjeve ekonomike me Kinën. Presidenti Bideni tha në takimin e G-7 se dëshiron të riforcojë marrëdhëniet me BE. Dhe së fundi, gjermanët kanë qenë që pas Luftës së Dytë botërore, aleatë besnikë të SHBA. Janë ndjerë mirë nën mbrojtjen amerikane, por edhe nuk i kanë vënë pikëpyetje NATO-s, siç ka bërë dhe bën p.sh. Franca.

Presidenti i SHBA Reagan në Berlin, 12.06.1987Presidenti i SHBA Reagan në Berlin, 12.06.1987

‘Sovraniteti evropian’ dhe qëndrimi i SHBA

Amerikanët janë të interesuar që evropianët t’i plotësojnë amerikanët. Por duan që evropianët t’i dublojnë apo konkurojnë  amerikanët sa më pak. SHBA janë të interesuara që Evropa të ketë stabilitet, po t’u duhet amerikanëve të fokusohen në Azi.

Për këtë amerikanët kanë pritje ndaj Gjermanisë, edhe ushtarakisht. Koncepti i sovranitetit evropian nuk është përpunuar deri në detaje, si do të materializohet. Por është fakt se që prej presidencës së Trumpit, në BE flitet gjithnjë e më shumë për “sovranitet evropian”. Kryesisht nga Gjermania dhe Franca.

Evropianët duan të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. Edhe pasi në SHBA, pas Bidenit, mund të vijë në pushtet sërish një populist. Për çdo rast, në BE tani kanë nisur në fushën ushtarake. projekte të përbashkëta të shteteve. Është vënë baza edhe e një fondi të përbashkët për industrinë e mbrojtjes./DW

Tags: BerlinbidenMerkelSHBA

Related- Posts

Bota

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025
Bota

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025
Bota

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gazë

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.