• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Bilanci i vitit 2023/ Ministri Balla: Ndryshime rrënjësore në ligjin e Policisë së Shtetit, vetë-pastrimi vijon

4 Janar, 2024
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në konferencë për median për të bërë bilancin e vitit 2023.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke publikuar rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit gjatë vitit 2023, tha se dikasteri që ai drejton në bashkëpunim edhe me partnerët, ka përgatitur disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, që kanë për qellim nxitjen e karrierës tek forcat e rendit dhe sigurisë.

Sipas Ballës, synimi parësor i ndryshimeve është për ta dinamizuar dhe energjizuar trupën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe të përmirësuar karrierën në Policinë e Shtetit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Po përgatisim ndryshime rrënjësore në Ligjin për Policinë e Shtetit, jemi në fazën finale, para miratimit në Qeveri, për ta dinamizuar dhe energjizuar trupën drejtuese të Policisë dhe përmirësuar karrierën”, theksoi Balla.

“Gjatë vitit 2023, janë pranuar në Akademinë e Sigurisë, për “Patrullë e përgjithshme”,  607 vajza dhe djem,  ndërsa në Fakultetin për Hetimin e Krimit janë pranuar 41 ekselentë dhe 246 për studimet “Bachelor””, tha Balla.

“Gjatë vitit 2024, do të pranohen edhe 400 kursantë për “Patrullë e përgjithshme”, 100 ekselentë dhe 29 për funksione të veçanta. Gjithashtu, në shtator, nëpërmjet Maturës Shtetërore, synojmë të pranojmë 150 maturantë, për studimet “Bachelor”. Synimi im është që të zgjidhim plotësisht nevojat për burime njerëzore në Policinë e Shtetit brenda vitit 2025, për të synuar më pas edhe një rritje të numrit total të Policisë së Shtetit”, nënvizoi Balla.

“Forca aktuale e Policisë (burra dhe gra) është 9 592 anëtarë, nga të cilët 991 vajza/gra dhe 8601 burra, pa llogaritur punonjësit civilë të Policisë së Shtetit. Mosha mesatare është 47 vjeç. Aktualisht janë në punë 10 777 punonjës civilë dhe ushtarakë, prej të cilëve 1 630 gra/vajza dhe 9 147 burra. Rezultatet e arritura gjatë muajve të fundit janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar”, shtoi Balla.

Balla tha se “lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë.  Hetime komplekse në bashkëpunim me SPAK apo prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në rrethe po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash”.

“Gjatë vitit 2023: Janë finalizuar 1195 operacione policore, 62 prej të cilave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Janë ndaluar 7845 shtetas, autorë të dyshuar krimesh të ndryshme. Janë goditur 47 grupe kriminale, kryesisht për: kultivim, prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike, për kryerjen e ngjarjeve kriminale dhe për vjedhje”, tha Balla.

“Kemi patur një rënie të numrit të vrasjeve kriminale gjatë këtij viti, 35 deri më tani në 2023 krahasuar me 107 në vitin 2013 dhe me 124 në vitin 2012. 28 prej këtyre ngjarjeve janë zbuluar. Pothuajse 1/3 e këtyre ngjarjeve kriminale, 11 janë krim në familje. Duke e bërë vitin 2023 si një vit historik për rendin dhe sigurinë.  I kam kërkuar drejtorive vendore të policisë dorë të hekurt kundër dhunës më bazë gjinore dhe mbrojtje e mbështetje për viktimat e dhunës. Janë evidentuar 4698 raste të dhunës në familje,  me 2030 autorë të identifikuar. 783 prej tyre janë ndaluar,  ndërsa 1247 të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë”, shtoi Ministri Balla.

“Gjithashtu, janë plotësuar 2730 kërkesëpadi për urdhra mbrojtjeje/urdhra mbrojtjeje të menjëhershme në favor të të dëmtuarve nga kjo vepër penale”, vijoi ai.

Duke folur për parandalimin, Balla tha se  gjatë vitit 2023 është rritur zbulueshmëria dhe forca parandaluese.

“Janë parandaluar nga Policia e Shtetit 67 ngjarje të rënda kriminale dhe kjo duhet të sfida e re e punës së përditshme të policisë. Janë zbardhur 488 vjedhje. Indeksi Europian mbi Kriminalitetin dhe Sigurinë Publike e përcakton tashmë Shqipërinë si një vend me indikator sigurie më të lartë sesa fqinjë tanët të cilët janë anëtarë të Bashkimit Europian”, tha Balla.

Ai shtoi se “lufta kundër fenomenit shqetësues të përdorimit të lëndëve narkotike po garanton çdo ditë shkolla dhe komunitete më të sigurta. Deri në këtë moment falë Operacionit Kombëtar “TEMPULLI” janë goditur 24 grupe kriminale  dhe janë vendosur para drejtësisë 530 shtetas,  prodhues, shpërndarës dhe trafikantë të lëndëve narkotike.  Do të forcojmë me ligj Paketën Sigurisë në Shkolla duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij”, vijoi Balla.

“Operacioni Kombëtar “SUNDIMI I LIGJIT” po jep gjithashtu rezultate të kënaqshme duke goditur 19 grupe kriminale dhe çuar para drejtësisë 357 shtetas,  të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar.

Këtu përfshihen grupe kriminale të përfshira në organizim të paligjshëm të lojërave të fatit, trafik armësh, për mashtrim, kontrabandë dhe krime të tjera ekonomike. Gjatë vitit 2023 janë sekuestruar: 797 armë (401 armë zjarri, 148 armë gjahu dhe 148 armë sportive); 8 mina me telekomandë,  rreth 300.4 kilogramë lëndë plasëse, 119 granata dhe municion luftarak”, tha Ministri Balla.

Duke folur për luftën ndaj narkotikëve, Balla nënvizoi se “në vijim të pastrimit të alpeve dhe zonave të tjera në të gjithë territorin,  Gjatë vitit 2023 u goditën 28 grupe kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve.  Janë kryer 171 operacione policore. Janë goditur 335 raste të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, janë asgjësuar 293 047 bimë narkotike cannabis sativa,

me 273 shtetas të ndaluar dhe vendosur nën akuzë. Janë sekuestruar gjatë vitit 2023:  4 tonë cannabis sativa; 62 kilogramë heroinë,  23 kilogramë kokainë dhe 11 300 tableta ekstazi”, shtoi Balla.

“Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare gjatë vitit 2023 janë evidentuar:

3 395 raste të veprave penale,  me 4017 autorë të identifikuar,  nga të cilët 815 janë ndaluar, ndërsa të tjerët janë proceduar penalisht. Gjithashtu, janë goditur 5 grupe kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, ndërsa në fushën e krimeve kompjuterike janë goditur 2 grupe kriminale”, tha Balla.

“Janë goditur 409 raste të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë, mallrave të konsumit, ilaçeve, veshjeve, orave dhe sendeve të tjera me vlerë ose të celularëve.  Nga automjetet/motomjetet qe iu janë konfiskuar grupeve kriminale, Policia e Shtetit gjatë 2 viteve të fundit, ka përfituar 47 automjete dhe motomjete me karakteristika të ndryshme (të blinduara dhe me kalueshmëri të lartë), të cilat i kanë kaluar DPPSh-së, me kosto financiare zero nga buxheti i Policisë së Shtetit. Po punojmë për përmirësimin e Ligjit Antimafia dhe të Ligjit për administrimin e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara”, tha Ministri Balla.

Sa i takon personave në kërkim, Balla tha se janë arrestuar me qëllim esktradimin në vendin tone 139 shtetas, nga të cilët 78 persona u ekstraduan në Shqipëri.  Vlen të theksojmë faktin se për herë të parë kemi ekstradim nga vende me të cilat skemi marrëveshje ekstradimi, siç ishte rasti i 31 dhjetorit me shtetasin Ruben Saraiva, i dyshuar për një krim të rëndë. Ngjarjet e rënda pa autor mbetën një sfidë e hapur për Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë.

Falë vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, edhe hetimi i vrasjeve të 21 Janarit është një detyrë prioritare për policinë dhe prokurorinë.

Policia e Shtetit po fiton një besim më të madh jo vetëm nga publiku por dhe nga agjencitë e vendeve partnere”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm tha se qytetarët janë  aleatët më të mëdhenjtë të Policisë së Shtetit, ndërsa shtoi se po punohet çdo ditë për të rritur mbrojtjen e punonjësit të Policisë nga individë që e cenojnë punën e saj.

“Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ri-dimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit.  Kush nuk është dakord me urdhrin apo vendimin e punonjësit të policisë të marrë avokatin, por në rrugën tonë “të të bërit shtet”, na duhet të vendosim një standard të ri në autoritetin e punonjësit të Policisë së Shtetit. As Ligji, as publiku nuk mund të pranojnë më shtyrje, fyerje, kërcënime, kanosje, dhunë dhe rrezikim të jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, duhet vendosur një standard të ri ndaj kujtdo që ngre dorë kundër Shtetit”, tha Balla.

“Një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë.  Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal dhe do të përforcohen në Kodin e ri Penal, si dhe në ligjin për Policinë Shtetit. Rritja e standardit të jetesës dhe përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie si dhe të Gardës së Republikës, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja”, shtoi Balla.

“Prandaj falë mbështetjes së Kryeministrit, e bëmë fakt dhe kemi tashmë 92 punonjës policie të cilët janë shpallur përfitues po hynë më në fund banesën e tyre. Shpresoj të kemi të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit. Buxheti 2024 na ka dhënë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit duke filluar nga 1 Korriku 2024. I dhamë më në fund një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie”, vijon Balla.

Ministri i Brendshëm tha se procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit, që ka hyrë në një fazë të re.

“Rritja e performancës së Policisë së Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit,  e cila tashmë ka hyrë në një fazë të re, për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë nga trupa e shëndoshë e policisë së shtetit elementët e dëmshëm të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi. Hetimet në bashkëpunim me SPAK,  prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm,  SHISH dhe agjenci të tjera për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues,  të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm vijojnë dhe rezultatet e këtij procesi janë domethënëse: 367 punonjës policie të arrestuar/proceduar deri më tani”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh këtë të enjte se ka urdhëruar unifikimin e veprimtarisë së inspektimit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin me qëllim rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri në shkallë vendi.

“Vera e zgjatur e vitit 2023 na ndihmoi shumë për turizmin, por na vendosi përballë një numri të frikshëm zjarresh. Kam ndjekur dhe do të vazhdoj të ndjek personalisht proceset gjyqësore në ngarkim të 101 shtetasve të arrestuar/proceduar penalisht për këtë fenomen barbar. Dje i kam udhëzuar unifikimin e veprimtarisë së inspektimit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin me qëllim rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri në shkallë vendi duke pasur në konsideratë faktin se ministri i Brendshëm ka në kompetencë orientimin e zbatimit të politikave të veprimtarisë së shërbimit të MZSH-së si dhe ka një ndërlidhje në ushtrimin e funksioneve në këtë fushë nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin,  strukturat e MZSH-së në bashki,  Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit në bashki”, tha Balla.

“Në kuadrin e bashkëpunimeve me partnerët tanë ndërkombëtarë pritet që flotës tonë të automjeteve zjarrfikës gjatë vitit 2024 tu shtohen edhe 11 automjete, pa llogaritur edhe automjete të tjera që mund të sigurohen nga donacionet që mund të sigurojnë njësitë e qeverisjes vendore”, vijoi Balla.

Balla po ashtu tha se “lidhur me shërbimet e tjera që lidhen më Ministrinë e Brendshme dua t’i ripërsëris thirrjen bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë jashtë territorit”, tha Balla.

“Shërbimi elektronik “Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” ju mundëson shtetasve shqiptarë të cilët janë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të kryejnë vetë-deklarimin e adresës së banimit me të dhënat e sakta në shtetin ku ata jetojnë”, vijoi Ministri i Brendshëm.

“Formulari i vetë-deklarimit elektronik mund të plotësohet nga shtetasit për deklarimin e adresës së tyre personale, ose dhe për anëtarët e të njëjtës familje, në rastin kur ata jetojnë në të njëjtin vendbanim me deklaruesin”, përfundoi Balla.

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025
POLITIKË

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025
POLITIKË

Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

29 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.