• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Çështja Fetare në Shqipëri sipas Indro Montanellit

22 Tetor, 2020
in FOKUS, ME TE LEXUARAT, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në vend të një analize për aktin më  të  fundit të  vrasjes  makabre të mësuesit në Francë nga një i  ri radikal sepse kishte treguar karikaturat e profetit Muhamed në klasë.

Shqipëria si shembull i bashkëjetesës fetare herë pas herë është gjendur në udhëkryq përballë përplasjeve të rrymave të ndryshme fetare që tentojnë të lëkundin “Kështjellën” e pamposhtur të kësaj harmonie religjoze. Sot  81- vite  më pas  rikthejmë panoramen e feve në Shqipëri parë në  këndvështrimin  e gazetarit ikone italian, Indro Montanelli.

***

Më ka ngjarë dendur, në udhëtimet e mia nëpër Shqipëri, të hyj nëpër shtëpi që si mbrojtës kishin në të njëjtë kohë Krishtin dhe Muhametin .Me përjashtim të vriut ku,nësejanë kristianë,janë kristianë me një xhelozi të rreptë por kjo është e gjitha  çështje temperamenti: malësori i veriut është  xheloz i papajtueshëm në çdo çështje),në  të gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë  Ungjilli dhe Kurani bashkëjetojnë paqësisht dhe martesat e përziera më shumë janë rregull se sa përjashtim.

Kjo do të thotë që, nëpërmjet problemeve të unitetit shqiptar, problem fetar nuk është as më urgjenti, as më i rëndi. Ai nuk është burim urrejtjesh  të brendshme sic ishte në të kaluarën,kur Kryqi dhe Gjysmëhëna i shtoheshin tashmë teorisë së gjatë te preteskteve reciproke të therjeve. Por fakti është që, para shpalljes së pavarësisë, mbi çështjen fetare shartohej ajo politike  e ushqyer me pasionet më të ndezura, dhe lufta kundër Islamizmit qe lufta kundër turkut sundues , ashtu si mbrojtja qe mbrojtje kundër sllavit apo grekut. Feja qe një armë e sundimit të pushtuesve.Me përjashtim të katolicizmit që u rrënjos dhe joshte me fuqinë e tij, pa u mbështetur në forcën e armëve, as në autoritetin e konsujve dhe pretorëve,të gjitha fetë e tjera hapën shtegun në ndërgjegjet shqiptare me furinë e gjakut. Kaq është e vërtetë,saqë ruajtësit e traditave kombëtare,përfaësuesit e racës së pastër shqiptare, malësorët , janë në më të shumtën katolikë, veçanërisht atje ku ata kanë mundur t’u shmangen persekutimeve të valive muslimanë në fusha.

Por, si në të gjitha besimet e diktatura dhe të pranuara vetëm si etiketë, si pasaportë për të jetuar të qetë, as myslimanizmi dhe as ortodoksia nuk lënë gjurmë shumë të thella. Kanë mbetur superstruktura të jashtme, më shumë zakone se problem shpirtërore. Kjo bën që dhe ata të kontribuojnë ,me shumëllojshmërinë e tyre, për të rënduar përcarjen e Shqipërisë.

Shumica janë myslimanë, myslimanë  të kthyer me forcë, pasojë gati e pesë shekujve të sundimit turk. Kompakt në qendër të vendit, ndajnë me katolikët veriun shkodran dhe me grekët-skizmatikë jugun, brezin bregdetar  nga Durrësi gjer në Vlorë dhe zonën e liqeneve. Por nuk janë fanatikë; madje dalëngadalë po hartojnë një formë të tyre  kombëtare të myslimanizmit, bektashizmin, shumë më liberal se ai turk dhe që nga turqit është konsideruar heretik. Bektashinjtë nuk janë Urdhër, më mirë të themi janë një anarki e krijuar, pa titullar, një mbirje spontane e dalë si përpjekje e parë, ndoshta e pandërgjegjshme, e Kishës Kombëtare Shqiptare. Nga ana doktrinare, dallohen nga myslimanet e vërtetë dhe tipikë, sepse, panteistë pranojnë metempsikozen dhe barazinë e të gjitha feve, nuk njohin tre sulltanët e parë-Osmanin-Omarin e Beqirin-pinë verën, konsiderojnë tabu mishin e lepurit e jo atë të derrit, dhe kanë lutje të posaçme.

Por këto doktrina nuk janë gjë tjetër veçse pretekste për t’u shkëputur. Arsyet e vërteta të lindjes dhe afirmimit së tij janë më shumë politico-sociale:bektashizmi reflekton, më shumë se çdo kult tjetër i çfardoshëm i importuar, zakonin patriarkal të racës.

Vetë jeta e izoluar e bektashinjve, ajo mungesë hierarkie, autonomia e çdo kuvendi, janë shprehje tipike e moralit tradicional shqiptar,që është morali i një populli individualisht vetmitar. Prej këtej rrjedh respekti i përgjithshëm, nga i cili bektashinjtë dhe hoxhallarët e tij, dervishët, janë rrethuar edhe nga pjesa e atyre,myslimanë ose të tjerë, që nuk aderojnë në këtë formë të veçantë të kultit.

Njoh disa nga këta dervish.” Manastiret” e tyreqë quhen teqe, janë të shpërndara në të gjithë vendin nga Kruja në Gjirokastër. Dhe midis ndërtesave të tjera njihen lehtësisht për karakterin idilik,si erashkë japoneze, që kanë. Sepse dervishët, si panteistë të mirë që janë dhe që tregohen, e duan tokën, lulet, frutat,dhe në mënyrë të kujdesshme i qendisin  kopshtet e rrethinat  e ndërtesave të tyre,të përkora deri në ftohtësi: të gjitha të bardha, me dritare jeshile e afreske në mure, plot me hire primitive. E kam konsideruar plotësisht të drejtë, në kontaktet që kam pasur me ta, aderimin e madh që gëzojnë këta murgj të konsideruar si shpirtra superiorë.

Nuke di përsa i takon shenjtërisë, por përsa i takon lartësisë morale, ata e meritojnë. Kultura e tyre është përgjithësisht më e lartë  se mesatarja dhe në lidhjet shoqërore ata përfeksionojnë mikëpritjen karakteristike të të gjithë shqiptarëve me një delikatesë të formës krejtësisht perëndimore; ndërsa bujaria e besimit të tyre, i bën ata më të këndshëm në bisedime ,mendjehollë në gjykim, të pavarur nga asnjë lloj dogme.

Nuk dihet se sa janë bektashinjtë . Autoritet myslimane në fuqi e kanë kundërshtuar gjithnjë një regjistrim të tillë, duke pasur frikë se ai mund të krijonte njohjen e parë zyrtare të shkëputjes. Vetë austriakët, që e kishin ndërmarrë  një gjë të tillë në kohën e pushtimit të Shkodrës, iu desh të hiqnin dorë si pasojë e protestës së Myftiut të Madh . Por nga çka më rezulton ata vërtiten rreth 50 mijë, e nuk besoj se po e teproj. Për momentin, ata numërohen bashkë me myslimanët që përbëjnë rreth 70% të popullsisë së përgjithshme shqiptare. Por myslimanë nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë. Dhe nuk do të çuditesha  që, me kohë, të jetë ndoshta pikërisht kjo pakice bektashiane ndërtuese e pikës së bashkimit dhe Kishës Kombëtare të kësaj Shqipërie të ndarë.

Katolikët përbëjnë vetem 10%. Por, të goditur numerikisht nga konkurrenca greke dhe islamike, mbeten një aristokraci kompakte dhe e papajtueshme. Nuk janë fanatikë, sepse nuk janë më të persekutuar.

Por, siç ndodh gjithnjë me katolikët, tek ta ekziston një formim shpirtëror që ngelet i panënshtruar ndaj çfarëdolloj besimi tjetër fetar. Katolicizmi, përveç të qenit kult, është një kulturë, nuk mund  të bëjë hapa prapa. Është e ditur- dhe nuk ndodh vetëm në Shqipëri  që katolikët nuk konvertohen.

Nuk është pa domëthënie që fortesa e katolicizmit  në Shqipëri është malësia e veriut, ndoshta më primitive në zakone, por më e fortë në ndërgjegje. Ishte një katolik ai që ngriti mbi mburojë, bashkë me pavarësinë shqiptare, besimin e Krishtit. As nuk mund të harrohet qe katolicizmi nuk qe kurrë flamuri i shënuar nën të cilin një pushtues të ketë bërë të kalojë malli i kontrabandës politike, me përjashtim ndoshta të një paranteze të shkurtër austriake të kohës së luftës.

Pa marrë parasysh gjithë këtë, e ardhmja e katolicizmit në Shqipëri është e dyshimtë. I dëmton dhe gjeografia sepse, nga të gjitha kantonet shqiptare, ai katolik i veriut është më i izoluari e më  vecuari, i mbyllur në kurorën e maleve të tij, i frenaur prej karakterit të malësorëve të paaftë për ithtarizëm për vetë ndjenjën e tyre të kastës. Një kler i paktë në numër, por inteligjent e shumë aktiv, i ndezur nga një shpirt misionar që vetëm priftërinjtë katolikë dinë ta kenë, ndreq pjesërisht këto pengesa.

Nuk mund të mos kujtojmë burra të karakterit të At Fishtës, të Da Cordigliano-s, të Valentinëve , njohësit më të thellë të shpirtit dhe zakonëve të këtyre njërëzve.

Nga ana e tyre ata kanë dy fuqi  të mëdha: Perëndimin  dhe pathyeshmërinë e besimit të malësorve.

Kanë nga ana e tyre  edhe historinë, e cila qëndron atje për të provuar që besimet jo katolike-me përjashtim të bektashizmit, i lindur si protest kunder islamizmit, jo kundër Vatikanit-janë të detyrueshme.

Prandaj,  është për t’u përjashtuar  edhe hipoteza që bashkimi arrihet pa ose kundër katolicizmit.

Nësë kjo do të ndodhte ,Skëndërbeu do të ngrihej nga varri i tij.

Ortodoksët ( e ordoksisë greke) nuk përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë, por janë një element aktiv, jashtë mase i shkathët  në propagandë, intelektualisht i zgjuar  dhe i mirëmbështetur nga Athina, që sheh në të një instrument të depërtimit jo vetem fetar, por edhe politik.

Më shumë dinak se këmbëngulës, i mirërekrutuar ndërmjet vendasve, kleri i saj di të punojë me ndërgjegjen e popullsisë, di të tërheqë dhe të bëjë për vete.

Himara është e gjitha në dorën të  tyre; dhe në krahinat e Gjirokastrës, Beratit e Korçës ata dominojnë.

Shumë dobi u ka sjellë atyre krijimi i një Kishe Autoqefale, me karakter kombëtar , me një fjalë, homazhi formal që i është bërë parimit të dhënies së autonomisë. Formal, sepse në fakt ky kult, edhe pse juridikisht  i ndarë, ngelet vegël e grekëzimit; gati të gjithë grekofonët  janë përkrahësit e saj, të kolonizuar në kuptimin e vërtetë të fjalës nga kultura greke.

Autoriteti i priftërinjve ortodoksë është i pakundërshtueshëm; e pamohueshme është epërsia e arkitektonike e zbukuruese e kishave të tyre. Në Berat, pas një vizite në kishen  shumë të bukur  bashkëngjitur arqipeshkëvisë, munda të kuptoja, duke folur  me Kryepeshkopin, atë joshjen që dinë të ushtrojnë propagandistët e këtij besimi, duke u  mbështetur në kulturën më të lartë e duke mobilizuar gjithë sirenat e qytetërimit helenik. Është e qartë që evoluimi i shoqërisë shqiptare, nivelimi i saj në planin e borgjezisë perëndimore, ndihmon dhe është  e favorizuar nga kjo kishë, që në rrjedhat  e nevojave intelektuale të popullsisë, gjen tek ajo një  pikë mbështetëse të fortë .

Është e nevojshme të shihet  saktësisht nëse në këtë proces të hidhur të shkrirjes sociale, që do të jetë borgjezia toske apo aristokracia gege që do t’i japë  tonin shpirtëror, nëse do të jetë veriu apo jugu.

Sepse zgjidhja e problemit fetar nuk mund të jetë vecse rrjedhimore.

Drejtpërdrejtë, Qeveria nuk e ka diskutuar dhe ka bërë mirë që nuk e ka diskutuar.

Është një problem që duhet të piqet , që do të piqet vetvetiu si pasojë e evolucionit të ngadaltë , me evolucionin e ngadalshëm të shkaqeve  shoqërore që e kanë sjellë dhe që  ende e shtrojnë për zgjidhje .

Jemi në një mendje që, megjithëse pa intriga, ndarja në fushën  shpirtërore rrit ndarjen në fushen politike e shoqërore.

Por janë të gjitha plagë që kanë të njëjtën origjinë e të njëjtat shkaqe dhe që nuk do të mund të mbyllen veçse të mbyllen bashkë.

Do të mbyllen? Unë jam i bindur se po.

Indro Montanelli, Shqipëri 1939 -(Marrë nga Libri “ Shqipëria një dhe njëmijë “)

 Përgatiti: argumentum.al

© Argumentum

Tags: bektashizmiindro montanellikatolicizmimyslimanizmiShqiperiashqiperia nje e njemije

Related- Posts

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoks: Ndërsa politika godet Moskën me sanksione shkatërruese, kompanitë perëndimore vazhdojnë të jenë të gjithëpranishme në Rusi

14 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

Shqipëria, një hap më afër hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”

11 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025
President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025

Kancelari Merz e “kaloi provimin“! 

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.