• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Çështja McGonigal shkakton tensione në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, përjashtohet Berisha nga kuvendi

26 Janar, 2023
in POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Seancë e pazakontë plenare u zhvillua këtë të enjte, ndërsa deputetët e PD-së bllokuan foltoren.

Projektligjet u miratuan, ndërsa nga ana tjetër demokratët morën fjalën njeri pas tjetrit live në rrjete sociale.

Kjo situatë u shkaktua pasi Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e grupimit Berisha për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Berisha nuk ka pranuar të largohet edhe pse u përjashtua nga seanca plenare, pas bllokimit të foltores.

“Turp!”, dëgjohet të thonë deputetët njëzëri, ndërsa kërkojnë praninë e Ramës në Kuvend.

Kjo bëri që  kryetarja e Kuvendit Nikolla ta parlajmëronte Berishën dhe më pas ta përjashtonte atë.

“Në bazë të nenit 64 ju tërheq vërejtjen për zabtimin e foltores”, tha fillimisht Nikolla.

Më vonë ajo vijoi: “Jepet masa displinore ndaj Sali Berishës për përjashtimin nga seanca për zaptim të foltores”.

Jashtë Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së,  Enkelejd Alibeaj tha se Rama duhet të japë llogari.

Alibeaj: Kërkesa ime ka të bëjë me thirrjen për të qenë prezent Rama që është stërmbullari i një veprimi korruptiv. Duhet të japë sqarimi më së pari në Parlament dhe është i detyruar të jetë prezent. Duhet të japë llogari! Pyetja që shtrohet është fare e thjeshtë: Ku e keni fshehur Edi Ramën?!

Berisha jashtë Kuvendit tha se Rama është sot njeriu më i inkriminuar në Europë.

Berisha: Parlamenti refuzon kërkesën më legjitime për t’i kushtuar rendin e ditës një çështje që ka tronditur gjer në palcë vendet e lira. Imagjinoni ju se në çfarë afere është e implikuar Shqipëria. Imagjinoni ju se si ky kryeministër ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA, sigurinë e NATO-s, sigurinë e botës së lirë. Imagjinoni ju një vrasës me pagesë që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë. Edi Rama është sot, njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë.  Unë kam bindjen më të thellë, se drejtësia amerikane do të thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli. Por para saj duhet të flasin shqiptarët, duhet të flasë parlamenti, duhet të flasin qytetarët. MEdi Rama, me dy bashkëpunëtorë, ka trajtuar si aset privat, shefin e kundërinteligjencës së FBI, njeriun përgjegjës për të zbuluar, vëzhguar dhe ndjekur rrjetet e spiunazhit në SHBA, por edhe në emër të vendeve të tjera.

Jemi në situatën më të pazakontë që kemi qenë ndonjëherë si vend. Vetëm një betejë e gjithanshme është shpëtimtare për Shqipërinë. Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë për të manipuluar, falsifikuar, trilluar kundër opozitës shqiptare. Kjo përbën një mega-krim, një krim ndërkombëtar, për të cilin ne do kërkojmë nga autoritetet amerikane që t’i japin dënimin më të rëndë. Ju duhet ta dini edhe se Deripaska është një nga kompanitë sot, edhe sot që flasim, më prezente në Shqipëri.

Është një nga kompanitë me të cilat ka përfituar statusin e investitorit strategjik, ka përfituar koncesione, ka përfituar tendera nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Deripaska është miku numër një i Vladimir Putinit, rekrutuesi me korrupsion i Charles McGonigal. A u takua Rama, McGonigal dhe Deripaska? A drekuan apo darkuan së bashku? Këto do i sqarojë drejtësia. Por një gjë është e sigurt, se Edi Rama me të gjitha qëndrimet e tij, del agjent influent rus.

Edi Rama nuk ishte i verbër, nuk ishte pa eksperiencë. Veprimet e tij me McGonigal i ka bërë për llogari të asaj fuqie të NATO-s dhe SHBA. Edi Rama nuk ka fshehur në asnjë rast qëndrimet e tij pro-ruse duke mbrojtur qëndrimet e Vuçiç ndaj embargos ruse. Ne jemi këtu për të deklaruar se ky parlament nuk zhvillon më punime pa u ndalur te spektri i kësaj afere të tmerrshme që ka tronditur Shqipërinë dhe ka goditur rëndë në opinionin publik amerikan dhe botëror. Nuk ka më paqe në këtë vend pa u zgjidhur këto probleme. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve. Kjo e ka përshpejtuar mbajtjen e protestave. Opozita do të qëndrojë deri në fund, kjo e ka përshpejtuar.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha jashtë Kuvendit se kërkesa për mocion me debat nga opozita e Berishës nuk u pranua, pasi duhej sipas rregullores së parlamentit.

Balla tha se akuzat nga opozita janë për të mbuluar lobimin me paratë ruse dhe provat e reja për tragjedinë e 21-janarit. Ai shtoi se kur të ndiqet procedura sipas rregullores së Kuvendit, kërkesa e opozitës për mocion do të merret parasysh.

Balla: Biem të gjithë dakord, situata sot lidhet me një zhvillim tjetër, atë të thirrjes në SPAK të djalit të ish-kryeministrit Berisha. Ju e mbani mend që në janar të 2019, kur Berisha ishte njohur me faktin që në SHBA kishte filluar procedura e shpalljes së tij non-grata, e njëjta situatë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë. Vlerësoj se znj.Nikolla ka bërë vendimin e duhur. Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të shkeljes së rregullores së z.Berisha dhe deputetëve të tjerë. Do duhet që sekretariati për rregulloren të mblidhen për marrjen e një mase më të lartë disiplinore për deputetët që pengojnë zhvillimin e seancës. Kjo e sotmja ishte tepër e rëndësishme, do të miratonte aktin normativ, prej së cilit qeveria mundësoi pakon e madhe të mbështetjes për ata që janë prekur nga inflacioni i luftës së Putinit, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike. Seanca bllokohet sepse duan të heqin vëmendjen nga provat e reja të 21-janarit. Një kërkesë ka një procedurë, merreni rregulloren e Kuvendit, nëse njëri prej jush gjen në rregullore, unë kërkoj ndjesë. Këtu ka një përpjekje që me forcë, duhet ta marrësh me forcë. Një kurth për të hequr vëmendjen nga loja me paratë ruse dhe provat e reja të 21-janarit, ta harrojë Sali Berisha. Unë mendoj se ky është hetim që po zhvillohet mr SHBA, ka vetëm një person. Në momentin që kërkesa do të vijë sipas rrugëve procedural, do merret në shqyrtim. Ajo që dua t’ju them, sa herë kërkesa të ketë firmën e Berishës, do të rrëzohet.

Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, 16 deputetët demokratë kërkuan ndryshim rendi të ditës në Kuvend.

Sipas grupimit Berisha, në padinë e ngritur ndaj McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias  renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes kryeministrit Rama dhe  McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të Ramës, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Rama është shprehur se nuk asnjë padi ndaj tij dhe se drejtësia amerikane s’mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores apo vulës. Sipas kreut të qeverisë, opozita po e përdor për interesa të saj.

Arrestimi i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal ka shkaktuar një furtunë në mediat amerikane por jo vetëm.

Dy ditë më parë u bë e ditur se në Neë York është arrestuar ish-shefi i kundërzbulimit të FBI me akuza të rënda se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe se ka marrë ryshfet nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar. Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Related- Posts

POLITIKË

Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

14 Shtator, 2025
epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL
POLITIKË

Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

13 Shtator, 2025
NGJARJE

Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri i Katarit: Jo “standarde të dyfishta”

15 Shtator, 2025

Deklarata e përbashkët/ Ambasada e Zvicrës dhe Suedisë: Vetëqeverisja vendore autonome, gur themeli i çdo demokracie

15 Shtator, 2025

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

15 Shtator, 2025

Do të shfaqet filmi “731”, që zbulon krimet e agresorëve japonezë

15 Shtator, 2025

Kryediplomatët arabë dhe islamikë takohen në Doha për t’u përgatitur për samitin pas sulmit izraelit

14 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.