Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë në BE, Zef Mazin.
Gjatë takimit, Meta ka theksuar rëndësinë e çeljes së negociatave dhe punës që duhet bërë në këtë drejtim si në aspektin politik ashtu edhe teknik.
“Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar”, shkruan Meta në Facebook./h.e