• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Partia Demokratike mban mitingun përmbyllës; Berisha: Brenda 100 ditëve të para do të vendosim themelet që çdo i ri dhe e re të mund të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

    PS mbyll fushatën elektorale në Parkun Olimpik Tiranë

    Partia Mundësia mbyll fushatën/ Shehaj: Mundësi historike për të lënë pas të kaluarën

    Presidenti Begaj apel qytetarëve për 11 majin: Ushtroni të drejtën tuaj për të votuar me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet!

    IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

    Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

    Zgjedhjet parlamentare/ Parashikimi i kryeministrit Rama: PS merr 78-88 mandate

    Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3

    Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse e përhershme në rrugëtimin tonë evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

    Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Dallgët që kërcënojnë turizmin shqiptar

30 Qershor, 2019
in EKONOMI, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është përgatitur që këtë vit të presë 6.6 milionë turistë. Kjo është shifra zyrtare, larg optimizmit fillestar, i zbehur nën dallgën e përplasjeve politike që kanë alarmuar agjencitë e huaja. Teksa turistët gjermanë, polakë, i gjejmë duke u relaksuar në Golem dhe mirëkuptues për situatën e përgjithshme, bizneset e hotelerisë shprehen të shqetësuar për perspektivën në vitin 2020. Ulja e rezervimeve do të ishte fatale për investimet miliona euroshe të tyre. Polakët konfirmojnë se ka tkurrje të numrit të rezervimeve në raport me 2018, për shkak se Greqia dhe Turqia po ofrojnë paketa më konkurruese. Dallga e fundit që mund të godasë turizmin në vend është humbja e origjinalitetit dhe mosreflektimi mbi problematikat e infrastrukturës dhe shërbimit. Rusia po përgatit një paketë të dedikuar për Shqipërinë, por a do të arrijmë t’i përmbushim pritshmëritë?

Nga Nertila Maho

Ishin vitet ’80, kur Sabine dhe Klaus Welz, nga Freiburg i Gjermanisë zgjidhnin Korfuzin si një destinacion pushimesh. I pëlqente klima dhe atmosfera mesdhetare, por përballë tyre qëndronte misteri i vërtetë që iu grishte kuriozitetin. Dinin që ishte një vend ku ata e kishin të ndaluar të shkelnin. Për vite të tëra, mund ta shquanin së largu, sot kanë ardhur ta vizitojnë si turistë. Ndoshta do të kishin ardhur më herët, por historia nuk ka qenë shumë bujare vit pas viti, pas ndryshimit të regjimit dhe tek-tuk ka dalë gjithmonë ndonjë problem në horizont për vendin e vogël në tranzicion të zgjatur.

I gjejmë tek relaksohen në Beach Barin (lokalin e plazhit) të Harmonia AS Hotel. Sapo kanë mbyllur turin e tyre në Shkodër. “Kemi qenë gjithmonë kureshtarë që të vinim në Shqipëri, pasi disa herë kemi bërë pushimet në Korfuz. Në atë kohë nuk dinim si të vinim. Ishte mister, pasi njihen si një vend nën një regjim diktatorial dhe tërësisht i izoluar. Rastësisht pamë ofertën e pushimeve për në Shqipëri në një revistë dhe menduam që ky ishte shansi për ta vizituar.

Sabine dhe Klaus Welz

Përgjithësisht, na ka pëlqyer Shqipëria me kaq sa kemi parë, por ka edhe shumë aspekte që ndoshta do të duhet t’i shihni me kujdes. Për shembull, nuk na pëlqejnë ndërtesat e shumta në një zonë si kjo, turistike dhe buzë detit, ku një pjesë janë në gjendje të keqe, ndërkohë që ju vazhdoni ende ndërtoni në po këtë zonë. Këtu plehrat gjenden vend e pavend”, tregojnë ata. Ata kanë mbërritur para pak ditësh dhe kanë mundur të shohin vetëm Durrësin, kantinën “Skënderbeu” që u ka pëlqyer, si dhe Shkodrën.

Ata shprehen se hoteli ku po qëndrojnë u duket i mirë nga kushtet por shërbimi është ende larg nivelit që ka shërbimi në vendet e Perëndimit. “Para se të niseshim, vendosëm që të merrnim një lloj përshtypjeje nga website-t ku raportojnë turistët. Kemi parë komente nga më të ndryshmet. Sigurisht, kishim një lloj paragjykimi për atë që do të gjenim, por për fat të mirë jemi befasuar pozitivisht”. Kur i pyesim nëse do t’ua rekomandonin të afërmve që të vizitonin Shqipërinë, konfirmojnë se po.

“Sigurisht që do ta rekomandoj, sepse kemi kontakte dhe një pjesë e tyre kanë po atë interesin e mistershëm për Shqipërinë, por po ashtu do t’iu themi që jeni edhe në fillimet e turizmit, në mënyrë që ta dinë”, thekson Klaus. Sipas tij, Shqipëria të lë përshtypjen tipike të vendeve të ish-Bllokut me shumë aspekte, sidomos te cilësia e bufesë ku serviren ushqimet e vaktit. “Ne i kemi vizituar këto vende të ish-Bashkimit Sovjetik fiks në kohën kur kthyen sytë nga turizmi dhe gjejmë shumë ngjashmëri me atë që përfaqësoni ju sot. Nëse do të kthehemi apo jo në Shqipëri, nuk jemi të sigurt, por ndoshta po dhe këtë herë duam që të shkojmë në Jug të vendit, për të cilin kemi dëgjuar shumë”, – shprehet Sabine.

Lehr Norbert

“Shqipëria të ruajë origjinalitetin, është avantazhi i saj”

Lehr Norbert ka vizituar 100 shtete gjatë jetës së tij. Kjo e bën qasjen e tij ndaj Shqipërisë edhe më pozitive kur shprehet se të huajt duhet t’i japin kohë për t’u zhvilluar. “Kam udhëtuar që i ri dhe i kam rënë botës të paktën pesë herë. Udhëtimi im më i fundit ka zgjatur 14 muaj, çka mbyll ciklin e pestë që i kam rënë rrotull botës.

Për herë të parë, kur doja të vija në Shqipëri, ka qenë kur ju ishit ende në diktaturë. Arrita deri në Pejë dhe doja të kaloja edhe këtej. Por më thanë që ishte e pamundur ta vizitoja, për shkak të regjimit. Kam qenë gjithmonë kureshtar për atë çfarë ndodh me vendet që kanë qenë nën regjime diktatoriale. Para 10 ditësh isha në Armeni dhe Ukrainë, po për të njëjtën arsye.

Por Shqipëria cilësohet si një rast ekstrem diktatorial, edhe në raport me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe për këtë, kureshtja është më e madhe. Shoh që ka nisur të ndryshojë”, shprehet Norbert. Ai thekson se Shqipëria në këtë vrull të ndryshimit duhet të tregohet e zgjuar dhe të ruajë origjinalitetin e saj. Nuk duhet të kopjojë çdo gjë të Perëndimit pasi jo çdo gjë që shndrit është ar”, thotë ai.

Teksa e pyesim për bregdetin dhe si i duket Durrësi, ai nënvizon se fillimisht para se të vinte këtu, ka hasur plot paragjykime për vendin tonë, por në fakt ka gjetur krejt të kundërtën. “Unë kam udhëtuar shumë dhe kjo më ka dhënë mundësinë të shoh shumë.

Ndaj nuk jam një njeri që paragjykoj apo arrij në konkluzione menjëherë. Mund të them se jam i kënaqur me shërbimin dhe me atë që kam gjetur. Shqipëria ka nevojë për kohë, ashtu sikurse vende të tjera që kanë kaluar një cikël të vështirë politik. Për shembull, gruaja ime është nga Filipinet dhe e njoh mirë historinë e tyre. Në një moment, në vitin 1986, diktatori Ferdinand Emmanuel Edralin Marcos u arratis në Hawaii, pasi pati frikën e zemëratës popullore që po rritej. Dokumentet e mëvonshme treguan se ai i vodhi shtetit 10 miliardë dollarë. Në atë kohë, shumë do të pyesnin një predikues popullor në vend a ishte ky shpëtimi dhe a do të ndryshonte tashmë fati i Filipineve.

Ai ju përgjigj: çfarë vlerë ka kur ka ikur Ali Baba, por 40 hajdutët i kemi këtu mes nesh. Edhe në Shqipëri është e njëjta situatë. Ju jeni pa Ali Babën por 40 hajdutët i keni mes jush. Do t’ju duhen një po dy gjenerata të tjera që politika të ndryshojë dhe të pastrohet sistemi i hajdutëve. Edhe ne si Gjermani, pas Luftës së Dytë Botërore, na është dashur kohë që të pastronim sistemin tonë nga ato gjenerata. Jam lindur në vitin 1940 dhe kam parë çfarë ka ndodhur. Gjithsesi, koha është e vetmja për të cilën duhet t’ju mirëkuptojnë. Për të ardhur në Shqipëri, ne paguajmë shumë pak dhe e dimë se çfarë do të gjejmë. Kush kërkon të shkojë në Karaibe, duhet të paguajë si Karaibet dhe të shërbehet si aty”, nënvizon Norbert teksa po shijon një birrë shqiptare.

Turistët buxhetorë vijnë se jemi të lirë, çfarë preferojnë, vështirësia për staf

Një pjesë e mirë e hoteleve në Golem janë gjallëruar që në fillim të majit me ardhjen e turistëve të parë nordikë, çekë, polakë dhe gjermanë. Të vendosur në disa prej strukturave akomoduese që kanë nisur bashkëpunimet dhe kontratat prej të paktën katër vitesh, tashmë paketat vetëm sa konsolidohen. Sokol Hoxha, nga Shkodra Travel, të cilin e gjejmë mes turistëve në Golem, na tregon se Shqipëria avantazh kryesor ka çmimet e lira.

“Turistët buxhetorë që na vizitojnë nuk vijnë për bukuritë e Shqipërisë si prioritet, por sepse jemi të lirë. Një paketë ‘all inclusive’ varion mes 40-50 euro dita për person, çka na kategorizon te vendet ekonomike. Gjithsesi ka edhe tregje që paguajnë më shumë dhe për të cilët po përshtaten edhe strukturat akomoduese. Ne po ndërtojmë një hotel të ri me 96 dhoma, me pesë yje, që do të ketë 80 të punësuar. Shtimi i strukturave akomoduese vjen në kushtet kur ka gjithmonë e më shumë kërkesë nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia, ndërkohë që ata që dominojnë janë polakët”, – tregon Hoxha. Sipas tij, grupi i gjermanëve vijnë gjatë gjithë vitit, madje më pak në verë se janë të interesuar për pjesën kulturore. Parapëlqejnë paketat e plota 7 ditore që nis me Shkodrën vazhdojnë me Durrësin, Beratin, Vlorën.

Shqipëria, kur vjen puna te nxitja e turizmit, has me një konkurrencë agresive nga ana e vendeve fqinje. Të çosh një charter me turistë në Turqi, shteti të subvencionon 8000 dollarë, pohon Sokoli. Edhe vende të tjera fqinje aplikojnë disa lloj subvencionesh, ndërsa vendi ynë nuk ka një skemë të tillë. E sikur të mos mjaftonin problematikat e jashtme me konkurrencën e fortë rajonale dhe ato të brendshme me infrastrukturën, sipas Hoxhës, sot po bëhet e vështirë për të gjetur edhe punonjës në sektor.

“Gjetja e punonjësve në këtë sektor është shumë e vështirë. Edhe nëse i gjen duhet t’i trajnosh tre muaj dhe kur janë gati, thjesht largohen qoftë dhe për një sezon për disa të ardhura më shumë nga konkurrenti. Më të vështirë po e bën këtë situatë emigracioni. Ndërkohë nën presionin e largimit të punonjësve, pagat kanë shënuar rritje, që u reflektua sidomos verën e shkuar me një mesatare 35-40 mijë lekë”, – shprehet Hoxha. Gjithsesi, sipas tij, edhe për këtë vit stafi është i plotësuar. Në fakt, këtë e vë re që në hyrje të hotelit, ku të presin dy vajza të buzëqeshura dhe me uniformë për të të thënë sesi mund të të ndihmojnë.

Teksa jemi duke parë hotelin pranë recepsionit, takojmë Stefaninë, një tjetër turiste gjermane që po porosit peshqirin që do të marrë me vete pranë shelzong. Na sqaron se ka mbërritur në Shqipëri të dielën dhe do të qëndrojë shtatë ditë. “Shqipëria, deri tani, më është dukur e bukur. Edhe hoteli është mirë. Zgjodhëm Shqipërinë prej nostalgjisë së tim shoqi, i cili 19 vjet më parë ka vizituar Veriun e vendit. Ai flet i mrekulluar për atë pjesë, ndaj këtë herë vendosëm të provonim diçka tjetër. Morëm me qira një makinë dhe vizituam Krujën, na bëri shumë përshtypje. Shumë e bukur”, na tregon Stefani.
Në hotel mund të takosh pafund turistë. I tillë është edhe Darek, i cili me një anglishte modeste na sqaron se është nga Polonia dhe se në çdo katër fjalë njëra është “beautiful” (bukur) për Shqipërinë. “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jemi një grup me 11 veta që do të qëndrojmë 7 ditë. Jam i mrekulluar nga Shqipëria, është një vend kaq i këndshëm edhe Golemi. Kam qenë në Greqi dhe Turqi, por edhe Shqipëria qenka shumë e bukur”, – shprehet Darek.

Turizmi nuk nxit prodhuesit e vegjël të verës

Turizmi është një nga sektorët me potencial më të lartë për nxitjen e prodhimit vendas dhe zinxhirit të vlerës, përfshirë transportin, prodhimin dhe shërbimin e ushqimeve, produktet artizanale etj.
Sokol Hoxha, i “Shkodra Travel”, pohon se ai është i gatshëm që të furnizohet me verë nga prodhuesit vendas të vegjël, por kjo po rezulton e pamundur, për shkak se ata nuk arrijnë që të pajisen me pullë fiskale dhe si rrjedhojë, nuk mund të shesin me fatura.

“Monitor” foli me një prej prodhuesve, me kapacitet rreth 3-4 mijë litra verë në vit, i cili ka një vreshtë në zonën e Vorës, por që nuk pranoi të identifikohej me emër. Ai na shprehu shqetësimin se ka tentuar të formalizohet dhe nuk është problem regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe marrja e një NIPT, por nuk arrin të blejë pullë fiskale. Pulla fiskale merret në doganë, por pas disa tentativave, pohon ai, i shpjeguan që procedurat ishin aq të vështira për sasi të vogla, sa nuk ia vlente fare mundimi.

Prodhuesi pohon se për këtë problem i është drejtuar me një shkresë dhe zv/kryeministrit Erjon Braçe, ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, dhe ministres së Financave, Anila Denaj, por nuk ka marrë zgjidhje prej tyre. “Në Shqipëri, pjesa më e madhe e vreshtave janë 2-4 dynymë. Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk nxitet prodhimi vendas, por favorizohet importi dhe rritet informaliteti në vend”, pohon ai.

“FAFA Group”

Çerenishti: Këtë vit, turistët po vijnë, por vazhdimësia në 2020 në pikëpyetje

Pishina plot me pushues, muzika e lartë tipike verore, gjallëria në barin e hotelit tregojnë se politika e Tiranës zien vetëm aty, ndërsa në Golem nordikët e vendosur pranë hoteleve të “FAFA Group” po shijojnë diellin, detin dhe rërën. Por, ndërsa gjithçka duket se është në rrugë të mbarë, bizneset nuk shprehen edhe aq të bindur.

Fatos Çerenishti nga “FAFA Group”, shpreh shqetësimin për vazhdimësinë e rezervimeve të turistëve të huaj në vendin tonë. Situata politike, sipas tij, i ka dhënë një goditje të madhe dhe nëse situata rëndohet më shumë, nuk është çudi që në 2020 të kemi rënie të rezervimeve.

“Ky vit nuk nisi dhe aq mirë sa ne e prisnim, pasi agjencitë e huaja që kanë bërë rezervimet pothuajse çdo ditë pyesnin dhe vazhdojnë të pyesin për situatën në vend. Ata shohin me shqetësim çdo zhvillim politik dhe protestat e përplasjet nuk interpretohen mirë. Gjithsesi këtë vit ata kishin bërë rezervimet dhe kanë nisur të sjellin turistë rregullisht siç ishte parashikuar në kontratë. Problemi për ne qëndron te vazhdimësia, pra si do të jetë situata për rezervimet e vitit 2020 e në vazhdim. Imazhi që transmetohet si një vend i paqëndrueshëm mund të vërë në rrezik perspektivën, pasi askush nuk e di si do të jetë vazhdimësia dhe në fund, bizneseve do t’iu mbetet të mbajnë vetëm hotelet e bukura”, – nënvizon Çerenishti.

Ai shprehet se 4-5 vitet e fundit kanë qenë dinamikë për bizneset në sektorin e turizmit, ku strukturat akomoduese që janë shtuar kanë qenë të një niveli tjetër me kapacitete të larta dhe me standarde gjithashtu të larta, gjë që i ka ekspozuar këto biznese në kredi të mëdha pranë bankave të nivelit të dytë.

“Me ritmet që po ecën turizmi dhe me rezervimet që kemi pasur, ne e shohim mirë situatën, por nëse do të kemi ulje të tyre, për shkak të situatës politike dhe përkeqësimit të saj, kjo do të reflektohet tek ne, duke na çuar në faliment. Bizneset kanë marrë kredi të mëdha, për të ndërtuar struktura akomoduese me standarde. Kemi pothuajse çdo ditë shqetësim nga agjencitë e huaja, që kërkojnë me detaj se çfarë po ndodh. Nëse përplasjet dalin nga Tirana dhe rëndohet situata, këto agjenci mund të interpretojnë në kontratat e tyre se ka kërcënim të sigurisë së jetës për turistët dhe në këto kushte, mund të bëjnë shkëputje të njëanshme të kontratës, pa pasur asnjë lloj detyrimi. Kjo do të ishte shkatërrimtare për turizmin dhe për Shqipërinë”, shprehet Çerenishti.

Administratori i “FAFA Group” nënvizon se problemet e tjera me ndriçimin në rrugë, infrastrukturën e dobët dhe plehrat vazhdojnë të mbeten evidente, porse më e rëndësishme është që të mos cenohet perspektiva e sektorit nga një cenim i parikuperueshëm i imazhit. Gjithsesi, ai shprehet optimist që situata të vijojë të mbetet mirë për shkak të përshtypjeve pozitive që japin turistët e huaj që kanë qenë këtë vit në bregdetin shqiptar “Pothuajse të gjithë ata që kanë ardhur, kanë dhënë përshtypje pozitive pranë agjencive. Ne si FAFA kemi të akomoduar në hotelet tona polakë, gjermanë, nordikë, si dhe izraelitë që kanë nisur që vitin e shkuar, por kanë ardhur në rritje këtë vit. Në total, kemi rreth 1000 shtretër që janë të rezervuar në 90% të tyre deri nga mesi apo fundi i shtatorit.

Rreziku

Me ritmet që po ecën turizmi dhe me rezervimet që kemi pasur, ne e shohim mirë situatën, por nëse do të kemi ulje të tyre për shkak të situatës politike dhe përkeqësimit të saj, kjo do të reflektohet tek ne, duke na çuar në faliment. Bizneset kanë marrë kredi të mëdha për të ndërtuar struktura akomoduese me standarde. Kemi pothuajse çdo ditë shqetësim nga agjencitë e huaja, që kërkojnë me detaj se çfarë po ndodh. Nëse përplasjet dalin nga Tirana dhe rëndohet situata, këto agjenci mund të interpretojnë në kontratat e tyre, se ka kërcënim të sigurisë së jetës për turistët dhe në këto kushte mund të bëjnë shkëputje të njëanshme të kontratës, pa pasur asnjë lloj detyrimi. Kjo do të ishte shkatërrimtare për turizmin dhe për Shqipërinë – monitor

Related- Posts

FOKUS

BE-ja përpiqet të justifikojë Vuçiçin me të gjitha mënyrat

9 Maj, 2025
FOKUS

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025
FOKUS

Lufta partizane në Shqipëri – kryesisht luftë për pushtetin e komunistëve!

8 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SPAK hap numrin e gjelbër për denoncimin e paligjshmërive gjatë ditës së zgjedhjeve

9 Maj, 2025

Partia Demokratike mban mitingun përmbyllës; Berisha: Brenda 100 ditëve të para do të vendosim themelet që çdo i ri dhe e re të mund të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

9 Maj, 2025

PS mbyll fushatën elektorale në Parkun Olimpik Tiranë

9 Maj, 2025

Partia Mundësia mbyll fushatën/ Shehaj: Mundësi historike për të lënë pas të kaluarën

9 Maj, 2025

Kancelari gjerman dëshiron të zgjerojë partneritetin me Turqinë, e quan aleat të rëndësishëm të NATO-s

9 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.