• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Demokracia popullore promotore e mrekullisë së mirëqenies e zhvillimit të Kinës

18 Tetor, 2021
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Zhvillimi dhe forcimi i demokracisë popullore ka qenë historikisht në qendër të vëmendjes dhe të çdo përpjekje përparimtare në Kinë dhe ky proces ka historinë e tij të vjetër sikurse është historia mijëravjeçare e këtij vendi dhe populli të madh e të lashtë.

Është fakt se koncepti i demokracisë i ka zanafillat e tij që në lashtësinë e shoqërisë kineze dhe mendimtarë e figura të tilla të mëdha filozofike të mirënjohur botërisht si Konfuci, Mencius e të tjerë predikonin që në kohë të lashta idetë se populli është baza e një vendi dhe kësisoj ai duhet të ishte gjëja me e rëndësishme në çdo aspekt. Pra në Kinë ka patur një traditë të spikatur filozofike lidhur me idetë e demokracisë që janë kultivuar prej mijëra vitesh në mendjen dhe shpirtin e këtij populli duke qenë moto energjike në rrugëtimin drejt zhvillimit, përparimit e mirëqenies për të gjithë.

Në etapa të ndryshme historike zbatimi i saj ka qenë i ndryshëm, por fryma demokratike ziente në popull dhe në qarqe përparimtare. Dhe historia e Kinës është dëshmi e qartë e sa e sa ngjarjeve në periudha të ndryshme, që e kishin tendencën drejt demokracisë së vërtetë në të mirë të popullit. Në këtë kuadër është rasti të përmendim 110-vjetorin e Revolucioni të vitit 1911, i cili, sipas Presidentit Xi në një fjalim më 9 tetor, hapi rrugën për ndryshimet e thella shoqërore që kanë ndodhur në Kinën moderne. Revolucionarët kinezë të përfaqësuar nga Sun Jat Seni mahnitën botën 110 vjet më parë kur filluan Revolucionin e vitit 1911. “Ata rrëzuan dinastinë Qing, i dhanë fund monarkisë absolute që kishte sunduar Kinën për mijëra vjet, dhe shtruan rrugën për ndryshimet e thella shoqërore që kanë ndodhur në Kinën moderne”, vuri në dukje Xi duke nënvizuar se me fuqinë e tij të jashtëzakonshme dhe ndikimin e thellë, Revolucioni i vitit 1911 solli transformimin shoqëror në Kinë dhe çoi në kërkimin e rrugës drejt përtëritjes kombëtare.

Pikërisht sepse populli kinez ishte në kërkim të një sistemi të drejtë popullor dhe rendi demokratik nga gjiri i tij në periudha të vështira lindi Partia Komuniste e Kinës, që u krijua 100 vite më parë si një forcë politike në mbështetje të të varfërve e thirrur në skenën e shoqërisë me misionin e lartë human dhe fisnik për mirëqenien e popullit, krijimin e një të ardhme të lumtur për të dhe ngritjen e këtij vendi të madh në çdo drejtim në piedestalin e lartë të triumfit nga rrënojat e varfërisë e prapambetjes.

Duke qenë gjithnjë në veprim për përsosjen e demokracisë popullore në të gjithë procesin u mbajt kohët e fundit në Pekin konferenca qendrore mbi punën lidhur me asambletë popullore. “Nëse njerëzit zgjohen vetëm në kohën e votimit dhe bien në gjumë më pas; nëse njerëzit dëgjojnë vetëm parulla marramendëse gjatë fushatave elektorale, por nuk kanë asnjë pushtet më pas; nëse njerëzit favorizohen vetëm gjatë fushatës elektorale, por lihen jashtë pas zgjedhjeve, një demokraci e tillë nuk është një demokraci e vërtetë”, deklaroi Presidenti Xi Jinping, i cili është gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, në fjalimin e tij në këtë konference që zhvilloi punimet më 13-14 tetor të këtij viti.

Sipas Presidenti Xi, demokracia nuk është një zbukurim thjeshtë për zbukurim, por një ornament që përdoret për të trajtuar çështjet për të cilat njerëzit interesohen vërtet. Çelësi i demokracisë së një vendi qëndron në atë nëse njerëzit e drejtojnë vendin, nëse njerëzit kanë të drejtë të votojnë dhe më e rëndësishmja, nëse njerëzit kanë të drejtë për pjesëmarrje të gjerë, tha Xi. Ai gjithashtu vuri në dukje se demokracia varet nga premtimet që u bëhen njerëzve gjatë procesit zgjedhor, dhe për më tepër, ajo varet nga sa prej këtyre premtimeve përmbushen pas zgjedhjeve.

Sipas tij, demokracia popullore në të gjithë procesin në Kinë jo vetëm që ka një kuadër të plotë institucionesh dhe procedurash, por edhe pjesëmarrje dhe praktika të plota. “Ajo është demokracia më e gjerë, më e mirëfilltë dhe më efektive socialiste”, tha Presidenti Xi, i cili vuri ne dukje se sistemi i asambleve të popullit është një mjet i rëndësishëm institucional për realizimin e demokracisë popullore në të gjithë procesin.

Si partia më e madhe në pushtet në botë, Partia Komuniste e Kinës e ka konsideruar realizimin e qeverisjes nga populli si një mision të rëndësishëm, qysh nga lindja e saj. Pas themelimit të Kinës së Re, formimi i sistemit të asambleve popullore dhe i sistemit të konsultimit politik me bashkëpunimin e shumë partive garantoi që “pushteti i plotë i vendit i përket popullit”.

Dhe vërtetësinë e realizimit në praktikë në mënyrë konkrete të faktit qe demokracia kineze nuk është dekor farfuritës i mbushur me premtime boshe elektorale e dëshmojnë disa ngjarje jetike mbijetese të kohëve të fundit ndër të cilat janë për tu përmendur së pari mposhtja e suksesshme e pandemisë kovidiane dhe vazhdimi i luftës kundër virusit vdekjeprurës, që vazhdon të godas fatalisht shumë vende të botës përfshi edhe ato më të zhvilluara. Pikërisht në saje të kësaj shoqërie demokratike popullore u arrit në kohë rekord frenimi i përhapjes së pandemisë dhe rifillimi i jetës në normalitet të plotë gjithnjë me kujdesin e vazhdueshëm ndaj rrezikut pandemik.

Nga ana tjetër, kjo shoqëri me të vërtetë demokratike ishte e shqetësuar edhe për popujt e tjerë në këtë botë, strehë e përbashkët e njerëzimit, dhe faktet janë të panumërta që tregojnë si kanë vërshuar ndihmat kineze me mjete dhe vaksina anti-kovidiane. Jeta e popullit kinez në plan të parë ishte motoja për veprim e udhëheqjes kineze, por pa lënë në mëshirën e fatit popujt e tjerë ne nevojë në të katër anët e rruzullit tokësor.

Por karakteri human i demokracisë popullore gjeti shprehjen më të mrekullueshme në zhdukjen e varfërisë absolute në të gjithë vendin si dhe ndërtimi i një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet e shpallur më 1 korrik të këtij viti. Kështu zhdukja e varfërisë absolute është bërë simboli kryesor i begatisë relative në Kinë me një popullsi prej 1.4 miliard banorësh. Në fund të vitit 2020 e gjithë popullsia prej 99 milionë banorësh të varfër në zonat rurale doli nga varfëria dhe shifrat zyrtare tregojnë se rreth 750 milionë kinezë dolën nga varfëria absolute gjatë 4 dekadave të fundit një shifër që është sa gati tre të katërtat e numrit global gjatë asaj periudhe në mbarë botën.

E për koinçidencë më 17 tetor përkujtohet në mbarë botën Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë e shpallur nga OKB-ja në vitin 1993. E me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres theksoi në mesazhin e tij se nivelet e tanishme të varfërisë janë “një dënim moral i kohëve tona”. E thirrja e tij ishte: “Sot dhe çdo ditë, le të bashkojmë forcat për ti dhënë fund varfërisë dhe të krijojmë një botë të drejtë, dinjitet dhe mundësi për të gjithë”. E ndër 6 objektivat e agjendës së OKB-së 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të miratuar nga të gjithë vendet anëtare të saj në krye është objektivi i zhdukjes së varfërisë dhe urisë çka demokracia popullore kineze e realizoi në mënyrë të mrekullueshme 10 vite para afatit!

Shembull tjetër i karakterit tejet human të demokracisë popullore kineze është rëndësia që i kushtohet zbatimit të strategjisë kombëtare për të trajtuar plakjen e popullsisë, e cila do të sigurojë që të moshuarit të gëzojnë një jetë të lumtur në vitet e tyre të fundit.

Konkretisht në prag të Ditës së të Moshuarve të Kinës Presidenti Xi dha një udhëzim mbi punët në lidhje me të moshuarit më 14 tetor duke u bërë thirrje niveleve të ndryshme të pushtetit t’i kushtojnë rëndësi të madhe punës në lidhje me plakjen e popullsisë, duke vënë në dukje se duhet të merren masa të gjithanshme për të siguruar që të moshuarit të jetojnë të shëndetshëm dhe të drejtat e interesat e tyre të mbrohen. Sipas të dhënave statistikore mbi popullsinë, në Kinë ka 264 milionë njerëz mbi moshën 60-vjeçare dhe 191 milionë mbi moshën 65-vjeçare, të cilët përbëjnë përkatësisht 18.7% dhe 13.5% të popullsisë së përgjithshme të vendit.

Xi tha se duhet të bëhen përpjekje për të promovuar traditën kineze të nderimit dhe respektit ndaj prindërve dhe të moshuarve, për të zbatuar politika favorizuese për të moshuarit dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të tyre, në mënyrë që ata gjithashtu të përfitojnë nga reforma dhe zhvillimi i vendit.

Gjatë betejës së ashpër kundër epidemisë së COVID-19 në vitin 2020, ai bëri thirrje që gjithmonë t’i jepet përparësi kryesore jetës dhe shëndetit të njerëzve. Në Hubei, provinca më e goditur në Kinë, më shumë se 3000 pacientë me COVID-19 mbi 80 vjeç dhe shtatë të moshës mbi 100 vjeç u shëruan, ndër të cilët më i moshuari ishte 108 vjeç.

Edhe pse realiteti i gjërave flet për efektivitetin funksional të demokracisë popullore, në diskursin politik lidhur me demokracinë nuk rresht orvatja e disa vendeve perëndimore për të vetëdeklaruar sistemin e tyre si ‘demokracia e kulluar’. Madje jo në pak raste historia tregon revanin e tyre që edhe me ndërhyrje të drejtëpërdrejta të përpiqen të imponojnë këtë sistem që ka provuar dështim. Rasti me i fundit ishte 2 dekada pushtim i Afganistanit që u mbyll me tërheqjen ushtarake të SHBA-së dhe të disa vendeve të NATO-s duke lënë prapa një katastrofë njerëzore dhe një vend të shkatërruar jo vetëm materialisht por edhe në aspektin social.

Në të vërtetë Kina i është kundërpërgjigjur me vendosmëri dhe kurajo çdo orvatje për të ndërhyrë në punët e brendshme, që në fakt nuk kanë munguar edhe gjatë dekadave të fundit në forma të ndryshme e tani së fundmi nën maskën e të drejtave të njeriut. Madje kjo ofensivë vazhdon sikurse është rasti i përpjekjeve për të trazuar Hong Kongun apo zona ku jetojnë pakica kombëtare si në Xinjiang, për shembull, ku pretendohet se shkelen të drejtat e njeriut.

Prandaj ka kuptim realist jashtë klisheve dogmatike çfarë deklaroi në fjalën e tij më 13 tetor të këtij viti Presidenti Xi sipas te cilit demokracia është një e drejtë që gëzojnë njerëzit e të gjitha vendeve, jo një e drejtë e veçantë e rezervuar për një vend individual.

Gjykimi nëse një vend është demokratik apo jo duhet të bëhet nga populli i tij, jo nga një pjesë e vogël e të tjerëve, tha ai, duke shtuar se nëse një anëtar i bashkësisë ndërkombëtare është demokratik apo jo, duhet të gjykohet nga bashkësia ndërkombëtare së bashku, jo nga një pakicë vetë-drejtësie.

“Ka shumë mënyra për të arritur demokracinë dhe nuk ka një model të përshtatshëm për të gjithë”, vuri në dukje Xi. Është jodemokratike në vetvete të përdorësh një matës të vetëm për të përcaktuar sistemet e ndryshme politike të botës dhe të shqyrtosh civilizimin e pasur politik të njerëzimit me një sy monoton, tha ai.

Dhe arritjet mbresëlënëse të Kinës në zhvillimin ekonomik dhe social, procesi i ndërtimit të shoqërisë relativisht të begatë në të gjitha aspektet, përsosja e sistemit të demokracisë popullore nuk kanë ndodhur të shkëputura nga bota, larg syve të opinionit publik botëror dhe të organizatave ndërkombëtare; përkundrazi ndërveprimi ka ardhur duke u rritur dhe diversifikuar gjë që ka qenë në interes reciprok të Kinës dhe mbarë njerëzimit.

Krahas rolit vendimtar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë, e cila për hir të së vërtetës po kalon periudha kritike, solidaritetit human me vendet në zhvillim dhe veçanërisht me popujt e varfër të përballur me shumë sfida jetike, qysh nga viti 2006 Kina ka qenë kontribuesja më e madhe për rritjen ekonomike botërore për 15 vjet me radhë dhe ka kontribuuar mesatarisht 30 për qind të rritjes së ekonomisë së botës. Gjatë gjendjes pandemike është bërë gjithnjë e më e dukshme rëndësia e ekonomisë kineze për njerëzimin. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ekonomia kineze pati rritje prej 12.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë e të tregtisë globale. Parashikohet se në pesë vjetët e ardhshëm, Kina do të importojë mallra me vlerë më shumë se 10 trilionë dollarë amerikanë nga vendet e rajonet e tjera dhe do të investojë drejtëpërdrejtë në këta vende e rajone mbi 550 miliardë dollarë amerikanë. Struktura e re e zhvillimit e Kinës pa dyshim do t’u krijojë vendeve të tjera një treg më të gjerë dhe një hapësirë më të madhe zhvillimi.

Sot zhvillimi politik, ekonomik dhe social është imperativë e kohës me të cilën po përballen të gjithë vendet edhe pse ata ndjekin rrugë të ndryshme zhvillimi. Për shembull, Evropa vetë është në kërkim të rrugëve të reja dhe pikërisht ky synim ndryshimi i është caktuar Konferencës për të Ardhmen e Evropës të organizuar nga Bashkimi Evropian, që ka nisur ne maj dhe do të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. E në thelb të saj qëndron, ndër të tjera, thithja e mendimit të shoqërisë civile, të qytetarëve se si ata i shikojnë Evropën e vendet e tyre në të ardhmen.

Për Kinën, zhvillimi politik është realizuar nëpërmjet rrugës së socializmit me karakteristika kineze me objektivin madhor për të ndërtuar një vend socialist plotësisht modern. Sipas praktikave të saj, në gjashtë dekadat e kaluara, veçanërisht në 40 vitet pas fillimit të Reformës dhe Hapjes, sistemi i asambleve popullore ka ofruar garancinë e rëndësishme institucionale për mrekullinë e zhvillimit të shpejtë të ekonomisë e të qëndrueshmërisë shoqërore afatgjatë. Kësisoj historia e suksesit e arritur prej Kinës nëpërmjet “demokracisë popullore në të gjithë procesin” ka dëshmuar se demokracia mund të realizohet nëpërmjet metodave të ndryshme dhe është e pamundur, aspak demokratike, të përcaktosh një standard të vetëm për sistemet e ndryshme politike të botës.

Një mendim interesant ka shprehur studiuesi britanik Martin Jacques në një intervistë me gazetarin e agjencisë kineze të lajmeve CNS në Gjermani, Peng Dawei botuar më 15 tetor. Sipas Martin Jacques për të kuptuar suksesin e Kinës duhet medoemos të kuptohet kultura kineze, të kuptohet që Kina është jo vetëm një shtet-komb, por edhe një shtet-qytetërim. Ai vinte në dukje që shumë njerëz në Perëndim përpiqen ta detyrojnë Kinën të pranojë vlerat perëndimore lidhur me të drejtat e njeriut. Kjo e bën të pamundur që të kuptohet Kina në Perëndim.

“Sistemi kinez ka krijuar me sukses një grup liderësh dhe një grup talentesh në qeverisje. Po të shohim nga ana historike, qysh nga viti 1978 deri tani, qeveria kineze i ka kryer misionet e saj me sukses të dallueshëm. Dua të shtoj një gjë: vetëreformimi është shumë i rëndësishëm dhe mendoj që PKK-ja e ka bërë shumë mirë këtë gjë. Vendet perëndimore gjithmonë mbajnë qëndrim kritik ndaj PKK-së, por duhet të pranojmë faktin se gjatë 40 vjetëve të kaluar liderët kinezë kanë pasur rezultate më të mira se liderët amerikanë”, tha M. Jacques.

Pyetjes retorike të bërë nga ai vetë se si arriti Kina sukses në luftën antipandemike studiuesi britanik iu përgjigj: “Së pari, qeveria kineze ka taktika shumë të mira dhe shumë të qarta antiepidemike. Së dyti, njeriu është faktor shumë i rëndësishëm, çka nuk diskutohet asnjëherë në vendet perëndimore. Kinezët kanë solidaritet të fuqishëm shoqëror dhe kjo traditë është rrënjosur thellësisht në ndërgjegjen kombëtare. Kjo është arsyeja përse SHBA-ja ka pasur rezultate negative në periudhën antiepidemike, sepse nuk i kushton rëndësi, ashtu siç i kushton Kina, kolektivit”.

I shpjeguar thjeshtë e qartë por në thellësinë e çështjes nga Presidenti Xi koncepti i “demokracisë popullore në të gjithë procesin” është sistemi demokratik, që garanton qeverisjen nga populli dhe zgjidhjen e kërkesave konkrete popullore, duke shfaqur karakteristikat e dukshme të demokracisë kineze./CRI

Tags: demokraciagenc mllojakina

Related- Posts

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoks: Ndërsa politika godet Moskën me sanksione shkatërruese, kompanitë perëndimore vazhdojnë të jenë të gjithëpranishme në Rusi

14 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoksi i Politikës së Jashtme të Ramës

11 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.