• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Pesë banka, rezerva për përballimin e krizave

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

  • POLITIKË

    Rama në Vjenë: Me Kinën jemi të hapur. Me Rusinë nuk na ka marrë malli,

    Presidenti Begaj në OKB: Shqipëria e angazhuar për eliminimin e dhunës ndaj grave

    Rama: “Startup Albania”, mbështetje sipërmarrjes dhe ideve inovative

    BE uron Ramën dhe ministrat: Punojmë për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës

    Delegacioni shqiptar në OKB: Presidenti Begaj dhe Ministrja Spiropali përfaqësojnë Shqipërinë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së 80-të të OKB-së

    Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë/ Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve

    Zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

  • SOCIALE / KULTURË

    Komunitetet fetare në Shqipëri shprehin shqetësim për projektligjin “Për barazinë gjinore”

    Një komb i lashtë përballë padrejtësive

    “Të Afërt si Horizontet e Largëta”/Java Kulturore Kineze në Shqipëri sjell një javë me art, muzikë dhe traditë

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Pse luhatet besimi në BE në Mal të Zi?

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Pesë banka, rezerva për përballimin e krizave

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

  • POLITIKË

    Rama në Vjenë: Me Kinën jemi të hapur. Me Rusinë nuk na ka marrë malli,

    Presidenti Begaj në OKB: Shqipëria e angazhuar për eliminimin e dhunës ndaj grave

    Rama: “Startup Albania”, mbështetje sipërmarrjes dhe ideve inovative

    BE uron Ramën dhe ministrat: Punojmë për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës

    Delegacioni shqiptar në OKB: Presidenti Begaj dhe Ministrja Spiropali përfaqësojnë Shqipërinë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së 80-të të OKB-së

    Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë/ Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve

    Zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

  • SOCIALE / KULTURË

    Komunitetet fetare në Shqipëri shprehin shqetësim për projektligjin “Për barazinë gjinore”

    Një komb i lashtë përballë padrejtësive

    “Të Afërt si Horizontet e Largëta”/Java Kulturore Kineze në Shqipëri sjell një javë me art, muzikë dhe traditë

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Pse luhatet besimi në BE në Mal të Zi?

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Kina Horizont

Dialog dhe ndërtim, nismë për një botë paqësore

23 Shtator, 2025
in Kina Horizont
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Vjeshta që ka nisur paraqet një aktualitet ndërkombëtar të trazuar, që varion nga luftrat e konfliktet, nga rivaliteti gjeopolitik te ndryshimet klimatike. Këto trazira janë thuajse konstante të panoramën ndërkombëtare që nga nisja e vitit, ndoshta dhe për shkak të mungesës së dialogut, të shfrytëzimit të kanaleve diplomatike, kontakteve të drejtpërdrejta të palëve në konflikt. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në fjalimin e saj për “Gjendjen e Bashkimit” në Parlamentin Evropian në Strasburg u shpreh rreth pozicionit të Bashkimit Europian në situatën e re gjeopolitike, duke dizenjuar qëndrimin e mëtejshëm të Unionit për konfliktin në Ukrainë, forcimin e mbrojtjes dhe buxheteve ushtarake, u bëri thirrje vendeve  anëtare të BE-së të shqyrtojnë njohjen e Shtetit të Palestinës, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete. Këto ditë ka patur dhe deklarata të kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ndaj konfliktit në Ukrainë, për vazhdimin e të cilit është shprehur i zhgënjyer, madje duke caktuar një afat dyjavor për t’i dhënë fund atij. Ai ka shprehur shqetësim për situatën e rëndë humanitare në Gaza, pa deklaruar ende nëse ka një plan ndrjetësues për armëpushim dhe bisedime mes palëve. Gjatë Samitit dyditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait më 31 dhjetor-1 shtator presidenti i Kinës Xi Jinping  propozoi Iniciativën për Qeverisjen Globale, e katërta nga nismat e propozuara nga kreu i shtetit i Kinës, në qendër të së cilës janë pesë parime thelbësore: barazia sovrane, sundimi ndërkombëtar i ligjit, zbatimi i multilateralizmit, promovimi i konceptit të vendosjes së njerëzve në qendër dhe fokusimi te veprimet praktike.

Pse po bëhet kaq e vështirë paqja ? A po shfrytëzohen të gjitha rrugët diplomatike, politike, në zgjidhjen pragmatike të konflikteve të armatosura, krizave humanitare dhe gjenocidit?

Prof. Enver Bytyçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, Redion Luli, ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe pedagog në Universitetin Mesdhetar të Tiranës dhe Ilir Aliaj ekspert i çeshtjeve europiane analizojnë eventet e fundit globale në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG)

Intervistoi Eda Merepeza

CMG: Në fjalimin e saj për “Gjendjen e Bashkimit” në Parlamentin Evropian në Strasburg Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  duke u ndalur në situatën ndërkombëtare lidhur me të ardhmen e BE-së paralajmëroi se Evropa duhet të luftojë për vendin e saj në një botë të ashpër, ku fuqitë e mëdha janë gjithnjë e më armiqësore ndaj Bashkimit Evropian. Si e komentoni këtë deklaratë?

Prof. Enver Bytyçi: Ursula von der Leyen është një politikane që e njeh realitetin europian dhe ka ndikim, por mendoj që nuk ka ndikimin vendimtar në vendimmarrje dhe as në proceset që zhvillohen në kontinentin europian. Për mua ndikimin më të madh e kanë liderët politikë sidomos të vendeve të mëdha të BE-së, por për fat të keq këto vende, sidomos Franca përjeton kriza dhe për pasojë nuk kanë mundësi dhe aftësi të menaxhojnë punët e kontinentit europian. Ndaj deklaratën e zonjës von der Leyen e shoh më tepër si një thirrje për vendet e BE-së që nuk janë të afta të bashkërendojnë dhe të formulojnë politika të përbashkëta, se sa një shqetësim të shprehur prej saj për një luftë të egër të fuqive të mëdha.

Fuqitë e mëdha gjithmonë kanë qenë në rivalitet me njëra-tjetrën historikisht, madje dhe kur është dukur sikur ka një marrëdhënie të afërt apo të ngrohtë të një lloj detante, brenda saj janë përgatitur faktorët për të patur rivalitet. Kjo sepse ato luftojnë secila për interesat e veta dhe në këtë aspekt mendoj se Ursula von der Leyen ka të drejtë të shqetësohet dhe të kërkojë vendimmarrje,  por për mua është e pamundur që presidentja e Këshillit Europian, apo forumet e BE-së të ngrihen në atë nivel sa të diktojnë krijimin e një Europe të fuqishme.

CMG: Parlamenti Evropian miratoi  të enjten një rezolutë që u bën thirrje nga anëtare të BE-së të shqyrtojnë njohjen e Shtetit të Palestinës, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete. Rezoluta u miratua me 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime. Duke shprehur një qëndrim në mbështetje të situatës alarmante në Gaza ajo deklaroi sanksione ndaj Izraelit dhe pezullimin e pjesës tregtare të Marrëveshjes së Asocimit BE-Izrael. Sulmi izraelit ndaj Katarit përbën një precedent të rrezikshëm. Vlerësimi juaj për qëndrimin e Europës zyrtare ndaj këtij konflikti?

Pasojat e konfliktit Rusi-Ukrainë/Foto Shqiptarja.com

Ilir Aliaj: Do ta zgjeroj përgjigjen time. Në prill të këtij viti kryeministri polak Tusk kur po diskutohej për çështjen e tarifave doganore që do të shtoheshin nga SHBA në dëm të BE-së, tha se Bashkimi Europian ka 450 milion qytetarë, ndërsa SHBA ka rreth 340 milion banorë. Pra, tha ai, ne duhet të bashkojmë forcat dhe t’i përgjigjemi SHBA-së. Për të vazhduar në këtë drejtim, para 10 ditësh u publikua GDP-ja botërore në 2024 dhe Bashkimi Europian zinte vendin e dytë me 19.9 trilion dollarë pas SHBA-së dhe Kina ishte në vend të tretë. Në këto situata unë shtroj pyetjen dhe komentin :”Përse qahet Ursula von der Leyen për fuqitë e mëdha? “. Bashkimi Europian është një fuqi e madhe sepse e tregojnë faktet: 450 milion banorë, GDP-ja 19.9 trilion dollarë e 27 vendeve, pa përfshirë këtu Britaninë e Madhe, e cila pavarësisht se ka dalë nga Unioni, është politika e tij, sidomos me kryeministrin Keir Starmer. Nuk arrij ta kuptoj pse Ursula von der Leyen thotë se “fuqitë e mëdha janë agresive ndaj nesh”?  Kujt i drejtohet ajo?

Që në vitin 2014 ish presidenti amerikan  Barack Obama u ka kërkuar zyrtarisht liderëve të BE-së që duhet të shtojnë kontributet e tyre për sigurinë dhe për NATO-n. Pra vetëm kur vjen Donald Trump, ai e ndryshon situatën. Tani janë të gjithë në alarm për t’u armatosur. Por kanë kaluar 11 vjet dhe Italia, Gjermania dhe Spanja e kanë patur kontributin në NATO më pak se Shqipëria, po ta krahasojmë me përqindjen e GDP-së dhe ishte 1.4-1.5%. Vetë Ursula von der Leyen ka qenë ministre e mbrojtjes e Gjermanisë, pra kujt i kërkon që thotë se fuqitë e mëdha janë agresive? Për këtë nuk kam shpjegim.

Për t’u kthyer tek situata, ajo në të vërtetë është shumë e tensionuar, por ka dhe një pyetje tjetër: Në kohën e presidentit Biden amerikanët thonin që rusët do të sulmojnë, në Europë filloi tallja me Amerikën. Atëhere, kujt ia kërkojnë këtë problem me presidentin Putin?  A ka shkuar ndonjëri prej tyre për të biseduar me presidentin Putin? Para luftës në Ukrainë kanë shkuar edhe presidenti Macron dhe ish kancelari gjerman Scholz, ndërsa tani që luftohet përveç presidentit Trump asnjë tjetër nuk ka shkuar të bisedojë me të. Kanalet diplomatike duhet të mbesin të hapura.

Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ishte zhvilluar një takim i Dejtonit 30 vjet më parë ? Bosnje Hercegovina nuk do të ekzistonte më. Të dy ish presidentët Alija Izetbegoviç dhe Sllobodan Millosheviç u takuan në Dejton sepse kanalet diplomatike funksionuan. Funksionoi boshti që ishte SHBA në kanalin diplomatik.

CMG: Pra ka një mungesë dialogu dhe komunikimi

Ilir Aliaj: Pastaj është biseda me shumë pikëpyetje e prillit të vitit 2022 kur presidenti Putin pranoi ndërmjetësimin turk dhe kërkonte vetëm autonomi të zgjeruar për rajonet dhe sepse u shembën ato negociata askush nuk thotë se çfarë ka ndodhur. Këto janë ato gjëra për të cilat BE nuk duhet të ankohet, por duhet të drejtojnë gishtin nga vetja dhe pastaj të flasin për “agresivitetin” e fuqive të mëdha.

Presidentët Trump dhe Putin/VCG

Redion Luli: Në kuadër të presionit që përmend Ursula von der Leyen nga fuqitë e mëdha mund të vijë kjo dhe nga presioni i brendshëm që po mbledhin 92 firma për mocion mosbesimi ndaj saj në Parlamentin Europian. Kam përshtypjen se marrëveshja e nënshkruar me SHBA-në në korrik e cilësuar nga shumë ekspertë të ekonomisë në BE si shumë përulëse për institucionet e BE-së. Kjo është një marrëveshje që vë në pikëpyetje pavarësinë e politikave europiane ose strategjinë e zhvillimit europian si një entitet i pavarur, një organizatë “sui generis” pasi në kuadër të kësaj marrëveshjeje BE detyrohet që të heqë dorë nga të gjitha resurset që vijnë nga Jugu Global apo nga Federata Ruse, kundrejt së cilës ka vendosur sanksione që nga viti 2014. Kështu BE bëhet pjesë e strukturës së sigurisë në krye të së cilës do të jenë SHBA dhe bie poshtë plani i presidentit Macron për krijimin e një ushtrie të pavarur të Europës, gjë që duket absurde sepse të gjitha vendet anëtare të BE-së janë anëtare të NATO-s dhe do të ishte pa kuptim dyfishimi i buxhetit në dëm të politikave sociale të BE-së. Ky është një projekt që ka filluar më herët në kuadër të një politike të ashtuquajtur ESDP (Europian Security Defence Policy), por që nuk është realizuar.

Ndoshta presioni mund të jetë dhe në kuadër të angazhimit që ka marrë BE që nga 2014 për të vendosur sanksione kundër Federatës Ruse, një barrë që bie mbi kurrizin e taksapaguesve të BE-së dhe jo më kot Ursula von der Leyen ka kërkuar në fjalën e saj përballë Parlamentit Europian që të ketë ndryshime nëpërmjet një direktive ose propozimi apo rregulloreje të re për të përdorur më shumë votimin me shumicë të cilësuar sa i përket vendimmarrjes në politikën e jashtme. Aty ku i duhet unanimitet pse i druhet, sepse po përgatitet paketa e 19-të e sanksioneve kundrejt Rusisë dhe me shumë mundësi, sipas deklaratave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Sllovakisë do të abdikojnë këtë paketë, sepse këtu parashikohet shkëputja totalisht nga furnizimi nga North Stream dhe South Stream. Në paketën e 18-të zoti Orban arriti të bindej pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump që ta votonte atë, por a do ta votojnë paketën e 19-të këto dy shtete me veton e të cilave nuk do të kalojë kjo paketë e re e sanksioneve kundrejt Federatës Ruse. Kjo mbetet një pikëpyetje sepse Hungaria është totalisht e varur në sferën energjitike nga këto resurse që merr nga Rusia, duke filluar nga viti 2018 ka një rritje prej 30-40% të furnizimit me gaz natyror.

CMG: Ursula von der Leyen në këtë fjalë të saj ka theksuar se “nuk duhet të jenë vetëm taksapaguesit evropianë që e përballojnë këtë barrë. Kjo është lufta e Rusisë dhe është Rusia ajo që duhet të paguajë”

Redion Luli: Patjetër, por kur bëhet fjalë për sanksionim ose për sekuestrimin e këtyre pasurive ka shumë pikëpyetje sepse nuk mund të ndodhë një sekuestrim në kuadër të vetë politikave të BE-së. Vetë zonja von der Leyen në fjalimin para Parlamentit Europian duke iu referuar rregulloreve në fuqi lidhur me funksionimin e BE-së tha se do ta vijojnë këtë politikë, madje ka shtuar se të gjithë kreditet që po i jepen Ukrainës do të rikthehen jo nga Ukraina, por nga Rusia. Gjë që nuk besoj se do të ndodhë.

Prof. Enver Bytyçi: Ka një problem. Macron dhe të tjerë kanë deklaruar prej javësh se do të dislokojnë forca ushtarake në Ukrainë. Por kujt i drejtohen këta? Kanë një pushtues, një fuqi bërthamore përballë dhe nëse ajo thotë se nuk i pranoj forcat ushtarake në Ukrainë, si do të çohen ato? Duhet ta detyrosh të kapitullojë agresori dhe atëherë të vendosësh kushte. Luftrat përfundojnë ose me marrëveshje, si ajo e Dejtonit që edhe sot ka probleme, ose përfundojnë me kapitullim. Atëhere përse ndërmerret një propagandë e tillë thjesht për të zgjatur luftën dhe për t’i hedhur benzinë zjarrit, apo për të mos lejuar që negociatat Trump-Putin të përfundojnë me sukses ? Këto manovra europianët i bëjnë në dëm të vetes së tyre dhe të Ukrainës. Në këtë aspekt do të thoja se BE ka një politikë policentriste me dy apo tre a katër qendra, të cilat bëjnë politikën e vet, ose me mbështetje të njërës apo tjetrës palë.

Situata humanitare në Gaza është rënduar/VCG

CMG: Situata humanitare në Gaza është rënduar, ndërkohë konflikti Izrael-Palestinë është shumë prevalent në historinë botërore. Cili është opinioni juaj për qëndrimin e presidentit amerikan Trump ndaj situatës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë. Ai ka deklaruar se  “nuk është i kënaqur” në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, kur  Rusia goditi për herë të parë një ndërtesë qeveritare si pasojë e sulmit më të madh ajror që ajo ka kryer që nga fillimi luftës ndaj Kievit. Madje ai ka thënë në fund të gushtit se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën në Ukrainë brenda dy javëve të ardhshme. I shqetësuar ai është shprehur dhe për situatën në Gaza, por a ka një plan për armëpushim dhe bisedime mes palëve ? A ka ai një plan për administrimin e Gazës, siç është përfolur nga mediat amerikane ?

Ilir Aliaj: Çeshtjen e konfliktit Izrael-Palestinë e shoh si një kosto shumë të madhe që SHBA po paguan për tekat e Izraelit. Nëse i referohemi historisë, ishte këmbëngulja amerikane që bëri të mundur akordet e Oslos për krijimin e dy shteteve, të Palestinës dhe Izraelit dhe krijohej dhe Rripi i Gazës. Po flasim për vitin 1994 dhe që nga ai moment nuk kemi më çështje të konsolidimit të shtetit të Palestinës, i cili u krijua dhe të dy liderët Jaser Arafat dhe Itzhak Rabin morën Çmimin Nobel për paqe. Pra u krijua me këmbënguljen e jashtëzakonshme amerikane dhe SHBA është tërhequr dhe po paguan koston për Izraelin.

Gaza/VCG

Ndërkohë ngjarjet e fundit tregojnë që Hamasi është një organizatë super terroriste dhe duhet të qendrojë sa më larg, por çështja është se a janë ata civilë, fëmijë e gra dhe gazetarët terroristë? Kjo është pikëpyetja e madhe. A ka dëshirë Izraeli të bëjë paqe? Sepse duket sikur nuk ka dëshirë. Ngjarjet e ditëve të fundit në Doha tregojnë se Izraeli është peng i një grupi njerëzish dhe kryeministrit, i cili në momentin që do të bjerë nga karrigia e kryeministrit do të shkojë në burg. Për këtë qëllim ai është i gatshëm të bëjë të gjitha këto luftra, duke sulmuar Jemenin, Sirinë, Libanin, Iranin dhe tashmë dhe Katarin. Në Doha është vendosur që në 2012 selia e Hamasit me aprovimin amerikan. Izraeli ka sulmuar një aleat shumë të madh të SHBA-së dhe nuk jep asnjë përgjigje, por deklaron se do të vazhdojë të sulmojë. Eshte e tmerrshme që në momentin që kryhen negociata, të vrasësh negociatorët.

Në qershor ishte lufta 12 ditore mes Iranit dhe Izraelit dhe pala iraniane po përgatitej për të shkuar në takimin e Muskatit në Oman për ofertën amerikane për të negociuar dhe Izraeli filloi luftën 3 ditë para këtij takimi. Hamasi kishte mbledhjen kryesore për të vendosur për ofertën amerikane për paqe, ndërkohë që sulmohet dhe vriten 6 njerëz.

Redion Luli: Në kuadër të së drejtës ndërkombëtare më shqetësues është fakti që koston e Izraelit po e paguan në arenën ndërkombëtare SHBA, të cilët kanë kërcënuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale për urdhër arrestin që është lëshuar për Benyamin  Netanyahun. Më i papranueshëm është plani i ri për rikonstruksionin e Gazës që parashikon zhvendosjen e të gjithë popullatës civile, duke shkelur Traktatet e Gjenevës për mbrojtjen e popullsisë civile dhe shohim një komunitet ndërkombëtar që ka reaguar së fundmi, ndoshta ndikuar dhe nga vendimi unilaterist i Spanjës që më 9 shtator nëpërmjet kryeministrit të saj mori masa konkrete për vendosjen e sanksioneve kundrejt Izraelit.

CMG: Në të gjitha këto ngjarje që përmendët vihet re mungesa e dialogut, e kontaktit. Në këtë kontekst është interesant qëndrimi i Kinës, si një vend që prodhon shumë iniciativa, nga pikëpamja ndërkombëtare. Këto janë 4 iniciativa të kreut të shtetit për zhvillimin global, qytetërimin global si dhe ajo e propozuar  gjatë Samitit dy-ditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait Kina propozoi më 1 shtator Iniciativën për Qeverisjen Globale (GGI).  Perëndimi e cilëson Iniciativën për Qeverisje Globale si një plan për rendin e ri botëror dhe faktorizimin e Jugut Global. Nga ana tjetër presidenti kinez Xi Jinping që e ka propozuar këtë iniciativë është shprehur se ajo nuk mbështet çmontimin e rendit ekzistues, por reformimin e tij për të qenë më përfaqësues dhe i barabartë. A po riformohet rendi i ri botëror, parë nga zhvillimet e fundit?

Prof. Enver Bytyçi: Absolutisht, në kushtet e sotme do të ketë në përfundim një rend të ri botëror. Unë mendoj se nuk do të jetë më ky rend botëror ku do të ketë veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ose në disa reforma të tjera. Kina ka qëndruar e barazlarguar në shumë aspekte sa i përket luftës në Ukrainë, por edhe zhvillimeve në Gaza apo në Lindjen e Mesme në tërësi. Vemë re se reagimet janë më të mëdha të europianëve lidhur me Gazën dhe sigurisht me Ukrainën, ndërsa Kina i ndjek ngjarjet nga një këndvështrim më i ftohtë në diplomacinë dhe politikën që ndjekin.

CMG: Pala kineze e ka paraqitur idenë e dy shteteve të Izraelit dhe Palestinës

Prof. Enver Bytyçi: Kanë idenë e dy shteteve dhe nuk janë tërhequr nga vendimmarrja e mëparshme. E kam ndjekur vazhdimisht politikën kineze dhe Kina gjthmonë ka theksuar se është për ruajtjen e rendit botëror dhe tani thotë se jemi për një qeverisje të përbashkët të botës dhe për një rend global në paqe. Çfarë të keqe ka një botë në paqe? Çfarë të keqe ka një qeveri e përbashkët, përshembull OKB, Këshilli i Sigurimit ose i ngjashëm me këta që vendosin rregulla edhe më të qarta, sepse sot ekziston Karta e OKB-së, por nuk ekzistojnë instrumentat për ta zbatuar atë. Eshte e mundur të bëhet kjo dhe këtë distancë mendoj se Kina po mundohet ta ngushtojë sa më shumë. Pra të kemi një qeverisje të botës me rregulla të sakta për të vazhduar bashkëjetesën në këtë botë globale, ku jemi të detyruar të jetojmë me njeri-tjetrin. Ka vetëm dy rrugë: ose do të jetojmë me njeri-tjetrin, ose do të zhdukim njeri-tjetrin. Kina thotë që duhet të jetojmë me njeri-tjetrin.

CMG: Ky është një qendrim pragmatist që ka qenë gjithmonë në qendër të diplomacisë kineze, pavarësisht se Kina ka paraqitur plane konkrete për paqen në Ukrainë, ka patur dhe të dërguar të posaçëm.

Redion Luli: Në qasjen e politikës së jashtme të Kinës është për t’u vlerësuar mospërdorimi i gjuhës së forcës, i ultimatumeve që shihen për fat të keq nga disa forca, por nuk flas këtu për SHBA sepse mbështes qendrimet pozitive të administratës Trump për t’i dhënë një zgjidhje paqësore konflikteve aktuale. Politika kineze ka një tentativë për të krijuar një qeverisje të re globale, ku të dëgjohet më shumë edhe zëri i vendeve në zhvillim, të cilave u ka zgjatur dorën qeveria kineze, duke kontribuuar në shëndoshjen e ekonomisë së tyre. Kina është treguar shumë e kujdesshme kur ka hedhur këtë ide ose krijimin e Iniciativës për qeverisjen globale, duke anashkaluar përplasjen e drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe duke deklaruar qartazi se është për një rimodelim dhe jo për një shkërmoqje ose çmontim të institucioneve ekzistuese si OKB. Ndoshta ka ardhur momenti të kemi një riorganizim të Këshillit të Sigurimit, ku të hiqet veto që është një vegël në dorën e fuqive të mëdha, të ketë një përfaqësim më të gjerë nga të 193 shtetet anëtare të OKB-së.

Madje me këtë qasje të butë, joinvazive Kina ka fituar besimin dhe të vendeve në zhvillim sepse nuk i ka vendosur përpara një zgjedhjeje dhe nuk po krijon një rend të ri paralel, por nuk i kushtëzon ato të bëjnë një zgjedhje konkrete

Samiti i OBSh-së, Tianjin, Kinë/Foto nga Xinhua

Ilir Aliaj: Fillimisht duhet të shohim cilat ishin 20 vendet pjesëmarrëse në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, që u zhvillua në Kinë. Ato përbëjnë rreth 44% të popullsisë së botës dhe rreth 41% të GDP-së së botës. Kjo tregon se kërkesat e tyre duhen marrë në konsideratë. Ndërkohë presidenti kinez ka deklaruar se nuk duam ndryshimin e rendit botëror, por një rimodelim të tij. Kjo është pranuar dhe nga presidenti Trump, i cili ka deklaruar se ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin kinez, duke shtuar se e njeh mirë atë dhe se nuk do të hyjë në luftë me vende të tjera. Nëse duhet ndryshuar rendi global mendoj se po, sepse të mendojmë se sa është forca e Francës në Europë dhe në botë, që ka të drejtën e vetos në Kombet e Bashkuara? Pse jo India, që ka 1.6 miliard banorë?  Kjo është pikëpyetja. Jam dakord që të ketë një votë për Bashkimi Europian, por duhet të hyjë dhe India, apo Indonezia me 200 milion banorë, po ashtu Brazili, Nigeria dhe Turqia.

Madje komentatorët amerikanë duke folur për Indinë thonë se presidenti amerikan me vendosjen e tarifave të larta mbi 50% ndaj produkteve indiane, e kaloi atë në krahun tjetër. Edhe vetë SHBA do të krijojë një pol tjetër. Në krahun e tyre SHBA kanë Bashkimin Europian, i cili nuk po arrin të shfaqë atë që duhet, dhe do të kemi dy pole, të cilat nuk janë në luftë me njeri-tjetrin, por në konkurrencë normale./CGTN

Related- Posts

Kina Horizont

Presidenti Xi takohet me përfaqësues nga të gjitha grupet etnike dhe sektorët e ndryshëm në Xinjiang

23 Shtator, 2025
Kina Horizont

Xi mbërrin në Urumqi për festimet e 70-vjetorit të themelimit të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit

23 Shtator, 2025
Kina Horizont

Xinjiang: 70 vjet zhvillim u sjellin dobi njerëzve të të gjitha grupeve etnike

22 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Komunitetet fetare në Shqipëri shprehin shqetësim për projektligjin “Për barazinë gjinore”

23 Shtator, 2025

“Retorika e Buda-Pestit si një pasqyrë e realiteteve të sotme në Evropë”

23 Shtator, 2025

Ambasadori i Palestinës në Tiranë: “Njohja nga Europa është fitore diplomatike, Shqipëria duhet të na mbështesë më shumë”

23 Shtator, 2025

NATO paralajmëron Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme

23 Shtator, 2025

Rama në Vjenë: Me Kinën jemi të hapur. Me Rusinë nuk na ka marrë malli,

23 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.