Fjala kyçe: 揭露—[jiē lù]—zbulim
Nga 18 shtatori, filmi “731” do të shfaqet në shumë vende të botës. Filmi tregon një histori mbi periudhën e Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez, kur forcat japoneze kryenin studime dhe kërkime bakteriologjike në distriktin Pingfang të qytetit Harbin të Kinës Verilindore, duke bërë eksperimente mbi trupat e njerëzve.
Agresorët u përpoqën ta fshihnin këtë fakt, por vullneti i popullit kinez për zbulimin e krimeve të tyre kurrë nuk do të ndryshojë.
Më 19 gusht, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë publikoi një dokument, sipas të cilit, Reparti 731 i ushtrisë japoneze bënte pandërprerë eksperimente me njerëzit, dhe madje kreu sulme në Kinë me predha që përmbanin patogjenë, për të përllogaritur shkallën e infektimit dhe për të përcaktuar “cilësinë” e armëve bakteriologjike.
Në këtë dokument thuhet që gjatë betejës ndërmjet Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik dhe ushtrisë japoneze në Kinën Verilindore, mbi 600 mijë trupa japoneze u dorëzuan. Në periudhën 1945-1948, organi i sigurisë kombëtare i Bashkimit Sovjetik mori në pyetje personelin ushtarak dhe civil japonez që kishte marrë pjesë në studimin dhe prodhimin e armëve bakteriologjike.
Më 1947, drejtori i çështjeve të brendshme i rajonit Khabarovsk pranë Ministrisë së Brendshme të Bashkimit Sovjetik i dërgoi të dërguarit të posaçëm të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare të Bashkimit Sovjetik në Lindjen e Largët një mesazh të posaçëm, me titullin “Mbi përgatitjet e Japonisë për sulm bakteriologjik ndaj Bashkimit Sovjetik”.
Sipas dokumentit, në shkurt 1948, gjatë pyetjes së një baktereologu japonez të përfshirë në studimin e armëve bakteriologjike, Drejtoria e Brendshme e rajonit Chita në Lindjen e Largme të Bashkimit Sovjetik mori një informacion që Reparti 731 në një qytet afër Harbinit po bënte eksperimente bakteriologjike kryesisht me partizanë kinezë ose njerëz të afërt me ta. Trupat japoneze çuan qindra kinezë në një fushë bujqësore, ku i qëlluan me predha të mbushura me baktere të murtajës, antraksit ose kolerës. Më pas, trupat japoneze llogaritën përqindjen e infektimit, duke përcaktuar “cilësinë” e këtyre baktereve patogjene të prodhuara.
Në këtë mesazh të posaçëm vihet në dukje që kur Gjermania naziste filloi sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik, Japonia ishte përgatitur të sulmonte Bashkimin Sovjetik nga Kina Verilindore dhe punët kryesore të kërkimeve mbi luftën bakteriologjike kishin mbaruar./cgtn