• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova dështon sërish në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Hekuran Murati nuk merr votat e nevojshme

    Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

    Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

    Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohen dy kandidaturat e propozuara nga Vetëvendosje.

    Dr. Gurakuç Kuçi: Serbia po eksporton destabilitet përmes anti-shqiptarizmit në Ballkan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ekskluzive/ Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit Ndërkombëtar Kulturor « Balkan Trafik, z.Nicolas Wieërs: “Ballkan Trafik” është “trafikim”, trafikim kulturash si çelësi drejt integrimit dhe komunikimit,

28 Prill, 2020
in INTERVISTË, ME TE LEXUARAT
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë me Z.Nicolas Wieërs, themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Festivalit Ndërkombëtar Kulturor « Balkan Trafik » Bruksel ,ekskluzivisht për ARGUMENTUM

«Fjala « Trafik » në « Balkan Trafik ! » Për një moment, ajo të bën të ndalosh dhe mendosh…. Në fakt, unë këtë doja, që njerëzit të pyesnin për domethënien e këtij emri. Për disa, kjo ishte disi e çuditshme, meqenëse vendet ballkanike stigmatizohen me trafikun e qenieve njerëzore, të armëve, etj. Sa e këndshme është të jesh në gjendje që të hedhësh në kosh paragjykime të paracaktuara, thjesht duke folur dhe përmendur emrin e tyre në një festival ! Po, “Ballkan Trafik” është “trafikim”: trafikim kulturash dhe përvojash, si çelësi drejt integrimit dhe komunikimit, ndarja e gjithçkaje me dhe hapja ndaj të tjerëve; me synim, krijimin e një linje artistike me stendat e saj të ofruara në Balkan Trafik,shprehet në këtë interviste  për argumentum.al, themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit Ndërkombëtar Kulturor « Balkan Trafik .

Ndërsa në fund ka një mesazh dhe për shqiptarët,” Vazhdoni ta mbani të gjallë traditën tuaj, sepse e keni thesar unik të paçmuar”! 

 Intervistoi: Marjana DODA

-Zoti Drejtor i Përgjithshëm, më lejoni fillimisht t’iu falenderoj  që pranuat të jepni këtë intervistë ekskluzive për ARGUMENTUM. Është privilegj i madh të bisedosh me një ish kampion të boksit amator belg në vitet 1998 – 1999, më 2001 – 2002 dhe këto 15 vitet e fundit si “ Ambasador” i artit, kulturës dhe muzikës ballkanike në zemër të BE-së, në Bruksel. Më lejoni gjithashtu t’iu përgëzoj juve dhe bashkëpuntorët tuaj për suksesin e arritur në edicionin dixhital ( 23 – 26 Prill 2020) të Festivalit të mirënjohur ndërkombëtar kulturor « Balkan Trafik » Siç përmendet dhe në shkrimin që kemi botuar javën e kaluar, për shkak të krizës së koronës kësaj rradhe ju u detyruat ta zhvillonit këtë veprimtari “në linjë” me logon mbresëlënëse “ Kultura na bashkon”

-Nicolas WIEERS: E dashur Zonja Marjana DODA, ju falenderoj shumë për këtë mundësi që më dhatë!
Kam filluar të zbuloj pasuritë kulturore të Shqipërisë plot 15 vjet më parë. Një mik shqiptar më kishte ftuar të isha i pranishëm në Festivalin e famshëm tradicional shqiptar, me valle dhe isopolifoni në Kështjellën e Gjirokastrës. Atje pata mundësine të takohem dhe bisedoj me Profesorin Vasil Tole.
Më pëlqen në veçanti shumëllojshmëria e kulturës shqiptare, e cila, siç themi ne, ndryshon në “çdo 15 km”; në veshje, dizenjo, ritmet muzikore dhe në llojet e instrumentave; ju keni kalime nga rapsodët në veri te isopolifonia në jug, nga turizmi i gjelbër në veri në bregdetin jugor me vreshtari; ja pse për mua dhe familjen time është përherë kënaqësi e sinqertë dhe e mrekullueshme të vizitojmë Shqipërinë. Për këtë arsye, për mua si kulturëdashës është krejtësisht e natyrshme që të shfrytëzoj sa më shpesh platformën tome të komunikimit dhe skenat e “Ballkan Trafikut” për të promovuar Realitetet Kulturore në Shqipëri.
Kam mbi 15 vjet që shkoj në Shqipëri, ku kam patur rastin të njihem dhe me disa ekspertë shqiptarë, si Zoti Tole; ndërkohë, me disa prej tyre jemi bërë miq të çmuar, si me Niko Mihali, Josif Shukalari, Jorgji Kote, Fitim Çaushi.
Ndihem me shumë fat që këta personalitete shqiptare kanë besim te puna ime me diplomacinë kulturore dhe ka shumë vite që ata më tregojnë mbi “ kush është kush” në Shqipëri.
Një ndër ëndrat e mia kulturore është të organizojë një aktivitet të madh – “ “Balkan Trafik i Kulturës” në Tiranë dhe/ose në Kështjellën e Gjirokastrës. Do të jetë shumë e dobishme nëse ju mund ta shpërndani këtë mesazh nëpërmjet kësaj interviste; ndoshta mund të dalë dhe ndonjë promotor i interesuar?

– Tani që kjo veprimtari sapo ka përfunduar, a mund të na tregoni shkurt mbi rezultatet e saj? Cilat janë mesazhet kryesore që dhanë artistët e shumtë të rajonit pjesëmarrës në këtë festival dixhital?

– Qëllimi i “Balkan Trafik 360 ° digital” është: Së pari, termi “360 “synon të krijojë në publik idenë se duke vizituar websitin tonë “balkantrafik.com “ mund të krijohet një vështrim panoramik mbi një pjese të realitetit kulturor të rajonit të Ballkanit. Ndaj, u kërkova të më dërgonin video klipet e tyre rreth 100 artistëve, fotografëve, poetëve, shkrimtarëve, rokerëve, interpretuesve të xhazit, të traditës, folk, drejtorë, filozofë nga rajoni dhe diaspora në Bruksel. Këtë ushtrim ua kërkova dhe zyrtarëve të lartë europianë, që punojnë krah për krah me Shqipërinë me qëllim që të na shpjegojnë linket që na bashkojnë, veçanërisht në këtë periudhë të trishtë të pandemisë.
Ky videoklip duhet të ishte i shkurtër dhe sipas formatit “ dixhital”; që publiku të klikojë, të përpiqet, të ndryshojë stilin në shumëllojshmëri dhe të mos “ vuajë” një orë me “blablabla” ose dhe një koncert të plotë nëpërmjet ekranit të tij; kjo e fundit nuk do të ecte. Por, mbi të gjitha, këto video duhet të kishin një “ parathënie” të vetë artistit, i cili të identifikohej: kush është, nga vjen, rrënjët e tij dhe pastaj një interpretim; leximin e një teksti nga një shkrimtar, pjesë muzikore, sete me foto fotografike, vizitë në qendrën e tyre kulturore apo dhe në fshatin e tyre! Kjo ishte ideja e këtij projekti; pra, dhe gjatë kësaj periudhe të pandemisë, le të qëndrojmë së bashku falë kulturës; duke zbatuar detyrimin për të ndenjur në shtëpi e duke mësuar më shumë mbi fqinjët tanë europianë.

-Çmund të na thoni mbi Shqipërinë, e cila këtë vit u përfaqësua nga këngëtarë të mirënjohur popullorë nga Përmeti i muzikës -Aleksandra Thanasi dhe Evgjeni Çulli, klarinetisti i talentuar Josif Shukallari, sazet e Përmetit, grupi emblematik polifonik i Pilurit dhe Bënçës por dhe personalitete nga fusha të tjera? Cila ishte jehona e pjesëmarrjes së tyre?

-Kishte dhe të tjerë veç këtyre artistëve të jashtëzakonshëm. Pikërisht sepse doja një pamje në “360 ° ia dhashë fjalën dhe një përfaqësuese të mrekullueshme të rinisë moderne dhe aktive, si Endora Celohoxaj, aktiviste mjedisore e Institutit të Konservimit të Natyrës në Shqipëri, Kristiana Kina në Senatin Akademik të UT-së dhe Serena Leka, Menazhere në një start – up bio të suksesshëm rinor në Danimarkë.
Po ashtu, i kërkova një video prezantuese Zenel Laçi, drejtor i suksesshëm belgo-shqiptar, Dastrid Miluka, piktor belgo – shqiptar, Shoqatës së Studentëve Shqiptarë “ VLERA “ në Belgjikë, Radios shqiptare në Bruksel “ Jehona e Shqipes” me moderatorët e saj të mrekullueshëm Ledja & Sakip, Grupit “Rinia” me muzikë dasmash shqiptare në Bruksel, Ceylan Taci, kompozitor i shquar, Blerta Zhegu, këngëtare e operas franko-shqiptare, familjes së nderuar “ Gjini” e cila vazhdon të këndojë isopolifoninë legjendare shqiptare këtu në Belgjikë, të famshmit Robert Aliaj Dragot & vajzës së tij, Gala, një yll i të ardhmes …
Rrjeti pothuajse “ ra” nga numri i madh i shikuesve dhe vizitorëve nga gjithë bota!
Edhe reagimet që kemi marrë janë të gjitha pozitive. Audienca jonë ishte kurreshtare për të mësuar më shumë mbi rajonin dhe ajo nuk u zhgënjye. Jemi shumë të gëzuar me këtë sukses dhe gjatë viteve të ardhëshme do të vazhdojmë të punojmë me median e re “Balkan Trafik 360 ° digital”

– Ju keni pohuar se ky Festival dhe në skenë nuk është anuluar, por vetëm është shtyrë për në muajin Nëntor. A mund të na thoni diçka më shumë?

– “Balkan trafik 360° digital” në fakt, nuk synon kursesi të zëvendësojë festivalin. Dixhitali vetëm se i shton një “shijetë më shumë harkut tonë”. Edicionin e 14 – të të këtij Festivali ishim të detyruar ta shtynim për në Nëntor dhe me një version më të lehtë; gjithsesi, më duhet të them se tani jam fokusuar në edicionin e 15 – të jubilar, në fund të muajit Prill 2021! Me atë rast do të ftoj përfaqësuesit më të mirë të kulturës shqiptare.

-Një pikë tjetër me interes është të mësojmë diçka më shumë mbi motivet pas këtij Festivali 14 vjeçar, duke filluar nga emërtimi i tij intrigues « Ballkan Trafik ». A thua nuk i tremb disa ky titull, se sikur kështu “ mund të shtohen dhe më tepër trafiqet nga Ballkani?” Shkurt, si, kur dhe përse një eveniment i tillë, më i madhi në Europë për rajonin tonë?

– « Për të luftuar paragjykimet, për të zbuluar komunitetet, për shkëmbyer multikulturalizmin me interkulturalizëm » Se ja, kur flitet për Kosovën ka njerëz që i referohen trafikimit të organeve njerëzore, për Bullgarinë prostitucionit, për Rumaninë tregtimit të jashtëligjshëm të autoveturave, Romët i identifikojnë me vjedhjet, Shqipërinë me mafjen dhe kështu me rradhë. Madje, këto paragjykime i referohen Europës Lindore në përgjithësi – Polakët psh identifikohen me puntorët “kollaro blu”. Për të luftuar me këmbëngulje ndaj këtyre paragjykimeve është me rëndësi të dorës së parë krijimi i respektit të ndërsjellë dhe pranimi i “ tjetrit”. Kjo është një rrugë me dy korsi dhe, sipas mendimit tim, këto objektiva realizohen më mirë nëpërmjet Kulturës. Ne duam të krijojmë njjë hapësirë ku gjithkush të vlerësohet njëlloj. Në të vërtetë, ne të gjithë duhet të ndihemi krenarë me kulturën tonë dhe krenarë që mund t’i ndajmë këto vlera kulturore me të tjerët.

«Fjala « Trafik » në « Balkan Trafik ! » Për një moment, ajo të bën të ndalosh dhe mendosh…. Në fakt, unë këtë doja, që njerëzit të pyesnin për domethënien e këtij emri. Për disa, kjo ishte disi e çuditshme, meqenëse vendet ballkanike stigmatizohen me trafikun e qenieve njerëzore, të armëve, etj. Sa e këndshme është të jesh në gjendje që të hedhësh në kosh paragjykime të paracaktuara, thjesht duke folur dhe përmendur emrin e tyre në një festival ! Po, “Ballkan Trafik” është “trafikim”: trafikim kulturash dhe përvojash, si çelësi drejt integrimit dhe komunikimit, ndarja e gjithçkaje me dhe hapja ndaj të tjerëve; me synim, krijimin e një linje artistike me stendat e saj të ofruara në Balkan Trafik! Për të patur sukses në këtë ide, kemi krijuar një rrjet të vërtetë specialistësh të kulturës në gjithë Ballkanin dhe komunitetet e tyre me banim në Bruksel. Në këtë mënyrë, ne mbetemi të ndërlidhur fort me historinë dhe realitetin artistik të fqinjëve tanë, pikërisht falë këtij rrjeti që zgjerohet dhe fuqizohet dita ditës.
Sa për grupet pjesëmarrëse në këtë Festival, ato nuk përzgjidhen meqenëse ndodhen rastësisht në turne në Bruksel, apo ngaqë janë « in vogue », por sepse ne dëgjojmë rrjetet tona. Veç kësaj, secili grup që ftojmë në festival ka historikun dhe specifikat e veta, qoftë ky dhe migrimi apo egzili ( si rembetiko), sepse ata i përkasin një tradite në një trevë specifike (grupet nga fshatrat e Rumanisë, bandat frymore serbe, sevdah boshnake, etj) Ose sepse i përkasin një forme të mëparshme komunikimi të kthyer në art (rapsodi shqiptare). Grupet e tjera përfaqësojnë një lëvizje fetare (Sufism, Sephardi Jews, këngë të serbëve orthodoksë) ose ngaqë janë pjesë e jetës së përditshme të fqinjëve tanë të Europës Juglindore, si sazet e dasmave dhe funeraleve. Secila bandë na “‘ tregon” dhe na mëson diçka mbi historikun e saj, duke shërbyer dhe si bazë komunikimi.

Sidoqoftë, muzika në bashkon të gjithëve! Për komunitetet me origjinë europianolindore që banojnë në Europën Perendimore, për shembull, të duket një ëndërr e realizuar kur i sheh të takojnë idhujt e tyre, duke shijuar sërish atmosferën familjare. Për ata që banojnë në Bruksel, ajo sjell një vërshim kujtimesh. Për Belgët, ritmet ballkanike lidhen me gëzimin, festat dhe energjitë pozitive. Ne synojmë të krijojmë një ndjenjë të fuqishme dhe festive të të qenurit së bashku, ku paragjykimet veniten dhe ku mund të zbulohen vendet fqinje dhe realitetet me të cilat ato ndeshen. Ndonëse jetojmë ngjitur me to, shpesh në jetën tonë të përditshme vendet e Europës Juglindore lihen në harresë. Megjithatë, kultura e tyre ëshë e pasur dhe e larmishme, ndaj dhe qyretarët e sidomos të rinjtë mezi presin të njohin dhe vendet e tjera. Janë pikërisht këta të rinj e të reja që Ballkan Trafik po bën përpjekje t’i bashkojë me audiencat tona.

-Ata që na ndjekin janë kurreshtarë të dinë diçka më shumë për grupet muzikore dhe artistë pjesëmarrës në këtë festival gjatë 14 viteve të fundit; veçanërisht mbresat tuaja nga grupet shqiptare – Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, Ansambli i Valleve të Dropullit, ai i Lunxhërisë, Beratit, « Joanianët dhe të tjerë?

– Kam patur rastin t’i takoj të gjithë pjestarët e këtyre grupeve dhe në fshatrat apo qytetet ku banojnë. Ata janë thellësisht humanë, krenarë për kulturën, të apasionuar dhe të angazhuar çdo ditë për vendin e tyre. Është diçka e rrallë që nuk e gjejmë më në Belgjikë. Këtu ndoshta qëndron dhe arsyeja që shfaqjet e tyre janë përherë mbresëlënëse për mua. Ndaj, është po aq e rëndësishme që nëpërmjet “Balkan Trafik”, të mbajmë lidhjet ndërmjet tyre dhe qytetarëve të Brukselit.

– A keni menduar ndonjëherë që këtë Festival ta organizoni në rajon, në Tiranë, bie fjala ? A keni shkëmbyer mendime dhe a keni bërë demarshe për këtë me autoritetet tona përkatëse dhe Ambasadën tonë në Bruksel?

-Po, një nga objektivat e mia është që në bashkëpunim me partnerët e kulturës shqiptare të organizojmë një festival “Balkan Trafik” në Shqipëri, në Tiranë dhe/ose në Gjirokastër. Është vetëm çështje fondesh, unë mund të gjejë mënyra të ndryshme për të siguruar paratë; kontaktet kulturore nuk janë problem; por ajo çka kërkohet më shumë është mbështetja morale dhe zyrtare për autorizimet përkatëse.

-Së fundi, një pyetje personale; ju e keni vizituar disa herë Shqipërinë, pra keni parë shumë vende dhe jeni takuar me shumë artistë. A keni ndonjë mesazh për ta?

–Vazhdoni ta mbani të gjallë traditën tuaj, sepse e keni thesar unik të paçmuar!

/argumentum.al/

©  Argumentum

Tags: .Nicolas WieërsMarjana Doda

Related- Posts

INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

11 Korrik, 2025
INTERVISTË

Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

25 Qershor, 2025
INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Lufta në Gaza nxori lakuriq hipokrizinë e shumë vendeve

23 Gusht, 2025

Riafirmohet bashkëpunimi Tokio-Seul, përpara takimit Lee-Trump

23 Gusht, 2025

Reagime dhe Ngushëllime nga liderët politik, komuniteti i Gazetarëve dhe Arti në Shqipëri pas ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit Artur Zheji

23 Gusht, 2025

Ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji!

23 Gusht, 2025

Salvini sulmon Macronin për dërgimin e trupave në Ukrainë: Franca thërret ambasadorin italian

23 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.