• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

“Ekstremi i djathtë ka arritur pikën e vlimit dhe duhet të derdhet”

7 Qershor, 2019
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 92 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

“Nuk e ka për detyrë historia të zgjidhë problemet e të ardhmes, por thjesht të na kujtojë zgjedhjet që janë bërë në situata të ngjashme. Ajo lloj historie që na mëson vetëm një zgjidhje është e rrezikshme”, thotë ajo.

Kur flasim për Greqinë dhe grekët, Ahreweiler ngre çështjen e ndërgjegjësimit. Grekët thotë ajo, vuajnë nga “shtatë mëkate të të vdekshmëve” dhe arroganca është njëra prej tyre. “Cila ishte arsyeja e rënies së Syrizës në zgjedhje?, e pyes pas humbjes në zgjedhjet vendore dhe ato europiane të partisë qeverisëse. “Po përpiqesh të më tërheqësh në një diskutim politik? Do të preferoja të flisja për kulturën”, thotë. Unë ngul këmbë. “Ke të drejtë. Do të të përgjigjem me një shprehje që përdorim këtu në Francë: Të gjithë studentët vijnë në Sorbonne për të mësuar, me përjashtim të grekëve, të cilët mendojnë se i dinë të gjitha dhe janë këtu thjesht për t’ua mësuar të tjerëve“.

Partitë proevropiane mbetën mbizotëruese në zgjedhjet e Parlamentit Europian, por euroskeptikët patën një rritje të popullaritetit. Partitë e ekstremit të djathtë ose nacionaliste fituan në Itali, Britani, Francë dhe Poloni. Cilat është mendimi juaj për këtë?

Kam pritur rezultate më të këqija se kaq. Marine Le Pen mund të ketë dalë e para në Francë, por ishte vetëm pak përpara Presidentit Emmanuel Macron, dhe gjithashtu, mori më pak vota se në zgjedhjet e fundit. Në përgjithësi në Evropë, fituesit e mëdhenj ishin pa dyshim Të Blertët, që janë parti diametralisht të kundërta me ekstremin e djathtë, dhe kjo është një shenjë e mirë. Pra, nuk ia kam frikën ekstremit të djathtë: Është si një lëng që ka arritur pikën e vlimit dhe duhet të derdhet dhe kjo po ndodh tashmë.

A jeni pro Brexit-it?

Po, nuk kam ndryshuar mendje. Për dekada të tëra, çdo gjë që vendosej në Evropë kishte në fund një yllth të shtuar nga britanikët. Por ne nuk mund të ecim përpara me këto shënime në fund të faqes; ata duhet të ikin.

Ju e keni shprehur hapur mbështetjen për Emmanuel Macron kur ai u zgjodh president i Francës. A besoni ende tek ai?

Jo. Por vajza ime e bën dhe ne debatojmë për këtë gjithë kohën. Ju e dini që francezët kanë një cilësi të mirë: Ata nuk tolerojnë arrogancën. Edhe unë kështu jam. Kam votuar për të, por kur e kam dëgjuar  t’i thotë një të papuni që i kërkonte një punë të “kalonte rrugën” dhe ta gjente, dhe veçanërisht pas mbulimit të skandalit “Benalla” – kur oficeri i sigurisë i Macron rrahu një protestues – për mua ai nuk përfaqësonte më asgjë.

Keni thënë se gabimi më i madh i Evropës ishte zgjerimi dhe jo thellimi, dhe ky ishte shkaku i rënies së saj. A ka shpresë apo kjo është e pakthyeshme?

Çfarë do të thotë shpresë? Shpresa është diçka që përdoret për t’i ngushëlluar të dobëtit. Evropa nuk ka nevojë të ngushëllohet; ka nevojë për punë dhe përgjegjësi të madhe. Dhe asaj i duhet kjo jo vetëm nga vendet dhe liderët e tyre, por nga secili prej nesh në veçanti. Ne kemi ardhur në pikën që besojmë se vetëkënaqësia është virtyt. Megjithatë, vetëkënaqësia është forma më e madhe e dobësisë. Më e keqja që mund t’u bëjmë fëmijëve tanë është t’u mësojmë atyre të qëndrojnë të qetë. Në Greqinë e lashtë, gjatë periudhave të krizës dhe ndarjeve, qytetarët që nuk merrnin një pozicion, gjobiteshin. Ne u themi të rinjve tanë të jenë të papërgjegjshëm, të qëndrojnë jashtë fushës, në vend që t’u mësojnë atyre se të gjithë ne duhet të jemi në fushë dhe të luftojmë. Kur i mohon vetes të drejtën e pjesëmarrjes dhe të zgjedhjes, po i mohoni lirinë.

Sa europiane është Greqia sot?

Greqia dhe Evropa kanë qenë nocione të lidhura ngushtë që nga koha e Herodotit. Duhet ta mbajmë mend këtë. Dhe ne duhet të mësojmë të jetojmë në një shoqëri evropiane dhe të globalizuar pa thënë “ne” dhe “ata”.

Ju shpesh flisni për procesin e akulturizimit, pra një kulturë e re që del nga bashkimi i kulturave të ndryshme. A është ky rasti në Evropë sot, si rezultat i globalizimit dhe emigracionit?

Për të folur si historiane, kurrë nuk ka pasur një perandori që nuk ka qenë multikulturore. Perandoria Bizantine nuk ka qenë përjashtim. Dhe Evropa ka qenë gjithnjë një përzierje racash, ajo kurrë nuk ka pasur atë që quhet pastërti biologjike. Çështja kryesore sot është se si migrantët dhe refugjatët do të asimilohen. Për fat të keq, ne vijojmë të bëjmë të njëjtin gabim të madh – në Evropë dhe në Greqi. Ne i  trajtojmë të huajt si një komunitet i veçantë që nuk mund të asimilohet. Duke bërë këtë, ne krijojmë një territor të huaj brenda vetë vendit tonë. Arabët thonë se vendi i islamit është kudo që ka një mysliman të vetëm. Njerëzit që vijnë në Greqi, pra, duhet të mësojnë gjuhën dhe zakonet tona, të asimilohen në institucionet greke në një mënyrë që nuk kufizohet vetëm në ishujt e Egjeut lindor dhe në pikat ku ata mblidhen, por që përfshin të gjithë vendin. Ne kemi frikë se duke e ndarë kulturën tonë me ta, do ta humbasim atë. Por pa kontakt me të tjerët, kultura ndalon së qeni një kulturë.

Ju flisni shpesh për prejardhjen tuaj të majtë. A mendoni se e majta është goditur në Greqi nga disa prej  përfaqësuesve të saj?

Sigurisht. Le të mos përdorim emra, por një i majtë është një person që bën gjëra majtiste, jo ai që thjesht pretendon se është i majtë. E majta është një mënyrë jetese, jo një mënyrë të foluri. Ai që preferon të flasë por nuk dëgjon, që nuk është i gatshëm të ngrihet për ata që e kanë gabim, përfshirë rivalët e tyre, nuk është një i majtë në librin tim. Mbrojtja e të drejtave të kundërshtarit tënd është virtyti më i madh. Kjo është arsyeja pse nuk ekziston një politikan i virtytshëm, me aq sa di unë. Dhe nëse vazhdoj të pohoj se jam e majtë, kjo është sepse ende shpresoj për një shpërndarje më të drejtë të pasurisë dhe për një sistem arsimor që na e mëson këtë virtyt.

A ka humbur besimi te politika si rezultat i mungesës së politikanëve të virtytshëm?

Kur zgjedhim ata që na përfaqësojnë në Parlamentin Europian, të cilët nuk e kanë idenë se çfarë është Europa apo si funksionon ajo, që nuk flasin as një gjuhë të vetme të huaj, humbja e besueshmërisë vetëm rritet. Shikoni rastin e ministrit Polakis në Parlament. Kur të paaftët lejohen të qeverisin, kjo është për faj të të aftëve.

Mbaj mend prindërit e mi kur thoshin se ne na kanë shkatërruar dy të këqija: historia dhe politika. Unë jam përpjekur të zbus të parën, por kurrë nuk jam përfshirë në të fundit. Dikur i kam thënë Konstandin Karamanlisit se Greqia ishte në rënie politike. Ai më shikoi në një farë zemërimi dhe më pyeti përse. Unë i  shpjegova se kjo vinte për shkak se çështjet kombëtare bëhen çështje politike, çështjet politike bëhen çështje partiake dhe çështjet partiake bëhen personale. Dhe vizioni kombëtar humbet si rezultat i kësaj. Kjo nuk ka ndryshuar ende.

A është çështje personalitetesh? A na mungojnë udhëheqësit e aftë?

Le të mos ngatërrojmë termat afatgjatë e afatshkurtër dhe faktet me fenomenet. Një lider është një fakt. Ajo për të cilën Greqia ka nevojë, është të frenojë mentalitetet dhe fenomenet e këqija, për të krijuar një arsimim tjetër. Kjo është ajo nga e cila vuajmë. Sot, për fat të keq, arsimimi nuk fillon në shtëpi dhe shkolla nuk është në gjendje ta mbushë atë boshllëk. Një nobelit amerikan u pyet një herë se cili nga universitetet më të njohura që ai kishte ndjekur ishte më me ndikim dhe ai u përgjigj: Asnjë prej tyre. Ai shpjegoi se mësimet më të rëndësishme të jetës i kishte marrë në kopësht. Atje kishte mësuar të lante duart para një vakti, të mos merrte lodra të fëmijëve të tjerë, të luante sipas rregullave të lojës dhe, më e rëndësishmja, të kapej përdore me fëmijët e tjerë kur ata kalonin rrugën. Kjo është ajo që mungon sot në Greqi.

Disa vjet më parë, ju thatë se kriza mund të shërbente si zgjim nëse e shikonim memorandumin më shumë si pasojë dhe jo si shkak i problemeve tona. A ndodhi kjo?

Jo, dhe për më tepër memorandumet – ato që përfunduan dhe ato që është e sigurt se do të vijnë – zgjatën shumë më tepër në Greqi se në çdo vend tjetër. Kjo na tregon se memorandumet nuk ishin problemi i vetëm. Ne na mungon shpirti i skuadrës, madje edhe në mesin e intelektualëve: Secili punon për veten, përfshirë edhe veten time. Pra, nuk është gjithmonë faji i të tjerëve, por diçka po bëjmë vetë gabim.

Cila është pikëpamja juaj për marrëveshjen e Prespës?

Zgjedhja e emrit ishte një gabim i madh, madje edhe më i madh se çështja e shtetësisë dhe gjuhës. Unë kam qenë gjithmonë në favor të termit “Maqedonia e Re”, sepse Maqedonia e Veriut lë vend që të mendosh natyrshëm për një Maqedoni të Jugut dhe në këtë rast, Maqedonia e Veriut është një vend dhe Maqedonia e Jugut, që nënkuptohet, është një rajon në një vend tjetër. Shpresoj të jem e gabuar, por kam frikë se një ditë, kjo mund të bëhet shkak për probleme. /Ekathimerini/tematv

Intervistoi: Tassoula Eptakili

Related- Posts

INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

11 Korrik, 2025
INTERVISTË

Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

25 Qershor, 2025
INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.