• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Ëndrra kineze, askush të mos mbetet prapa!

27 Mars, 2021
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Mlloja

Që në kohërat e qytetërimeve më të hershme ëndrra për një të ardhme dhe jetë më të mirë në liri dhe paqe ka qenë shtysë e njerëzimit për mbijetese, zhvillim e prosperitet. Historia ka dëshmuar se kombe e popuj u kanë bërë ballë sfidave nga më të ndryshme në shekuj duke mbajtur ndezur shkëndijën e shpresës për ditë më të mira.

Kina është një ndër vendet që ka prapa një prej qytetërimeve më të lashta në botë me një histori, sikurse e tregojnë zbulimet dhe studimet e panumërta vendase dhe të huaja, prej më shumë se 5,000 vitesh, dhe çdo etapë zhvillimi ka qenë e lidhur me një ëndërr, e cila nga sa kam lexuar dhe sikurse po e tregon koha – gjykatësja më e mirë – ka qenë shprehje e vizionit për një rilindje të madhe të kombit kinez dhe një ‘Kine të qytetëruar’.

Pikërisht ky leitmotiv ka përçuar edhe vizionin e Presidentit Xi Jinping mbi këtë aspiratë të kombit kinez të transmetuar brez pas brezi në mes tallazeve të shumta, që kulmuan me krijimin e Partisë Komuniste të Kinës (PKK) 100 vite më parë, e cila u bë udhërrëfyese dhe promotore për të drejtuar vendin në kurorëzimin e Republikës Popullore të Kinës më 1 tetor 1949 dhe më tej.

Nga një opinion me titull “Duke zbuluar këndvështrimin e Xi-së si ‘gazetar’” të përfshirë në librin tim me titull “ Kina, një vështrim shqiptar’ të botuar në Tiranë më 2018 po shkëpus një citim të Xi-së në nëntor 2012 kohë kur sapo kishte marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PKK -së mbi këtë temë: “Kjo është ëndrra dhe mendimi unanim i të gjithë popullit kinez, është e drejta e të gjithë kinezëve”.

Duke zhvilluar këtë mendim një vit më vonë ai theksonte se ‘Ëndrra Kineze’ do të thotë një rilindje e madhe e kombit kinez, që synon arritjen e begatisë dhe lumturisë për të gjithë qytetarët. “Vetëm kur vendi ecën mirë, kombi dhe populli janë mire”, do të thoshte Xi në mars të vitit 2013 në një fjalim të Sesionit të Parë të Kongresit Kombëtar Popullor të 12-të. Dhe ai konsiston ndër të tjera në nevojat e popullit për arsim më të mirë, punësim më të qëndrueshëm, të ardhura më të larta, kujdes më të mirë mjekësor, me një fjalë jetë më të mirë në paqe dhe siguri në një Kinë të begatë, të fortë dhe krenare brenda vendit dhe të fuqishme dhe me autoritetin që i takon në arenën ndërkombëtare.

Por është për t’u vënë në dukje çfarë Xi theksonte se ëndrra kineze është një ëndërr për paqe, zhvillim, bashkëpunim dhe përfitim të ndërsjellë për të gjithë popujt. “Ëndrra kineze nuk do të jetë përfitim vetëm për popullin kinez, por gjithashtu për të gjithë popujt e vendeve të botës”. Duke ndjekur këtë linjë më 22 nëntor 2019 Xi deklaroi se ëndrra kineze e rilindjes kombëtare nuk do të thotë në asnjë mënyrë kërkim të hegjemonisë dhe se perspektiva për zhvillim e Kinës nuk synon të zëvendësojë ndonjë fuqi, përkundrazi synimi i saj është “rifitimi i dinjitetit dhe statusit që meriton”.

Mirëpo si në çdo etapë të ecjes së saj përpara drejt zhvillimit atij vendi i është dashur të ndeshet me rezistencën e qarqeve të ndryshme të jashtme që arritjet dhe perspektivën e përparimit në horizonte të reja të popullit kinez i kanë parë dhe vazhdojnë ti konsiderojnë të dëmshme për interesat e tyre hegjemoniste. Strategjia e tyre nuk përputhet me aspektin pozitiv që shikon pjesa më e madhe e popujve të botës në mbarëvajtjen e përparimin paqësor të një vendi të populluar nga më se 1.4 miliard banorë.

Për të mos i marrë shumë kohë lexuesit me radhitjen e arritjeve të Kinës në rrugëtimin e saj të gjatë dhe shpesh herë të mundimshëm për tu ringritur në piedestalin ku është sot po përmend disa nga fitoret më të rëndësishme të viteve të fundit, të cilat si pjesë e bërjes realitet të ëndrrës kineze i kanë bërë shërbim mbarë njerëzimit.

Zgjim nga ‘ëndrra’ e keqe

Një bilanc i koncentruar i disa prej arritjeve i bërë në sesionet e Kongresit të Popullit dhe Konferencën Politike Konsultative Kombëtare që i zhvilluan punimet në Pekin nga 5 deri më 11 mars 2021 është kuptimplotë.

Opinioni mbarë botëror i popujve, shumë prej të cilëve ndodhen akoma nën fantazmën vdekjeprurëse të pandemisë më tragjike dhe shkatërruese të këtyre 100 viteve të fundit që ka goditur mbarë botën, lartëson si ‘mrekullia’ kineze ngadhënjimin mbi këtë murtajë. Prandaj autoritetet kineze do ta shënojnë në mënyrë ceremoniale një-vjetorin e heqjes së bllokimit në Wuhan të Provincës Hubei në prill 2021. Në sfondin e kësaj fitoreje mbi të ‘keqen e madhe’ duke folur në sesionin e marsit të Kongresit të Popullit Presidenti Xi vuri theksin që t’i jepet “prioritet strategjik” mbrojtjes së shëndetit të popullit dhe përqendrim në përballjen e sëmundjeve dhe problemeve të mëdha që prekin shëndetin e njerëzve. Rrjeti për mbrojtjen e shëndetit të popullit duhet fortifikuar, tha Xi e sipas tij përpjekje duhen bërë për të nxitur zhvillimin e cilësisë së lartë të spitaleve publike dhe kujdes shëndetësor për njerëzit në të gjitha fazat e jetës.

Dhe ndërsa vaksinimi vazhdon me intensitet të lartë në mbarë vendin kontributi i Kinës për popujt e tjerë që po vuajnë akoma po shtohet. Konkretisht Kina ka marrëveshje bashkëpunimi për kërkim dhe zhvillim si dhe prodhim në fushën e vaksinave me rreth 12 vende duke tërhequr më tepër se 100.000 vullnetarë të rreth 100 kombësive të ndryshme. 17 vaksina kineze kanë hyrë në provat klinike, dhe më tepër se 60 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë autorizuar përdorimin e vaksinës kineze. Kina është pjesë e marrëveshjes globale COVAX dhe në këtë kuadër ka marrë përsipër të jap fillimisht 10 milionë doza për përdorim emergjence në vendet në zhvillim. Deri tani ajo ka dhuruar e po u dhuron vaksina COVID 68 vendeve në zhvillim që kanë nevoja urgjente dhe po i eksporton ato në 43 vende. Nga ana tjetër Pekini zyrtar i është përgjigjur thirrjes së OKB-së për të dhuruar vaksina për trupat paqeruajtëse nga vende të ndryshme kurse është gati të punojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të dhënë vaksina për pjesëmarrësit në olimpiada. Sipas të dhënave zyrtare rreth 120 kontingjente furnizimesh të ndihmës emergjente i janë dërguar Afrikës dhe ekipe ekspertësh mjekësor në 15 vende të këtij kontinenti. Në gjithë këtë sfond Kina i përmbahet zotimit që vaksinat COVID të bëhen një produkt global publik.

Populli kinez u ‘zgjua’ nga ëndrra e keqe e pandemisë por po ndihmat e vazhdueshme mjekësore të saj dhe zotimi solemn i përsëritur për kthimin e vaksinës anti-Covid në produkt global publik a nuk janë një ëndërr e shumëpritur nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht vendet më në nevojë?

Kinë pa varfëri…

25 shkurti 2021 është shënuar në kronikat kineze dhe botërore si data që shënon arritjen historike të zhdukjes së varfërisë në mbarë Kinën që u shpall zyrtarisht në mënyrë ceremoniale në Pekin nga Presidenti Xi. Është fitorja e plotë e një lufte sa jetike dhe humane aq edhe politike me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare e arritur me mund, sakrifica dhe vetmohim, që e dha rezultatin e saj i koncentruar në atë që Xi e quajti “një tjetër mrekulli, e cila do të hyjë në histori”. Kjo ‘mrekulli’ bëhet më e mrekullueshme dhe e paprecedentë në sytë e mbarë njerëzimit se ndodh në kushtet e krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike globale.

Duke folur me gjuhën e shifrave që nga fillimi i Reformës dhe Hapjes së Kinës, sipas standardit të tanishëm të varfërisë, 770 milionë të varfër ruralë janë shkëputur nga varfëria, ndërsa sipas standardit të varfërisë të Bankës Botërore, numri i atyre që kanë dalë nga varfëria në vend zë mbi 70 përqind të popullsisë së nxjerrë nga varfëria në shkallë botërore.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm parashikojnë eliminimin e varfërisë në vitin 2030, kurse Kina me një popullsi prej 1.4 miliard banorësh e arriti këtë objektiv 10 vjet më përpara. Nuk është shumë të themi se kësisoj Kina u kthye në modelin e realizimit të një ëndrre- Kinë pa varfëri për të gjithë popullin si dhe 28 grupet minoritare etnike që e kishin kapërcyer varfërinë që në vitin 2012.

Por Kina shikon edhe përtej ‘oborrit’ të saj dhe në këtë kuadër po zbaton aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar mbi zbutjen e varfërisë, duke përmbushur përgjegjësitë e veta ndaj komunitetit ndërkombëtar. Sepse është e papranueshme që në shekullin e 21-të 1 ndër 10 persona, që i bie rreth 800 milionë vetë, jetojnë në varfëri të plotë dhe zvenisin çdo arritje të njerëzimit. Kjo është një njollë e zezë në hartën e botës.

Jo më kot drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO), Qu Dongyu ka deklaruar se mrekullia e pakësimit të varfërisë e krijuar nga populli kinez ka përmasat më të mëdha që dalin jashtë kufijve të Kinës sepse ka favorizuar numrin më të madh të njerëzve, ka dhënë kontribut të madh në pakësimin e varfërisë në mbarë botën dhe ka sjellë frymëzim të rëndësishëm, duke krijuar një shembull për shumicën e vendeve në zhvillim. A nuk është ndihmë kjo për popujt e tjerë në përpjekjen e tyre për realizimin e ëndrrës për të zhdukur urinë dhe skamjen në shekullin e 21-të?

‘Ëndrra’ kineze vazhdon pa u prishur ëndrrat të tjerëve…

Ëndrra kineze vazhdon dhe çfarë u deklarua nga PKK në tetor 2017 është plan me dy faza për të ndërtuar një vend të madh modern socialist të begatë, të fortë, demokratik, të përparuar kulturalisht dhe harmonik deri në mesin e shekullit XXI. Dhe sipas planit, Kina në thelb do të realizojë modernizimin socialist në fazën e parë nga 2020 në 2035.

Po ky hop gjigand a nuk ndihmon edhe vendet e tjera më të cilët Kina ndërvepron në çdo aspekt? Rritja e të ardhurave dhe nevojat më komplekse të popullit kinez do të transformojë dhe zgjerojë tregje të shumta globale të shoqëruara me standarde të larta jetese – kujdesin shëndetësor, mbrojtjen e mjedisit, kulturën, arsimin, turizmin, e fusha të tjera.

Në vitin 2020 Kina ishte e vetmja ekonomi e madhe që kishte rritje ekonomike dhe Kryeministri Li Keqiang vuri në dukje në raportin e qeverise për zhvillimin e gjithanshëm të vendit gjatë këtij viti, por edhe për planin e 14-të pesëvjeçar për 5 vitet e ardhshme se parashikohet një rritje ekonomike prej më shumë se 6 për qind në vitin 2021, krijimin e të paktën 11 milionë vendeve të reja të punës me një objektiv papunësie nën 5.5 për qind, dhe inflacion të kontrolluar.

Treguesit në rritje të ekonomisë kineze a nuk janë mbështetje për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore? Mjafton të kujtojmë për statistikë se ajo është partneri i parë tregtar i Bashkimit Europian duke kaluar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2020 me një volum shkëmbimesh më shumë se 700 miliardë dollarë. Shifrat e rritjes ekonomike të Kinës janë një lajm i mirë sidomos për bizneset evropiane që tregtojnë me të, por edhe për shkak se Bashkimi Europian dhe Kina së fundmi nënshkruan Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Investimeve. Dukshëm shihet se rritja ekonomike kineze do të kontribuojë në rimëkëmbjen e ekonomisë së tronditur europiane dhe asaj botërore në përgjithësi.

E ndërkohë kush e ka menduar, të paktën në Shqipërinë e vogël në Ballkan ku kur flitej për prodhime mëndafshi ashtu si edhe për ata prej porcelani, imagjinohej Kina, se prej atij vendi të madh të largët do të mbërrinin në Europë mallra dhe pasagjerë me rrugë tokësore. Ëndrra e Rrugës së Mëndafshit gulonte në mes popullit kinez prej motesh dhe konkretisht u bë realitet në kuadrin e megaprojektit ‘Një Brez, Një Rrugë’ duke marrë një vlerë të veçantë të paparashikuar në këto kohë të krizës globale shëndetësore. Këtë frymë zhvillimi mbart edhe mekanizmi 17+1, që e rigjallëroi Samiti virtual i muajit shkurt të këtij viti, me pjesëmarrjen e liderëve të të gjithë vendeve anëtare, përfshi edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kina e ka përcaktuar rrugën e saj për ndërtimin e e një vendi modern socialist nën udhëheqjen e PKK-së, e cila më 1 korrik 2021 feston 100-vjetorin e krijimit të saj. “Brezi ynë ka një ëndërr, që duhet të ndihmojmë të varfrit, veçanërisht fshatarët e varfër, për të realizuar së bashku jetën e begatë”, vinte në dukje Presidenti Xi në një fjalim me rastin e 99-vjetorit të PKK-së vitin e kaluar. Se ku qëndron sekreti i urtësisë administrative të kësaj partie shpjegohet në mesazhin e mëposhtëm të Presidentit Xi: “Partia jonë nuk ka interesa të veçanta për veten, por vendos interesat e popullit në vend të parë”.

Rrugëtimi i realizimit të kësaj ëndrre është në vazhdim, ajo nuk mbaron me arritjen e një apo disa fitoreve si këto të tanishmet. Finishi i tyre i suksesshëm do të thotë starti për arritje të reja që edhe me forcimin e bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar në frymën e multilateralizmit, që ka ngjallur shpresa ndër popuj, veçanërisht në pjesën dërmuese të atyre të vendeve të varfëria, bëhen edhe më të larmishme. Por si edhe më parë edhe tani rruga nuk është e shtruar duke patur parasysh panoramën politike ndërkombëtare të karakterizuar nga mungesë stabiliteti dhe pasiguri në pjesë të ndryshme të botës të shkaktuar nga ambicje hegjemoniste të disa fuqive, që nuk pajtohen me ëndrrën e madhe të popujve për jetë më të mirë në liri e demokraci të vërtetë, që përputhen me interesat e tyre, me sistemin e tyre politiko-shoqëror, dhe jo me ambicjet e një qarku të mbyllur. Aspirata për të ndërtuar një botë më të mirë të fateve të përbashkëta nuk mund të ndalet derisa ëndrra gjallon!/Cri

Tags: genc mllojakina

Related- Posts

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoks: Ndërsa politika godet Moskën me sanksione shkatërruese, kompanitë perëndimore vazhdojnë të jenë të gjithëpranishme në Rusi

14 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoksi i Politikës së Jashtme të Ramës

11 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Tetë Pikat” që ndryshuan qeverisjen në Kinë/ PKK fillon fushatë për forcimin e disiplinës në radhët e saj

17 Qershor, 2025

G7 mbështet vetëmbrojtjen e Izraelit, kundërshton armatosjen e Iranit me armë bërthamore

17 Qershor, 2025

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.