• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Escobar: Kosova të jetë më e përkushtuar për shtensionimin e situatës në veri

18 Korrik, 2023
in JO VETEM LAJM, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të martën se ka marrë zotime nga Serbia se nuk do të kundërshtojë zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, ndërsa paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja nëse nuk vepron në pajtim me zotimet e saj. Qeveria e Kosovës, tha ai, duhet të veprojë në harmoni me kërkesat e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe aleatëve të tjerë të saj për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një dëgjimi në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Zoti Escobar vuri theksin te situata në veri të Kosovës dhe dhuna e protestuesve serbë kundër KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në atë pjesë. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Perëndimi kërkon uljen e tensioneve përmes një plani evropian që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Ndonëse qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e parë të uljes së tensioneve, zoti Escobar tha se “ende nuk ka një përkushtim të plotë të Kosovës por pajtohemi me Kosovën për shume standarde demokratike që ajo dëshiron të zbatojë dhe pajtohemi me Kosovën se ata që sulmuan gazetarët, policët e Kosovës dhe trupat e KFOR-it duhet të dënohen. Por edhe më tej do të donim të shihnim harmonizim më të madh me planin evropian”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi më herët gjatë ditës e “prej javës së kaluar e kemi zvogëluar prezencën e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale në veri. Tani kemi nisur t’ua hapim rrugëve zgjedhjeve të parakohshme…”.

Zoti Escobar tha se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e reja duhet të jetë e pakusht dhe Serbia është zotuar të mos kundërshtojë një gjë të tillë. Ai paralajmëroi se Beogradi do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.

Kosova tashmë është përballur me masa ndëshkuese nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkak të situatës në veri.

Escobar: Nuk ka vullnet të mirë të palëve për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit

Zoti Escobar tha se me shtensionimin e situatës në veri palët duhet t’i kthehen zbatimit të marrëveshjes së arritur ne shkurt dhe në muajin mars për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

“Një element thelbësor është përmbushja e detyrimit të Kosovës që nga viti 2013 për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Asociacioni do të fuqizojë komunat me interesa, gjuhë dhe kulturë të përbashkët për të bashkërenduar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal”, tha zoti Escobar, duke nënvizuar se Asociacioni nuk do të bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe tërësinë e saj tokësore, t’i njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha zoti Escobar.

Ndonëse nuk sheh vullnet të mirë të palëve për zbatimin e marrëveshjes, megjithatë, zoti Escobar shpreson për një përparim të rëndësishëm brenda këtij viti.

I pyetur nga ligjvënësit se çfarë po bën administrata amerikane për të bindur pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë qëndrimin e tyre, zoti Escobar tha se marrëveshja e Ohrit ofron mundësinë më të madhe në 15 vjetët e fundit për një fushatë më të gjerë të njohjeve për Kosovën.

“Shumica e shteteve do të dëshironin ta shihnin gatishmërinë e Kosovës që ta përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes, që është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kjo është njëra prej arsyeve pse e kam shtyrë Qeverinë e Kosovës që ta çojë përpara këtë gjë – me mbështetjen amerikane – përmes një rruge që Asociacioni të mos e rrezikojë kushtetutën, apo strukturën ligjore, që të mund të nisim këtë vit fushatën e njohjeve. Deri më tani nuk e kam marrë atë zotim nga qeveria e Kosovës”, tha ai.

Problemet kryesore të Ballkanit Perëndimor

Zoti Escobar tha në fjalën e tij se politika amerikanë në Ballkanin Perëndimor mbështetet në parimin e integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike.

“Ky integrim forcon Evropën si një partner gjeostrategjik; forcon qeverisjen demokratike dhe shtetin e së drejtës; dhe i bën vendet e Ballkanit Perëndimor më të sigurt dhe më të begatë – dhe në këtë mënyrë rajonin me siguri më të mirë dhe partnerë për Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Por, zoti Escobar theksoi se pengesat për këtë proces janë të vështira, përfshirë ngecjen e procesit të demokratizimit, korrupsionin, varësinë nga energjia ruse, politikat etno-nacionaliste dhe ndikimin dhe dezinformimin e huaj të dëmshëm.

“Megjithatë, ato nuk janë të pakapërcyeshme. Ballkani Perëndimor duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u kualifikuar për anëtarësim. Angazhimi ynë po i ndihmon ata të luftojnë korrupsionin gërryes dhe dezinformimin që ushqen brishtësinë ndaj ndikimit keqdashës nga shtetet autoritare si Rusia dhe Kina, por edhe aktorë të këqij nga brenda. Angazhimi ynë është i përqendruar në zgjidhjen e tensioneve të vazhdueshme që kërcënojnë këtë rrugë dhe një qëndrueshmëri më të madhe rajonale”, tha ai.

Rreziqet për Bosnjën

Zoti Escobar u tha ligjvënësve se presidenti i Republikës Serbe në Bonjë Milorad Dodik, mbetet i përqendruar në prishjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe kushtetutës së shtetit.

“ Veprimet e vazhdueshme, secesioniste dhe antidemokratike të Dodikut kërcënojnë qëndrueshmërinë, sigurinë dhe përparimin e vendit dhe të rajonit. Ne do të vazhdojmë të drejtojmë gishtin për këto veprime dhe do të kërkojmë llogari nga çdo njeri që dëmton Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit ose kërcënon sovranitetin, tërësinë tokësore dhe karakterin shumetnik të vendit”, tha zoti Escobar.

Për Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Zoti Escobar tha se zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në Malin e Zi ishin të lira, paqësore dhe u ofruan votuesve një zgjedhje të gjerë. Rezultati përforcoi dëshirën e popullit të Malit të Zi për të arritur integrimin në BE dhe reformat që do ta nxisin atë, tha ai.

Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat e anëtarësimit në BE, tha zoti Escobar duke nënvizuar se “të dyja vendet janë partnerë solidë në inkurajimin e normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës dhe të dyja janë aleatë të palëkundur të NATO-s”.

Integrimi transatlantik dhe evropian, tha ai është thelbësor për zvogëlimin e ndikimit të dëmshëm të aktorëve, si Rusia dhe Kina, por edhe aktorët lokalë të korruptuar, që kërkojnë të destabilizojnë rajonin dhe të pengojnë integrimin duke zgjeruar ndikimin e tyre.

“Rusia mbetet furnizuesi ekskluziv me gaz natyror për disa vende të Ballkanit Perëndimor, një kërcënim serioz për sigurinë rajonale. Dhe ndërsa bën luftë kundër Ukrainës, Kremlini ushqen dezinformimin, shpesh përmes mediave në gjuhën serbe, për të mbjellë ndarje, mosbesim dhe tensione ndëretnike dhe fetare. Kina bashkon narrativat tinëzare që dëmtojnë besimin në perëndimin me investime gracka. Ne ofrojmë alternativa për të ndërtuar rezistencë ndaj këtyre ndikimeve, për të harmonizuar partnerët me standardet e BE-së për prokurimet e infrastrukturës thelbësore dhe investimet e huaja, për të luftuar dezinformimin dhe për të zhvilluar burime energjie të pastra, të besueshme, të përballueshme dhe të larmishme”, tha zoti Escobar.

Related- Posts

Bota

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025
Kryesore

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
JO VETEM LAJM

“Vllazëria Ruso-Serbe një kështjell rëre”-Studentët serb kundërshtojnë narrativën ruse dhe kërkojnë mbylljen e Ambasadës Ruse në Serbi!

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.