Një sulm ajror izraelit ka vrarë vajzën, gruan, djalin e korrespondentit arab të Al Jazeera, Wael Al-Dahdouh.
Pamjet e shfaqura në Al Jazeera tregojnë Al-Dahdouh duke hyrë në një spital në Gaza për të parë anëtarët e vrarë të familjes së tij në morg.
I tronditur, Al-Dahdouh foli për Al Jazeera: “Ajo që ndodhi është e qartë, kjo është një seri sulmesh të synuara ndaj fëmijëve, grave dhe civilëve. Unë sapo po raportoja nga Yarmouk për një sulm të tillë dhe bastisjet izraelite kanë shënjestruar shumë zona, duke përfshirë Nuseirat.
“Ne kishim dyshimet tona se pushtimi izraelit nuk do t’i linte këta njerëz të iknin pa i dënuar. Dhe fatkeqësisht kështu ndodhi. Kjo është zona e ‘sigurt’ për të cilën foli ushtria pushtuese”.
Disa anëtarë të familjes së Al-Dahdouh, duke përfshirë një mbesë të vogël, i mbijetuan sulmit në shtëpinë ku po qëndronin në kampin e refugjatëve Nuseirat në jug të Wadi Gazës.
Detajet po vijnë ende dhe po vazhdojnë operacionet për të shpëtuar disa persona nga rrënojat e shtëpisë.
Al Jazeera Arabic raportoi se shumë viktima të sulmeve ajrore izraelite janë civilë që janë zhvendosur në jug të Rripit të Gazës, siç urdhëroi Izraeli.
/Argumentum.al