Zoran Meter[i]
Rroftë Rumania motër dhe europiane – shembull i ri i demokracisë së vërtetë për delet, drejt së cilës po shkojmë të gjithë
Nuk po qetësohen pasionet në Rumani pas së dielës – raudni i dytë i zgjedhjeve presidenciale në të cilat ndodhi një përmbysje plotësisht e papritur, pothuajse vetëm teorikisht e mundshme. Këtë ditë, ju kujtoj, fituesi i besueshëm i raundit të parë – politikani i së djathtës ekstreme George Simeon, i cili fitoi 41 përqind të votave kundër 20 përqindëshit, aq sa mori kryetari i bashkisë së Bukureshtit, politikani i dorës së dytë, eurocentristi Nicusor Dan – arriti të humbasë në raundin e dytë me afro tetë përqind ndryshim në favor të Danit (54:46)!
Rëndësi ka që gjithçka të jetë demokratike
Nëse raundi i parë i zgjedhjeve shkon keq, asgjësoni raundin e dytë. Nëse kandidati “i gabuar” ka ende shanse për të fituar në zgjedhjet e përsëritura, arrestojeni para se të arrijë të rregjistrohet si kandidat, e pastaj ndalojani të kandidojë. Pastaj mbani përsëri zgjedhjet, kësaj here me kandidat “të pavarur”, i cili me mbështetjen e mediave arrin të mundë aleatin e kandidatit “të gabuar”, në fakt kandidatin popullor që eleminuat. Pikërisht kjo ndodhi në Rumani.
Demokratike? Epo, sikur diçka e tillë të kishte ndodhur në ndonjë vend “zyrtarisht armik”, me siguri do të thonim që “centristët” do ta dënonin me zë të lartë atë që ndodhi. Por, kur një gjë e tillë ndodh në ndonjë shtet antar të BE-së ose NATO-s, menjëherë të vinë në mendje fjalët e pavdekshme të Leslie Nielsenin nga filmi “Koburja lakuriq”: “Këtu nuk ka asgjë për të parë”.
Megjithatë, hipokrizia ka kaluar çdo masë. Sikur të ishte lejuar demokracia e vërtetë, president i Rumanisë do të duhej të ishte tani Calin Georgesku. Fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve të para presidenciale dhe kishte të gjithë shanset për të fituar edhe në të dytin. Ishte pak a shumë popullor për shumë arësye.
Por atëherë ndodhi diçka e padëgjuar. Vetëm dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve në muajin dhjetor të vitit të kaluar, gjykata kushtetuese rumune asgjësoi zgjedhjet, duke i’u referuar të dhënave të zbulimit të cilat bënin fjalë për përzierje të të huajve, fillimisht nëpërmjet videove në TikTok. Për hir të së vërtetës, nëse do të duhet të ndërmerrni hapin drastik të asgjësimit të zgjedhjeve 48 orë para ditës së caktuar, më mirë të keni në dorë fakte të forta dhe t’i bëni menjëherë publike. Por një gjë e tillë nuk u bë. Pushteti nuk arriti të ofrojë fakte konkrete mbi përzierjen ruse në zgjedhje, gjë që zemëroi shumë rumunë. Me datë 25 prill Rowan Ings nga ekipi global i BBC-së për dezinfoirmimet e vërtetoi një gjë të tillë.
Respekt për përjashtimet
Që të pranojmë se ajo që ndodhi në muajin dhjetor ishte skandaloze, nuk është e nevojshme të mbështesim apo të miratojmë madje edhe vetë planet dhe deklaratat e Georgeskut. Anullimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale për atë se fitimtari i mundshëm kritikon BE-në dhe NATO-n (që të jem plotësisht i sinqertë, kjo ishte edhe arësyeja e vërtetë e anullimit). Respekte duhet t’i japim edhe kundërshtares së Georgieskut në raudnin e dytë dhe mbështetëses së BE-së zonjës Eleni Lasconi, e cila mendon plotësisht kështu. “Vendimi i gjyaktës kushtetuese është joligjor, jomoral dhe asgjëson thelbin e demokracisë dhe votimit”, tha ajo.
Por, në muajin shkurt gjërat u poërkeqësuan. Ndërsa Georgiesku ishte duke rregjistruar kandidaturën e tij për zgjedhjet e shtyra, e arrestoi policia dhe e akuzuan. Politikanit më popullor rumun i’a ndalua largimi nga vendi. Pati protesta masive por sikurse mund të supozohet, nuk pati dënim nga ana e BE-së. Në vend të europianëve, zëvendëspresaidenti amerikan J.D. Vance u desh të kritikonte shtyrjen e zgjedhjeve – por edhe ai u sulmua për shkak të kritikës.
Dhe tani në muajin maj kemi rezultatet të cilat të mëdhenjtë e Brukselit i kanë dashur gjithmonë. Përfundimisht, populli rumun votoi “rregullisht” për kandidatin e arësyeshëm, proeuropian, të orientuar pro NATO dhe centrist, kryetarin “liberal” të bashkësisë së Bukureshtit, Nicusor Dana, i cili fitoi kundër George Simionit të urryer, nacional-konservator dhe aleatit të Georgieskut. Nuk pati nevojë të asgjësohen zgjedhjet. Ursula von der Lajen dhe Guy Verhofstadt janë në ekstazë. Europo fitoi! Si puna e irlandezëve asokohe të cilët u desh të votonin edhe një herë pasiqë hodhën poshtë Marrëveshjene Lisbonës, rumunët bënë gjënë e duhur. Por, ajo që ndodhi në Rumani duhet të na shqetësojë të gjithëve. Nëse i besojmë sinqerisht demokracisë, atëherë na duhen votat e të gjithëve. Nëse zgjedhësi ose zgjedhësja dëshiron të zgjedhë kandidatin që targetohet si “i djathtë ekstrem” apo “i majtë ekstrem”, kjo është puna e tij ose asaj.
Por, vëreni sesi ndryshoi mendimi “liberal” i elitës, ku në vend të fjalës “demokraci” filluan të flasin për “vlera demokratike”. Edhe këtu ekziston një dallim me rëndësi. Nëse “vlerat demokratike” janë më të rëndësishme se demokracia, atëherë kandidatët që marrin qëndrime “të gabuara” mund të ndalohen, thonë atë të pushtetit. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Georgieskun. Edhe një politikaneje tjetër rumunë, Diana Sosoaca, e cila mbështeste qëndrime nacional-populiste dhe euroskeptike, i’u ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e muajit nëntor të vitit të kaluar dhe në raundin e dytë. Ndalimi hyri në fuqi që në muajin nëntor. Shkaku? Kishte pas dhënë deklarata – vetëm dëgjojeni – të cilat ishin në “kundërshtim me vlerat demokratike”.
Natyrisht e gjithë kjo demagogji do t’i jepte Orvellit një rast të mirë për argëtim. Por kjo ndodh në realitet, para syve tanë në Europë. Sot. Shtrohet pyetja. A besoni se në vitin 2025, kandidati në një vende strategjik europian i cili është kundër BE-së dhe NATO-s mund të dalë fitues në zgjedhje? Marinë Le Pen? Edhe ajo u hodh jashtë. Ndodh shpesh që kritikojmë vendet e tjera për shkak të zgjedhjeve të manipuluara në të cilat kanidatët “e miratuar” zyrtarisht mund të garojnë dhe të fitojnë. Por neve “në Perëndimin dekokratik” i kemi hyrë kësaj rruge me vetëbesim – konsaton në fund autori i tekstit të medias së lartpërmendur.
Konkluzion
Kur shohim se çfarë po ndodh përreth nesh dhe/ose lexojmë tekstin e lartpëmendur, përgjigja e pyetjes së famshme, ose të intonuar në mënyrë kritike që shtrojnë politikanët, mediat ose qytetarët e orientuar nga idealistja, për atë përse pjesmarrja në zgjedhje është kaq e ulët– na imponohet vcetvetiu
Qytetarët – me një koncept më pak realist të botës që na rrethon dhe mënyrat e zbatimit të demokracisë (si vlerësim i përgjithshëm njerzor që duhet synojë, por e cila në vetvete mund të jetë vetëm utopi gjë që e kanë pas kuptuar kaherë athinasit antikë të cilët janë edhe krijuesiot, ose më mirë të themi shpikësit, e tyre) – duket qartë se janë më të mençur se politikanët dhe gazetarët të cilët shtrojnë këtë pyetje.
I përbuz diktaturat dhe rregjimet autoritare – që të mos më kuptoni gabimisht – por nganjëherë më duket se rregullat e lojës që janë në fuqi në këto shoqëri (njëri është pronar dhe gjithë të tjerët duhet ta dëgjojnë) në njëfarë mënyre janë më të ndershme sesa lojërat hipokrite apo “trajnimet” e demokracisë në shoqëritë tona formalisht demokratike në të cilat shumë shpesh këmbëngulet të legjitimohet hajdutëria e zakonshme ose “vlerave” të cilat për shumicën e qytetarëve nuk kanë qënë dhe as do do jenë të tilla.
Duke aktruar demokracinë pushteti krijon një maskë të gënjeshtërt sikur e ka zgjedhur popullit (sëpaku, teorikisht, edhe sikur në zgjedhje të marrë pjesë vetëm një qytetar me të drejtë vote), mbi bazën e së cilës atëherë kanë alibinë që, sipas nevojës, mund të zbatojnë masa shtypëse (lexo: dhunë të pastër) ndaj qytetarëve të cilët nëpërmjet protestave duan që të fitojnë të drejtat e tyre. Sepse, për hir të së vërtetës, ka pak nga ata njerëz që mund të jenë të gatshëm të dalin duarbosh përballë shkopinjve të policisë pa ndjesinë e nevojës së madhe ose ndonjë arësye madhore për ta bërë një gjë të tillë (pavarësisht nga mundësia e manipulimit të tyre nga ana e grupimeve të ndryshme të intreresit ose individëve të fuqishëm të cilët ekzistojnë gjithmonë).
Pikërisht, për shkak të aktrimit të demokracisë në shoqëritë perëndimore ka shpërthyer mundësia e ndryshimeve revolucionare të pushtetit, sepse lëvizje të tilla që në ngjizjen e tyre – tashmë sipas vlerësimeve të sigurta – shumë shpejt shenjohen si radikale, që tërheqin pas vetes masa njerëzish të hallakatur dhe të mamipuluar qëllimi i vetëm i të cilëve është rrëzimi i pushtetit të zgjedhur demokratikisht dhe krijimit të anarkisë.
Në një pamje të tillë të shtrembëruar menjëherë ngjyejnë penën e tyre mediat e kontrolluara për të cilat ka shumë rëndësi t’a zbresin atë në nivelin e njeriut të zakonshëm, i cili kupton pakkgjë kur është fjala për politikën e madhe dhe për lojërat pas perdeve të skenës të cilat janë lidhura rregullisht me to.
Me fjalë të tjera – revolucioni në shoqëritë perëndimore është i mjet panevojshëm, i rrezikshëm dhe destruktiv që kërcënon të asgjësojë gjithçka të mirë që është krijuar, ndërsa, që të përdor shprehjen e autorit në artikullin e medias britanike të lartpëmendur – në “shtetet zyrtarisht armike” ai (revolucioni), nga pozitat e demokracisë perëndimore, është shprehje e dëshirës së sinqertë të qytetarëve për liri, të drejta njerzore dhe, natyrisht- demokraci të tipit perëndimor.
Për këtë, të na rrojë Rumiania motër – shembulli më i ri i demokracisë për delet, drejt së cilës synojmë të gjithë!
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/toptema/fijasko-demokracije-da-se-rumunjski-scenarij-zbio-u-diktaturi-gorili-bi-i-bruxelles-i-mediji/