Të enjten u shfaq premiera botërore e filmit kinez që ekspozon Repartin famëkeq 731 të luftës mikrobiologjike të ushtrisë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe eksperimentet mjekësore çnjerëzore të bëra prej tij mbi viktimat kineze, duke shënuar rekord në sektorin kinematografik kinez me 255 mijë shfaqje në ditën e premierës.
Filmi “731”, i titulluar “Ligësi pa kufi” për publikun ndërkombëtar, u shfaq në përvjetorin e ngjarjes së 18 Shtatorit 1931, e cila shënoi fillimin e luftës 14-vjeçare të agresionit të Japonisë kundër Kinës. Filmi ekspozon mizoritë e kryera nga Reparti 731 i ushtrisë japoneze në Harbin të Kinës Verilindore. Sipas të dhënave historike, nga viti 1940 deri më 1945, Reparti 731 ushtroi eksperimente njerëzore mbi të paktën 3 000 veta, dhe armët biologjike japoneze u morën jetën mbi 300 mijë kinezëve.
Sipas të dhënave të platformës së biletave “Beacon”, deri në orën dy të pasdites së 18 shtatorit, të ardhurat nga biletat e kinemasë të këtij filmi i kanë tejkaluar 200 milionë juanët (rreth 28 milionë dollarë)./cgtn