• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

G-7 me 5 mesazhe madhore gjeopolitike!

24 Maj, 2023
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter
DR. JORGJI KOTE

Pa kurrfarë teprimi dhe për disa arsye madhore gjeopolitike që do te shtjellohen me poshtë, Kryeministri japonez Kishido e quajti “ historik” Samitin e G-7 në Hiroshima, më 19 – 21 Maj. Ky Samit, më i rëndësishmi  për Japoninë në gati 5 dekadat e fundit u bë historik me pesë mesazhe madhore gjeopolitike me “ rreze të gjatë veprimi”. Le të jemi më konkretë.

Së pari, liderët e G-7 u mblodhën në Hiroshima, qytetin  me 1,1 milion banorë që u shkatërrua i tëri nga bomba atomike që hodhën SHBA-të më 6 Gusht 1945. Mbas bombardimit të tij dhe të Nagasakit tri ditë më vonë, Japonia kapitulloi pa kushte. Mirëpo, në kushtet e tanishme të përshkallëzimit të kërcënimeve bërthamore vështirë se mund të kishte vend tjetër më të përshtatshëm për këtë Samit. Hiroshima na rikujton të gjithëve tmerret dhe pasojat e tragjike që vijojnë nga përdorimi i armëve atomike. Ca më tepër që  çarmatimi bërthamor, megjithë premtimet dhe përbetimet në këto 20 vitet e fundit ka mbetur iluzion dhe retorikë politike. Përshkallëzimi i garës së armatimit bërthamor ka kapur nivele të frikshme, duke ia kaluar dhe periudhave më kritike të Luftës së Ftohtë. Aktualisht, kemi përshkallëzim bërthamor në atë zonë tejet delikate nga Kina, Korea e Veriut, e cila ka lëshuar disa raketa balistike dhe pranë Hiroshimës si dhe Irani në Lindjen e Mesme.

Ndaj natyrshëm Samiti përcolli mesazhin e parë madhor të popullsisë atje që e ka pësuar më rëndë se kushdo tjetër për çarmatim, për pengimin e përshkallëzimit të garës bërthamore. Këtë e kërkuan paraprakisht dhe 8200 Kryebashkiakët që i janë bashkuar nismës së Hiroshimës” Bashkiakët për paqe” Ashtu siç dhe pritej, kjo temë me ndjeshmëri të jashtëzakonshme zuri vendin e vet në deklaratën përfundimtare. Edhe pse, siç pohojnë analistët dhe ekspertët politikë, armatimi bërthamor vazhdon të “ jetë në krye të axhendës” dhe në vendet perendimore. Madje, tashmë nevoja për këtë armatim përbën thelbin e doktrinës mbrojtëse të NATO-s, Japonisë dhe vendeve të tjera të mëdha. Për pasojë, çështja që u shtrua ishte shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe forcimi i kontrollit mbi mospërhapjen e armëve bërthamore. Sepse dhe gjatë vitit 2022, për të tetin vit rradhazi shpenzimet përkatëse kapën shifrën rekord prej 2,24 trilion Euro. Së fundi problemi është të shmanget harresa historike. Këtij qëllimi i shërbyen dhe vizitat e 7 liderëve botërorë  në të vetmen strukturë të mbetur nga bomba e viit 1945, tashmë Muzeu i Paqes, në Obeliskun me emrat e të gjithë viktimave në Hiroshima dhe me mbylljen ceremoniale të Samitit aty te Parku i Paqes.

Mesazhi i dytë historik nga Hiroshima  ishte mbështetja e palëkundur dhe e pakufizuar për Ukrainën, “për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, duke nënkuptuar dhe një luftë të gjatë  për të fituar mbi agresorin rus. 15 muaj mbas këtij agresioni të pajustifikuar dhe të paprovokuar, aleanca perendimore ndodhet në një fazë tejet kritike, kundër ofensivës ukrainase dhe çlirimin e plotë i territorit të saj, pa asnjë pretendim për të depërtuar në tokën ruse. Në Hiroshima, Perendimi rikonfirmoi vazhdimin e paketave të tjera të mëdha me ndihma financiare, ekonomike dhe ushtarake. Prania e Presidentit ukrainas, Zelenski, i konsideruar si “ ylli” i samitit  në vizitën e tij më të rëndësishme jashtë vendit i nxiti liderët e “shtatëshes” që ta zgjidhin dhe më shumë “ qesen “ e premtimeve. Kështu, mikpritësja, Japonia i dhuroi  7,6 miliard Euro; SHBA-të i premtuan 375 milionë Dollarë të tjera ndihma me armatime, municione dhe mjete të blinduara, ndërsa Berlini i dha disa ditë më parë në prag të këtij samiti 2,7 miliard Euro. Por, në Hiroshima u kalua në një fazë dhe më të avancuar në drejtim të mbështetjes ushtarake të Ukrainës. Presidenti amerikan deklaroi se Perëndimi më në fund do ta furnizojë Ukrainën me avionat superefektivë F -16.  Pas tankeve të sofistikuar “ Leopard II” dhe Abrams”, livrimi i F – 16 pas disa muajsh dhe trainimit të pilotëve ukrainas do të rrisë ndjeshëm aftësitë ushtarake ukrainase në tokë, në ajër, në forcën goditëse, duke siguruar epërsi shkatërruese ndaj Rusisë. Kësisoj, në Hiroshima u krijua  “ Aleanca e avionëve”  e cila pritet të konkretizohet shpejt.  Në botë ka gjithsejt 2800 avionë F – 16, dhe NATO me një numër të madh. Mesazhi në Hiroshima ishte se Ukraina duhet dhe do ta fitojë me çdo kusht këtë luftë; kjo jo vetëm për të mbrojtur një vend dhe aleat të Perëndimit, por dhe “forcën e të drejtës” ndërkombëtare kundër“ të drejtës së forcës”, vlerat dhe parimet demokratike, të drejtën e popujve dhe vendeve për sovranitet, për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar nga ndryshimet me dhunë dhe me armë.

Mesazhi i tretë i rëndësishëm madhor ishte shtrëngimi i mëtejshëm i darës së sanksioneve dhe më të ashpra ekonomike ndaj Rusisë, që ajo të mos jetë në gjendje të financojë luftën në Ukrainë. Gjatë këtij samiti u ra dakord që këto sanksione të prekin dhe eksportin rus të metaleve të çmuara dhe diamantëve, për të cilat Rusia është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë. Sfida është e madhe dhe për BE-në, mbasi tregu më i madh në botë është qyteti port i Anversës në Belgjikë, ku tregtohet 85 për qind të diamantit rus, nga i cili 40 për qind i përpunuar. Ndërkohë,  krahas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, BE-ja ka pothuajse gati paketën e 11-të të sanksioneve ekonomike, ku do të ndëshkohen dhe 30 kompani të huaja dhe mbi 300 persona që kanë ndihmuar Rusinë në përballimin e masave të mëparshme.

Mesazhi i katërt gjeopolitik po aq i rëndësishëm lidhet me qëndrimet e ardhëshme perendimore ndaj Kinës. Ndryshimi i madh në këtë drejtim është kërkesë ulëritëse mbas ashpërsimit të retorikës dhe veprimeve politike, ekonomike dhe ushtarake, praktikave të saj të njëanshme, pa transparencë, duke përfituar nga varësia e madhe ekonomike perendimore nga mallrat dhe lëndët e para strategjike kineze. Ndërkohë, që vazhdon me kërcënimet ndaj Tajvanit, me provokime  në Detin e Kinës Jugore dhe shkeljen e  të drejtave të njeriut në Tibet dhe me Ujgurët, të cilat u kritikuan me force në këtë Samit. Në fakt, si Perëndimi dhe Kina akuzojnë njera tjetrën për masat shtrënguese, trysni dhe shantazhe ekonomike dhe ushtarake. Ndërkohë, që ka patur e ka disa nuanca dhe mospërputhje qëndrimesh midis aleatëve perendimorë deri në mendime për ndarjen ose shkëputjen e Kinës nga ekonomia botërore.

Në fakt, Samiti në Hiroshima ishte  historik dhe sepse  për herë të parë  Perëndimi  u shpreh me një qëndrim të përbashkët mbi Kinën. Ajo u  përcaktua si partnere, rivale dhe konkurente. Përkundrejt akuzave kineze dhe një gjuhe më të ashpër të mëparshme, liderët e G7 u treguan më të moderuar në formulimin e qëndrimeve të tyre.  Ata u shprehën qartë dhe në deklaratën përfundimtare se nuk synojnë të dëmtojnë, frenojnë dhe pengojnë përparimin dhe zhvillimin ekonomik të Kinës; as ta ndajnë apo shkëputin atë nga zhvillimi ekonomik botëror. Më tej, ata deklaruan se synojnë rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me Kinën në shumë fusha me interes të përbashkët por dhe rritjen e qëndresës së tyre dhe kundërshtimin e veprimeve të dëmshme, minimizimin e rreziqeve dhe varësisë ekonomike nga lëndët e para kineze, zinxhirët e furnizimit me mallra dhe shumëllojshmërimin e industrive të tyre. Nga ana tjetër, G 7 i kërkoi Pekinit të shtojë trysninë e saj ndaj Rusisë, që ajo t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Kina dhe Rusia përmenden 20 herë në deklaratën përfundimtare, tregues ky i theksit shumë më të madh që vendet e G7 i kushtuan këtyre dy vendeve.

Megjithatë, Pekini e priti “me këmbët e para” këtë deklaratë, duke e akuzuar G7 si një ‘ klikë” dhe 6 vendet e tjera si “ marioneta” të SHBA-ve, që nga njera anë këndojnë këngë paqeje, por ndërkohë shtypin dhe nënshtrojnë të tjerët.

Mesazhi i pestë madhor historik ishte se për herë të parë u trajtua praktikisht zgjerimi i frontit të bashkuar perendimor global në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus. Fjala është për disa vende të mëdha demokratike  si India, Brazili, Indonezia, etj të cilat ende nuk janë shrehur qartë dhe nuk u janë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë. Për këtë qëllim, në Hiroshima ishin ftuar dhe muarën pjesë Presidenti i Brazilit De Lula, Kryeministri indian Mody, etj. Natyrisht ky ishte hapi i parë që do të pasohet me të tjerë, duke përfshirë Organizatën e Unitetit Afrikan dhe grupime të tjera me peshë.

Ideja është zgjerimi i këtij bashkëpunimi në kuadrin e OKB-së, që këto 45 vende të lëkundura në Afrikë, dhe Amerikën Latine të bashkohen me aleancën perendimore.  Veç të tjerash, kjo do të pengonte shumë mallra ruse të ndaluara të eksportohen nëpërmjet tyre në vende të tjera, duke zbehur efektivitetin e sanksioneve perendimore. Për disa shkaqe thelbësore, kjo përbën një sfidë të madhe sepse: disa prej këtyre vendeve hezitojnë me argumentin se lufta Rusi-Ukrainë është konflikt i brendshëm europian ku ato nuk ka pse të përzihen; të tjera kanë shumë interesa biznesi, si grupimi BRICS ( Kina, Rusia, India, Brazili dhe Afrika e Jugut); ndërsa vende të ndryshme kanë lidhje tradicionale me Rusinë apo u besojnë fabulave ruse të viktimizimit.

Ndaj dhe liderët e G7 nënvizuan me të drejtë se agresioni rus ndaj Ukrainës nuk është konflikt i brendshëm europian, por shumë më i gjerë, se Perëndimi “ ia ka dalë borxhit Rusisë” me të gjitha mjetet paqësore dhe diplomatike dhe nëse nuk krijohet një aleancë kundër tij, ky rrezik mund të përhapet dhe jashtë Europës, siç ndodhi dhe gjatë Luftës së II Botërore.

Lajmi i mirë këtu është sheshimi i mosmarrëveshjeve Japoni – Kore e Jugut dhe forcimi i partneritetit strategjik mes Seulit, BE-së dhe SHBA-ve. Kështu, fill mbas Hiroshimës, presidentet e BE-së von der Leyen dhe Charles Michel shkuan në Seul ku përcaktuan hartën rrugore të partneritetit të tyre strategjik.

Veç sa sipër, vendet e G7 e vunë theksin te zbatimi i nismës madhore “ Global Gateway”  sipas të cilës deri në vitin  2027 do të jepen 600 miliard Euro për vendet e prapambetura në Afrikë, Azi dhe Amerikën latine, shumica në formë grantesh. Ajo përbën një alternativë bindëse ndaj nismës sfiduese kineze “Një brez, një rrugë” me projekte gjigande infrastrukturore.

Ja pse Samiti i G7 në Hiroshima mund të cilësohet moment madhor i kthesës historike në qëndrimet dhe marrëdhëniet e deritanishme gjeopolitike prerendimore me Kinën, Rusinë, Ukrainën, çarmatimin bërthamor dhe sfida të tjera të vështira e të mëdha në Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Nga Kaliningradi në Beograd: kordoni i kërcënimit euro-atlantik

18 Shtator, 2025
Kryesore

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Kryesore

Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.