Zhelko Trkanjec-[i]
Gazeta e përditëshme izraelite Ha’aretz publikoi të martën një artikull të shkruar nga Nehemia Shtrasler. Titulli është kulmi i mesazhit politik, kërkohet që Netanjahu të japë dorëheqjen (Natenjahu: Resign Now). Ide që e ndajnë shumë veta në Izrael, por gjithsesi janë të mendimit se kjo duhet bërë, jo tani, por menjëherë pasi kriza të qetësohet. Kryeministri më kohëgjatë izraelit u gjend nën një breshëri kritikash pasiqë lëvizja militante Hamas kreu një sulm brutal ndaj Izraelit të shtunën e kaluar. Megjithëse përgjegjësinë përpiqet t’ia hedhë shërbimeve sekrete dhe ushtrisë, gjithnjë e më shumë aktorë politikë izraelitë bien dakord se kjo ishte një politikë e gabuar.
“Banorët e bashkësive në zonën e Gazës ishin të braktisur. Batalionet ushtarake që i ruanin ishin shvendosur në territore të tjera për të ruajtur të ardhurit e rinj e ata mbetën pa mbrojtje. Madje edhe pasiqë terroristët johumanë sulmuan shtëpitë e tyre, ata nuk morën asnjë ndihmë por u braktisën në një vdekje të tmerrshme, barbare, keqtrajtim dhe robërim të tmerrshëm në të cilin u çuan si “dele në thertore””- shkruan Shtrasleri.
Ka gjithnjë e më shumë informacione në publik që tregojnë se qeveria në mënyrë primare është marrë me Bregun Perëndimor duke braktisur plotësisht rripin e Gazës sepse kryeministri Netranjahu mendonte se me ata ka arritur mirëkuptimin, se kanë ndërruar qëndrim pas një sërë dështimesh dhe se nuk duan luftë.
“Po. Videot shokuese që rregjistruan terroristët kujtojnë holokaustin. Për një lëshim të tillë nuk ka falje. Për një mossukses kaq masiv nuk duhet të ketë falje. I vetmi person fajtor për këtë katastrofë të tmerrshme: Benjamin Netanjahu”, shkruan gazetari i Ha’artez-it. I cili kundërshton hapur formimin e qeverisë së unitetit kombëtar dhe kritikon të gjithë liderët e opozitës për shkak të bisedimeve me Netanjahun duke pohuar se nuk duhet t’i japin mbështetje por ta kritikojnë haptazi. “Sikur situata të ishte e anasjellta dhe Netanjahu të ishte në opozitë, ai tani do të vraponte sa në një studio televizive në tjetrën për mossuksesin frikësues dhe vdekjen e më shumë se 700 civilëve dhe ushtarakëve”, shkruan Shtrasleri. Duke shtuar se opozita, nëse realisht dëshiron ta shpëtojë Izraelin, duhet të shfronëzojë kryeministrin sepse “është e qartë se edhe brenda qeverisë së unitetit kombëtar ai do të vazhdojë të përkujdeset që t’i bëjë budallenj”.
Fraza mbyllëse e artikullit është më se e kuptueshme: “Për shkak të të gjithë këtyre krimeve, dhe për të shpëtuar shtetin e Izraelit, Netanjahu duhet të japë dorëheqjen, sot”.
Kryeministrit izraelit as që i bie ndërmend një gjë e tillë, sepse ka shumicën parlamentare të cilën i’ia garantojnë partitë e ekstremit të djathtë që ndajnë me të përgjegjësinë për atë sesi erdhi puna deri te kjo gjakderdhje e tmerrshme, masakra të civilëve, gra dhe fëmijë, bebe. Megjithatë, ka hapur bisedimet me opozitën për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, por bisedimet ecin shumë ngadalë. Ha’aretz-i, të mërkurën rreth orës pesëmbëdhjetë pasdite dha lajmin i cili përshkruan në mënyrë të qartë raportet në kreun e politikës izrealite.
“Një sërë aktorësh politikë nga Likudi (partia më e madhe në koalicion, në krye të së cilës është Netanjahu) janë shprehur se Sara Netanjahu, bashkëshortja e kryeministrit, nuk është e interesuar për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar. “Ekziston vetëm një individ që nuk është i interesuar për formimin e qeverisë së jashtëzakonshme-Sara Netanjahu”, shprehen burimet e gazetës. Ndaj kësaj, zëdhënësi i Likudit u përgjigj në emër të Sara Netanjahut: “Uniteti është në radhë të parë.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https:/www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/najutjecajniji-izraelski-list-netanyahu-ostavka-15383298https: